Një gazetë e Berishës, që është në dispozicion të Arben Malajt, kishte botuar një lajm sipas të cilit zoti Malaj paska dërguar një përgënjeshtrim në gazetën tonë rreth artikullit të zotit Baze “Bujar Leskaj, njeriu me letrat në rregull” dhe gazeta nuk ia ka botuar.
Së pari, duam të sqarojmë se zoti Malaj nuk ka dërguar asnjë e-mail në redaksinë e gazetës dhe kjo mund të verifikohet lehtësisht.
Së dyti, me sa pamë, zoti Malaj më qejf ka të ankohet tek Berisha, që janë të “dy bashkëvuajtës” nga shtypi kritik, se sa të sqarojë ndonjë pasaktësi në shkrimin që pretendon të jetë i pasaktë.
Në shkrimin në fjalë, zoti Malaj përmendet në kontekstin që ka emëruar dhe pushuar nga puna Bujar Leskaj si nëndrejtor i Përgjithshëm i Doganave në vitin 1997 dhe se të dy kanë qenë nën influencën e dy grupeve kriminale që vepronin në Vlorë. Në sqarimin e tij plot me shpifje të pacipa, pranon të njëjtën gjë dhe nuk e kuptojmë se ku qëndron pasaktësia.
Ja pjesa që ka shqetësuar zotin Malaj në gazetën Tema
…Trazirat e vitit 1997 e gjetën Leskajn në krye të doganës së Vlorës, dhe e lidhën atë fort me një pjesë të grupeve të armatosura që vepronin në qytet, kryesisht kundërshtarë të Zani Çaushit. Qeveria e re e Pajtimit Kombëtar e bëri Arben Malajn Ministër të Financave dhe emërimi i tij i parë ishte ngritja e Leskajt në postin e Nëndrejtorit të Përgjithshëm të Doganave. Tashmë ai kishte marrë një hije të plotë si zyrtar socialist. Si një bashkëpronar i Ledi Dajanës’, e cila në atë kohë ishte selia paralele e Partisë Socialiste, dhe si një ofiqar i lartë doganash nën kontrollin e socialistëve, ai dukej se ishte në rrugë të mbarë për karrierë në atë parti. Por Vlora ka gjithmonë të papritura. Grupet rivale në Vlorë, sidomos beteja mes atyre që quheshin kundërshtarë të Zanit, ku futeshin personazhe me nofka të çuditshme si “Kakami” apo “Gaxhai” dhe Zanit, po shkonte në ekstrem. Kishte të vrarë mes tyre, pengje, ekzekutime makabër. Arben Malaj po futej përditë e më shumë nën ndikimin e grupit të pushtetit, tender që në Vlorë dukej se e kishte fituar Zani Çaushi. I pafuqishëm për të marrë të gjitha vendimet vetë, ai detyrohet të pushojë në fund të verës Bujar Leskajn nga detyra me arsyetimin nën zë se ishte pjesë e miqësisë me kundërshtarë të Zani Çaushit. Por kjo “jo me letra”. Me letra kishte arsye për realizime e mosrealizime të ardhurash në një kohë që shteti ishte han me 7 porta.
Këtu filloi dhe prishja e tij e madhe me Arben Malajn, i cili ishte tashmë yll në ngjitje i socialistëve. Shtypi i atëhershëm e lakoi emrin e tij si të lidhur me Zani Çaushin në dërgimin e anijes “Katër Radat” në Itali, që u mbyt në Otranto, por dukej se ai nuk kishte gisht në atë organizim përveç faktit që emrin e tij mund ta kenë përdorur lirshëm banditët që nisën anijen. Po ashtu një histori me makinën e tij në një vrasje në Rrogozhinë, u sqarua si ngatërresë në një garazh riparimesh. Ishte kohë e vështirë të ndaje veten nga bandat e armatosura nëse do të ishe politikan nga Vlora dhe dy njerëz që kishin nisur karrierën në ato ditë, Bujar Leskaj dhe Arben Malaj, po merrnin rrugë të ndryshme, jo aq me dëshirën e tyre se sa me pafuqinë e tyre….”
Me gjeresishte artikulli gjendet ne kete link:
http://www.gazetatema.net/web/2011/11/19/bujar-leskaj-njeriu-me-letrat-ne-rregull/
Siç shihet, për korrektesë autori nuk e ka legjitimuar faktin që Zani Çaushi dhe Arben Malaj kanë nisur anijen që u mbyt në Otranto dhe as e ka akuzuar atë për vrasjen në Rrogozhinë, edhe pse makina e tij u bë pjesë e ngjarjes. Thjesht kemi vizatuar kohën për të cilën flasim. Nëse zotin Malaj e vret ndërgjegjja për ndonjë vrasje, apo privatizim të turpshëm në postin e tij si Ministër me elementë kriminalë, le të shkojë të rrëfehet tek drejtësia, jo tek gazetat e Berishës, që i tregojnë letrat në darkë dhe e bëjnë të vajtojë me zë të hollë në mëngjes.
O Gazeta Tema…pse i beni kaq temenara dhe shpjegime..ketij Malajt qe as fshati vet Llakatund nuk e honeps dot. E njoh nga afer,keshtu ben gjithmone si qurre sa here ja nxjerrin te palarat.
Po kete pse e mbajne akoma ne parti mor aman? Sa njerez mbledh ky, ca elekotrati ka te zona tij? Apo meqe mori pjese te ajo greva do ta durojme deri me 2013 kur te kaloje tek barka tjeter?
Une se kuptoj Parine Socialiste , cfare opozite pret te bej Ben Malaj ndaj Sali Berishes??? PO ky ne rastin me te pare i kujton firmen piramidale ku Malaj punonte dhe ky struket si mi…
Mero-Kam nje neveri te theksuar per kete palaco me emrin Malaj.Nje letyre qe edhe kur qesh t’a shpif,nje skuth.
Mjafton te analizosh foton,thote gjithcka:
Duket punetori skllav me punedhenesin krejt kopetent e kryelarte, ose versjoni tjeter: Si gezimi i papermbajtur i Miut servil, qe ka takuar pronarin e djathit…… of of of of of……….
Shkrimi per B.Leskajn dhe referimet per A.Malajn jane aq te sakta e korrekte sa as JAROSLLAV HASHEKU I FAMSHEM NUK DO TA KORREKTONTE DOT!!!Edhe nje rast,ku A.Malaj po e tregon veten se eshte me afer qeverisjes MAFIOZE te Berishes se sa QYTETARISE se Edi Rames!!!Prandaj nuk e duan Ramen keta LARO,se duan te vazhdoje SUDJA DHE RRAPUSHI!!!Dhe i mbajne keta Harasonet,Malajt,Islamet etj ne PS!!!SHPORRINI SA ME PARE!!!ATA NUK I KENI ME VEHTE,POR JANE KUNDRA JUSH NE CDO RAST!!Me mire DJEPI BOSH SE SHEJTANI BRENDA!!!
Se mos vetem zhulsi Arben Malaj ankohet ke ‘baba’Saliu.Edhe Kaci,edhe Harasoni edhe kumarxhiu Blushi.E kan ber si Baba teqeje Salen,sa her kan probleme,shkojn e ndezin qiri ke dervishi Sali.
Hahahaha………ha!,”E kan bo si Baba teqeje”
Shume e forte kjo.
Qe e ka mush kupen ky leshko per dajak e ka mush po kur do ta haje nuk i dihet asaj pune ,ky karagjoz i perzjere qysh ne krye te eres me dallavere dhe me dallkauklliqe nuk pushon eshte bere si i vellai i tij nji far Muhamet MALAJ qe endet sa ne france sa ne itali sa ne hollande e belgjike duke mashtru miletin dhe duke mashtru njerzit.
E dini si i thote qe benua eshte me salon ,benua nuk e do edon se ai eshte genjshtare ja shikoheni eshte i vetem Benoa qe po e kundeshton Benoa eshte me Fatozin dhe do beje nji Parti te Re ku do bashkonet dhe me Salin dhe Meten kundra Edos.
Mileti e digjojne dhe e besojne ket rrugaç ket batanije te vjeter qe merret me lloj lloj pislluku ne BE.
Arben Malaj ky hajdut me damke ky Piramide e Nanos ky kumarrxhi dhe buk shkeles njeri i djallezuar deri ne Palce pa din e iman lapangjoz dhe i poshterr,nji Nanoist i thekur dhe nji kodosh i PS.
Shko ankohu te saliu jot por dhe te GOPI I SATEME MOR LESHKO PAZARI .
Po kujt po i rruhet palloshi se je anku ti mor birbo ,ty po te vjen rrotull nji DRU sa do çuditesh dhe vete kur dhe si do ta hash .
Ne Kombinat shpetove per hater te Deputetit Sajmir Tahiri por… bej kujdes u zaberhan i llakatundit bej kujdes se nuk ka qejf njeri te duroje pordhet e tua o shkerrdhate i sali+meta +nanos je ti.
Ptuuuuuuuuuuu ORE PIRAMIDE E GJALLE JE TI O KUSARI I VLORES .
Or trim pa emer. Pse ka kaq budallenj kjo bote? A thua valle te ngjallin frike mjeranet qe merren me asgje por me shfaqjen e boshllekut te shpirtit te tyre. Zgavra e trupit tend mban vetem krimba sepse s’mund te shpjegoje kesisoj quravitjesh shemtaraqe. Ky soji yt eshte pa thleb dhe pa themel. Eh injorance e varfer ku e katandis e marrezine e te verbrit. Zoti te dhente meshire.
O Tema, po ca merreni me nje palaco si Malaj. Lereni Malajn te lepije menderen e Sales se nuk rri dot pa lepire menderen e atij qe eshte kryeminister, i ka mbetur nga koha e Nanos. Malaj, Fatos Nano, Cac Angjeli, Xhafaj dhe Likja i Monikes ishin figurat me te felliqura te PS. Njerez qe kur u shef surratin te ngjallin neveri.
Mjafton te shikosh fytyren si skuth ne fotografi,dhe i kemi thene te gjitha.
SHIKOJNI FYTYREN E BEN TRIMIT, DUKET IDIOT I PASHEMBULLT
Nuk e di pse Edi Rama nuk ju thotë të gjithëve (atyre që kanë mendimin ndryshe nga PS-ja dhe veprimin njëlloj si PD-ja): Ja ku e keni PD-në. Shkoni dhe shërbejini. Bëhuni zyrtarisht sahanëlëpirës, pasi ilegalisht jeni. PD-ja me këto njerëz erdhi në pushtet; me këto njerëz rrin në pushtet dhe me këto njerëz ka planëzuar të qëndrojë në pushtet sa të dojë, sigurisht me forcë ……
O Tema, do vini ndonje artikull per ate gangsterin e Gramozit ju, apo si gjithmone ne sherbim te betuar ndaj kryetarit.
http://www.gazetatema.net/web/2011/11/21/djali-i-gramoz-rucit-perfshihet-ne-nje-aksident-te-rende/
Ne faqe te pare po patet mundesi. S’ka asnje koment aty ndersa ne faqet e tjera eshte nga lajmet me te rendesishme.
He mor Albi,akoma se ke gjet artikullin qe kerkove??????????????
Ka qene ne faqe te pare,o Skeptik(Lol) shqiptar,por lajme te tjera i kane zene vendin.
He Albi,Albi,Albi qe nuk po gjen dot 1 argument me u gric me TEMA-ne.
He dinak i vockel shqiptar
Nuk ka me palaço se ky arbeni i malajve.jam me te gjithe ata qe kane then; çehre den beli
Ne foto dy fshataruce te kapur ne bolet e njeri tjetrit.Nuk shqiten dot se perndryshe prishet rrjeti malinj qe i merr frymen Shqiperise tash 20 vjet dhe i vetmi vend per ta mbetet burgu.
Ja keshtu si keta eshte pothuaj e gjithe e vetquajtura klase politike,gangstere e kriminale pa limit.Prandaj nuk bejne rregulla loje qe garantojne vullnetin e njerezve,sepse jane armiq deri ne vdekje te ketij vullneti ngaqe e dijne qe nuk do te ishin aty ku plackisin c’te duan, nese ne Shqiperi do te garantoheshin zgjedhjet e lira,te drejta e te barabarta.Keshtu qe keta jane produkt i njeri tjetrit,ja keshtu me bolet e njeri tjetrit ne dore, derisa ne te vendosim t’i sikterisim ne vendin qe meritojne te jene,pasi tu sekuestrohet cdo pasuri e pervetesuar padrejtesisht.
Malaj kur ta shohi keq punen e mban vrapin ketu ne USA tek e bija,parate nuk i mungojne,i ka bere me kohe.Tema ben mire qe urikujton njerezve bemat e Malajt ne vite te shkuara.
tekniku,do desheroja te kembenim privatisht mesazhe.
Shendet.
fsshijeni nga komentete kete idit Malaj …nuk ja vlen te merresh me kete lamash ..dava katunari
Une personalisht kam rrespekt te vecante per trimerine e treguar ne disa raste nga z. Malaj, i cili i ka ngjare te gjyshit xhandar trim ne kohen e mbretit Zog, i trajnuar personalisht nga koloneli anglez Oklay Hill.Ne vitin 97 u henger dhemb me dhemb me Zani caushin dhe banden e tij dhe Ben Malaj ia morri kokerr me kokerr liretat qe i takonin si pjese e tij nga paret e biletave te Katerit te rades.Ben Malaj ka nje kontribut te vecante per vrasjen ne Qafen e Sokolit( Rrogozhine)te banditit te rrezikshem Artan Kapllani i quajtur edhe Tani i Sanijes bashke me tre bandite te tjere. Ishte dinakeria e ben Malajt qe ia uli vigjelencen banditit Tan i Sanijes. Ministri i atehershem Malaj e paisi Tanin me fuoristrade Nissan terrano me targa te verdha shteterore( mjet i drejtorise se tatimeve), me lejekalim shteteror dhe me leje per armembajte krahas lejes per mbajtje armesh qe ia kishte dhene Arqile Gorreja kryebashkiaku durrsak i kohes.Shume FLM o Ben Malaj, per kontributin tend te vyer ne vrasjen e Tanit te Sanijes(Artan Kapllanit)!!!
o tema u paska dhene urdher edi te sulmoni malajn? Po pse mo mero e ben kete ti e njeh mire benin se si eshte dhe nese do te kishte nonje njeri qe do e nxirte nje vend nga kriza ky eshte arben malaj qe per ata qe komentojne ketu te shohin rritjen ekonomike kur ai drejtonte financat. Shikoni fqinjet kujt ja besojne qeverisjen teknicieneve jo piktorve e doktorve e shkrimtarve e gazetarve jo se nuk duan po se nuk dine .malaj i ka lene nanos disa here doreheqjen per shkak te nderhyrjeve qe ai ka bere .kush e ka pasur fatin ta njohi nga afer e di sa e do vendin e tij . Ai mund te iki qe neser ne usa e te jap mesim dhe ne harward po mendon per te bere dicka per kete vend shiko faqen e tij web. Po nuk e publik komentin do te thote qe nuk jeni ketu per te pasqyruar te verteten por per ti sherbyer edit dhe ne kete menyre saliut i cili meqe ra fjala vetem kur flet malaj hesht si gjithe te tjeret mjafton ta degjosh kur flet dhe do bindesh kaq mund tju them juve qe e ofendoni.
O Klodi i Big Brother…apo Ben Malaj, po ti qenke fiks si Buce Leska j..qe ve emra anonim dhe mburr veten ne opinione. Plasi masturbimi, palo burecash.
Beni mund te jepte mesim ne Harward, po nuk di anglisht. Kam edhe diçka tjeter, une nuk e duroj dot kur thote:’prekuror’ ne vend te ‘prokuror’. Dhe ne fund, ka shume mangesi ne cilesite personale, te cilat reflektohen jo vetem kur qesh, por edhe si sillet ne pergjithesi, nuk mendoj se vjen nga menyra si eshte rritur, besoj se sjellja eshte genetike.
Nuk ka si te jete ndryshe.Une e njoh nga afer.Nje lidhje me Berishen e ka nepermjet Gim Zeqos,pasi kur ishte minister i financave ai kunatin e tj Jovan Canin e mbajti per tete vjet drejtor te tatimeve te Tiranes dhe te Vipave.Edhe kur erdhi PD ne pushtet nuk e levizi nga vendi. Motren e Gimes e kishte vendos tek firma Cenaj ku vete kishte qene Financier dhe ajo do ja ket mbyll te gjitha pislleqett.Tani ajo eshte zvendese e Petrit Vasilit dhe shume e lidhur me familjen e Berishes.Dhe ato qe shkruan Mero per te jane shume te sakta. Une jam vlonjat dhe i kam jetuar ato ngjarje.Malaj eshte gati te shkoj qe neser tek Sala,jam shume i sigurt.
Or ti Klodi
Amerika ka me lopate si puna e Malajt.Sa per Haward duhet te kesh big balls.
