Djali i kreut të grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçit, Ledio Ruçi, është përfshirë mbrëmjen e djeshme në një aksident të rëndë automobilistik në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21 e 20 minuta në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit. Si pasojë e aksidentit ka vdekur 27 vjecarja Brunilda Pinderi. Jashtë rrezikut për jetën janë dy të plagosurit e tjerë, vajza B.R dhe djali E.C.
Djali i Gramoz Ruçit, Ledio Ruçi drejtonte një makinë tip “BMW X6” ndërsa makina me të cilën u përplas ishte një “Mini Cooper”. Policia dhe punonjësit e Urgjencës së QSUT-së kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke transportuar të plagosurit në spital. Në pak minuta zona e aksidentit është mbushur me kureshtarë të shumtë.
Pak minuta pas ngjarjes Policia e Tiranës bëri të ditur se i përfshirë në aksident është dhe shtetasi, Ledio Ruçi, djali i deputetit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi. Policia ka marrë në pyetje djalin e deputetit dhe tha se ai ka pësuar disa dëmtime, por asgjë serioze për jetën.
Automjeti tip BMW X6 pas përplasjes me Mini Cooper më pas ka hyrë në trotuarin anësor dhe është përplasur me një nga muret e ndërtesave. Fatmirësisht asnjë kalimtar nuk ka pësuar dëmtime, vetëm muri anësor i një prej dyqaneve të asaj zone. Dyshohet se te dyja automjetet kane qenë me shpejtësi të madhe, por do të jene hetimet që do të përcaktojnë se cila nga automjetet ka qenë shkaktar për aksidentin e rëndë.
Eshte perplas nje bir kurve djal i nje gangsteri te (ligjshem) me 2 vajza te thjeshta qytetare. dhe si perfundim rrufeja sbie ne hale!