Parashikimi i rritjes ekonomike është gjëja më e rëndësishme që duhet bërë para se të nisë hartimi i një projekt-buxheti shtetëror. Kjo, sepse rritja ekonomike vihet në themel të parashikimit të të ardhurave buxhetore (sa më e lartë rritja ekonomike, aq më të mëdha të ardhurat buxhetore, kur taksat nuk ndryshohen). Ka tre vjet që buxheti i shtetit shqiptar rishikohet me ulje në mes të vitit, sepse parashikimi i rritjes ekonomike nga qeveria ka qenë më optimist se realiteti.
Mbrëmë në Top Story të Sokol Ballës, Ministri i Financave Bode u sfidua disa herë nga një panel gazetarësh rreth këtij optimizmi të përsëritur dhe pati një pyetje të nxehtë rreth parashikimit të rritjes ekonomike për vitin e ardhshëm, të cilës iu shmang. Pyetja ishte: “Ndërkohë që konsumatorët shqiptarë kanë ulur blerjet e mallrave dhe shërbimeve gjatë këtij viti me rreth 7%, krahasuar me një vit më parë, pse parashikoni një rritje ekonomike me 4.3% për vitin që vjen?” (Gazetarja që bëri këtë pyetje iu referua indeksit të shitjeve me pakicë të publikuar nga INSTAT-i http://www.instat.gov.al/graphics/doc/tabelat/TRPnew/3Mujori_II_2011/t2.xls). Përgjigja e Bodes ishte thjesht një shmangie e predhës që i lëshoi gazetarja. “Konsumi i mallrave dhe shërbimeve ndikohet kryesisht nga rritja e pagave dhe pensioneve,” tha Bode. Dhe më tej, ai shtoi se qeveria ka parashikuar rritjen e pagave dhe pensioneve. Gazetarja nuk vazhdoi ta sfidonte më Boden rreth kësaj çështje, por në qoftë se do të kishte vazhduar, mund t’i kishte thënë se rritja e pagave dhe pensioneve nuk arrin të ndjekë as rritjen e inflacionit, e jo të mbulojë shtimin e blerjeve të mallrave e shërbimeve. Së dyti, ajo mund t’i kishte kujtuar Bodes se është rritja e vendeve të punës faktori kryesor për rritjen e konsumit, e jo rritja e pagave (dikush që shkon nga 0 lekë rrogë në 250 mijë lekë rrogë e shton konsumin shumë më tepër sesa një tjetër që shkon nga 250 mijë në 260 mijë) Dhe INSTAT-i raporton se numri i vendeve të punës nuk ka patur tendencë rritje gjatë dy viteve të fundit. Së treti, gazetarja mund t’i kishte vënë Bodes në dukje faktin se qeveria i rriti rrogat edhe këtë vit, por konsumi ra me 7%…
*respublica.al
Palo gazetare, injorante dhe lepuj, e vetmja gje qe dine te bejne eshte te vrapojne nga njera konference per shtyp te tjetra, nga njeri mashtures te tjetri, cfare tha ky e cfare tha ai.
Me i zgjuari arrin te beje vetem nje pyetje me spec…. dhe pastaj stop. Sado absurde qe te jete pergjigja e mashtruesit te radhes gazetaruci yne rri si dudum ne vend qe ta mbertheje me argumenta.
Keshtu eshte kur je injorant dhe rri gjithe diten duke pire kafe te blloku.
Jane thjesht gangsterra. Desha te thosha se, p.sh. bankat zvicerjane kishin investuar ne Greqi para tre vjetesh reth 100miljard Euro. Vitin qe kaloi investimi i mbetur arriti ne zero. Pse kjo ? Kjo sepse Zvicra eshte nje vend qe i jep shume rendesi instituteve te ndryshme te studimeve dhe kerkimeve. Jane nje vend i vogel dhe pasuria e vetme e tyre eshte truri i njerezve. Keta investojne shume ne shkollimin e popullit te tyre. Pra bankat zvicerjane ishin te parat dhe te vetmet qe, e parashikuan se Greqia do kishte probleme te medha dhe i shiten me kohe bonot greke ne tregun e kapitalit boteror. Edhe une qe, jam nje elifimatrak ne ekonomi e kuptoj se, konsumi i tregut te brendeshem rritet me rritjen e vendeve te punes dhe jo me rritjen e rrogave.Me te drejte ne artikullin e mesiperm thuhet se rritja e rrogave dhe pensioneve nuk kompensojne dot rritjen e inflacjonit.
Djema, te drejtosh nje shtet duhet te dish, duhet te kesh studjuar. Ne jemi akoma ne fazen e korrupsjonit dhe as qe behet fjale per dituri. Nuk arrij dot te kuptoj akoma edhe sot se pse Enver Hoxha mori mjelset e lopeve, shoferet, karrocjeret, saldatoret etj. dhe i beri anetar te Byrose se PPSh. Ai e beri kete se desh njerez miope vetem per te ngritur doren ( votuar ) dhe te mos rezikonin pushtetin e tij. Kete histori ben edhe Sala. Ai do te ruaj karriken prandaj dhe ka mbledhur injorante prane tij. Mjere ai popull per qeverine injorante qe ka. Eshte per te vene duart ne koke. Mere me mend femijet e kryeministrit dhe shefi i opozites ( ne se eshte e vertete ) nuk paguajne faturat e energjise elektrike dhe ne kerkojme qiqra ne hell nga kjo qeveri vemje.
plako,
para katër vjetësh ka qënë një studim i zbulimit të ushtrisë,në mos qofsha gabim,zviceriane ,ku parashikonte një dyndje të grekëve drejt zvicrës për shkak të përkeqsimit ekonomik në atë vënd!u kritikua shumë por në fund soli i vërtetë!
Nuk mund te them gje per kete studim, por ate qe di dhe qe eshte shkruajtur ne gazetat zvicerane eshte se nga Greqia, ne periudhen e krizes, kan shkuar mbi 280 miljard euro. Jo keq per nje vend si Zvicra, ku dihet se nje pjese shume e madhe e buxhetit mbahet nga te ardhurat e bankave te saj.
Dicka tjeter, kushdo qe largohet nga Greqia nuk kerkone ndihme sociale, sepse jane qytetar europian, pra kane te drejte te punojne dhe te jetojne kudo ne Europe, mjafton te gjejne nje vend pune, dhe jo si qytetare te vendeve te tjera jashte BE-se.
Landi Sverige,
Di me siguri qe sektori bankar ne Zvicer ze 10% te prodhimit bruto vjetor.
Per sa i perket lekeve qe greket e pasur kane sjelle ne bankat zvicerjane kane filluar tashme bisedimet me qeverine greke dhe cudia eshte se, ne keto bisedime merr pjese edhe nje perfaqesues i BE gje qe ka shkaktuar habi te madhe ne mediat. Pse duhet qe ne bisedime pervec grekeve dhe zvicerjaneve te jete pa tjeter edhe nje perfaqesues i BE. Gjermanet thone kush paguan ( BE ) urdheron.
mashtrojne legenat e dreqit se kane gjete nje popull analfabet…jo me te marrin vesh nga makroekonomia!
Ndoshta parashikimet e ministrit mbi rritjen ekonomike kane ne thelb nje disinformim apo anashkalim te problemit me te rendesishem qe lidhet me borxhin Publik. cka do te thote qe;pa nje rritje ekonomike jo vetem qe nuk keshillohet marrja hua(borxh) per te investuar ne infrastruktur rrugore ku Jane orientuar parate e Mara borxh, por edhe situata aktuale me nje borxh publik ne limitet e keshilluare kerkon nje justifikim te Fort qe ministri e gjen ke shifrat e manipuluara te rritjes ekonomike.
Bode e shmangu pyetjen por populli shqiptar nuk e shmang dot.