I nderuar Mero!
Gjerat thuaji me hapur,ne kuptimin qe ata ne Vlore qe votojne katundar Benin,ta dine mire qe ai ishte bashkepuntor me Zani Caushin,ne organizimin e nisjes te Katrit te Rades dhe fundosjen e 100 jete njerezeve ne Otranto.
Kete gje duhet ta kuptojne ne radhe te pare familjet e viktimave.
Shendet.
Tekniku se ve njeri ne dyshim qe amerika ka me lopate per kete arsye eshte kombi me i fuqishem ne bote pasi ata si Beni i ble me flori, kurse ne ne momentin qe dikush mendon ndryshe nga kryetari duam ti kepusim koken. Ky njeri eshte me integritet me vjen keq per shume prej jush qe u ka verbuar urrejtja per gjithcka e cdo gje qe eshte ndryshe nga edi.
Ne si A. Malaj kemi shume pak dhe duhet ti mbajme jo ti denigrojme dhe kete gje Mero Baze e di mire megjithese duhet shume lufte e madhe ta ulesh ketee njeri per kete jam i bindur.
Keni per te pare qe e drejta do triumfoje dhe vendi yne do arrije te udhehiqet nga njerez kompetent dhe jo nga aventuriere qe kane deshire te bejne dicka por nuk dine si te arrijne atje dhe ne kete pike jane te dy si saliu si edi vetem tek mbeshtetsit dallojne dhe edi ketu ka avantazhin qe ka njerez si malaj e shume te tjere qe saliu nuk i ka se nuk i le as te marin fryme pa leje.
Tekniku by the way he has big balls check his web page to see that he already gave some lessons there and in Boston University too.
All the others aren’t even half of him you are blind to not see this i feel pity for you all….
o klodi mosje dora vete malaj qe ja di meritat kaq mire sa thua mezi e pret usa po mbeti amerika tek mesimdhenes te tipit malaj e tendja e mer lumi si shqiperine se edhe kungulli qe eshte kungull do 2 ore dielle qe te piqet e keshtu mori gardhin si malaj e ti se gjetet gardhin e ngritur e mundoheni te hidheni nga komshia salia i cili o i bindeni o ju ben hi
I dime leksionet e tij se na i kane treguar studentet tane atje , gjithashtu edhe leksionet e Kaçit, amani mosni me keto pompimet, se u ka dale boja. Kane rregulluar disa leksione kur ishin ministra dhe jane fershellyer nga studentet, per nivelin nen zero.
http://en.wikipedia.org/wiki/Arben_Malaj
per te gjithe injorantet qe shkruajne ketu mjafton vetem ti krahasoni cv e tij me ate te edit apo edhe te saliut.
qorra qe u ka bere mendjen pordhe edi dhe saliu bashke me te
e dime shkollen e mesme bujqesore e ka bere naten.
O Alebi nuk e di je shofer apo jo,po nuk ka shofer ne bote qe te beje aksident me dashje. Po ti me duket se je shpellar e nuk di te thuash ndonje fjale ngushelluese por vetem injorancen dini te tregoni dhe nuk tregoni apak rrespekt ndaj atyre qe humbin jeten. Turp te kesh…
po sa fallco qe jeni more njerez….duket qe eshte nje urrjetje e sforcuara….Ben Malaj eshte figure qe nuk mund te denigrohet nga njerez pa personalitet…ju eshte kthyer ne sportin e dites te sulmoni….thjesht se nuk ju njeh njeri, keni frike te shfaqeni ashtu sic jeni dhe keni gjetur kete strehen e vogel….po sa te vegjel jeni more..
Fotografia eshte shume me teper se koment: Don Saliu i ndraghetes rurale veriore me cirakun e vet, katundarin jugor, pa din e pa iman: Malaj.Dhe kopeja shqiptare, me shume se e vdekur shpirterisht, qe i ushqen dhe i mban ne karrige dhe i ben sehir keta.
Sa qorra ka kjo faqe !!!!
Ushtare te bindur te PS dhe te edit apo njerez te semure kunder Saliut,
do vije dita kur ti hapni syte por do ju vije keq per veten tuaj kur ta mendoni.
Malaj ka care vete ne jete nuk ka qene as djale artisti dhe me shtepi ne mes te tiranes me te gjitha te mirat, as komunist nga vucidoli qe del ne foto me djalin e enverit ha buken e enverit dhe pastaj e shkel me kembe.
e mori banken e shqiperise me 32 miljon leke te vjetra dhe e la me miljarda leke e mori ne flake shqiperine dhe e dorzoi me dosje po ku dini ju se cfare eshte shteti mor te trashe sa keq qe me vjen per ju te gjithe se keni idene jeni per te ardhur keq
nga foto te le pershtypjen qe malaj thjesht eshte njeri i peshtire
çdokush qe nuk eshte me edin pse sulmohet nga tema? ?
-KAM KOMENTUAR EDHE ME PARE:
-PROGRAMI I PS ESHTE SHUME I MIRE,POR ME INDIVID KARRIERISTE,HAJDUTE,E NJEREZ QE ZHVILLOJNE BIZNESET NE MENYRE KORRUPTIVE,DUKE U FSHEHUR PAS NJERZVE TE VARFER TE PS,NUK MUND TE ECET PERPARA, DUKE E LENE VENDIN PA OPOZITE.
-DUHET SPASTRIM NE MASE TE LARGIMIT TE KESAJ KATEGORIE NGA PS.KESHTU NUK DOBESOHET POR FORCOHET PS.BIZNESMENET E PS,KARIERISTE,VOTEN E POPULLIT E SHESIN DHE E PERDORIN PER TE BERE PASURI.
-SHKATERRIMI I MONOPOLEVE TE ZEZA ANTI DEMOKRATIKE NE VEND I MARRE PERSIPER NGA PS,ESHTE I PA MUNDUR TE BEHET ME NJEREZ KARRIERISTE E TE SHITUR TEK KRAHU I TJETER.
-2013 ME NDIHMEN E ORGANEVE ANTI KORRUPSION,ME FORCEN E NJRZVE TE PERPARUAR QE NDODHE NE TE GJITHA PARTITE NE VEND,DUHET TE NAGJEJE TE QLIRUAR NGA TE KORRUPTUARIT TE CILET VJEDHIN ,SHKATERROJNE SHTETIN QDO DITE ,DUKE E LENE VENDIN NE FUND TE EUROPES.
-TE JENE TE SIGURTE SE 2013 DO TU TRGOJE VENDIN SEICILIT,SE DEMOKRACIA NE VEND NUK DO TU LIHET NE DORE NJERZVE QE SHESIN KARTONIN E DEPUTETIT,TE KORRUPTUARVE,ATYRE QE SHESIN E BEJNE PAZARE ME PASURITE E POPULLIT,QE BEJNE MILIARDA LEKE ME DALLAVERE.JAM EMIGRANT DHE E DI SI NXIRET LEKU,KUR KETA KODOSHA BEJNE MIJRA MASHTRIME.
-KJO KATEGORI DUHET TE KETE FRIKE,SE TURP NUK KANE,NGA FORCA E POPULLIT,I CILI KA NJE KUSHTETUTE TE SHKELQYER,POR TE MARRE NEPER KEMBE,KU INDIVIDE E ORGANE MARRIN FORCE PER TE MOS ZBATUAR EDHE VENDIME TE GJYKATES KUSHTETUESE,TE INJOROJNE LUFTEN QLIRIMTARE,TU JAPIN KRAHE BASHKEPUNTORVE E KOLOBORACIONISTEVE TE FASHIZMIT,TE PRONSOJNE E TE QPRONSOJNE NE MENYRE TE PA LIGJSHME,KU NUK BEHET ASNJE DENIM PER NGJARJET ME NEGATIVE NE VEND DUKE FILLUAR NGA FIRMAT PIRAMIDALE E TE TJERA.
-GAZETA TEMA DUKE QENE NE PARAROJE,KA DHENE KONTRIBUT MAKSIMAL NE LUFTEN PER DEMOKRACI NE VEND,DUKE MOS QENE E ANTARSUAR NE PS,NE NJE KOHE KUR MALAJ E DISA TE TJERE NE PS MENDOJNE PER KARRIERE E JO PER TU BASHKUAR PER TE VENDOSUR SITUATEN NE VEND.
[email protected]
–
o njerez …..me sharje nuk ecen Shqiperia perpara dhe kete e dime te gjithe shume mire. Le te vleresojme kontributet reale te gjithe kujte qe ka nje alternative qofte kjo edhe ndryshe nga ajo qe mendojme ne.