SKANDALI/ Prishet forumi i Detit të Zi, akuza: Tirana tentoi ta përdorte politikisht

22 Nëntor 2011, 22:31Politika TEMA
SKANDALI/ Prishet forumi i Detit të Zi, akuza: Tirana tentoi ta

Topalli, Ruli, Naco e Pollo gjate forumit

Skandal në Tiranë. Qindra politikanë e biznesmenë të nismës Bashkëpunimi Ekonomik i Detit të Zi ishin mbledhur për punimet e Asamblesë së Përgjithshme. Këtë vit presidencën e mban Shqipëria. Por vende të rëndësishme si Bullgaria, Rumania dhe Turqia kanë larguar delegacionet e tyre nga Tirana me akuzën se Shqipëria po e përdor politikisht këtë aktivitet të përbashkët. Në një njoftim të shkurtër të Kuvendit të Shqipërisë thuhet se nuk është miratuar axhenda, ndaj janë shtyrë punimet për një kohë të pacaktuar. D.m.th të gjithë janë larguar nga Tirana. Shkaku: Kanë dëgjuar Topallin duke përdhosur forumin.

 

Çfarë ka ndodhur?

Asambleja Parlamentare e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, e njohur me shkurtimin PABSEC (Parliamentary Assembly of the Black Sea Economic Cooperation), është krijuar në fillimet e viteve ’90 nga vendet e rajonit rreth Detit të Zi. Në të bëjnë pjesë Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Moldavia, Rumania, Rusia, Turqia, Ukraina dhe Serbia.  Asambleja e Përgjithshme është trupa më e lartë e kësaj nisme. Ajo mblidhet dy herë në vit në vendet që kanë presidencën. Aktualisht presidencën e ka Shqipëria dhe presidente është spikerja e parlamentit vendas, dmth Jozefina Topalli. Për këtë arsye ata kanë mbërritur në Tiranë më 21 nëntor. Më shumë se 400 biznesmenë nga këto vende kanë qenë të pranishëm në takimin, që konsiderohet mjaft i rëndësishëm për të gjitha vendet, pasi diskutohet për problemet rajonale, propozohen ide, nisma, rezoluta, etj. Në takim ishte dhe presidenti i TUKSON, organizatës ombrellë të biznesit turk.  Po atë ditë një njoftim mbërriti nëpër mediat shqiptare. Jozefina Topalli kishte mbledhur nja 400 biznesmenë dhe u kishte folur për suksesin ekonomik të Shqipërisë dhe i kishte njoftuar të investojnë në Shqipëri. Fjalimi i publikuar në faqen e parlamentit tregon qartë se ajo nuk ka thënë asnjë fjalë për forumin, por ka folur vetëm për sukseset ekonomike të Shqipërisë dhe nevojën për të investuar në vend. Pas saj ka folur edhe Genc Ruli, Nasip Naço e Genc Pollo. Pasi i kanë dendur të pranishmit me propagandë, është vendosur të mblidhet menjëherë byroja e Asamblesë së Përgjitshme, gjatë të cilës ka pasur përplasje. Siç bën me dije vetë Kuvendi, nuk është miratuar axhenda dhe për këtë arsye, qindra biznesmenë e politikanë janë shpërndarë brenda ditës. Të ngopur me fjalimin e Topallit, Rulit, Naços e Pollos.

 

FJALIMI I TOPALLIT NE FORUM

“Ky forum, pa dyshim është një katalizator, është një motor i fuqishëm që çon më tej marrëdhëniet dhe shkëmbimet midis vendeve anëtare të Detit të Zi dhe Shqipërisë.

Ne jemi të vetëdijshëm se kompanitë e mëdha tërheqin më shumë vëmendjen në tërësi. Suksesi i kompanive të mëdha, pa dyshim është suksesi edhe i bizneseve të vogla dhe të mesme. Por motori i vërtetë i zhvillimit ekonomik, është fuqizimi dhe zhvillimi i biznesit të vogël dhe të mesëm, të cilët bëjnë të mundur krijimin e dy nga tre vende pune të reja.    

Ne sot në Shqipëri jemi përpjekur që  të bëjmë maksimumin. Është e vërtetë që po të shikoni në hartë, Shqipëria është një vend i vogël por është një vend me një ambicie të madhe. Shqipëria është një vend që ka humbur shumë kohë për shkak të historisë së saj të pamerituar. Por, shqiptarët janë një popull me një energji të madhe dhe të jashtëzakonshme dhe me një shpirt unik përsa i përket biznesit.

Sot ne jemi në Tiranë, ndërkohë që ne në Shqipëri kemi punuar në dy drejtime themelore: Ne kemi kuptuar se është shumë e rëndësishme, në mënyrë të veçantë që në këtë kohë krize globale të borxheve, në një kohë kur vendi ynë i vogël është rrethuar nga kriza, ne duhet të përqendrohemi edhe më shumë, të eksplorojmë edhe më shumë, që vendin tonë të vogël ta bëjmë tërheqës për investitorët e huaj.

Dy janë shtyllat kryesore që bëjnë të mundur që vendi ynë të jetë më miqësor ndaj investitorëve, ulja e dy mureve. E para, është ulja e murit të barrës burokratike, e dyta është ulja e murit të barrës fiskale.

Ne kemi filluar me të parën dhe kemi bërë të mundur një reformë të rëndësishme, në eliminimin e pengesave për marrjen e licencave, për hapjen e bizneseve, për marrjen e lejeve të ndryshme. Vetëm gjatë viteve të fundit kemi hequr 2/3 e licencave dhe të lejeve, dhe 1/3 e atyre që kanë mbetur janë vendosur në One Stop Shop dhe kjo është njëra shtyllë, njëri mur në të cilin reforma vazhdon. Muri tjetër është muri i realizimit të lirisë fiskale. Nga 25 taksa  që ishin të pronës i kemi reduktuar në 10 taksa. Kemi bërë të mundur që taksën mbi të ardhurat ta reduktojmë nga 25 në 10. Kemi bërë të mundur që taksën e sigurimeve shoqërore ta ulim nga 32 në 15. Kemi ulur në tërësi shumë taksa të tjera dhe pastaj kemi vendosur taksën e sheshtë duke bërë të mundur që të ecim drejt një rritje më të madhe lirie fiskale në vendin tonë.

Ne kemi punuar në disa drejtime. Duke qenë se kemi qenë i vetmi vend në botë vetëm dy dekada përpara që me Kushtetutë e kishim të ndaluar investimet e huaja direkte të fokusohemi pikërisht këtu,të ndaluarën  e madhe në dekada përpara vitit 1990.

Në vitin 2005 në Shqipëri kishte 35 milion dollarë investime, pothuajse asgjë. Vitin e kaluar kjo shifër ka arritur në mbi 1 miliard dollarë investime të huaja direkte. Unë besoj se një ndër shkaqet dhe inkurajimet kryesore kanë qenë eliminimi i barrës burokratike dhe ulja e barrës fiskale, liria fiskale.

Në Parlamentin e Shqipërisë kemi punuar fort për reformën fiskale. Ashtu siç kemi bërë të mundur të kalojmë ligje të rëndësishme, siç kanë qenë ligjet për koncesionet, ligjet për shoqëritë tregtare etj. Padyshim që kemi aplikuar një model ekonomik përpara se të fillonte kriza globale. Ky model ka rezultuar i suksesshëm , ulje taksash, liri fiskale, administratë të vogël, investim në infrastrukturën soft dhe hard.

Për një kohë të shkurtër do të bëjmë Shqipërinë me një infrastrukturë të re dhe më moderne, nga një infrastrukturë tërësisht e vështirë dhe e pa merituar. Ne po bëjmë të mundur që të ecim në një nivel depërtimi të internetit nga vetëm 4.5% që ishim në 2007, në 50 %. Ne jemi të bindur se investimi në infrastrukturën soft është po aq themelor sa investimi në infrastrukturën hard.

Ka patur vite që ne kemi investuar në rrugë, ura, tunele, shkolla, spitale deri në shifra 13%-14% të GDP. Për faktin e këtij modeli ekonomik edhe vitin që kaloi, pavarësisht që jemi të rrethuar nga kriza, vendi ynë ka patur një rritje ekonomike 3-4%.Të vetëdijshëm që kjo është një ndër rritjet ekonomike më të veçanta në rajon dhe ndoshta edhe në Evropë, ne jemi po aq të ndërgjegjshëm se më shumë duhet punuar.

Unë jam e sigurt se ky do të jetë jo vetëm një forum ekonomik i suksesshëm, por do të jetë edhe një katalizator i vërtetë që do të bëjë të mundur që ju të shihni nga afër se cila është Shqipëria. Për ta njohur Shqipërinë, për ta prekur Shqipërinë, për të punuar në Shqipëri dhe për të fituar në Shqipëri ju si investitorë të huaj dhe bizneset shqiptare.

Unë ju uroj shumë suksese dhe ju falenderoj. Edhe një herë mirënjohje shumë të veçantë për Presidentin e TUSKON, për realizimin e kësaj konference me një dimension të ri partnershipi të veçantë midis legjislativit, parlamenteve të vendeve anëtare të Detit të Zi dhe biznesit të këtyre vendeve.

Shumë suksese të gjithëve!”

 

21 komente në “SKANDALI/ Prishet forumi i Detit të Zi, akuza: Tirana tentoi ta përdorte politikisht”

  1. Shebeniku says:

    Pse Shqiperia laget nga ujrat e Detit tè Zi? Un di se janè Adriatiku e Jon qè lagin brigjet shqiptare. Jozefina ka fol mirè,. Sala ka premtuar shum. Topi ka fjet gjum! Deputetèt gèrhisin dhe istitucionet lavisen

    1. Aishja prej Sauku says:

      Jo mre Shqipnia nuk laget nga Deti i Zi por nga SHURRA e ZEZE e ZHOLE-FINES.Na marrun kta dallgauke.Njoni shkon ne Izrael ene e hodh shurren perpjet duke njom pallavrat qi i dalin prej surratit te cmendun,tjera ktu ne Tiron e lshon shuren si shatrivan para biznesmenve te huaj.Kan te drejt KJO se ka kohe qi ska ra shiu ene don me ujit pemet qe ka mjell Lulushja Basha.Ca na gjeti ne mre kushtune???A thu po vepron mielli toxik serb ene kemi degradu ne specie qi PJERDHIN nga goja ene flasin me BYTH.Te m’falni po jom bo nevrike,burri erdhi vone,ene prap se kishte pagu pronari,ndersa Sudja e Parlamentit jua ul burrave te forumit epshin qi kan per invest-shpim-fis-kal .Ika…ika te fle…..jo jo….vetem se burrin e kom denu.Shko te Jozefina i thashe se ajo ka rritje 3-4 per qin.

      1. Dean says:

        Hahahaha………..ha,
        Je i/e modhe ”Aishja prej Sauku”.
        Ti duhesh me qene ke Fiks Fare,ene jo ata 2 dallkauket.Vecse me shpesh duam te te shohim ketu ne forum,pavarsisht se sot ishe pak ”nevrike” prej burrit. Lol

      2. stefan says:

        O Ishe po ti t’fuske fryken pa te njoft fare,imagjino se c’hiqka ai burre me ty…

      3. raimoni says:

        Po ca te thoshte Jozefina te shante Shqiperise qe te mos iknin ata rembythjet e Rumanise,Bullgarise e Turqise ?

        Jozi ka fol shume bukur, dhe ajo qe ka thene eshte e vertete se Shqiperia e ka ritjen ekonomike 3% sipas BB, qe eshte ritja me
        e larte ne rajon
        ndersa ato, Bullgaria e Rumania jane komplet skandal –Ata kane marre miliarda euro ndihme nga Eu dhe nuk kane bere azgje

        Po kur mi beni Bullgarine e Rumanine shtete kryesore !!!

        EU donte ti nxrite fare nga Eurozona ato shtete ,ju i quani kryesore

        — Ato shtete ikin se jane shtete te ligj ata ,dhe jane edhe shume te pa-civilizuar,se Jozi nuk tha ndonje gje nacionaliste aty
        –Tha ato qe thote edhe Banka Boterore per Shqiperise

        Ti Aishe prej Sauku hajde te te bej une nje pastrim hoxhaku qe te te vijne mende ne vend loooooooooool

  2. xhoni says:

    Cdo gje e mire ne Shqiperi filloka ne 2005-sen kur hypi ne fuqi BANDA KRIMINALE E Sali Berishes!!!Keta nuk jane politikane,por ca felliqesira,qe edhe HITLERI DO UA KISHTE ZILI!!!INJORANTE NE KULM,TE POSHTER NE KULM!!!TE PANGOPUR NE KULM!!!U SHOFSHIN NJE ORE E ME PARE!!!

  3. Cakalli7 says:

    mire keto te tjerat po erdhe brinxhi cok gjyzeli paska ikur i inidnjuar nuk i njeh ai “vellezerot” e tij lobiste te enkes ne arnautistan?

  4. nari says:

    O njerez, duhet te ndergjegjesohemi njehere e mire per nje gje :
    Keta njerez qe jane sot ne pushtet me Sali Berishen ne krye jane vetem nje bande e cila ka per qellim grabitjen e pameshirshme te Shqiperise ,pasurise sone te perbashket,si dhe kush i jep qofte nje vote te vetme eshte nje idiot i pa riparueshem.

  5. Alba says:

    Banda qe qeveris Shqiperine eshte bere e padurueshme edhe per nderkombetaret.Keta te Detit te Zi me ne fundja paskan dhj….kesaj spikeres idiote!

  6. Inter Pol says:

    Topalles i eshte mbushur mendja qe eshte e zgjuar dhe nuk merr as mundimin te hedhe, te pakten 2 a 3 pika ne leter dhe flet brockulla perpara 400 biznesmeneve… po cfare mund ti thote ajo atyre: se si behet pasuria duke vjedhur popullin tend?

  7. Inter Pol says:

    …se harrova… ju kujtohet se si e quanin Pollon ne vitet ’90? – Delfini….dhe atij i ishte mbushur mendja se ishte “delfini” i Sales dhe, ne zyre, mbante nje foto te madhe te nje delfini qe kercente mbi uje! Nuk e di nese keta jane njerez te prirur per tu urryer apo behen te tille kur zene karriget e politikes… jane te gjithe komuniste, bij komunistesh dhe resti spiune te rinj e bij te spiuneve te enverit…Ramizi e paskish thene shume qarte: mos u beni merak se kemi aq shume kuadro sa per te krijuar jo nje e dy por 40 parti… prandaj nga kjo kaste politike nuk ke cfare pret…kemi qene dhe jemi gazi i botes, per fat te keq…

  8. Dean says:

    KESAJ ”femre” te PISTE i duket se,forumi i Detit të Zi,o 1 Miting madheshtor ne Bathore.
    Palce e TRASH,BARBARE.

  9. genc says:

    Pun e madhe ne do lidhemi me detin mesdhe se eshte me i madh dhe lag ma shume shtete si IT FR SP IS edhe Libin e Gedafit, hahah Ups jo Gedafi si e ka ai Jalili.

  10. tani says:

    FORUMI ESHTE PRISHUR SEPSE jOZEFINA SKA PRENUAR QE TE LARGOHET jAKUP KRASNIQI……..KERKESE E SERBISE DHE RUSIS………..HALLA JA BOFTE ZOTI

  11. Toni says:

    …..eee c´ti besh ketyre kafsheve qe na prezantoje neper bote….te bejne te kesh turp,per turpet qe ata bejne.

  12. ah ju te mjeret says:

    O pabuksa informohuni njehere, pastaj llapni. Faji nuk qe i Shqiperise qe deshtoi ky palo forum leshi. Fajin e kishin ruso-serbet, qe nuk pranonin Kosoven aty si shtet. Shkoni e fleni gjum tani,o qyqare. Mos harroni ti merrni leje kryetarit,perpara se te dremiteni.. haha—- spurdhjake..

    1. Sinani says:

      O i mjeri ti!
      E kupton cfare ka ndodhur? Shqiperia ka prodhuar nje incident rajonal!
      Po ti kaq idiot je! Kujton se vetem ti, Jozefina e Sala e duan Shqiperine, te tjeret punojne kunder saj!
      Vertet je i mjere ti dhe disa te tjere, por pse duhet te vuajme ne?!

  13. santa says:

    ore po keta thone se kane vetem rritje ekonomike dhe nuk kane krize po hajde se jemi dakort po nje gje nuk kuptoj borxhe pse marim? nje nene nuk kishte se cfare ti jepte femijes dhe bente sikur gatuante deri sa ta zinte gjumi edhe keta genjejne per te mos na bejne merak .

  14. stalinsali says:

    Xhozfina : Birish ! Na kan pre n’bes ambasadort ! Dhe keta qenkan klysh komunistash !

    1. selamiu says:

      Kapnie per zhelesh kta horra, qitnie jasht(Shqiperie)!

  15. "mali i thate" says:

    shikojeni pak foton me vemendje dhe ajo i tregon te gjitha.
    jozi ka hapur duart dhe gojen vesh me vesh dhe po reciton: xhaxhi sali ! doren permbi … ma vendos ngadale .. etj etj.
    nasipi qesh dhe thote me vete jepi se mire e ke, kurse ruli po i tregon dikujt me sms qyfyret qe po degjon. pollo po mendohet: si do bejme per ndonje tender se eshte bere keq. e keshtu me radhe …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje