Japonezët gjejnë zgjidhje unike për gërhitjen

15 Nëntor 2011, 19:37Lifestyle TEMA

Shumë njerëz që jetojnë me një partner që gërhet, do provonin shumëçka për të zgjidhur këtë problem torturues.

Natyrisht ka shumë metoda për këtë problem, por asnjëra nuk duket se i ka kënaqur japonezët, që gjithmonë nuk u besojnë zgjidhjeve me teknologji të nivelit të ulët.

Një grup shkencëtarësh në Japoni ka krijuar një ari- robot, që kujdeset për këtë çështje.

Ariu përdoret si një jastëk. Por sapo Jukusui-kun zbulon një zhurmë gërhitje, putra e tij ngrihet dhe ai ta kthen kokën në krahun tjetër, duke hapur kështu rrugët e frymëmarrjes.

Ariu- robot pritet të përdoret sidomos për ata që kanë probleme të theksuara me gërhitjen, që janë të rrezikshme për shëndetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje