Gjatë aksionit të mbrëmshëm të KFOR-it në veri të vendit për heqjen e barrikadës tek vendi i quajtur Kërshi i Dudit, raportohet se janë lënduar 21 ushtarë të KFOR-it, ndër të cilët dy rëndë.
Lajmin për lëndimin e ushtarëve të KFOR-it e ka konfirmuar zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki, raportojnë mediet serbe. Novicki ka thënë se dy nga 21 ushtarët janë të lënduar rëndë.
Aksioni i mbrëmshëm sipas tij ka qenë plotësisht me mandatin e KFOR-it për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes.
Nga ana tjetër, nuk dihet saktë për numrin e serbëve të lënduar, por raportohet se disa serbë kanë kërkuar nderhyrje mjekësor për shkak të gazit lotsjellës./koha
mire ja u kan ba , futuni armet ne bythe !
“lëndim”-sipas shqipes letrare do të thotë prekja e një plage ose vëndi të sëmurë për pasojë shkaktimin e dhimbjes!
në dialektin e kosovës do të thotë plagë!
tashti që të kuptohemi!
letrare shqip!
ushtarët ishin të plagosur dhe ju lënduan plagët?
apo
u plagosën?
më pas këtë lajm a mund ta bëni pak më të saktë!
me çfarrë u plagosën?
si sërbër ashtu dhe ushtarrët!
tregoni pak më tepër profesionalizëm dhe mos shkruani rrokoko!
letrodialet shqip!
pavarësisht nxitimin nuk është i justifikueshëm!!
Shum e drejte per hir te vertetes!
Plagosja e ushtareve te KFOR-it eshte rezultat i mefshtesise se kesaj trupe dhe ne pergjithesi e nderkombetareve ne Kosove per t’ua bere te qarte serbeve nje here e mire se Kosoven e kane humbur perfundimisht. Trajtimi i arrogances serbe ne mosrespektimin e normave dhe ligjeve te qeverise se Kosoves e te faktorit nderkombetar, me tolererance te pazakonte ligjore,ben qe elemente trubullues ne Kosove dhe qeveria serbe t’i bejne karshillek kriminal ligjit dhe rendit kushtetues. Te paudhit po i dhe sot gishtin neser behet “trim i cartur” e te merr gjithe krahun.
Merrni ca nga 8 Mile Road ne Detroit dhe cojini ushtare atje se po pati me serb qe te ngreje koke…ptu te ma beni!!
Djema, une personalisht i lutem zotit qe, budallenjte serbe te bejne se me shume veprime te tilla se, keshtu zgjatin kohen e futjes se Serbise ne BE. Ose mos valla ka forca politike ne Serbi ( ultranacjonaliste ose ultraorthodokse ) qe, nuk duan qe Serbia te futet ne BE. Une kam mendimin se, qeveria shqiptare, jo ne rruge ligjore, tju japi leke ketyre serbeve miope qe te vazhdojne te provokojne KFORIN. Miq, pas KFORIT jane interesa te fuqishme gjeopolitike per te cilat kujdeset USA. Lereni KFORIN te veproje. Treni i Republikes se Kosoves ka hikur dhe nuk kthehet me. Anglezet thone : “What is done, can not be undone.”
Cfare u be nuk cbehet me. Ose sic thote populli yne i zgjuar : Buka e misrit nuk ngjitet me.
Serbet duhet te respektojne pavarsine e Kosoves, veprimet e serbeve jane te kota dhe nuk kane fitore sepse jane minoritet ne kosove.
Natyrshem qe na vjen keq per djemte e nenave qe jane lenduar, ndersa per dy te shkretet qe jane me rende, Zoti i shpetofte! Por ama atje i kane derguar ata qe japin urdhra dhe qe bejne nje politike hiq e mos e keput. Se perndryshe Serbia, qe eshte kanakarja e perhershme e Rusise dhe Frances si dhe mosprishaqejfeve te tyre, nuk do t’i thuhej se ne dhjetor do te fitojne statusin e vendit kandidat per ne B E. Forcat e KFOR-it nuk kane leje nga eproret e tyre, sepse do te merrnin arratine serbet qe kur t’i shihnin me dylbi dhe jo me t’u afroheshin e t’i lendonin.
O Bace, nuk u kry! E di, o Bace dhe ti qe duhet te kryhet nga vete shqiptaret, por ama nga 5 trojet tona etnike bashke me nje UCK Panshqiptare!
Pershendetje atdhetare!
mire do ishte te dergonin policine e Kukesit si dhe forcat speciale qe jane te dislokuara ne Kukes kunder popullit, per t’i “mbrojtur” ushtaret e KFOR-it, sepse kane mjaft pervoje ne perleshje me popull, keshtuqe ata serbet e poshter do sprapsen sapo te shohin keta policet shqiptare. Pra nje polici e tere e Kosoves dhe se bashku me ta edhe ata te KFOR-it “nuk mund tu bejne balle” disa fshatareve serbe, sepse kerkojne qe gjithçka te zgjidhet me paqe dhe marreveshje edhe pse eshte shume e veshtire te merresh vesh me serbet, ku ndryshe ndodh me popullin shqiptar dhe policine e tyre, e cila kjo e fundit pra, gjithmone eshte ne mbrojtje te krimineleve dhe kundra popullit.O Zot sa ka per te shkruar…..per kete polici kriminale dhe te korruptuar qe eshte bere njesh me krimin e organizuar dhe te veshur me pushtet…..
keni shume te drejte ju qe beni kete koment. Sot mora vesh qe ne Uzine apo ne Rexhepaj po instalohen depot e ujit te pijshem per qytetin e Kukesit dhe a e dini ju se tubat neper te cilet kalon uji i pishem kishin mbetur pa u lidhur ne nje vend, pasi kishte dale pronari i asaj toke dhe nuk e linte firmen te bente lidhjen ne fjale, pasi keto tuba kalonin neper tokat e tij dhe kete pasoje e vuan i gjithe populli i Kukesit mos pasjen e ujit si ne vere e ne dimer me 1 ore uje ne 24 ore.Dhe ju te nderuar lexues, komentues e kushdo qe ta lexoje, policia e Kukesit as qe merr masat apo guximin per te shkuar dhe “terrorizuar” ate fhshatarin, pse do thoni ju:, sepse policia nuk shkon aty ku interesi eshte i pergjithshem, pra ne kete rast populli, policia shkon atje ku interesi eshte personal si ne rastin e Mamezit, sepse ata (policet pra)kane pjesen e tyre te majme ne ngarkesat e hekur nikelit, per çdo makine te ngarkuar qe kalon doganen ne Morin, madje jane ne gjendje qe per interesin e tyre dhe te kryetarit te komunes se Kolshit te sjellin privatisht edhe forcat speciale sa here atyre ju nevojiten duke ua paguar te gjitha shpenzimet e fjetjes, ushqimit e çfaredolloj akomodimi duan ata, nga kryetari i komunes Kolsh. Ja pra ku ka arritur shteti shqiptar te privatizoje dhe perdore per interesa personale policine e shtetit.BRAVO MAFIA