I quajnë fëmijët Adolf Hitler e Kombi Arian, u marrin dhe beben e tretë

19 Nëntor 2011, 11:29Lifestyle TEMA
I quajnë fëmijët Adolf Hitler e Kombi Arian, u marrin dhe beben e

Prinderit me Adolfin

Prindërit e një bebe të sapolindur janë detyruar ta dorëzojnë atë pasi më përpara ata i kishin quajtur fëmijët e tyre Adolf Hitler dhe Kombi Arian. Zyrtarët e shërbimit social në Nju Xhersi, SHBA, u kishin marrë më parë edhe dy fëmijët me emrat Adolf Hitler dhe Kombi Arian. Por sapo Deborah Kempbëll ka lindur fëmijën e tretë, që do quhej Hons, është detyruar ta dorëzojë atë.

Deborah dhe i shoqi, Heth, u bënë të njohur për publikun kur një supermarket nuk pranoi të dekoronte tortën e ditëlindjes me emrin Adolf Hitler sipër.

Menjëherë pasi shpërtheu lajmi, atyre iu hoq e drejta të mbajnë fëmijë. Edhe fëmija e tretë ka një emër të çuditshëm, ai quhet Honsclin Hinler. Mendohet se është një referencë për Hajnrish Himler.

Muajin e shkuar prindërit nuk u gjetën fajtor për abuzim me fëmijët, por sërish nuk patën mundësi të marrin të vegjlit e tyre. Ata thonë se ua kanë vendosur emrat fëmijëve thjesht për shkak se u pëlqenin e ishin unikë, por nuk ka lidhje kjo me abuzimin me fëmijët.

9 komente në “I quajnë fëmijët Adolf Hitler e Kombi Arian, u marrin dhe beben e tretë”

  1. Albana L. says:

    Kjo eshte “demokracia” e madhe perendimore! E mbushur me proibicionizme, me tabù, me kufizime te lirise e te veprimit, por ne dukje libertare. Pikerisht kjo dukje ben qe masa e njerezve ta quaje kete rend, “demokraci”. Po ç’demokraci mund te ofroje nje sistem i tille, qe te rremben femijen per bindjet politike te prinderve? Perse valle nuk e bejne kete veprim me femijet e prinderve sioniste, kur dihet qe Sionizmi eshte edhe me nazist se Nazizmi? Apo se komandojne pikerisht sio-nazistet? Kjo eshte e verteta nxjerr nudo diktatin e nje sistemi anti-demokratik qe ka shijen tipike te asaj thenies: BEJ SIÇ THEM UNE POR JO SIÇ BEJ UNE! Ne te vertete parajsa e premtuar e ketij sistemi, eshte vetem per nje grusht njerezish te krimbur ne para, qe fshihen pas çdo ligji, pas çdo lufte, pas çdo krize ekonomike e qe jane te paprekshem.

    1. Korcari1 says:

      Jam plotesisht dakort me ju,po mos harro se vala kunder kapitalizmit eshte perqendruar ne kerkesen per faljen e kredive nga bankat per popullin ose ne renien e paevitushme sistemit,degjoje se po vjen….e ka radhen Franca ,Japonia pas ketyre qe dime.., basti eshte vene nga kompania qe parashikoj renjen e Greqise qe me 2006.

    2. elnik says:

      albana ke te drejte demokraci te vertete bota ka njohur vetem 2400 vjet me pare ne athine ne 100 vitet e arta te pericliut qe ishte demokraci direkte.
      nje verejtje;
      “proibicionizme”munda ta perkthej me google translate vetem nga italishtja ose portogal mund te perdorje fjalen “ndalim” qe eshte shqip

  2. ''evgjitngrenesi'' says:

    keto gjera as xhaxhi enver si ka bere ,po nje shtet ku cifutet bejne ligjin keto ka

  3. v says:

    Ku shkel Amerika nuk mbin me bar.Deri me sot vec sherrin i kemi pare

    1. Shkelzeni says:

      Shkeli Europen perendimore duke filluar me gjermanine perendimore e Francen e me radhe ,shkeli Japonine ,Korene e jugut etj.Krahasimet beji vete(me Kore te veriut, me Gjermani lindore,me Europe lindore etj. etj.)- Pastaj fjaleve para se ti nxjeresh nga goja(tastjera) kaloi njehere nga truri .Trupat aleate ne Gjermani po largohen pas 65 vjet qendrimi !!! -NE GJERMANI, po ne Irak e çinimaçin sa duhet te qendrojne ?!

    2. Albana L. says:

      Problemi nuk eshte Amerika, nese ke kuptuar vetem kete, nuk ke kuptuar asgje!

  4. net says:

    KU JAN DISA PARAZITE KETU QE NUK PO JUA PERMEND EMERAT SE KUJTOJN SE JAN TE FAMSHEM TE CILET SHPIFIN DHE LEHIN VETEM NDAJ TEMAVE ME PERMBATJE ISLAME?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje