Si është katandisur arka e shtetit shqiptar

22 Nëntor 2011, 12:41Politika TEMA

Në ditën kur INSTAT njoftoi se çmimet e konsumit janë rritur me 111 përqind që nga viti 2007, mbërritën edhe lajme gjithmonë e më të zeza për buxhetin e shtetit. Viti 2007 është i fundmi vit me rritje ekonomike të mirë për Shqipërinë. Katër vitet që kanë pasuar, vendi është përballur me krizë të rëndë, pavarësisht se kryeministri Sali Berisha, njësoj si një ish- homologu i tij, Berluskoni, sheh mrekulli në krizë. Pasi e mori vendin në dorë në një kohë me rritje ekonomike të kënaqshme, e ka katandisur në këtë farë feje ku rrezikohet edhe funksionimi i shtetit për mungesë të parave. Kështu, SHISH bëri të ditur se ka vetëm 11 agjentë në terren, pasi nuk paguan dot të tjerë. Ndërkohë, edhe pse është ‘dashnor’ i Shqipërisë jeshile, Berisha i ka akorduar Ministrisë së Mediut vetëm 100 milion lekë për mjedisin. Nuk do duhen më shumë pasi sot hyn në fuqi ligji për importin e plehrave. Kurse Ministria e Ekonomisë e LSI-stëve do ketë një shans të përfitojë ndonjë gjë të mirë pasi katër hidrocentrale të shtetit janë nxjerrë në shitje dhe prej tyre mendohet se do fitohen 150 milion euro për të mbushur arkën e drobitur të shtetit. Kurse Ministria e Transporteve pranon se viti 2012 do jetë apokaliptik për të, e jo pse këtë e thotë kalendari Maja. Kompania greke që po ndërton një tunel të rrugës Tiranë- Elbasan ia tha Berishës në sy se nuk ka marrë asnjë para për punën e bërë. Kështu ka ndodhur edhe me shumë kompani të tjera, që kanë ndërtuar po nuk janë paguar. Një borxh deri në 80 milion euro. Buxheti për arsimin do jetë më i vogli që nga viti 2005, kurse më i kënaquri duket Arben Imami, që deklaroi se atij i janë akorduar 1.43 përqind e GDP-së, një shumë e mjaftueshme për të. Në fakt NATO kërkon që buxheti të jetë 2 përqind e GDP-së, por nuk po na prish shumë punë. Rëndësi ka që kryeministri po lë mesazhe me lutje nëpër Jeruzalem. Na shpëtofshin nga viti apokaliptik.

9 komente në “Si është katandisur arka e shtetit shqiptar”

  1. elinor bahiti says:

    Kur diskutonim ne forumet e ndryshme online (faqet ne fb te Top Channel, Edi Rames etj) per rrezimin e shpellarit kishte vetem dy zgjedhje: 1) me protesta te pergjithshme, kembengulese, dhe 2) te rrime duarkryq dhe te presim sa te shkaterrohet ekonomia qe barbari te dorezohet vete. Megjithese, per kete te dyten kam shume dyshime se nuk do te kete protesta te dhunshme si pasoje e rrenimit ekonomik. Pra, cfare beme? Thjeshte e lejuam salafin qe ta shkaterroje vendin mire e mire dhe tani s’na ngelet gje tjeter vecse te fusim ne perdorim instiktin e mbijeteses dhe dashje pa dashje te dalim ne rruge, kete here me nje zemerim disa here me te madh.
    Me lejoni qe me kete rast te falenderoj te gjithe administraten e shpellareve (pd-istave), zagareve (lsi-stave) si edhe krietarin tone “trim” i cili kohet e fundit ka ba nje pune heroike duke shkru ne blogun e tij dhe duke botu libra!
    Shume falenderime shkojne edhe ne drejtim te gjithe juve qe i grricni fytyren ndonje kritikuesi te Rames ne vend qe te ishit me shume kerkues ndaj tij!
    Dikur thoja qe ka per te qene shume vone kur te na dale gjumi, kurse tani them se ajo koha e te qenit teper vone sapo ka mberrite!

      1. Argita_B says:

        “Paraja fitohet kur gjaku shkon deri ne gju” thote Rockfeller…

    1. Rani says:

      Kujt ti thuash, ka plot qe kalojne ne orgazem vetem kur degjojne Ramen duke treguar broçkulla se kujtojne se duke treguar broçkulla do ti hyje frika Saliut qe nuk rruan bolet fare per perrallat e Rames se ja ka pire lengun. Sa gjynah qe ky popull debil s’po mbushet me mend dhe te nrgihet vete dhe mos te ike nga sheshi pa rrezuar kafshen qofte edhe me arme. Shihja njerezit kur shkova ne spital per nje vizite per nje te aferm qe rrinin si pula dhe askush nuk fliste nderkohe qe paradokset nuk kishin te mbaruar qe nga dhenia e lekeve e deri te mungesa e ilaçeve………Ky popull ka marre tiparet e popujve islamike qe kane duruar diktatoret nga 40-50 vjet dhe pastaj zgjohen nga gjumi………zoti e mbrofte se po ngeli per tu mbrojtur vete ka marre fund se s’ka ça te mbroje me, çdo gje eshte shitur dhe shkaterruar.

    2. miri bushat says:

      Nuk jam shume kunder komentit tend Elinor,por kam vetem nje kuriozitet qe besoj se do ma shuash,ne kohen kur ti diskutoje neper forume ne te tjeret ishim ne terren dhe ndoshta vuanim te mblidhnim sa me shume pjesemarres ne protestat e opozites dhe duke perballuar edhe kostot ekonomike plus presionet e pushtetit Ju ç’fare kuntributi dhate.Jam kurioz te di ku ishit para,ate dite dhe pas 21 janarit.Neper forume eshte e lehte, por ne terren eshte krejt tjeter nuk e di a e ke provuar?

  2. VICIDOLI says:

    Epo Saliu e mbaroi fazen e pare ,coi internet ne cdo shkolle te vendit.Dje dha kushtrimin per internet ne cdo klase.Por ky k/minister jashte kohe dhe larg realitetit,me kembe ne ajer dhe jo ne toke,nuk e di qe shkollat nuk kane energji elektrike,lere pastaj kompiutera dhe internet.Por, s’ka gje se do te kujtohet mbasi te mbarojne ndertimin e 8 shkollave ne Afganistan njehere pastaj do t’i kthehen vendit te tyre.Turp imadh per keta Don Zhuan dhe aventurier politik ,ne duarte e te cileve ka rene fati i vendit.

  3. TEFTA ALIKAJ says:

    ARKA E SHTETIT ESHTE KATANDISUR SI KARROCA E DYLIT , SI KANOCET E LYMIT TE TUTIT DHE SI CIJA E PAZARIT DHE SI KAPTINE E SACIT !

  4. lili says:

    cdo here Berisha e kantandis shqiperine se ky nuk di te prodhoje vlera po vetem te shfrytesoje ate qe gjeti hazer aty ne arken e shtetit!Kjo vjen nga rrenjet e tij:i fundi i katundit nuk di me shtu dicka…

  5. luis says:

    Kur bene histori shqiptaret qe mund te besojme se do rrezojne Berishen.
    Mire ben Rama qe u tregon se ku jemi,pavaresisht se ju kerkoni qe ai te beje lufte.
    Popull komplet i falimentuar qe gjithmone punet e veta kerkojne tua zgjidhin te tjeret.Ku ishit kur ua kerkoj kete nder per vehten tuaj Rama.
    Ua them une te gjithe mblidheshit para ekranit te televizorit,ose ne ndonje kafe ose pas dashnoreve ose duke vjedhur ose duke bere gara me makina se kush eshte me i zoti deri sa perfundonit ne boten tjeter,por kurrsesi atje ku eshte me kryesorja,por duke e pergojuar ate qe sot kerkoni prej tij se na cau trapin me keto protesta.
    Ikni e pirdhuni dhe mire ua ben Saliu qe u shkerdhen para e prapa se ate meritoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje