PS kundër presidentit, nuk do të votojë kandidaturën e Leskajt

19 Nëntor 2011, 10:48Politika TEMA

Ndërsa pritej që propozimi i kandidatit të presidentit Bamir Topi për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, të kundërshtohej nga mazhoranca, ka ndodhur e kundërta.

Është Partia Socialiste ajo që ka dalë kundër Leskajt dhe mësohet se në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar është vendosur që të votohet kundër tij. Ky qendrim do u bëhet i ditur deputetëve ditën e hënë.

Ndonëse kryetari i Partisë Socialiste, kishte deklaruar kohë më parë se partia e tij do t’i jepte votën çdo kandidature të propozuar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, selia rozë ka ndryshuar qëndrim. Madje, kjo e fundit ka shprehur shqetësimin për propozimet e fundit të kreut të lartë të shtetit. Ky qëndrim është mbajtur pas propozimit të Fullanit për një mandat të dytë në krye të Bankës së Shqipërisë.

19 komente në “PS kundër presidentit, nuk do të votojë kandidaturën e Leskajt”

  1. Tani97 says:

    filloi faza e lojrave politike e cila do te mbaroje me ndonje marreveshje e stilit Nano-Berisha, e pa shpjeguar dhe ne kurriz te popullit.

  2. misionari says:

    Pershendes qendrimin e Partise Socialiste. Zoti Leckaj është një kartë e djegur në administratën e lartë shtetërore; kandidatura e tij e kompromenton rëndë politikanin Bamir Topi. Me këto lëvizje as qe mund te mendohet se Topi ka kellqe per te krijuar nje parti te re për t’iu kundërvënë Berishës. Topi kerkon kompromis me Berishën për një mandat të dytë në postin komod të Presidentit kukull të Republikës.

  3. Beni says:

    Po PS ca ka me kete ky ka qene kandidat i ramiz alise me 1991. Sa mosmirnjohes qe jane keta politikanet

  4. poshte tralletaret says:

    nuk eshte per postin e kld as zotit topi nuk duhet ti kihet bese me duket se z rama po i kupton hilet e levizjes sala topi sic i themi ne nga shkodra ketu ka mish dhie,,,,,,

  5. analist says:

    Po te jete se Rama provokon nje çarje te PD me kandidaturen e Leskajt,atehere eshte levizje e gjetur politike.
    PD vihet para proves qe ose ta votoje ne bllok,ose kandidatura e nje figure te respektuar te PD te hidhet poshte.
    Po te jete se votohet kunder per fodullizem,atehere vazhdo me corapet e kuqe z.Edvin se nuk je per kete pune.

  6. Frederik says:

    Si duket tavolina e nendheshme e bashkebisedimit Rama – Berisha ka filluar me kete lloj strategjie. Nuk eshte per te besuar politika ekzistuese shqiptare. Te gjithe bejne plane dhe role vetem per interesa personale dhe joshqiptare.

  7. Mimoza says:

    Sa gabim qe gjykohet pa e njohur njeriun.Gabimi i Rames do te jete i madh ne vazhden qendrimeve te tij kundra per cdo gje.Leskaj eshte konsensual dhe njeriu i zoti per kete post.Nese PS gjykon nga vjen athere nuk paska kuptuar cdo te thote demokraci.

  8. Gezim Llojdia says:

    Ajo qe une gjykoj si gazetar eshte se mendimi PS eshte i gabuar.Leskaj ashtu si cdo shqiptar ne keto vite ka bere pune te mbara dhe te dobishme.Nese flitet per ndonje cen kush ka mbetur pa i vene epitet dhe cene ne kete vend?
    Bujar Leskaj ka njohur ne karrieren e tij politike ngjitje nga punet e mbara qe ka kryer ne administreten shterore.Nuk eshte perfolur per korrpusion as kur ishte minister dhe as kur ishte deputet.
    Tre arsye jane:
    a-ne punet si shtetar i larte ka pasur devotshmeri
    b-eshte Dr i shkencave ne fushen ekeonomike
    c-eshte autore librash
    d-ka dhuruar libra per disa biblioteka publike ne rrethin e Vlores
    e-ka finacuar cmime per krijuesit vlonjat te fushes se letrave,gjitsejt 13.
    d-ne pozicionin e deputetit ka ngritur probleme te mirfilta si analiza ekonomike ne parlement dhe ne media duke gjykuar ne rolin e ekspertit per problemet e ndryshme qe shqetesojne ekonomine.
    Ka edhe me arsye.Por me kryesorja.Eshte specialist i kesaj fushe.Nese opozita gjykon keshtu ekspertet dhe njerezit e devotshem eshte pune per te.

    1. qebapi says:

      Mesa duket duhet ta njohesh mire Bujarin qe i ke rreshtuar gjithe keto cilesi (nuk di nese jane 10 sepse ato i ka ushtruar mire kur ishte sekretar i rinise komuniste te Vlores-10 cilesite e komunistit).
      Po ate qe sa here vinte ne Vlore bente sex ne maiknen e ministrit pse nuk e ke shkruar? Apo mos valle nga qe te beri drejtor te parkut arkeologjik te amantias nuk e mban me mend? Bujari e ka diskredituar Vloren me ato qe ka bere. Fakti qe ai ndejti larg keto 4 vjete eshte se ai donte te harrohej sado qe punoi thelle ne humbjen e te djathtes ne 8 Maj. E di fare mire PD e Vlores ate qe beri ai kunder Kollozit. Bamiri nuk e do Bujarin se e di qe ai eshte sa komunist, aq socialist, aq demokrat dhe me shume sexist qe tavolinave tregon tere jarg per netet e kaluara me ato qe i paguan me parate e doganave.

  9. Votues PS says:

    Sipas teje duhej vene bukinisti Mendel i Zvajgut sepse ai lexonte me shume? Lerini keto argumente idiote dhe perqendrohuni tek thelbi. A mendon ti se Leskaj me te vertete do te luaj rrolin qe duhet ne KLSH? Une mendoj qe jo. Dhe jo sepse lexon shume por sepse eshte kelysh i pushtetit.

  10. Mimoza says:

    E vlersoje kandidimin e z B.Leskaj .Arsye eshte e thjeshte:
    a-Nuk jam pjese e partive poltike.
    b-Por gjykoje se zgjedhja me e drejte do te ishte qe ky personalitet qe ka shkruar edhe libra dhe ka titull shkencor te zgjidhet ne krye te KLSH.
    c-Ne pozicionet e meparshme nga sa kam lexuar nga shtypi ka bere pune te mbara.
    d-Eshte Dr I shkencave ne ekonomi

  11. Claus says:

    Nuk e kuptoj perse do te duhej qe PS te votoje Leskajn?
    Se eshte kandidature e Bamir Topit?
    Se eshte eshte kandidature e “armikut” te Berishes na qenke automatikisht kandidature e persosur dhe PS duhet ta votoje?
    Absurde dhe allogjike.

    Se fundi Bujar Leskaj nje “numer” i PD-se eshte, si dhe Flamuri i “antenes” si Shabani, si Jemini, si Dashamiri qe rreh arbitrat, si Hasoni dhe Hyseni. Numer i dale nga ai thes eshte.
    Sa per kujtese, ne `97 vlonjati Bujar ka qene besniku i PD-se kur te gjithe e braktisen. Respektivisht ne ate “kohe te erret” ka qene Nendrejtor i Pergjithshme i Doganave.
    Eshte e paket kjo?
    Ne na le si shpejt kujtesa.

  12. Shkupi says:

    O Bamir Topi,mos i politizo institucionet e pavarura,o Top nuk eshte pune private kjo ceshtje,do e marrish denimin e merituar nga Shqiptaret.

  13. tomori beratit says:

    Kam pasur besim te presidenti Topi por njerezit qe ai zgjedh per poste kyçe te nje shteti Rasti i Fullanit eshte alarmant por edhe sali shehu e bujar leskaj nuk jane personat qe duhej te propozoheshin nga TOPI.Z.President.MOS propozo asnje partiak por vetem specialist te shquar pa parti.Sa per ate qe presidenti Topi po shperblen perkrahesit e tij eshte nje shenje e keqe per te ardhmen qe zTopi mendon te ndermar.Mos e zhgenje kete besim qe po fiton ne popull z PRESIDENT

    1. tg usa says:

      TOMORO.
      Une nuk kam patur dhe nuk kam besim te bamiri.
      pret kockat e birishes dhe eshte butak
      me full anin e katranosi se ka vajzen ne banke por edhe per ta mare birishen me te mire
      meret dhe me pushtlleqe por ajo eshte jeta private e tij

  14. vjosa says:

    Bamiri burr shteti!!po ai ka dy gra(njeren te pa deklaruar,e me femij)edhe katundar Tirane edhe burr shteti!nuk vete.

  15. elio says:

    Nuk kuptoj perse duhet te zgjidhet ne Kontrollin e shtetit nje kandidature politike…aq me teper qe nga kontrolli dhe nga rregulloret e kontrollit nuk marrin vesh fare…mbaruan tekniket dhe profesionistet e pavarur…

  16. filani says:

    Ky eshte nje mafioz i kalibrit me te madh dhe djali i tij i madh eshte nje drogaxhi dhe i degjeneruar qe i vjedh lek te tjerve per droge. Vdeksh aty ku je bashk me ate salimutin dhe koklopen!

  17. Kete fytyre hajduti ne Doganen e Vlores ne kohen e qeverise se PD 1992-1997 qe njeh dhe e urren pothuaj 100% Vlora 9kom nji mesen time te martume me nji prej fisnave te tij ne Vlore qe dhe ato vete e shajne hajdut dhe injorant-ekonomist), e si mund ky President koqja nga Dibra se nga Tirona eshte vetem nip e jo Tironas autokton sic boni e mblodhi para ca ditesh 100-katunar (shumica e tyne maloke te periferise se larget te Tirones, por qe kane zbritur neper katunet e Tirones para 1900); Te propozoje nje hajdut dhe nje njeri qe nuk shquhet ne asnje rast e drejtim qe eshte profesionist, por edhe si Ridvan Bode dhe shumica e Politikaneve te sotem kane bere Diploma e Certifikata me para dhe jo me zotesi profesionale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje