Kryeprokurorja Ina Rama kërkon bashkëpunimin e të gjitha institucioneve për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit, ku katër persona u vranë para godinës kryeministrore, gjatë një demonstrate. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Shqip”, zonja Rama pohon se për ngjarjen në fjalë po hetojnë intensivisht me qeverinë dhe institucionet përkatëse. “Për shkak të funksioneve, ata duhet të bashkëpunojnë me prokurorinë dhe duhet të vënë shërbimin e tyre në funksion të hetimit dhe zbulimit të autorëve të 21 janarit. Përndryshe, nuk do të dihet rezultati i atij procesi eventual mbi shkaktarët apo autorët e atyre ngjarjeve”, – pohon Kryeprokurorja, duke vënë në dukje se një mungesë bashkëpunimi nga ana e qeverisë mund të sjellë që të mos zbardhen viktimat e 21 janarit. Pyetjes nëse do të dënohen autorët e mundshëm, zonja Rama i përgjigjet se ende është herët për të folur, pasi nuk ka filluar asnjë proces gjyqësor.
Një temë tjetër e prekur në interviste ka qenë edhe procesi “Meta-Prifti”, i cili po zhvillohet në Gjykatën e Lartë. Kjo e fundit ka “ligjëruar” tre ekspertët shqiptarë që këqyrën videoregjistrimin, duke rrëzuar prokurorinë. Kryeprokurorja thotë se qëndrimet e akuzës janë mbajtur në gjykatë. “Qëndrimin që ne kemi pasur e kemi formalizur në një kërkesë për dërgimin e tyre në gjykim, dhe ky është qëndrim i prokurorisë dhe po vazhdojmë të mbështesim akuzën në proces”, – vijon Kryeprokurorja, duke shtuar se, është gjykata ajo që ndërmerr vendime definitive në këto raste.
Numri një i akuzës shqiptare ka folur edhe për ngjarjet kriminale të kohëve të fundit, ekzekutimi i gjyqtarit Skerdilajd Konomi, ngjarjen ku humbi jetën një nga krerët e SHIK-ut të Durrësit, Isa Çopa si dhe vrasjet e ndryshme. Rama ka pohuar se këto ngjarje “janë goditje kriminale dhe shumë të rënda”. Në intervistë tregohet edhe bashkëpunimi i Prokurorisë shqiptare dhe asaj kosovare.
Zonja Kryeprokurore, ç’mendoni dhe si e konsideroni vazhdimin e mëtejshëm të procesit “Meta-Prifti”, pas vendimit të gjykatës për ekspertizën e 3 ekspertëve shqiptarë?
Nuk është çështje mendimi, por qëndrimin që ne kemi pasur, e kemi formalizuar në një kërkesë për dërgimin e tyre në gjykim, dhe ky është qëndrim i prokurorisë dhe po vazhdojmë të mbështesim akuzën në proces. Kuptohet, se gjykata është ajo që ndërmerr vendime definitive në kësi rastesh.
Kohët e fundit ka pasur një vrull të madh goditjesh të krimit të organizuar ndaj shtetit dhe individëve, siç ishte ai ndaj gjyqtarit Konomi, punonjësit të SHISH-it në Durrës etj. Si po shkojnë hetimet për këto ngjarje?
Nuk mund të themi ende se janë krim i organizuar. Sigurisht, janë goditje kriminale, dhe shumë të rënda. Mund t’ju them se ne kemi angazhimin maksimal me Policinë e Shtetit për t’i zbardhur këto ngjarje, për t’i vënë autorët para përgjegjësisë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe t’i jepet çmimi i merituar krimit.
Keni pasur prej kohësh një marrëdhënie të akullt, madje konfliktuale me qeverinë, mazhorancën dhe vetë kryeministrin Berisha, i cili ju ka fyer rëndë pas ngjarjeve të 21 janarit. Si janë aktualisht këto marrëdhënie?
Siç e dini, 21 janari është ende nën procesin e hetuesisë dhe në këtë drejtim ne ende jemi duke punuar intensivisht për të zbardhur rastin me qeverinë dhe gjithë institucionet tona përkatëse. Për shkak të funksioneve, ata duhet të bashkëpunojnë me prokurorinë dhe duhet të vënë shërbimin e tyre në funksion të hetimit dhe zbulimit të autorëve të 21 janarit. Përndryshe, nuk do të dihet rezultati i atij procesi eventual mbi shkaktarët apo autorët e atyre ngjarjeve.
A do të ketë fajtorë dhe a do të dërgohen para drejtësisë vrasësit e katër personave në shesh, në protestën e 21 janarit?
Se a do të ketë fajtorë apo do të dënohet ndokush, nuk mund të themi për momentin asgjë, përderisa nuk ka filluar ndonjë proces apo gjykim.
Tani kur Kosova është shtet i ri në Europë, sigurisht bashkëpunoni me institucionet e saj, respektivisht me ato të drejtësisë apo me EULEX-in. Ky bashkëpunim, a paraqitet në nivelin e duhur sipas jush zonja Kryeprokurore?
Po, natyrisht, si vende fqinje, sikur me institucionet e Republikës së Kosovës, ashtu edhe me ndërkombëtarët atje, kemi një bashkëpunim të mirë. Me institucionet e Kosovës, në këtë rast me kolegët tanë, prokurorët kosovarë, kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Gjejmë mënyra dhe gjuhë të përbashkët për të shkëmbyer informacione në favor të luftës kundër krimit të organizuar dhe zbardhjeve të një sërë rastesh që kanë të bëjnë me këto dukuri. Për sa i përket misionit të EULEX-it, po ashtu me ta, kemi bashkëpunim të atij niveli që e mundësojnë konventat ndërkombëtare në kuadër të marrëdhënieve juridiksionale me marrëdhëniet me jashtë. Pra, ky është bashkëpunim me EULEX-in, duke mos harruar se ky mision është një institucion europian për llogari të drejtësisë në shtetin e Kosovës, që është një moment të cilin ne e vlerësojmë në mënyrë të veçantë.
Ka disa raporte në Kombet e Bashkuara në Gjenevë apo qoftë edhe në Bruksel, ku thuhet se Shqipëria shfrytëzohet për transit apo si nyje e trafiqeve apo strehimit të grupeve kriminale. Megjithëse nga një bisedë me shefin e Interpolit ka fjalë të mira për Shqipërinë. Si i vlerësoni ju këto raporte dhe cili është vlerësimi juaj si Prokurore e Përgjithshme e Shqipërisë?
Edhe unë jam dakord, sepse e dinë më mirë kompetentët e drejtësisë, Policisë së Shtetit dhe Interpolit, se sa ndonjë raport apo medium që nuk e ka në qejf vendin tonë. Vendi ynë dhe sikundër edhe Kosova, nuk është “vrimë e zezë” në Europë. Madje, ne jemi bërë partner i barabartë dhe i fuqishëm me vendet botërore dhe organizatat ndërkombëtare në luftën tonë kundër trafiqeve apo kontrabandës së të gjitha llojeve. Fundja, ne kemi informacionet dhe më së miri e dimë që ne nuk kemi ndonjë hetim të tillë për ta konsideruar Shqipërinë aktualisht ndonjë “vrimë të zezë”.
Në një diskutim, shefi i diplomacisë serbe në Gjenevë, zoti Jeremiç, e implikoi edhe Shqipërinë rreth “trafiqeve të organeve”. Cila është përgjigjja juaj? Ekziston apo jo “shtëpia e verdhë” apo është thjesht një temë e mediave?
Kjo është një çështje për të cilën prokuroria nuk ka bërë hetime, por verifikime. Rreth kësaj që flasin disa qarqe, nuk na kanë rezultuar rezultate për të na bindur apo për të nisur një hetim. Por, në bazë të informacioneve që posedoj unë, kjo çështje duket se do të hetohet gjithsesi, dhe këtë do t’ia lë atij grupi që do t’u prijë këtyre hetime për ato dyshime dhe fjalët që janë përhapur rreth asaj “shtëpie të verdhë”, për çka edhe ne jemi të interesuar për të zbardhur atë rast, dhe padyshim do të ishte edhe në interes të vendit tonë ashtu edhe të vetë Kosovës./shqip
TE LEXOSH INERVISTAT E ZONJES NE FJALE ESHTE HUMBJE KOHE
Z.INA RAMA.Kolegja juaj kroate e arestoi dhe futi ne burg kryeministrin Santander per nje korupsion shume mijra here me i vogel se keto korupsione maramendese e vrastare qe ndodhin per dite tek ne.Keni nje pergjigje zonja RAMA se perse nuk arestoni jo sali kriminelin se nuk ke aq forc ti per kete rast por te pakten zonja prokurore nuk arin te arestosh asnje person me pozit por areston disa te mjere per trafik hashashi (qe per mua ndoshta e bejne per te mbajtur familjet me buk)sepse nuk ka pune.DERI kure zonja RAMA do te ekzistoj kjo gjendje gati paralizuese e prokuroris?
E kush do ta hetoje 21 janarin more aman ? Kjo more, kjo ?!
Po çfare hetimi ka bere kjo deri me sot ore ?! A mos beri lulken ? A mos beri mediun ? A mos beri shkelzenin ? A mos beri Trebicken ? A mos beri meten ? A mos beri kuliçajn ? Ah, po, ka hetuar ca cironka nga ata qe kane vjedhur mbi 20.000 leke te vjetra se nuk kane buke te hane.
Qe kjo Rama eshte thjesht nje cope lavire bulevardi, kete e ka thene edhe vete udheheqesi jone i paarritshem, sali ramiz basha. Po pse o miq, pyet qeveria per nje cope lavire ?!
Ina Rama, ty ta tha troc dhe ambasadori Arvizu: pervec atyre qe vrane duhet te cosh ne gjyq dhe ata qe penguan hetimet. Prandaj boll u justifikove, por nqs dikush te pengon hetimet, kodi penal vepron mbi kedo qe pengon hetimet dhe kete ta tha vete ambasadori edhe pse duhet ta beje vete. Ti e ke detyrim te cosh fajtoret ne gjyq, dhe deri tani ke cuar vetem nji te arrestuar per 5 vrasje, 10 plagosje dhe dhjetera tentativa per vrasje, te tera keto qe ndodhen ne 21 janar. Nqs s’e ben dot, je e detyruar te dorehiqesh, madje mund edhe te gjykohesh per fshehje krimi, se s’ka mundesi qe u vrane 5 e u plagosen dhjetera ne mes te dites, nen dhjetera kamera ndezur e me qindra deshmitare dhe ti sgjen dot vrasesit. Ne amerike prokuror privat ishte ai qe perballi klintonin, kurse ti e ke detyrim shteteror te pakten te besh sikur punon, duke denuar qofte dhe ata kriminele qe zbatuan urdhrat. Deri sot ti je fajtore per fshehje te se vertetes.
ZNJ. INA RAMA DUHET TE MARRE SHEMBULL NGA PROKURORJA KROATE LAPTOSH,E CILA ME KURAJO LUFTON KORRUPSIONIN E ISH KRYEMINISTRIT KROAT.PO ,KJO,SIC DUKET,NUK KA KELLQE TE BEJE DREJTESI SA TE JETE SALI BERISHA NE PUSHTET.MERR GUXIMIN DHE BEJE KETE,VERE DREJTESINE NE VEND,ZNJ. INA RAMA !
Po ndaj Metes kush te pengon?Nuk e di ense do kesh fakte me te qarta e te pasterta se keto?Nese nuk je ezonja ip doreheqjen e mjaft ben “qaramanen”
Ina o rrush i vogel kush te pengon ty….?Leji mi keta….
I pe silikonet e fundit qe kane dale dhe me cmim te ulur i bejne ne Maqedoni pak si me maje lart …po te besh dhe buzet ke 40% ulje cmimi ne total….
Znj Ina Rama .Pergjegjesia jote eshte shume e madhe ne funde te fundit shteti je ti dhe aspak Berisha berisha duhet te vihet para drejtesise dhe ajo qe e ven kete para drejtesi je ti. Une e di qe je edhe para presiopnev shume te medha pore ne funde te fundit keshtu ishte edhe Siva kondi por ja doli. Edhe ti perpiqu qe te lejsh histori te shkelqyeshme ne vendin ton.Ka mjafte terren per te vepruar vetem qe duhet vullnet dhe guxim pasi hajnat jen ne veprim ata nuk lejne gje pa ber. Une ende kem besim tek personaliteti i jauaj se kjo ngjarje e 21 Janarit do te zbardhet dhe gjaku i atyre djemve te mos shkoi kote.
Po presin gjith kto “Burra” ne ket vend qe nji Femer prokurore te bej dicka ,nderkoh qe vet sguxojn per asgje vetem llapen kan. Ate e ka dhe qeni.
Nuk e lexova fare pseudointervisten se nuk desha te ofendoja veten time duke lexuar broçkulla te tilla, ça bo keshtu kjo, akoma jep intervista, ncncnncncncc ne dore te kujt ka rene prokuroria………ik moj karice debile bej punen e leni intervistat ………
Ne shqiperi jane te ter kurva: Duke filluar qe nga punonjesit e banjove deri te Sali koke morri
O Ina po ik ore e perdale se ske bythe te luftosh krimin ti.
O Ina po ik moj se ske bythe te luftosh krimin ti.
Je komplet e paafte
gjalle qenka kjo????? ik mi shoqe se sje per ket pune…
ka ps nje here te drejte maloku vicidolit kur e quajti Lavire ,,,zaten shoqja e Argires ..taktika e ketyre zgjebanikeve eshte,,te shajme njeri tjetrin por te bejme pare ne kurrz te popullit
Kur ti nuk reagon kur ai hor te fyen rende nuk priten prej teje dhe organit qe drejton zbulime, hetime te thella e dergim autoresh ne gjyq.
Pervojat kane treguar se gjithmon prokuroret jan ata qe hapin lufte ,qe mundohen te godasin krimin dhe sidomos ate shteteror[ gjithmon do dale ndonje qe ka “menje te keqe” ],dhe jo gjykatesit [eshte lloji me i korruptuar ne bote] as policia [ ata blihen me nje paket cigare ]. Por qe te beshe nje hap me teper se te tjeret duhen “bole”te renda e “rondelja” nga mbrapa te mos ta beje ferc-ferc , dhe per fatin ton te keq kjo prokurorja jone deri tani ka treguar qe nuk disponon asnje nga ato.
Zonja Ina kur ti duron fyerjet qe te beri Kryeministri,c’mund te presesh me tej nga JU????
kjom more motra e vellezer nuk mbrojti veten e vet kur sala i tha Lavire por heshti o heshti se i di Argita ndonje gje o heshti se e tille eshte por edhe sikur te ishte e tille te mbronte veten e ti jepte shprese Shqipetareve se eshte nje grua e forte prokurore .me mire te iki vete se me turp do ta heqin .
Bravo Landi. Kuklla prokurore e pergjithshme, duhet te perballet nje dite me ligjin per heshtjen e mosveprimin (moszbatimin e ligjit) e saj.
Te japi doreheqjen dhe te mos bej llafe kot sic e ka zakon nqse nuk ja del dot!Ai pozicion kerkon vendosmeri,kurajo dhe doren e hekurt,e dinte shume mire para se ta pranonte qe mund te dilte kundra sistemit(Saliut e shokeve te tij).
O goce, dole shurre mengjezi i themi ne andej nga anet tona, he pra tregoje qe je nrdyshem se na more ne qafe te ghitheve,
JU ZONJE PROKURORE TE RROFTE AJO BUKURI PER ATE OSE ATA QE E SHIJOJNE DHE E SHFYTEZOJNE SE PER PUNE TJETER NUK JE.
ATA QE TE KANE DHENE ATE POST,TA KANE DHENE PER TE PASE ATY AFER PER UJKEND
NE KROACI U FUT NE BURG PRESIDENTI…E C’FARE NDIHME KERKON NGA QEVERIA QE AJO VETE I VRAU? kE PAMVARSINE ME KUSHTETUTE QE EDHE BOTA TA NJEH POR TI JE E KAPUR NGA KORRUPSIONI OSE NGA D A S H U R I A …..