Propozimi i Komisionit Europian për ngritjen e sistemit të alarmit në bazë te përqindjes ka shqetësuar ish-raportuesen për vizat, Tanja Fajon, e cila deklaron se pezullimi i vizave rrezikon të përdoret politikisht.
Raportuesi aktual në Komitetin e Jashtëm, argumenton se ky mekanizëm po ngrihet për cështje sigurie dhe jo për t’u përdorur.
“Është një mekanizëm sigurie i mundshëm dhe ne shpresojmë se nuk do të përdoret, por vendet antare kërkojnë që një mekanizëm i tillë sigurie të egzistojë, për të bërë që ata vetë të kenë besimin që ne mund të vijojmë me procesin e liberalizimit të vizave edhe me vendet e tjera, por në raste emergjente, do të kishim një mekanizëm të tilëe për të rivendosur përkohësisht vizat, është i rëëndësishëm termi “përkohësisht”, ndaj një vendi të vecantë, për të cilin kanë shqetësim disa vende anëtare për rritjen e mundshme të fluksit të emigranteve, apo për ndonjë keqpërdorim tjetër të regjimit pa viza. Ne nuk e pëlqejmë përdorimin e këtij mekanizmi. Por, sic emërtohet, ky është një mekanizem sigurie për rastet urgjente”, tha Andrey Kovatchev, Raportues në Komitetin e Jashtëm, PPE.
TCH: E kjo do të thotë se do të përdoret në këtë rast?
“Po, në rast emergjence, sigurisht. Vendi anëtar do të lajmërojë Komisionin, cfarë është shumë e rëndësishme, sepse nuk është rivendosje automatike e detyrimit për viza. Kjo do të kalojë përmes një procesi vlerësues nga Komisioni, pra institucionet europiane do të shohin sesi duhet vepruar më tej. Ka gjasa që kërkesa e një apo më shumë vendeve anëtare për rivendosjen e regjimit të vizave të refuzohet. Nuk është veprim automatik, por është një mundësi sigurie që me këtë mekanizëm të pezullohet përkohsisht regjimi pa viza”, shtoi Andrey Kovatchev, Raportues në Komitetin e Jashtëm, PPE.
TCH: Znj. Fajon, cfarë mendon për këtë? Cfarë shqetësimesh keni mbi këtë propozim?
“Shpresoj sinqerisht se propozimi si i tillë nuk do të ekzistojë. Jam dakord se një mekanizëm i tillë sigurie nevojitet. Por, kam frike se në kushtet aktuale, një propozim i tillë është i dëmshëm. Ai mund të përdoret politikisht në situata që në fakt nuk do të ishin situata alarmante. Shqetësimet e mia vijojnë të tilla: Parlamenti Europian duhet të jetë më i perfshire. Nuk mund të jetë vetëm e drejtë e Komisionit dhe e vendeve anëtare për të vendosur mbi përdorimin e kësaj klauzole sigurie. Një tjetër shqetësim përbën përqindja. Ky nivel, për situatat që nuk përbëjnë alarm në të vërtetë, është tepër i ulët. Unë mendoj se më mirë do të ishte t’i hiqnim fare përqindjet. Ne duhet të kërkojmë për mekanizma të tjerë, kur përballemi realisht me situata alarmuese. Kjo sepse Bashkimi Europian vetë është në një situatë të keqe, në të cilën disa prej vendeve anëtare mund t’a përdorin atë mjet politikisht. Do të kisha dashur që të mos t’a përdornim kurrë. Është mirë që vendet me regjim të lirë vizash t’i njohin rregullat. Ata nuk duhet të abuzojnë ndaj rregullave. Por, në anën tjetër, ne si institucione duhet të kemi të drejtën për t’u shprehur se kur një situatë është vërtet alarmuese”, tha ish-raportuesja për vizat në PE, S&D, Tanja Fajon
TCH: Kur thoni “mund të përdoret politikisht”, a mund të n’a shpjegoni se si mund të përdoret?
“Sigurisht. Ne situatën kur diskutohet ndryshimi për rregullat Shengen, kur rrezikohet lëvizja e lirë në Bashkimin Europian, unë mendoj se disa vende anëtare, për më shumë popullaritet apo nacionalizëm, politika mund t’a përdorë e të thotë thjesht “ne kemi shumë azilkërkuese të rremë”. E sigurisht, këtu nuk ka rregulla fort të qarta nëse bëhet fjalë vërtet për abuzime, ndërkohë që ata mund të rivendosin regjimin e vizave pothuajse brenda një nate. Unë do të doja që t’a evitonim këtë si Parlament Europian, si institucioni që ishte shumë i përfshirë në favor të liberalizimit të vizave, vecanërisht me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të respektojmë përmbushjen e kritereve teknike, por dhe të evitojmë me këtë raport që një cështje e tillë të mos përdoret politikisht”, theksoi Fajon.
“Në këtë propozim, përdoren të dhëna të sigurta për klauzolën e sigurisë, sepse asnjë vend antar nuk mund të rikthejë brenda natës regjimin e vizave. Kjo duhet të jetë mëse e qartë. Vendimi do të merret nga Komisioni Europian, i cili nuk do të bazohet vetëm në lajmërimin e një apo më shumë vendesh anëtare, por dhe në qëndrimin e Agjensisë Europiane për Azil, vlerësimin e Shërbimit Europian për Veprimin e Jashtëm, e në fund Komisioni duhet të shprehet Po ose Jo për të vijuar me pezullimin e përkohshëm, ose për mos-rikthimin e regjimit të përkohshëm të vizave. Nuk mendoj se është e mundur të besohet se vizat mund të rivendosen brenda një nate, meqënëse Hollanda për popullaritet e kërkon këtë. Kjo nuk mund të ndodhë, nuk do të ndodhe”, tha Andrey Kovatchev.
“Shpresoj vërtet që Parlamenti europian do të mund të shprehet. Ne si institucion kemi qenë mbështetës të forte për heqjen e regjimit të vizave dhe shpresoj se do të mbetemi të tillë dhe në të ardhmen, kur bëhet fjalë për vendime të tilla si përdorimi i klauzolave të sigurisë. Por sërish, ne jemi në proces negociatash dhe ka shumë interesa nga 27 vende antare që ndikojnë tek secili komitet, ndaj shpresoj se do të gjejmë kompromisin më të mirë të mundshëm”, mbylli Tanja Fajon.
Përgatiti: Arta Tozaj
Përshtatja e intervistës në shqip , shumë e dobët.
Zonja Fajon 45 vjet e latë shqipërin në komunizëm me marveshje me regjimin e Enver Hoxhë tani pa u hapur mirë vizat ju thoni se do ua heqim vizat.Lexoni të vërtetën si jeni tallur me shqipërin.
http://www.proletari.com/agim-hamiti-leter-e-hapur-drejtuar-klases-politike-te-tiranes-e-te-prishtines-dhe-ambasadorit-amerikan/html?utm_source=twitterfeed&utm_medium=twitter
Ambasada belge në letrën dërguar ministrit Nishani sot thekson se konstaton ulje të dukshme të azlkërkuesve nga Shqipëria.
Une mendoj se mire bejne nese kufizojne per te mos thene heqin fare vizat, sepse u lodhen duke rrahur gjoksin politikanet shqiptare se “ne ishim ata qe beme te mundur levizjen e lire te shqiptareve ne Europe, ne hoqem vizat, ne….ne….”por nuk mjaftonte vetem me kaq te poshterit pushtetare. Duhej qe paralelisht me liberalizimin e vizave, te ndyrshonin edhe shume gjera te tjera ne Shqiperi, per popullin shqiptar, se sa per ju, i kishit te lejuara ato, vizat pra, sepse nuk çalon gomari nga veshet. Ju as qe e rritet ekonomine shqiptare, ju as lejuat fjalen e lire, ju as qe lejuat demokracine, ju as qe hoqet gjakmarrjen, ju as qe luftuat krimin e akoma me keq ate te organizuar, ju as qe moret mundimin e guximin te çonit para drejtesise “Gerdecin”, ju as qe moret mundimin te vinit para drejtesise “Ilir Meten”, po e ve ne thonjeza se ai perveçese nje kalë ose derr nuk mund te quhet njeri, pra ju nuk zbatuat asgje qe shqiptaret te ndjeheshin mire te qendronin ne Shqiperine e tyre qe i lindi nana.Ata po detyrohen te marrin tatëpjeten e Botes se madhe te kerkojne azile nga me te ndryshmet, po te detyruar ta bejne kete dhe Europa e detyruar per te mos i pranuar, kerkon te korigjoje vetveten me shprehjen se “ç’na u desh ne qe u hapem vizat shqiptareve” dhe mire e kane.Sepse pushtetaret tane mendojne vetem per vete, mendojne vetem per familjet dhe femijet e tyre, mendojne vetem per klanet e tyre dhe harrojne se Europa u kishte vene kushte per t’ua hapur dyert. Ndaj nuk ka analist qe ta analizoje kete fenomen te shqiptareve te shkrete dhe politikane te felliqur.Sepse siç duket dhe keta te shkretet “analistet” jane te perlyer jo pak me keta te felliqurit politikane, se kane marre dikush nje shpi, dikush nje vile, dikush nje kredi nga ai derri Ilir, e dikush e shumekush punera te majme dhe si te prishen tashi me ta….., nuk ben shqiptari e mban fjalen. Por qe jemi bere per t’u vajtuar me gra te Reçit, jemi bere, sepse keta dine te vene kujen dhe te qajne te gjitha hallet duke i marre nje e nga nje, por kete s’kush ta beje.MJERE POPULLI SHQIPTAR, GJITHMONE ROB MBETI NE TE GJITHE REGJIMET…..