Rama në Bruksel, Fyle: Vlerësojmë rolin e PS-së për dialogun e reformat

24 Nëntor 2011, 21:42Politika TEMA

Kryetari i opozitës, Edi Rama, u prit të enjten nga Komisioneri për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefan Fule, me të cilin folën për kursin e ri politik të Partisë Socialiste dhe dialogun që ka nisur në Kuvend për ligjet e rëndësishme dhe reformat e integrimit. Kreu i PS-së tha se i ka bërë të ditur Komisionerit skepticizmin e opozitës se mazhoranca mund të keqpërdorë këtë bashkëpunim për të vjedhur sërish zgjedhjet siç ka bërë në të shkuarën. Takimin mes tyre e bënë publike në njoftim të posaçëm për shtyp dhe faqja zyrtare e komisionerit Fyle, ku thuhet se komisioneri ka vlerësuar rolin e PS-së për reformat dhe ka inkurajuar që ky bashkëpunim të vazhdojë në të mirë të integrimit.  Takimi i Fyles vlerësohet si një takim në kuadër të kontakteve të vazhdueshme që ai mban me politikanët shqiptarë dhe kishte në qendër të bisedës marrëveshjet e fundit mes mazhorancës në pushtet dhe opozitës për reformën elektorale dhe reformën e rregullores së parlamentit e ligjeve që duan shumicë votash. “Për të avancuar procesin e integrimit është e rëndësishme që të gjitha forcat politike mazhoranca dhe opozita, dhe e gjithë shoqëria, të mbështesin axhendën evropiane dhe ta kthejnë atë në një axhendë kombëtare”, tha Komisioneri Fyle sipas njoftimit për shtyp të KE-së. Në këtë kontekst Komisioneri Fyle shprehu vlerësimin e tij për rolin që PS është gati të luajë në mbështetje të perspektivës evropiane të Shqipërisë. Më tej thuhet në njoftim, “Komisioneri tha se shpresonte që Ministria e Integrimit së bashku me Komisionin Parlamentar për Integrimin në BE mund të arrinin një marrëveshje për implementimin e 12 prioriteteve, që paraqesin bazat e lëvizjes përpara të Shqipërisë drejt BE-së. Komisioneri Fyle tha gjithashtu se marrëdhëniet mes forcave politike duhet të bazohen në respektimin e dialogut, duke siguruar një zhvillim konstruktiv të jetës politike në Shqipëri”.

Ndërkohë kryetari i PS-së Rama pas takimit foli për Top Channel duke bërë të ditur atë çfarë ai i kërkoi komisionerit evropian. “ ëmë një bilanc të kësaj periudhe që ka sjell moment të ri politik. Nënvizuam vullnetin tonë që të japim të gjithë kontributin që na takon në aspektet që përgjegjësia është e përbashkët dhe ku opozita ka një rol të patjetërsueshëm. Theksuam shqetësimet tona lidhur me të gjithë atë pjesë tjetër të konsiderueshme të prioriteteve që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë  në mënyrë të drejtpërdrejtë me përgjegjësinë e qeverisë”, tha Rama. Më tej ai bën të ditur se nga ana e Brukselit është pritur mirë gatishmëria e PS-së për dialog në marrëveshjet e fundit politike në vend. “Nga ana tjetër morëm inkurajim dhe mbështetje për të vazhduar në këtë proces dhe për të dhënë gjithçka mundemi që procesi të jetë sa më përmbajtësor dhe që rezultat e tij të jenë të dukshme dhe të prekshme. Ne hyjmë tek skeptikët dhe nuk kemi asnjë arsye të besojmë që pala tjetër ka vullnet që këtë herë të mos ta kthej gjithë këtë proces në një kurth të ri që të përfundoj me një palë tjetër zgjedhjesh të vjedhura”, theksoi kryesocialisti. Por ai nuk la pa përmendur dhe shqetësimin që ai dhe dy kolegët që e shoqëronin nga PS-ja, deputeti Ditmir Bushati dhe anëtarja e Asamblesë Lindita Nikolla i shprehën komisionerit Fyle. “Na takon të bëjmë gjithçka mundemi me besimin që sensibilizimi shumë i lartë i komunitetit ndërkombëtar dhe përkatësisht i BE, lidhur me çka është e domosdoshme sot për tu kapërcyer, do të jetë një ndihmesë shumë e madhe që e shkuara të mos përsëritet. Nga ana tjetër të mos harrojmë që kemi një raport të ODIHR-it që ndryshe nga raporti i zgjedhjeve të vitit 2009, është i qartë, është i troçtë dhe nuk lë vend për ekuivokë. Kështu që jemi plotësisht të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e kursit tonë të ri, por jemi dhe besim plotë që ky kurs i ri ka gjetur një teren të përshtatshëm në kushtet e reja politike që janë krijuar, për shkak se e vërteta ka dal plotësisht në shesh dhe se askush nuk mund ti fshihet më asaj”, përfundoi Rama duke bërë të ditur detajet e takimit me Fylen.

6 komente në “Rama në Bruksel, Fyle: Vlerësojmë rolin e PS-së për dialogun e reformat”

  1. sorge says:

    Politika europiane eshte e PERCARE dhe funksionon me individe e jo si INSTITUCION!!!Ne se Europa do ta vleresonte realisht situaten ne Shqiperi AJO DUIHET T’I TREGONTE VENDIN NSALI BERISHES PASI E PANE LIVE,QE AI ,JO VETEWM FALLCIFIKOI ZGJEDHJET,POR VODHI VOTAR HAPUR PA JU DRIDHUR QERPIKU!!!

    1. fule says:

      Se ka njeri mendjen te merret me shpellarin e Albanistanit. Sarkozy foli qarte per 21 Janarin. Dumbabsit le te vazhdojne punet ketu…

  2. raimondi says:

    Mire Edi aty , duket shume bos –Tamam per kryeminister

    —-Fito ore dreq se na plase tuj prit……..

    ——-Edi nuk duhet ti degjoje ata anetaret e tjere te kryesise sepse ata nuk kane intelekt te mjaftueshem per te gjykuar drejt –jane shume te ceket ne gjykim

  3. ILIRI says:

    Evropa eshte evrope=k…e dhe nuk u behet vone shume per Shqiperine
    dhe keta zoterinjte Fyle e te tjere jane ne krye te ceshtjeve per Shqiperine e vendet e tjera te ballkanit dhe jam dakort qe gjerat duhen kordinuar me ata por ne vete duhet te udheheqim me nje koke derr injorant qe sha pyka fare si puna e salihit te berishajve vicidolsit nuk duhet te shkosh me kulture qytetare por sic sillet ai me dhune,pra sic ben ai as mos ti futesh ne zgjedhje fare,natyrisht evropa e fyle do bejne presion mbi PS por PS-ja te jete e vendosur bashke me Edin qe mos te terhiqen fare nga te drejtat e tyre,se pd-ja me sale bajraktarin
    nuk i respektojne asnjehere marveshjet dhe evropa e bota e njohin tani
    keshtu ai presion qe do ti behet PS-se ne fillim do ti behet pd-se me vone,po mos te terhiqet PS-ja,ky ishte dhe gabimi i madh i Edit qe donte ti bente qefin fyles e u fut ne zgjedhjet e fundit JOOOO se salihi ate donte qe ai te futej sic u fut dhe ia hodhi pastaj me vetveten ai sben dot zgjedhje asnjehere dhe ketu PS-ja e ka ne dore armikun e popullit vicidolsin.Mire eshte te punosh me evropen me diplomaci por per hire te evropes te djegesh vendin sic po ndodh ky eshte gabim i madh i opozites qe nuk eshte ne gjendje te play ball me pd-ne ashtu sic duhet sala ia lexon mendimet e levizjet edit kohe me perpara se ata ti mendojne ketu eshte faji opozites qe i japin pe pd-se te tallet me ta dhe vendi futet me tej ne mjerim e varferi ,shume keq eshte koha per opoziten te levizin se ska kohe deri ne 2013 po ta permbysin kete qeveri sa me shpejt se ai vend atje cdo dite qe kalon futet me thelle ne varferi skamje borxhe,ketu eshte ajo qe kam dashur te them gjate gjithe kohes PS-ja duhet te tregoj lidership e mos te presi se di nga kush do presi?? nga kush qe te vije e ti ndihmoje nga fyle NO fjale te bukura kane ata gjithmone ,por merrini vete ne duar drejtimin e nxirreni ate vend ne dhimbje ne drite.

  4. Ledi says:

    Shpresoj qe te mos na zhvishet para fyles e te na mori fytyren

  5. ardi says:

    Cpo tall bol..t Fylja me kete tocin qe kemi per kryetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje