Pakistani ndalon dërgimin e SMS-ve me fjalë të turpshme

18 Nëntor 2011, 19:57Lifestyle TEMA

Zyrtarët pakistanezë kanë përgatitur një listë me rreth 1500 fjalë, të cilat nuk do lejohen në mesazhet që dërgohen në celular. Shteti u ka kërkuar kompanive të telefonisë së lëvizshme të ndalojnë të gjitha mesazhet me fjalë fyese.

Pas konsultimeve të shumta, zyrtarët kanë ndaluar më shumë se 50 fjali ku përdoret fjala ‘q…’ dhe ‘vithe’. Në listë përfshihen edhe fjalë të tilla si përkëdhel, depozitë, fryrje etj. Gjithashtu janë ndaluar shumë shprehje tjera figurative që nënkuptojnë seksin, ngacmimet seksuale, organet gjenitale, etj.

Por shqetësim ka ngritur fakti se janë ndaluar në SMS edhe fjalë të tilla si Jezu Krishti, që cilësohet si një kufizim i lirisë së besimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje