Qarku i Fierit nën mëshirën e logjikës parashtetërore

19 Nëntor 2011, 16:40Politika TEMA

Ajo që po ndodh në Fier është e një logjike parashtetërore. Palët janë duke u kacafytur duke pretenduar të njëjtin post, atë të kryetarit të Këshillit të Qarkut. Socialistët kanë kryetarin e tyre, Vangjel Ndrekën, mirëpo pala tjetër është mbledhur dhe ka zgjedhur Artur Shehun si kryetar. I pari, Vangjel Ndreka, e ka parashikuar këtë fund të fabulës në një letër që pak kohë më parë ua ka dërguar ambasadorëve. Vini re deri ku ka arritur mosbesimi: letrën nuk ua ka dërguar autoriteteve të shtetit shqiptar, por ambasadorëve.

Socialistët e kanë çuar çështjen në gjyq, megjithatë, dhe Gjykata e Apelit, Vlorë, e ka dhënë verdiktin: kryetar i Këshillit të Qarkut është Vangjel Ndreka. Ky është një vendim i formës së prerë, dhe sipas legjislacionit shqiptar, duhet zbatuar pa një, pa dy. Vetëm Gjykata e Lartë, me kërkesë të palës tjetër, mund ta pezullojë zbatimin e këtij vendimi; ose mund të marrë një vendim të ndryshëm (nëse kërkesa kërkon dhe rigjykimin e çështjes).

Por pala e demokratëve dhe e LSI-stëve këmbëngulin në të tyren. Për ta kryetar duhet të jetë Artur Shehu. Kush e zgjidh këtë, nëse jo gjykatat? Me sa mend po e vazhdojnë këtë histori ata që po e vazhdojnë? Pse nuk bëhet asnjë ndërhyrje nga autoritetet politike e shtetërore të Tiranës? Ku e gjejnë këtë kurajo, vallë?

Respublica.al

14 komente në “Qarku i Fierit nën mëshirën e logjikës parashtetërore”

  1. sonila says:

    Te gjitha keto deformime te degjeneruara vijne nga islamiku Enkelejd Alibea dhe cami i pabese Ferdinand Poni.Vertet,ku e gjejne kuajon keto njerez???!!!Apo ndoshta eshte intaluar sistemi per te cilin vuajtem 45 vjet?!!!.45 vjet beri Enver Hoxha,21 vjet po mbush Sali Berisha.

    1. LORA says:

      znj. Sonila
      ky nuk eshte degjenerim por RIGJENERIM I PINJOLLEVE TE FASHIZMIT DHE TE SATRAPIT ZOG.
      nqs ne kohen e perandorit enver halil hoxha hanim bar tani nen vampirin
      berishe do te hash dhe helm & garbage.
      nuk eshte vetem fieri nen meshiren shteterore por eshte krejt SHQIPERIA
      NEN UDHEHEQJEN E SEKRETARIT PARE TE KQPPSH Z.ARVIZU DHE KUISLINGUT
      SALBISHA.
      kur xhaferr deva vrau 84 qytetare ne 44′ ai dha “1 dite terror-10 vjet qetesi”………….KETE BERI DHE PINJOLLI I TIJ lulqim sali udbasha **

    2. armand says:

      Shqiperi hesapi.keta r.e k. zihen sikur te jene ne çiflikun e tyre.shtet koti pa pike dinjiteti.baba Saliu ja arriti qellimit,po ju tregon se pushtetin e merr kush i ka bolet me te medha.ai njeh vetem gjuhen e forces dhe ka 21 vjet qe po e demostron.nenshtrohuni se s’keni rruge tjeter.

    3. Shefqet Cela says:

      Ka folur ligji fare qarte.
      Tani po flet Maliqi rrugaçerisht

  2. landi says:

    Kur vendosi gjykata per bashkine e Tiranes u zbatua, per Fierin s’ka vlere gjykata. Ska si te ndodhi ndryshe kur Rama edhe sot foli per 2013-en, a thua se e kane urdheruar te mos guxoje te mendoje per zgjedhje te parakoshme. Rama me kursin e ri i ka dhene leje qeverise te beje cte doje deri ne 2013-en. Rama cdo jave s’harron ti thote saliut qe s’do e heqi keto 2 vjet.

  3. shkodrani says:

    Te bashkohemi te tane me popullin e Fierit kunder kesaj maskarade te malokut Sali Pjeshka dhe Ilir hajduti,ky duhet te jete fillimi i nji revolte mbare popullore per rezimin njihere e pergjithmone te kesaj qeverije vrasese dhe hajdute……………POSHTE KOALICIJONI I TURPIT.

  4. poshte fashizmi says:

    injoranca ka arritur kulmin ata qe per cdo dite flasin per ligjin.sot nuk duan ta njohin siduket ato e njohin vetem kur ligji eshte ne favor te tyre ky njeri i cmendur duhet eleminuar vetem me revolucion mbare popullor.nuk mund te kete zgedhje as zgidhje me kete injorant dhe bandit qe ka kapur shtetin..poshte sali bisha liri popullit

  5. Xha Temja says:

    Lutem kedo t’me shpjegoje se mbi bazen e asaj qe po ndodh ne Fier, cfare kuptimi ka te zhvillohen zgjedhje? Nese rezultati i zgjedhjeve mund te deformohet kaq skajshmerisht dhe kjo per faktin se nuk ka asnje mbeshtetje ligjore per mosdeformimin e tij,atehere per cfare vullneti te popullit mund te behet fjale? Sidoqofte mundet dikush qe mbi baza ligjore te shpjegoje kete situate te parrefyer, kete deformim te pashoq te vullnetit te zgjedhesve duke patur parasysh ato qe po ndodhin ne Fier dhe Gjirokaster? Dhe se fundi ku dreqin po na shpien veprime te tilla?

  6. Fatmir Gremi says:

    Historia perseritet. Fashistet ne pushtet duan ta shtremberojne historine e ballistave qe ne bashkepunim me fashistet prishnin keshillat nacional-clirimtare qe sapo formoheshin. Keshtu po veprojne dhe neofashistet e rinj Alibeaj, Olldashi etj qe prishin keshillat e qarkut te sapo zgjedhura.

  7. tomori beratit says:

    Eshte nje grup brenda pd qe pregatit menyren,vjedhjen,falsifikimin e listave,te kartave ne vija te pergjitheshme manipulimin e çdo gjeje qe sherbejne per zgjedhjet deri te fletet,bojen dhe vulat deri ne hollesin me te vogel.Ky grup qe udhehiqet nga ferdinant poni,njaz kosovrasti,armand teliti dhe nje ushtri mercenaresh me pages e bejne kete krim me bekimin e sales e metes,prandaj jam dakort me ate qe duhet te jete PATJETER nje QEVERI TEKNIKE per te pregatitur zgjedhjet e 2013 ne te kundert vjedhja eshte eSIGURT

  8. PrapambetjetOsmane says:

    Cok gyzel Albanistan !

  9. Mallakastrioti says:

    Ne Shqiperine tone “Demokratike” , Shqipetareve qe kane Mbetur ne Shqiperi, u eshte mbushur mendja se vetem duke e marre me “Politike” do te behen te Pasur..Dhe disave, qe per fate te keqe , perbejne ata qe jane “Infektuar” per te qene Ne Krye-te Politikes, qe jane te Afte te zgjidhin Halet e” Miletit”,keta disa jane nga te gjitha anet dhe krahet..Shqiperia ka nje “Fjalore” shume te Pasur me Parti-Politike..nuk do te Gabohem por 114-te..Jane keta “Kapedane” qe do te “Zgjidhin” problemet e “Dovletit”..Si nuk keni Turp more ..a jeni Njerez, me Llogjik, me Ndere, me Bese..apo keto te Gjitha i keni Zevendesuar me Fjalet Post..para..poshtersi..sali Berisha..ilri meta..
    Dhe me e keqa eshte se ne Fier e njohin te gjithe njeri-Tjetrin..por keta qe kane Teseren e PD-se..e kuptojne Demokracine..Me Gjithcka thote Saliu ashtu duhet Bere..si dhe Anasjelltas..ata te Ps-se..Kurese keta te LIS-it..keta jane “Xhola”

  10. sherifi says:

    Po pse paska pretendime qe shqiperia ka shtet?mund te beje ndonjeher shtet sali talebani apo ilir hajduti? po ne cilin skaji te globit tone qe quhet toke jep urdher prokuroria e pergjitheshme per arrestime e atyre qe vrane 4 demostrues dhe qeveria nuk e zbaton? ndersa sa per keta krimbat e vegjel si ai deputeti alibeaj apo prefekti hasa qe ka mare diplomen e larte pa mbaruar shkollen 8 vjecare dhe te mesmen nuk mund te presesh tjeter gje se keta bein cfar ju thone shefat e tyre, njeri i saliut dhe tjetri i ilirit.
    dhe ne mbyllje Edi Rama po pranoi perseri bashkepunim me meten ajo do jete perfundimisht humbja e PS dhe gjith te majtes per te mos u kthyer me kurre ne pushtet.

  11. sali shporru says:

    Saliu eshte per zbatimin e ligjit de vetem te ligjit,per me teper Bujar Hasa eshte jurist pra enjeh mire ligjin.Hapu dhe futu brenda ku kemi arriturkur edhe maioze qe i njeh gjithe Fieri jane anetare te qarkut.Ky eshte fundi k,ku po shkojme o njerez

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje