Gjiknuri: PS është për korrektim të sistemit zgjedhor nga proporcional rajonal në kombëtar

18 Nëntor 2011, 22:25Politika TEMA

Një ditë pas miratimit të Komisionit për Reformën Zgjedhore flet një nga anëtarët e kësaj strukture të re parlamentare deputeti socialist Damian Gjiknuri. Në një intervistë për ps.tv, Gjiknuri tregon pse nis puna për reformën zgjedhore më shumë se një vit e gjysmë para zgjedhjeve, si do të funksionojë ky komision, cilat janë çështjet që PS do kërkojë domosdoshmërisht të adresohen. Gjiknuri i jep përgjigje edhe pyetjes së çfarë qëndrimi do mbajë PS lidhur me sistemin zgjedhor duke deklaruar dëshirën e kësaj partie për korrektimin e proporcionalit nga rajonal në kombëtar.

 

Komisioni i ri për reformën zgjedhore është ngritur duhet thënë shumë herët para zgjedhjeve të pritshme, ndërkohë që jemi mësuar t’i shohim këto reforma vetëm 3 muaj para zgjedhjeve?

 

Ky është një sukses për reformën zgjedhore falë shumë rekomandimeve të ndërkombëtare. Në mënyrë që t’i lëmë kohë masave implementuase të paktën 1 vit para zgjedhjeve. Kemi një afat konkret që përkon me pranverën e vitit tjetër që ti lihet kohë një vit administratës në implementimin e reformës zgjedhore. Zgjidhja më e mirë që është bërë për këtë gjë.

 

Si do të funksionojë ky komision?

 

Komisioni i reformës zgjedhore në përgjithësi në praktikat e 15 viteve të fundit ka qenë një komision bipartizan, me pjesëmarrje në mënyrë të barabartë të dy partive të mëdha, duke synuar një vendimmarrje konsensuale, duke i dhënë partive kryesore një lloj të drejte pak më shumë se të tjerat në vendimmarrjen e komisionit. Por ne jemi treguar të kujdesshëm që edhe këtë element negativ, ose për shkak të kritikave që ka thithur për punën e vendimmarrjes së dy partive të mëdha ta zbusim duke u lënë hapësirë partive të tjera që të konsultohen e të jenë në korrent të reformës zgjedhore, pa të drejtë vote. Janë mbi 10-12 parti që do të konsultohen në mënyrë të përhershme për çdo vendimmarrje. Ata do të kenë aksesin e vazhdueshëm për reformën, do të jenë aty, por pa të drejtë vote. Por peshën kryesore për vendimmarrjen do ta kenë dy partitë e mëdha dhe partitë që janë pjesë e këtij komisioni për reformën zgjedhore.

 

Çfarë çështjesh do të adresojë reforma zgjedhore?

 

Probleme që janë identifikuar në mënyrë të posaçme në dy zgjedhjet e fundit, në vitin 2009 e 2011. Ka një brum të mjaftueshëm nga ku mund të fillohen amendimet e ndryshme të kuadrit ligjor për procesin zgjedhor, siç janë votimi familjar, votimi fiktiv, problemet me listat e zgjedhësve që janë pranuar dhe në rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. Mbi të gjitha rekomandimet për përmirësimin e administratës zgjedhore, jo vetëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por dhe në administratën lokale, pasi të gjithë e dimë se politizimi i saj dhe roli politik i KQZ minoi zgjedhjet dhe thithi kritikat e vëzhguesve ndërkombëtarë në këtë drejtim. Rekomandimet e tyre do të adresohen në mënyrë të tillë që të depolitizohet dhe të jetë larg kthetrave të politikës administrata zgjedhore. Pa u adresuar këto rekomandime s’do të kemi zgjedhje të lira e të ndershme.

 

A do të prekë kjo reformë sistemin zgjedhor dhe cili është qëndrimi i Partisë Socialiste për ndryshimin e mundshëm të sistemit zgjedhor?

 

Sistemi zgjedhor është debat i hapur, nuk ka rekomandime konkrete për standardet e sistemit zgjedhor, por mbetet një debat i hapur. Sistemi aktual ka probleme të mëdha, përsa i përket proporcionalitetit të votës. Një sistem zgjedhor duhet të synojë që vota e hedhur të jetë në proporcion me mandatin e prodhuar. Ka një deklaratë dhe nga ana e zoti Berisha, i cili tha se jam i hapur për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Ne presim që ai ta bëjë realitet këtë premtim kur të vijë puna tek diskutimi për sistemin. Partia Socialiste është e hapur, janë shumë parti të vogla që kanë kërkuar këtë dhe kjo është pjesë e tryezës sonë që të dëgjojmë të gjitha pretendimet. Për ta thënë fare qartë, ne jemi të hapur që të diskutojmë mbi formën e korrektimit kombëtar duke ruajtur elementë të rëndësishëm të përfaqësimit rajonal, në një mënyrë që edhe partitë që kanë një lloj peshe në elektorat të ndihen të përfaqësuara.

6 komente në “Gjiknuri: PS është për korrektim të sistemit zgjedhor nga proporcional rajonal në kombëtar”

  1. LORA says:

    Te gezojme qe tani e mori vesh ky Gjiknuri qe proporcionali kombetar
    eshte sistem me i drejte se rajonali i kaluar???????
    Ik o Gjiknur,si ste vjen turp e del e jep mendje ti qe sishe kader te pengoje masakrimin e votes se popullit te Tiranes.Per mua ti je idiot.

  2. Lora cfar te benin me shume keta??? Me cfar do ta mbronin??? Mos mendo se Saliu me bashkpuntoret e tij kan shpetuar paq se do ket dhe per te hesape per te lare, per shum krime: vjedhje, shkelje te kushtetutes dhe vrasje qe kan bere do vij dita se asnje nuk eshte i pejetshem. Po nuk me pelqen fakti qe ti flet pa u menduar, nuk kishin cte benin me shume i provuan te gjitha menyrat vec te ngriheshe populli e te conin vendin ne nje 97 te dyte, po nese econin vendin ne nje 97 te dyte atehere si do ngeleshe arka e shtetit do ngeleshim si Greqia e cila qeverria e Papandreut erdhi ne pushtet e gjeti arken bosh dhe falimentoi si qeverri ashtu do ishte dhe qeverrisja e PS-se do falimentonte qeveria e Ps-se sapo te hynte ne pushtet.

    1. ardi says:

      Bashkim me LSIne apo me Meten?me LSIne ska problem,por me Meten!!!Po nuk lat gje pa then per “hajdutin Meta” e tani po terhiqni ato qe keni then?!Ju qofshi.Me mir Aleancen KuqeZi.

  3. dietologu says:

    politikanet e tiranes nuk shikohen pasi te kesh ngrene ushqim,tani pas kaqe vitesh ata te nxisin nxjerjen e ushqimit nga stomaku,si thone ketij procesi ne shqip?
    dietologu.

  4. vjosa says:

    O Damianooo.Po kumar po luani?Jo te nderroni kodin zgjedhor,por te nderroni cdo gje sa te jet Saliu ne krye te puneve nuk do fitojm dot kurrrr.Gjeni kryetar tjeter,se Edi e ka mbyll ciklin,ja u shpif vet socialisteve.Ik te partia jote PDja Edvini,se kurr nuk ke qen Socialist i vertet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje