Reuters: Gazsjellësi TransAdriatik nuk merret seriozisht

24 Nëntor 2011, 11:11Politika TEMA

Lajmi kryesor dje për qeverinë dhe median e saj ishte ndërtimi i një gazsjellësi të njohur me emrin TransAdriatiku. Për këtë gazsjellës Berisha ishte në Norvegji, pasi kompania kryesore e konsorciumit që do ndërtojë gazsjellësin është Statoil, kompani shtetërore norvegjeze. Pas kthimit nga Norvegjia, Berisha menjëherë e bëri Shqipërinë të parin vend që nis bisedimet për ndërtimin e gazsjellësit. Ai merr gaz në Azerbajxhan dhe e kalon atë më pas nga Greqia, në Shqipëri e në Itali. Natyrisht shumëkush kujton këtu se si sekseri italian Valter Lavitola negocionte për ndërtimin e këtij gazsjellësi. Por Berluskoni nuk e përfilli kurrë Berishën për këtë çështje, siç raportojnë gazetat italiane.

Ndërkohë, agjencia Reuters shkruan se vetëm Shqipëria e merr seriozisht projektin. Vendet e tjera, shkruan Reuters nuk janë serioz në lidhje me vendimin përfundimtar për ndërtimin, por kërkojnë që të rrisin çmimin e konkurrencës për eksportin e gazit nga fushat e Shah Denizit drejt Europës.

Nëse arrihet një vendim në vitin 2013, ndërtimi i gazsjellësit do kërkojë 3 vite dhe do kushtojë 1.5 miliard euro.

2 komente në “Reuters: Gazsjellësi TransAdriatik nuk merret seriozisht”

  1. Adi, Suedi says:

    Gjithe ky skenar i TAP eshte thjesht per ti rritur vleren projektit gjigand amerikan,Shah Deniz qe do kaloje nga Turqia..Eshte thjesht loje per te paraqitur nje konkurrence qe ne realitet nuk ekziston dhe ti rrise vleren kontraktuese. TAP nuk ka per tu ndertuar asnjehere, Azerjbaxhani as qe e ka marre serjozisht si projekt.
    Ja si behen punet serjoze

    http://www.lngworldnews.com/turkey-energy-minister-says-shah-deniz-gas-deal-opens-way-for-other-projects/

  2. vjosa says:

    Po e ka marr seriozish Saliu gazesjellasin se.Pse tarrallak e dini Salen juve!Saliu ‘yne’ mund te jet mashtrues,i cmendur,edhe hajvan po te doni,por tarrallak joooo.Vazhdo e prit Sali sa te mbij bari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje