Armenia bën shahun të detyrueshëm në shkollë

16 Nëntor 2011, 12:53Lifestyle TEMA

Armenia ka vendosur që të bëjë shahun të detyrueshëm në shkollën fillore. Shefat e arsimit në ish- vendin sovjetik, të fiksuar pas shahut, thonë se fëmijët do e kenë pjesë të mësimit nga mosha 7-9 vjeç. Autoritetet armene thonë se mësimi i shahut në shkolla shërben për të formuar karakterin. Ministri i Arsimit tha se vendi do bëhet model në botë. Ndërkohë këto ditë në Tiranë po zhvillohet ndeshja për titull botëror në shah për femra. Kreu i federatës së shahut, Rezart Taçi po ashtu deklaroi se shahu duhet futur në shkollë, pasi kreu i federatës botërore të shahut i kishte thënë se kjo i bën fëmijët më të zgjuar.

1 komente në “Armenia bën shahun të detyrueshëm në shkollë”

  1. mali says:

    Ka te drejte Taçua, se shikoni sa i zgjuar eshte bere, kercen si majmuni sa andej kendej dhe gjithmone bie ne kembe. Sa te iki xhaxha sala, te shohim si do ta luaje shahun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje