Pritje madhështore për Topin në Burrel, shpallet “Qytetar Nderi”

23 Nëntor 2011, 14:45Politika TEMA
Pritje madhështore për Topin në Burrel, shpallet “Qytetar

Presidenti Bamir Topi ka qenë i pranishëm gjatë ditës së sotme në Burrel, ku është pritur me entuziasëm dhe është nderuar me titullin “Qytetar Nderi”.

“Ky është një nga çastet më të gëzuara dhe emocionuese të jetës sime se gjej të njëjtën mikpritje dhe dashuri, si shenjë e traditës së hershme historike dhe jam krenar që jam tashmë bashkëqytetari juaj”, tha Topi në fjalën e tij përshëndetëse.

Presidenti Topi gjithashtu ka thënë se duhen lënë mënjanë ndasitë politike dhe të ecet para, në mënyrë që në Shqipëri të ndërtohet një e ardhme sa më e mirë.

Gjeni më poshtë pjesë nga fjala e Topit:

“Natyrisht që njeriu në jetë ka shumë raste gëzimesh edhe hidhërimesh, por, ju siguroj që ky është një ndër çastet më të gëzuara të jetës sime, sepse duke ardhur edhe një herë në Mat, duke ardhur edhe një herë në Burrel, pavarësisht se kam ardhur edhe shumë herë të tjera, kam gjetur ekzaktësisht të njëjtën mikpritje, të njëjtën bujari, të njëjtën dashamirësi, të njëjtën qytetari dhe kjo do të thotë shumë. Sigurisht që nuk ka lidhje me mua personalisht, por ka lidhje me ju dhe me traditën e hershme të kësaj treve. Kjo trevë patriote, kjo trevë arsimdashëse ka nxjerrë figura të mëdha të historisë së kombit shqiptar. Unë dëshiroj t’i bëj homazh të gjitha figurave historike që kanë dalë nga kjo trevë. Dëshiroj të citoj Ahmet Zogun, i cili doli nga kjo trevë, u bë mbreti i shqiptarëve dhe diti të themeloj vërtet një administratë, e cila respektohet edhe në ditët e sotme. Por, patjetër që kjo figurë dhe shumë figura të tjera janë në zemrën tuaj, janë në zemrën e shqiptarëve, sepse i kanë dhënë, e ne krenohemi me atë që kanë dhënë ata për historinë e kombit shqiptar.

Unë dëshiroj ta vlerësoj shumë këtë ditë! Kjo ditë për mua është e veçantë jo sepse unë nuk jam respektuar dhe në vende të tjera, por, ajo që tha zonja Kryetare e Bashkisë, është për t’u marrë si model në këtë qytet. Kjo shikohet tek mënyra e reagimit të qytetarëve, ata, të cilët nuk venë politikën në radhë të parë, por venë pikërisht atë element, që është element i traditës, i qytetarisë edhe i vlerave moderne që ka kjo trevë: mikpritja, bujaria, respekti. Dëshiroj që, nëpërmjet jush, nëpërmjet përfaqësuesve, Kryetares së Bashkisë, nëpërmjet këshilltarëve, t’i falënderoj të gjithë ata që ishin në shesh, ata që nuk patën mundësinë të ishin pjesëmarrës sot, por me zemër e di që kanë qenë shumë të vëmendshëm për këtë vizitë dhe që natyrisht kjo sallë nuk mund t’i mbledhë të gjithë! Jam i bindur që ju jeni koncentrati i vlerave më të mira të trevës matjane. 

Dëshiroj që, nga ky mjedis të jap edhe një mesazh, një mesazh i cili i kalon kufijtë e këtij auditori të nderuar! Ky është një mesazh për të gjithë. Është mesazhi i unitetit, i komunikimit, mesazhi i vlerave njerëzore që është në zemrën e çdo shqiptari, pavarësisht bindjeve politike. Të gjithë duhet të punojmë së bashku, duhet të punojmë për Shqipërinë, pavarësisht se dikush jeton në Burrel, jeton në Tiranë, në Konispol, në Vermosh, në Shkodër, në Korçë, në Vlorë, në Dibër, të gjithë së bashku duhet të kontribuojmë për Shqipërinë, ta forcojmë Shqipërinë, ta bëjmë atë dinjitoze për të qenë realisht në standardet e familjes evropiane. 

Një ndër vlerat më të mira është pjesëmarrja e grave në politikë dhe ky është një mesazh i dhënë nga unë, është dhënë edhe në tribunat politike, është dhënë nga partnerët ndërkombëtarë. Sot në Mat, në Burrel, ne kemi një model, i cili vlen të merret si pikë referimi. Kemi një Kryetare Bashkie grua, por kemi edhe një grua që është e pavarur në Këshillin Bashkiak, që do të thotë që nuk është thjesht një mbështetje për institucionin e Kryetares, por është vërtet një vlerë reale e shoqërisë matjane. Ky është një shembull që duhet të merret nga të gjithë. Unë, që e them këtë, kam pasur rastin të kem në dorë për të dekretuar zonja në krye të institucioneve dhe unë këtë e kam bërë. E kam bërë me dëshirë. E kam bërë, sepse e kam bindje që gratë jo vetëm që janë gjysma e popullsisë, por ju siguroj që janë gjysma e vlerave reale të intelektualëve shqiptarë, të qytetarisë shqiptare. Ne kemi nevojë t’i përkrahim. Këtë model ne e gjejmë këtu dhe unë vlerësoj bashkëpunimin që realizohet midis Kryetares dhe Këshillit Bashkiak. Uroj që ky bashkëpunim të forcohet në të mirë të çdo qytetari matjan, sepse qytetarët, kur duan të marrin shërbimet jetike të tyre, natyrisht që nuk duhet të ndahen as në të majtë, as në të qendrës, as në të djathë. Ka njerëz që nuk janë të angazhuar me politikën, por që të gjithë kanë nevojë për shërbimet jetësore. Dhe organet e pushtetit vendor e kanë këtë detyrim si pushteti më afër qytetarit që ta japin këtë për t’iu përgjigjur pikërisht votës që ka dhënë qytetari për ta. Jam i bindur që modeli i Burrelit do të jetë një model që duhet të shpërndahet si një rreze drite kudo, sepse ky është model harmonie, bashkëpunimi dhe qytetarie. 

Së fundmi, duke mos dashur që këtë ditë ta mbush me fjalime, në mënyrë shumë figurative doja të thoja që shpeshherë njeriut i qëllon që duke shkuar edhe në Dibër, edhe në Bulqizë, nga nxitimi ndoshta nuk ndalon për të pirë një kafe në Burrel. Pas kësaj, unë e kam të detyrueshme të ndaloj këtu, sepse realisht ndjehem si ju, pjesë e rëndësishme e këtij qyteti që më nderoi. 
Nderi qoftë me ju përjetë! Falemnderit shumë!”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

27 komente në “Pritje madhështore për Topin në Burrel, shpallet “Qytetar Nderi””

  1. Vlora says:

    bravo spaske qene vetem per te shperndare dekorata………………

    1. hysni dajaku says:

      jemi shteti me qesharak ne bote,jemi bere per te qar hallin ,dhehiqemi kembe e koke nga debile e injorante qe nuk njofin as rregullat me elementare te nje shteti serioz por vetem servilizmat e gjerat fallco si kjo leqendisje e radhes??mire ata te Burrelit se aq u pret rradakja,,po ky kryerradaku i shtetit,qe eshte president i vendit,eshte qytetar nderi i gjith shqiperise qe ka ven ne postin e presidentit e ky bredh e merr tituj qytetar nderi ne cdo komune e bashki sikur keto jane jasht terrotirt te shqiperise!!institucionet e tyre e kan fotografin e ketij ne zyre te detyruar me ligj se eshte i pari vendit,po ky do te jet edhe i pari i fshatit???duke mos njohur respekt as per veten as per postin qe ka,e as per popullin qe perfaqeson duke predhur si langaraq bashki me bashki e komune me komune,,,dhe kjo duket normale ne ate vendin tone anormal,ku u jep njerezve pushtet i con ne krye te vendit e keta nuk edijne ca bejne e cfare kerkojne me po vijne verdall si pordha neper breke,e merren me legenlleqe si kjo qe une per vete nuk di ca emri ti ve ,po me duket si “qytetar Muti” ..ore ke njeri tru ne koke aty apo i ka cmendur te gjith sali berisha!!boll me keto idiotizma se e lat namin topa topa me keq nga kY Topi Bamirit

  2. Andreas says:

    “Qytetar nderi i Burrelit”!!!! hahahahahha
    Po ndoshta i vlen me shume se diplloma e veterinarise. ?

    1. Zigur Qarri says:

      Andreas more skuth grek sa per dijeni,Bamir Topi në vitet 1987-1990 kryen studimet pasuniversitare në Itali në fushën e Biologjisë molekulare, studime që i përfundon me marrjen e gradës Doktor i Shkencave.
      Skuth mos gjë ke dy grada shkencore ti?

      1. Andreas says:

        O Zigo, une jam me dy laurea te kryera nga A deri ne Z ne nje universitet italian qe para disa vitesh festoi 1000 vjetorin. Dmth kur te paret e tu numeronin 1,2,shume dhe loje te preferuar kishin perzierjen e mutit me shkop, univeristeti im kishte disa dhjetera vite qe ishte hapur. Sa per te dipllomuarit e Tiranes qe vijne e shkruhen ne ndonje kurs nate ketu e kur kthehen ne shqiperi ua shesin juve idioteve per doktorata e mastera, une kam strehuar 7 te tille ne shtepine time dhe tani punojne neper ministrira albanistanase. Ndonjehere kur perballen me mua, me evitojne se kane frike se mos u nxjerr ndonje te palare te kohes kur vidhnin sallam neper supermerkato.
        Rri i qete Zigo e mos u qeth me shelege.

        1. fule says:

          Po qe te drejte ke, bravo te qofte

        2. Zigur Qarri says:

          Qe ke marre nje me nder kete e verteton gjuha dhe logjika jote,qe percakton dhe nivelin tend prej skuthi grek.
          E ke treguar me studimet ekonomise se “magjishme” greke,kur beje krahasime me ate te Shqiperise qe kaloi nga nje sistem ne nje sistem tjeter.Nuk je me shume se nje injorant ironik.
          Sa per komplekset e perzierjes e mutit me shkop i paske per xhins me duket!Na ja,jevgjiti po jevgjit mbetet.
          Mir qe ke ikur,nje skuth jevgjit i pabese e injorant me pak.

          1. Andreas says:

            Si gjithmone ngaterron kekun me byrekun. Vuan nga simptomat e persekutimit me duket, si nje pjese e mire e komentuesve ketu. Shikon nje grek ne çdo cep dhe kerkon ti mbushesh mendjen vetes qe ekziston vetem nje i tille. Une skam asnje lidhje me ekonomine dhe analizat ekonomike. As kam mare ndonjehere mundimin te bej ndonje analize te tille. Mund te them se jam gati injorant ne kete materie. Sa per gjuhen dhe llogjiken time, me duket nje ekses nese komentohet nga nje person qe quhet Zigur K. dhe qe i rri llogjikes si i rinin presidentit floket kur i ndante me vije ne mes(kjo per te qendruar ne temes).

            1. Zigur Qarri says:

              Tema.Pritje madhështore për Topin në Burrel, shpallet “Qytetar Nderi”

              Andreas — 23 Nëntor, 2011 në 4:09 pm
              “Qytetar nderi i Burrelit”!!!! hahahahahha
              Po ndoshta i vlen me shume se diplloma e veterinarise

              Zigur Qarri — 23 Nëntor, 2011 në 8:40 Andreas more skuth grek sa per dijeni,Bamir Topi në vitet 1987-1990 kryen studimet pasuniversitare në Itali në fushën e Biologjisë molekulare, studime që i përfundon me marrjen e gradës Doktor i Shkencave.

              Andreas — 24 Nëntor, 2011 në 8:04 am
              Si gjithmone ngaterron kekun me byrekun

              Ku eshte ngaterrimi i kekut me byrekun ketu?Kush ka dalur ne te vertete nga tema more jevgjit?
              Te thash dhe me siper ti nuk je me shume vetem se nje injorant ironik.
              Tipik per skuthat grek qe vuajn nga deliri madheshtise.

              1. Andreas says:

                Vdekte Bamiri per aftesine tende te manipulimit! Edhe sikur me buke me marmallate e me qepe te ishe rritur, do e beje me mire.

              2. Zagar Qorri says:

                Po cben keshtu more matuf kapterri, deri dje lavderoje Saliun sot paske nderuar bluzen ? Por armikun nuk e ke harruar eshte gjithmone ne jug dhe kur nuk jane dakort me ty eshte sigurisht me larg se jugu. Nuk i ke harruar librat e partise qe ja recitoje ushtareve permendesh as spiunlliqet kur mblidhje dhe deformoje fakte per te denuar ata qe nuk ishin dakort me ty. ( shiko si i ke deformuar) komentet e Andreas. RRofte partia kapterr shko futi nji tenxhere supe ushtrie aahahhahaha kapterri politikan pse jo aahaha

        3. 1444 says:

          o bre te lumte,vertet ke dy lauresha,jo mo se tallesh,zer be,hahahahahahhahahaha…..keput qafen…kryeHICI i hicave !

    2. 1444 says:

      dihet qe jashteqitjet dalin nga prapanica,por ti je ekzemplar, i nxjerr nga goja !

  3. Pelasgian says:

    edhe Burreli eshte nje qytet i Shqiperise , mos paragjykoni !

  4. ky presidenti topi ose eshte cmendur pse ka delir madheshtie….disa me pare u shpall qytetar nderi ne shengjin…sot e shpallin qytetar nderi ne burrel…te dyja bashki me kryetar socialsite…neser kushedi se ku do ta shpa;;in qytetar nderi(mbase jo ne vlore per 26 nentor)….cfare halle kane shqiptaret e vfare presin nga presidenti e cfare veprimesh nderrmer topi…mbase nuk e ka lene per ne 26 nenetor shpalljen e partise se re apo do ta shtyj edhe ca kohe per ti bere presion berishes per ta rizgjedhur perseri presindet….shqiperi te kam dhjere….

    1. ;) says:

      qe eshte qytetar krahasuar me shume te tjere kete nuk e luan as “topi”
      qe eshte me i ndreuar pse shume te tjere as ke te nuk e luan “topi”

      do ishte mir ta shpallte me 12 dhjetor partine e re

      mos ki merak se nuk e zgjedh me president ai me te gjitha ato qe ka thene dhe me te gjithe ata qe ka nxjerre qe te flasin kunder tij

  5. tg usa says:

    qytetar nderi bamiri ?e cfare ka bere per burrelin dhe shengjinin bamiri?

  6. brazili says:

    Keto cmime me duken karagjozlliqe shqiptaresh,dhe Bamiri qe qesh kot me kot.Ne Shqiperi te gjithe kenaqen per evinimente pa pike kuptimi.Te gjithe politikanet jane bere si Sala.

  7. luan says:

    per 20 vjet PD u shpall partia e Sales prej Sales,Kush eshte Partia e demokrateve..apo duhet te krijone parti.Bamiri duhet te rri ne PD se se solli Sala PD…Edhe EDI RAMA ka qene ne pd si SALA ne fillim si SALIU ..J akujtojme SALIUT prandaj nuk ben hajer PD po su pastrua nga plehrat e RAMIZIT
    Te pakten Topi nuk eshte njeri i privilegjeve komuniste dhe nuk eshte ozurpues i PD si shume qe jane ATY..Po qe me SAlen je me PD.Cfare lind nga macja minj ghuan dhe Sala keshtu eshte

  8. lulikaciicazzo says:

    palaco burr ipalyr topi hale e pd

  9. Joni says:

    Do ju lutesha te gjithe atyre qe bejne komente qe te kene me shume respekt dhe mos ta politizojne kete ngjarja . Ne jemi te gjithe shqiptare dhe nuk duhet te nenvleresojme apo mbivleresojme qytetet rrethet qofshin keta te medha apo te vogla. Te gjithe i kane dhene Shqiperise. Por dua tju kujtoj te gjith atyre qe e lexojne dhe komentojne ne kete gazete Se Mati ka folur per here te pare Shqip, Me formulen e pagezimit, qe Mati ka nxierre shkrimtare te medhenj si Budi, Dhe qe i dha nje emer Shqiperise duam apo nuk duam ne ta pranojme me Mbretin e pare Shqiptare ne kohen e tij u permend shqiperia si shtet me te drejta te plota ne te gjitha organizmat Boterore , dua tju kujtoj dhe nje fakt tjeter qe me Pashaporten e Mbreterise Shqiptari levizte ne te gjithe boten pa asnje problem si te gjithe shtetasit e Botes. Dhe kete fakt me mire e kane jetuar kta te jugut pasi ia pane hajrin me mire . dhe ne fund ju falenderoj qe keni bere komente per kete ngjarje .

  10. dritan says:

    Andreas ka “dy laurea te kryera” (??!!) dhe paska kohe te merret me lajmet. Si duket ka mbetur pa pune; per te nxjerr buken e gojes siduket merr disa euro nga greku per te komentuar. Merru me shkence more “laurant”!!!

  11. Tarasi says:

    Ore Bamirin mire bejne qe e presin se fundja shqiptar eshte po kjo Kryetarka e Burrelit e kujt partie eshte se ne Tirane kane shpall tender se kush parti ta mari e para ?????? Kjo zoja pret Bamirin dhe kur shko Rama ne Burrel struket nga frika e Saliut edhe pse e mban veten gjasme si socialiste. Edhe kjo zoje me duket se te ka ik o Edi nga partia se keshtu e kane socialistet e marin voten majtas dhe pastaj lezetohen djathtas.Rofsh Bamirio nga shkon te ndjekin vetem te mirat……!!!!

    1. endri says:

      o tarras futi nje pras …

  12. Shebeniku says:

    O Zigur.
    Ku e ka mbrojtur doktoraten. Pse nuk e shkruan nè CV e tij. Nè Itali. Ku? Kam lexuar se ka qènè edhe nè Torino edhe nè Milano, dhe çdo fund jave shkonte nè nè Capri ( Napoli) Gènjeshtèr me bisht.

  13. sindi says:

    jam nga vlora bravo burreli me te vertet jeni qyteti qe keni treguar vlera qytetarie dhe ashtu e pritet njeriun qe esht model i QYTETARISE per gjith SHQIPERINE

  14. Vllazen says:

    Ore, ksh i shkruan këto?
    “…u bë mbreti i shqiptarëve dhe diti të themeloj… ”
    Themeloj është në kohën e tanishme, veta e parë, njëjës.
    Ndërsa fjalia ka të bëjë me vetën e tretë (ai themeloi) të kohës së shkuar.
    A mund të mësoni shqip nga pak…?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje