Qafë- Thanë, policia sekustron një kamion me pula të sëmura

18 Nëntor 2011, 13:19Politika TEMA

Policia doganore në Qafë Thanë ka bllokuar gjatë ditës së sotme një kamion me pula, të cilat kanë qenë të sëmura.

Sipas burimeve të policisë, pulat e sëmura vinin nga fshati Veshesht në Maqedoni dhe kishin si destinacion qytetin e Elbasanit. Bëhet fjalë për një sasi prej 4.6 tonë pulash.

Pulat e sëmura që janë bllokuar nga ana e policisë, pritet që të groposen ditën e nesërme.

9 komente në “Qafë- Thanë, policia sekustron një kamion me pula të sëmura”

  1. I.Troplini says:

    Nuk ka pula Shqiperija!!!Fermeret shqiptare jane “thare nga trute” dhe kane harruar se si mbahen pulat. Ndaj shkojme dhe blejme plehrat e plehrave maqedonase dhe greke dhe hiqemi sikur habitemi kur degjojme lajme te tilla.
    Eshte politika e kesaj qeverije qe nuk i krijon fermerit shqiptar asnje kusht pune por punon kunder tij duke krijuar monopole tregu per mallra ushqimore te skaduara ose qe nuk duhet ti serviren konsumatorit ne vendet qe jane prodhuar. Hajdutet ne pushtet nuk duan t,ja dijne nese mishi i vicit maqedonas qe ka zaptuar tregun shqiptar eshte i rrezikshem per hir te hormoneve te perdorura pa kurrfare kontrolli. E rendesishme per ta eshte qe te mos lejojne fermerin shqiptar te afroje prodhimet e tij ne treg, sepse kjo do ti hiqte nga dora fitimet e majme qe vijne nga kontrabanda.

  2. APOKALYPSIS says:

    E mo se kane fituar immunitet allvanite, ua u kapen keto pula e shpetuan …
    Sa kohe kam une qe iu them qe mishi iu vjen nga Iran/Irak/Pakistan (apo s’behet kahsapane atje .. )
    Se moren nje pale pula me grip s’i gjeti gje de ?

  3. Χιμαρα says:

    Problemi eshte serioz, por fatkeqesisht ka 20 vjet qe ne shqiperi kane hyre te tilla produkte me shumice, pa asnje kontroll.

  4. tourkofagos says:

    hahahaha,prandaj flasin si te trullosur keta mostrat,sepse hane shale pule te flamosura,,,,,,,

    1. File, me jane merzitur disa burazere (anastsi,hajricka etj) Kur vene per thesat ne mengjes thone tourkofagos, na i dergon bosh kutickat, file behu pak patrijot mos i boshatis te gjithe kutickat se ku do kenaqen te papunet ? ade file, me pak per qenin me shume per burazeret, ahahaha
      me pelqeu muzika ef

      1. tourkofagos says:

        Taqke,byrzeret nuk kane shume pretendime per jeten,,,,,,nje thes miell,speca te skuqura ne tigan[mundesisht te djegura],shale pule te zjera,raki molle,dy kokrra qep,ne fund dhe nje kafe turke te zeze si bythe arapi e cdo gje m’rregull….!
        ah,se harrova dhe nje fije shkrepse,per te krruajtur dhemballet…

  5. riza bregu says:

    Me sa di un pula te semura nuk para ka se pulat po u semuren nuk ka kohe ti ngarkosh e ti besh dogan per ti nis per export po ngordhin per nje ore.Ka pula te gjalla ose te ngordhura.

    1. APOKALYPSIS says:

      Ha ha ha ha .. ja dhe nje veteriner qe iu vika vulen e kalimit te gjitha pulave qe nuk ngordhin qe me teshtimen e pare … he he he he he
      Ti thua qe ka pula te gjalla te shendetshme ose te ngordhura te semura ha ha ha ha ha LOOOOL na rregullove weekendin!

  6. eleftheriskepsi says:

    Problemi nuk qendron vetem i atyre qe shesin keto produkte,por KRYESISHT tek ata qe i importojn dhe i tregetojn.Po ju jap dy shembuj. Para dy vjetesh nje njeriu im aty qe eshte arkitekt me kerkoi te ndihmoja dike qe ka magazin aty me Kondicioner.Mos ta zgjat, pasi i dhash katalog si per marka te njohura ashtu edhe ato pak te njohura,ne fund me kerkoi tu gjenim marken me te lire ,por pa emer.Kur e pyeta pos nese deshiron te marr nje sasi te caktuar mund te vendos edhe emrin e tij,me tha qe i do pa asnje emer .Me vone mesova se ai kishte vendosur aftokolita me emra te markave te mira ,dhe i kishte shitur me nje cmim shume me te shtrenjt.Rasti tjeter eshte ,me mjetet bujqesore.Na kerkuan t ju gjenim
    ormone,qe u hedhin frutave dhe perimeve me qellim qe te rrisin prodhimin.Ne kete rast kerkonin ormone me disa emra te cilat ato jan hequr krejt nga qarkullimi ne evrop,per rrezikshmerin qe kan.
    Ajo qe nzjerr si konkluzion eshte pos nuk ka te bej vetem shteti qe sigurisht duhet te kete nje struktur dhe ligje te forta kultur dhe informacion,por per mua ka rendesi faktori NJERI.Fatkeqesisht, nuk do jete e larget dita te kerkojm NJERI si Diogjeni me kandil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje