'Kurban' i Ramës zbret nesër në Durrës

18 Nëntor 2011, 20:10Politika TEMA

Kreu i PS-së Edi Rama është ftuar nesër në qytetin e Durrësit që të firmosë autografe për lexuesit e tij durrsakë të librit të sapobotuar “Kurban”, një rrëfim siç ka pëlqyer ta quajë vetë Rama për 11 vitet në krye të Bashkisë së Tiranës. Si duket jehona e këtij libri ka kaluar caqet e panairit që u mbajt në ditët e para të Nëntorit dhe vazhdon të jetë i kërkuar nga lexuesit edhe në rrethe të tjera. Kështu nesër Rama do të jetë tek Galeria në Durrës për të firmosur autografe në librat e durrsakëve  pasdite në orën 17.30. Gjatë firmosjes së librave në Tiranë radha u bë aq e gjatë dhe e ngjeshur pranë stendës së shtëpisë botuese Dudaj, saqë stenda u thye. Megjithatë Rama vazhdoi të jepte autografe për qindra lexues të “Kurban”-it. Në promovimin e librit ai tha se nuk kishte pasur qëllim ta botonte këtë rrëfim kur kishte nisur të shkruante, por tani që kishte dalë në treg i dukej sikur ishte lakuriq në publik.

9 komente në “‘Kurban’ i Ramës zbret nesër në Durrës”

  1. elinor bahiti says:

    Ramaaaaa, You have forgotten who you are and so
    have forgotten the people of Albania. Look inside
    yourself, Rama. You are more than what you have
    become. You MUST take your place in the Circle of Life.
    Fight Salih, Rama…never mind the book!
    Me falni per inglishten, :p…e modifikova pak nga ‘Lion King’

    1. kole caku says:

      -ej oj leonro sa emer te bukur paske .
      -ej o amigo mos e ngatarro ramen me kam hujt or tej.
      -ej ne une ashtu menoj per lufte por sala do jete
      i vetmi malodiktator muti qe do bjeri ka librat or tej.
      -Nqs do ta zbresesh nje malok prej kali mos lufto me te por
      injoroje dhe poshtroje.
      – ej o amigo qe kur ka dale libri ka fillu sala me mor droga ma te forta
      or tej.

      1. elinor says:

        Ok Kole, ishalla eshte si thu taj or taj! Edhe ti paske emer shume te butur,…per nderin tend po e pi nje kole (koka kole)

    2. Fatmir says:

      Elinor mos u shqeteso se i duhen, para per te blere shtepi. Do te shese librin pra…

      1. elinor says:

        Fatmir; te njejtin koment e postova te faqja e Rames ne facebook dhe me perzuni admini prej andej!! Kushedi ke ka vu Rama si admin, ndonje cope bajge te pavlere qe i ka ra pak pushtet ne dore dhe mundohet te ushqeje ate egon e tij te semure duke i mbylle gojen komentuesve sa here qe nuk i pelqen mendimi i tyre. Ndryshe nuk kam se si ta shpjegoj se komenti nuk eshte aspak jashte etikes!

        1. Fatmir says:

          Mos u merzit. Kritikat jane te hidhura, por pastaj te bejne mire, kete Rama do ta kuptoje, kur te humb prape ne 2013, sepse me sa duket i ka hy vedi ne qejf. E pe mbreme kishte marre pamjen e Enverit

          1. elinor says:

            Nuk merzitem aspak, Fatmir. Qe i ka hy vedi ne qejf as qe diskutohet! C’taksirate ka ai popull i shkrete qe mire te parin e qeverise e ka te pjerdhun por edhe te parin e opozites nuk e ka te hajrit?!

  2. Haxhi Qamili thote says:

    O Fatmir ore qafir,si more te paska ra ne sy mbreme Edi e tu ka duk si Enveri,po ti mor gamor ku i ke syte ne b…? u bo 21vjet qe po shikojme Saliun kopjen e keqe te Enverit e ste paska ra ne sy?turbe estrafulla alham dyryla

  3. leon says:

    Nje gje te habit, ku e gjen kohen Rama per te bere libra?! Me cfare duhet te merret dhe me cfare merret…
    Nuk besoj se ka ndonje shqiptar me halle qe i intereson shume nese Rama eshte shkrimtar i talentuar apo jo.
    Ai eshte person publik (VIP) sepse eshte kryetar i PS dhe per asnje arsye tjeter. Nqs do kishte talent per letra do ishte bere i njohur para se te perzihej me partite.
    Te merret me ate qe duhet te merret dhe jo me libra kujtimesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje