Debati për prezantimin e eurobonove pritet sërish të përçajë Europën. Nga e mërkura, Komisioni Europian do prezantojë modelet e reja të bonove të komunitetit, të cilat i quan edhe ‘bono stabiliteti’.
Komisionari përgjegjës për Ekonominë, Oli Rehn, thotë se eurobonot janë pjesë e rëndësishme e paketës për të stabilizuar eurozonën. Por qeveria gjermane dhe shumë ekspertë të këtij vendi janë kundër eurobonove, raporton Bild. Sipas tyre, me eurobono borxhet nuk do ulen, për më tepër, gjermanët do paguajnë për borxhet e të tjerëve.
Por çfarë janë eurobonot?
Ato janë bono të përbashkëta për gjithë shtetet e eurozonës.
Deri më tani secili shtet merrte borxh në mënyrë individuale në tregun financiar. Vende si Gjermania sigurisht paguanin interesa shumë të ulëta për shkak të ekonomisë solide dhe besueshmërisë. Vende të tjera si Italia, Spanja apo Portugalia paguajnë interesa shumë të larta. Greqinë nuk e qas më askush në këtë treg.
Por cilat janë avantazhet?
Tani rreziku do të ndahet mes të gjitha shteteve anëtare të zonës euro. Vendet me besueshmëri të ulët në tregun financiar do kenë interesa pak më të ulëta. Kurse vende si Gjermania do paguajnë ndoshta interesa më të larta, duke u treguar solidarë me vendet e tjera. Dhe bëhet fjalë për miliarda euro. Mbi të gjitha gjermanët i druhen një problemi tjetër: shtetet që kanë borxhe të mëdha nuk do disiplinohen kurrë në këtë mënyrë, nëse të tjerët u marrin përsipër mëkatet.
Le t’ja shesin gjithe Europen Gjermanise dhe pastaj te emetojne keto obligacione.
Sa per info nuk jane bono por obligacione qe eshte term me i gjere se bonoja dhe eurobond ne kete sens nuk ka lidhje me eurobondin qe njihet boterisht i cili eshte leter me vlere e emetuar ne nje monedhe te ndryshme nga monedha e vendit qe e emeton.
Ky eshte vetem fillimi i fundit te sistemit aktual financiar-ekonomik. Evropa ka marre fund pa filluar mire, une nuk kuptoj keta politikanet tane idiote(ose te komanduar) qe dite e nate na permendin integrimin. Cdo shenje te con ne mendje globalizimim, qe bota te behet nje shtet dhe ne fund cifutet ose masonet apo dreqi me te birin qe e komandojne kete trend te sundoje boten jo me lufte si deshi ta bente Hitleri po me bute..
Ho ho ho, gezuar krishtlindjet evropa social-komuniste. Gafe e madhe kjo puna e eurobonove dhe shqetesimi i gjermaneve eshte shume me vend. Vertete qe Gjermania mund te marre persiper te paguaje nje pjese te interesit te disa vendeve te tjera me shkalle krediti me te ulet por kjo nuk do te beje asgje vecse do t’i “llastoje” edhe me shume vende me kredit te dobet si Italia, Spanja dhe aq me pak Greqia. Disiplinen e gjermaneve si komb rralle e gjen, per te mos thene nuk ka tjeter komb si ata per nga disiplina. Lodhu sa te duash me italianet e me spanjollet por eshte e kote – nuk zejne mend ata po nuk u perveluan njehere mire e mire.
Djema, me sa di une puna e Euroboneve qendron ne ate qe, banka qendrore europiane do emetoje eurobone per gjithe vendet e Eurozones. Tani p.sh. Italia ne se ka nevoje per leke emeteon bono thesari italjane ne tregun e kapitalit boteror dhe m.q.s. ajo ka bonitet te keq atehere bonot e saja i shet me norma te larta interesi. P.sh sot ajo i shet bonot e saj me nje norma interesi 4,76 % me te larte se Gjermania.
Pra Italia shet me nje norme intresi prej 7 % ndersa gjermania prej 7 minus 4,76 % pra me 2,24%. Ne se do futet Eurobonsi keto do shiten me per shembul 4% per te gjitha vendet e Eurozones. Pra vende si Italia, Portugalia, Spanja, Irlanda, Franca etj. do kene fitim se do marrin kredi me te lira ndersa Gjermania do marri kredi me shtrenjte se sot. Pra gjermani nuk ka leverdi.
Pervec kesaj vihet re se ne bote kemi dy strategji krejt te kunderta per te eleminuar krizen.
1.- Strategjia amerikane qe, konsiston ne hedhjen ne treg te sa me shume lekeve ne menyre qe inisiativa private te krijoje vende pune. Pra marrja si shtet te sa me shume borxheve dhe e lekut te lire me norma interesi afer zeros.Kjo strategji ka rrezikun e madh te rritjes se inflacjonit.
2.- Strategjia gjermane qe, konsiston ne frenimin sa me te madhe te marrjes se borxheve me nje politike te forte kursimi.Kjo sepse gjermanet historikisht e kane provuar inflacjonin ku me nje thes para nuk bleje dot edhe nje koker molle. Gjermanet dhe Spanjollet kane futur tashme ne kushtetutat e tyre frenen e marrjes se borxheve,ndersa vendet e tjera te Eurozones nuk e kane futur kete ligj. Kete ligj perpara fare e ka futur Zvicra ne kushtetute.
Une personalishte kam mendimin se, Merkel do luftoje deri ne fund per mos futjne e Eurobondit dhe kjo sidomos per faktin se eurobondi nuk eshte fare popullor ne Gjermani. Futja e Eurobondit do te thoshte humbja e zgjedhjeve ne fundin e vitit te ardheshem ne Gjermani.
Nga ana tjeter heqja e Euros do te ishte katastrofa me e madhe qe do pesonte Gjermania se, kjo do te thoshte kthim ne Deutche Mark. Deutsche Mark do ishte nje monedhe shume e fuqishme gje qe, do shtrenjtesonte shume prodhimet gjermane ne tregun boteror. Pra depot e fabrikave gjermane plot me mallra te pashitura, ulje prodhimi, rritje e papunesise, rrijte e shpenzimeve socjale te qeverise, falimentim bankash etj.
Mendoj se problem i madh per Merkel eshte edhe fakti se, Franca sot u ul nga AAA ne AA nga rating agenture Moods dhe kjo beri qe edhe Franca te kete paguaje dy here me teper interesa kur shet bonot e saja ne tregun e kapitalit boteror. Kam idene se, politika nuk eshte ne gjendje te menaxhoje situaten dhe mos ndoshta qeverite mos duhen bere me teknike duke patur ne gjirin e tyre me shume bankjere qe, njofin tregjet financjare, sic ndodhi ne Itali me qeverine Monti. Mos valle po shkojme drejt nje kapitalizmi te ri, atij shteteror si ne Kine ? Mos valle demokracia eshte nje luks qe kushton shume ?
interesant z.Plaku! nice comment!
Presin bono por leke ne realitet nuk ka(me kujton ca ato bonot tona te privatizimit qe ishinletra pa vlere)..Keto levizje jane sa ti japin fryme tregjeve nderkombetare per ndonje muaj…Falimentimi i Euros eshte i pashmagshmem dhe ata qe nuk e shohin kete fusin koken ne rere si puna e strucit
Plaku,
Franca nuk eshte bere downgrade nga Moody’s???? Se na trembe do kishin ik tregjet per lesh ? Dje Moody’s ka thene se mund te rishikoje rating e Frances por jo se ja uli.
Sa per Gjermanine sigurisht qe ajo eshte kunder ketij “eurobondi” (ne thonjeza sepse nuk eshte eurobond ne termin qe njihet sot) sepse nuk ka perse te shqepet ne kredi te lira Greqia ne kurriz te Gjermanise, para te marra hua me norma interesi qe s’mund t’i merrte kurre po te dilte vete ne tregje. Nga njera ane bejne gam gam kunder Gjermanise qe dashka te beje si Zot i Europes e nga ana tjeter i paskan nevojen fuqise se saj ekonomike. Epo edhe akullore edhe cokollate nuk ka. O njeren o tjetren.
Denis,
Persa i perket Frances, sic duket ti ke te drejte. Une sot ne mengjez pashe ne RAiuno dhe kuptova gabim se Franca u downgrade nga Moods.
Per sa i peket Greqise, ajo sipas gazetes gjermane Bild ( shif linkun poshte ) nuk ka te drejte te marri leke ne tregun e kapitalit boteror.
http://www.bild.de/geld/wirtschaft/euro-krise/eurobonds-teufelszeug-oder-wunderwaffe-gegen-die-schuldenkrise-21159196.bild.html
Plaku,
Bildt s’po thote ndonje shkence kohet e fundit ne fakt ? sepse fakti eshte qe Greqia ka gati nje vit qe nuk merr dot me para hua ne tregjet e kapitalit pasi nuk i jep njeri hua nje shteti qe ka shpallur falimentin (qofte edhe i pjesshem) sic e ka shpallur Greqia. Kur permenda Greqine duhet te kisha perdorur “” qe te nenkuptoja “Greqite” e tjera te eurozones te cilat perfitojne nga fuqia e ekonomise Gjermane.
Denis,
Mos harro se une jam nxenesi yt per sa i perket ekonomise. Ne se te pyes dicka dua vetem te mesoj nga ty, prandaj si gjithmone te falenderoj per pergjigjen. Pershendetje.