Rama: Për Metën nuk kam lënë një derë hapur, por kushdo e meriton një shans të dytë

18 Nëntor 2011, 10:44Politika TEMA

Një prej librave më të shitur të panairit, “Kurban” i Edi Ramës, i dha nxitjen “Top Story”-t të ditës së enjte. 

I shkruar nga lideri i Partisë Socialiste, libri u vendos në studion e Sokol Ballës në shumë prizma. U debatua mbi të vërtetat apo gënjeshtrat e mundshme që përmban, raportin e Ramës me figura të tjera të rëndësishme të politikës, 11 vitet e tij në krye të Bashkisë së Tiranës dhe mbi të gjitha për vizionin, atë që ka në mendje lideri i opozitës për të ardhmen e Shqipërisë.

I ardhur në studio nëpërmjet një lidhje direkte nga biblioteka e banesës së tij, Rama iu përgjigj shumë pyetjeve dhe dilemave që ka ngritur ky libër, të trajtuar në një studio ku ishin të pranishëm dy kritikë të politikave të Ramës, Henri Çili dhe Artan Hoxha, si dhe politologia Zamira Çavo e Ardian Klosi, miku dhe personi që e lexoi i pari librin, duke bërë recensionin e tij.

Rama mbi librin dhe banesën e tij
“Njerëzit nuk e besojnë që unë jetoj në një apartament me qera sepse nuk është interesante”, i përgjigjet Rama një pyetje direkte të Ballës në fillimin e emisionit. “Fantazia që unë jetoj në një kështjellë është më e bukur. Nuk doja të isha në studio, pasi flitet për librin që kam shkruar dhe i takon atyre që janë në studio të flasin për të. Në fakt, nuk dëshiroja fare të shfaqesha në media në këët moment, por nuk mund të refuzoja ftesën tuaj për të biseduar mbi këtë libër. Dua të them që ndryshëe nga sa ndodh me debatet apo fjalimet politike, në këtë rast kam një brishtësi që ata që ishin në promovim dhe ndoqën fjalën time, e vunë re. Është brishtësia e atij që pasi ka krijuar dhe ka ekspozuar krijesën e tij, ndihet i brishtë dhe i zbuluar përpara të tjerëve”.

Rama mbi vizionin e tij: Libër për të ardhmen, jo të shkuarën
“Nuk e di nëse ia kam arritur ose jo. Ky nuk është një libër për të shkuarën, por është një libër për të ardhmen, duke vëzhguar të shkuarën”, i përgjigjet Rama pyetjes së përse duhet blerë libri i tij. “E vërtetë që kam shkruar një varg gjërash që kam gjetur në kujtesë, por nuk kam shkruar kujtime. Kam kujtuar duke ecur. Nga ana tjetër, më vjen mirë që pavarësisht mosdakordësisë me atë që thuhet në libër për pjesë të caktuara të tij apo shumë pjesë të tij, pasi debati është gjë e mirë. Shumë mund ta blejnë për shkak të figurës sime, por shpresoj shumë që pasi të përfundojnë duke e lexuar, t’I vlejë dhe të gjejnë të këndshëm, edhe nëse mendojnë ndryshe, bashkëbisedimin me mua”.

“Kurbani” dhe raporti i tij me të vërtetën
I përballur me kritikat e Hoxhës për asimetrinë e librit, për qasjen e kundërt të vetes me tre figurat e tjera kryesore të politikës, Nano, Meta e Berisha, Rama përgjigjet: “Nuk është kështu, jam përpjekur në asnjë moment të shënjterizoj veten, duke demonizuar kundërshtarët e mi. Unë e nisa ta shkruaj librin pa menduar se do ta bëja libër, por fillimisht ishte vetëm një komunikim me vetveten. i kam qëndruar, së paku me veten time, premtimit për të mos thënë asnjë gënjeshtër nga faqja e parë, deri tek e fundit. Megjithatë, është e qartë gjithashtu që nuk ka vetëm një të vërtetë. E kam thënë që në hyrje, që ky libër nuk është historia e Tiranës, por fjala e një dëshmitari të ndryshimit të saj. Shumë personazhe janë future sepse është gjithmonë më interesante të mësosh se çfarë është thënë mes protagonistëve, se sa gjëra abstrakte. Personazhi i vetëm i librit është Shqipëria”.

Faqet mbi Metën, Berishën dhe Nanon

Duke folur për raportin e tij me figurat e rëndësishme të politikës, Rama nënkuptoi se mban të hapur një derë bashkëpunimi në të ardhmen me Zotin Meta. “Ka një problem kur shkruan ashtu siç shkruaj unë, pasi jam i fiksuar pas gjuhës shqipe. i jap rëndësi çdo fjale apo presje. Megjithatë, mendoj  se nuk kam demonizuar asnjë. Rreth Zotit Meta, nuk mendoj se kam lënë një derë të hapur, por mendoj se për këdo në një moshë të caktuar, jo në moshën e pashpresë të Saliut, ka një shans të dytë. Kam folur për Nanon, të cilin e kam portretizuar me dritë dhe hije, jo vetëm në një formë të caktuar. Kur diskutohet për një libër dhe ti je autori është e dhimbshme kur për efekt komunikimi, vulgarizohet ajo që ke thënë. Nuk kam shkruar që Nano është i zhytur në vese. Kam shkruar, mendoj unë, me shumë më tepër nuaca e thellësi. Sa për Saliun, s’ka dyshime, është një njeri vulgar dhe një personazh tërësisht jashtë kohe”.

“Ajo që më gëzon, është se libri nuk ka mërzitur askënd nga ata që e kanë lexuar. Është një libër që provokon debat dhe nxit debat. Këtu nuk bëhet fjalë për një ndasi të ushqyer në atë kuptim që në të vërtetë ka ndasia që na mban peng ne. Këtu bëhët fjalë për një ndarje të plotë midis dy mënyrash për ta parë Shqipërinë. Ne nuk biem dakort që kjo Shqipëri nuk është atdheu që meritojnë fëmijët tanë. Aty flitet qartë për një qasje që është e artikuluar në formën tjetër, tek programi ynë, flitet qartë për mënyrën se si mund të dilët nga ky qorrsokak. Nuk është një libër i shkruar për të renditur kujtime, por një libër që nisi si rrëfim i vetvetes që pata dëshirë ta ndaja me të tjerët me riskun që mbart. Në këtë libër gjenden të gjitha arsyet e mira pse ne jemi gati për t’i dhënë Shqipërisë ndryshimin që meriton. Nëse të jesh politikan do të thotë të bësh pazare të pista, do të thotë të pranosh që qëllimi justifikon cdo mjet atëherë unë jo vetëm që nuk jam, por nuk dua kurrë të jem politikan. Në reflektime kam pranuar gabimet dhe të metat, por nuk kam arritur në konkluzionin që këto janë pasojë e mosqënies time politikan”./TCH

28 komente në “Rama: Për Metën nuk kam lënë një derë hapur, por kushdo e meriton një shans të dytë”

  1. Ledi says:

    hahahahah tamam sikur Bin laden kur bente nje kercnim per komunitetin nderkombetare ai bente nje foto ku mbrapa vente disa libra per te u hicur si nje njeri qe ka lexuar shume .
    Pra hajduti ka len nje dere te hapur per hajdutin, hajduteria e ketyre te dyve eshte planifikuar te filloj pas 2013 qe edhe pritet te krijohet kualicioni i hajduteris rama-meta. keta e kane ne gen hajduterine

    1. Landi- Sverige says:

      Ne radhe te pare Ilir Meta eshte ne dyert e Sali Berishes dhe te dy se bashku gatuajne vjedhjet qe u bejne shqiptareve dhe Shqiperise.
      Edi e ka sqaruar se per Ilir Meten nuk ka asnje dere te hapur, por per moshen qe ka mund te kete nje shans te dyte, jo per tu kthyer ne PS, por per te korigjuar vetveten. Ndersa sa per Saliun eshte nje vulgar dhe personazh teresisht jasht kohe dhe eshte ne nje moshe te pashprese per nje shans te dyte.
      Edi me kete llum o i shkrete jan dy bote te kunderta. Eshte bota e korupsionit, vjedhjes dhe injorances shpellare dhe bota e kultures qytetare dhe e demokracise perendimore.

      1. M says:

        Landi pavaresisht moshes, per nje figure publike, gabimi mbetet aty, pra nuk ka edhe nuk mund te kete nje shans te dyte. Ne jeten personale po, njeriu mund te permiresohet, kuptohet per gjera te vogla, instikte te kushtezuara, por nese nje person e ke lenduar shume, prape gabimi mbetet i pashlyeshem.Nese Edi Rama e ka fjalen per nje shans te dyte te Ilirit, per nje miqesi te re me te, pas gjithe akuzave qe i beri si hajdut me bllok ne dore etj, nuk mund te kalohet si nje çeshtje private midis tyre, sepse ajo nuk eshte me private ne radhe te pare, e ne radhe te dyte, duhet te fillojme te dyshojme seriozisht per koherenzen e Edi Rames. Nese deri tani e kemi mbeshtetur si nje e keqe me e vogel, pas “refleksione” te tij tek “kurbani”, le shume te dyshosh se ai njeri nuk eshte nje politikan, pasi nje i tille nuk ngutet te shkruaje ne nje moment depresioni te thelle, duke bere keshtu armiq, kur ne fakt nje politikani qe pret te vije ne pushtet i duhet te mbledhe rreth vehtes me shume miq. Nuk e di a te duken ty keto cilesi te nje politikani?
        Pas leximit te kurbanit shoh nje Edi Rama, tjeter. Diku, dike e ben nje mikeshe te shtrenjte(?), po ja qe Tirana eshte e vogel ku te gjithe i njohin te gjithe, dhe mua nuk me rezulton keshtu, dike e ben injorant e dike llafazan(?), po pse ne duhet te jemi dakord me keto opinione? A mund nje politikan qe eshte mu ne kemben e te perpjetes e qe ka aq shume nevoje per suport nga ata qe i rrine larg atij e partise se tij(sepse miqte jane gjithnje te dyshimte, armiku eshte me i sinqerti), ti provokoje me epitete, te cilat ai i ka provuar ne shpinen e tij shumefish? Pra Edi Rama nuk e permban dot inatin, dhe i ngjan nje qyteti pa mure,prandaj besimi i mbeshtetesve te tij ka nisur te lekundet. Sa per te vetet ata peshtyjne e lepijne e prape atje shkojne, se nuk kane ku shkojne, por Edi Rama duhet te kete kujdes me mbeshtetesit, sepse ata te ikin e nuk e kthejne me koken pas, sepse nuk e kane shtyllen kurrizore tek partia e tij.

    2. sorge says:

      Pra ti e pranan qe Sali Berisha ,qe nga halli po qeveris me nje hajdut,eshte KRYE HAJDUT!!!SHAN I DHJERI TE PERMJERIN!!!EDI RAMA CFARE DO QE TE JETE,TE PAKTEN NUK KA VRARE NJEREZ MASIVISHT SIC BERI SALIU JOT ME GERDECIN APO 5 PROTESTUESIT NE MES TE BULEVARDIT!!!Edi RAMA TE PAKTEN NUK KA SHKELUR ASNJEHERE KUSHTETUTEN,SIC KA BERE SALIU JOT NE 35 RASTE!!!Edi RAMA NUK MBAHET MEND TE KETE DJEGUR SHQIPERINE,SI SALIU JOT NE 97-ten!!!Edi RAMA NUK KA BERE GRUSHT SHTETI,SIC BERI SALIU JOT NE 98-ten!!!!Edi Rama VETEM KA NDERTUAR E JO SI SALIU JOT SERB,QE VETEM KA PRISHUR!!!SALI BERISHA ESHTE PJELLA ME E ZEZE QE KA LINDUR NE SHQIPERI!!!AI ESHTE ARMIKU ME I MADH I SHQIPTAREVE PERFSHI HITLERIN E MUSOLININ!!!NE SE DO JEM PARA DY VARREVE,TE HITLERIT DHE BERISHES,UNE DO VE LULE TEK HITLERI DHE DO DHJES TEK BERISHA!!!ESHTE QENIA E GJALLE ME E URRYER E KOMBIT!!!

      1. Mond says:

        Me fal por ke harruar pikenisjen: Edi Rama nuk ka qene kurre komunist e jo me sekretar partie dhe mjek prane byrose politike etk etj

    3. Eri says:

      Ledi vetem ti qe nuk di shqip s’ke te drejte te akuzosh te tjeret me fjali te tilla: “per te u hicur si nje njeri qe ka lexuar shume.”
      Shko o fryme-urith meso shqip, pastaj gjyko dike qe minimumi shkruan e flet shqip. I ngaterron njerezit me veten qe revisten e vetme qe ke lexuar ka qene ajo e Spiderman me ilustrime se pastaj te beri crash truri.

  2. X says:

    O rame ty po te sjell sala kaq verdall sa nuk ka me shpresoj ti fitosh zgjedhjet e 2013 se po the dhe athere qe mi vodhen zgjedhjet do behesh qesharak.Menyra te politikes qe ndjek ti nuk kane nje stabilitet njehere ne rruge bojkot njehere ne parlament pastaj ne internet nuk merren zgjedhjet duke bere propagande ne internet.Kjo eshte nje politike e squllte po shpresoj te te dali per hajer.

    1. X says:

      Dhe mos bej gabim te besh kualicion me ate kokelopen Ilir Meten se do te bjer dukshem mbeshtetja sidomos pas videos qe u publikua ai eshte karte e djegur.

    2. xhoni says:

      Cfare e ke keteb kenaqesi prej KRIMINELI,o X-i i pafytyre???Me cilin e krahason Edi Ramen?Me Saliun tend jo e jo,se nuk krahasohet BISHA ME NJERIUN!!!Aq sa mund te mburreshin gjermanet,se “JU PUSHTUAM ME HITLERIN DHE JU BEME SHKRUMB E HI”,kjo eshte tjeter gje!!!Kemi te bejme me KAFSHE TE EGRA QE KENAQEN SE SHQYEJNE NJE SORKADHE!!!!KELYSHE BASTARDE SI PUNA JOTE,E KANE VENDIN NE GIJOTINE!!!JU MBILLNI URREJTJE TE PA FUND NE POPULL!!!Kjo eshte menyra e vetme ,qe ka perdorur Sali Berisha per te PERCARE POPULLIN SHQIPTAR,pervec shqip-folesve MALOKE rreth kufijve te Shqiperise,qe e MBAJNE PER HERO,vetem se eshte MALOK SI ATA,por se U DHA NAFTE SERBEVE PER TANKET QE GJAKOSEN KOSOVEN,NUK KA GJE!!!SHERBETORET DHE SKLLEVERIT JANE MESUAR T’I LEPIJNE BYTHEN SUNDIMTARIT!!!DIKUR BASJRAKTARI FLINTE NATEN E PARE ME NUSET E REJA,NDAJ KETA MALOKET TANE JANE MESUAR ME BAJRAKTARIN!!!

      1. X says:

        O xhoni o komunist i ndyre me emer kapitalist amerikan ti do tredhur ne shtylle.Une Rames po i them te verteten dhe te tregohet me i shkathet asgje me teper.Po ti me ate mendjen tende te pacipe dhe neuortike i merr sinjalet ndryshe o malok i sales.Se ju komunistet e ndyre i noxrret salen dhe nanon qe dikur i kishit sekretar pritie o bajge lopesh.Gjoja behesh merak per kosoven kur ju asnjehere nuk en gritet cehstjen e kosoves ne okb dhe ne pushtet ju sollen vllezerit tuaj klasor serbet me te cilet bashkpunuat bashke me ruset.KRV e si puna jote e kane vendin ne karrigen elektrike ku tju dali shkume nga goja.ose te vareni prej koqes mu ne mes te qytetit.Si ju prostitutat e enver pederastit e sollet shqiperine deri ketu.Ju jeni mesuar qe ju merrte enveri andeja nga malet e shpellat ku rrinit me arushen e ju sillte ne qytet.tani ke mesuar dhe internetin pale ke lene dhite atje ne male me duket.Ik lepi mutin qe eshte siper varit te enver koqes tani.

        1. adi says:

          Bravo X. Per shkak se mortaja komuniste i eshte futur ne ADN ketij mileti moren rruget e botes nacionalistet shqiptare

  3. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Rama duhet te ndryshoje taktike sepse nuk e shikoj kete figure serioze per te ardhmen e shqiptareve qe duan te jetojne pa Berishen. Kurse per librat, librat nuk shkruhen para fitores historike, pra behet hitoria dhe me vone libri.

  4. Leka says:

    Eshte nje e vertete thellesisht e ndjere, tek shqiptari i thjeshte,qe me friken e skajeshme te treguar nga Rama,per te mbrojtur voten dhe kthyer pushtetet e vjedhura dhe kete qe thote tani se mund te bashkepunoje me Meten, Rama jo duhet te largohet, por duhej te ishte larguar nga politika.Ka kohe, qe me te drejte qe faji, per kete anadoll mafie pazar, qe eshte katandisur Shqiperia, qytetari shqiptar ja faturon atij. Qysh nga renia e zogut te zi, Rama vec eshte terhequr shemtuar, para bandes se ndraghetes se katundarise shqiptare sali-meta.Meta qe ka mbi 3o akuza prokurorie te puthisura dhe me ze dhe figure,per krime te ndryshme,ku dhe per nje nga ato, te kryer nga nje njeri i thjeshte, ai do te gjendej mbas deres se burgut, denuar nga nje gjykate qe e meriton kete emer.Dhe Rama aludon ta kete perseri ne krah kete vemje.Vec frikes se semureRama po na zbulon dhe nje komponent tjeterm me se te erret.Sinqerisht me vjen rende nga vehtja, kur kete njeri dikur e konsideroja si nje perjashtim, ne boten e coroditur nga katundaret anadollake orientale klonuar me komunizmin e eger fshataresk.E quaj nje fatkeqesi shqiptare te vertete, ate qe Rama vazhdon te ndihet mire mbas dritareve te selise, qe tani ne te gjitheve na ngjan si nje kulle ngujimi frike,mbasi nuk ka shkrehur qofte dhe nje pushke, per te peligjur sadopak ngujimin.

  5. analist says:

    Nderkohe qe Opinioni Mediatik dhe Intelektual shqiptar (atij qe i kane ngelur dy para dinjitet dhe mend) eshte shock-uar nga vendimet skandaloze te gjyqesorit ne lidhje me I.Meten dhe korrupsionin e tij te fiksuar ne celuloid,kryetari çorapekuq i PS i jep edhe nje “chance” ketij banditi duke u bere pale me Berishen ne neperkembjen e çdo vlere juridike e njerezore ne kete vend tashme te falimentuar nga vlerat humane ku vjedhja publikisht vleresohet si virtyt dhe potencial politik!!!
    O tempora,o mores!

  6. analist says:

    Nderkohe qe Opinioni Mediatik dhe Intelektual shqiptar (atij qe i kane ngelur dy gram dinjitet dhe mend) eshte shock-uar nga vendimet skandaloze te gjyqesorit ne lidhje me I.Meten dhe korrupsionin e tij te fiksuar ne celuloid,kryetari çorapekuq i PS i jep edhe nje “chance” ketij banditi duke u bere pale me Berishen ne neperkembjen e çdo vlere juridike e njerezore ne kete vend tashme te falimentuar nga vlerat humane ku vjedhja publikisht vleresohet si virtyt dhe potencial politik!!!
    O tempora,o mores!

  7. aliko says:

    rama ti nuk je mosha e ramiz Alise qe te shkruash kujtime dhe libra. Ti duhet te jesh aktiv dhe agresiv cdo dite dhemb per dhemb per ekzistence me pushtertin gjakatar hajdut te degjeneruar te Sali berishes. Ti duhet te levizesh Edi Rama jo te besh tolerime koti ndaj krimineleve.

  8. luke says:

    mos e bej ate gabim ti hapesh deren atij

  9. Mallakstrioti says:

    Z……EDI RAMA, nese jeni ju ai qe i jepni ILIR METES nje shans te Dyte, athere une do te thoja, sepse ju nuk keni Haber nga Politika…se paku per Momentin..I Jepet nje Shans nje krimineli??kesaj here duket se edhe ata pak njerez qe te Besojne se me ardhjen tuaj ne Pushtet dicka do ndryshoj, NUK BESOJNE ME..
    1-Edhe ti “Pordhe e plevitosur” je themi ne kendej nga Mallakastra..Pra po Privilegjohet Hajduti ILIR META…sa me PD-ne sa me PS-ne…po pse mo z.Rama..nuke bekeni dote pa ILIR MUTIN??..ose DEklarata jote eshte e Papergjegjshme…ose Nuk e keni Marre “Mjellin e Bardhe” sikurese thone..
    Ata qe u vrane me 21.janare , dolen dhe Demostruan per Ju, dhe lane koken, si do tu pergjigjesh femijeve jetim z.Edi Rama..do tu thuash, se po i jep doren edhe njehere ILIR METES, per te gjetur “Kriminelet”…

    1. deso74 says:

      o robo,Rama,se ka fjalen ”shans i dyte qe te bashkepunoje,”e thote hapur,ska me kthim ne PS per METEN(OSE BASHKEPUNIM),e ka fjalen shans i dyte ne jete,te beje denimin,te rehabilitohet,pastaj le ti hyje prape politikes,te fitoje e beje qeveri e ta beje Shqiperine per se mbari,po deshi,po mundi,ket lloj shansi.hajd shendet,

      1. PrapambetjetOsmane says:

        Yes, deso74 !

  10. elinor bahiti says:

    Ilir Meta meriton nje shans te dyte?? Haha; ku ta di une po bota, per keto lloj vjedhjesh dhe korrupsioni masiv, te denon me nga 350 vite burg!!
    Kurse saliu po te ishte ne Teksas te Amerikes do kishte marre vdekje me injeksion ose karrige elektrike per krimet qe ka ba + 300 vjete burgim te perjetshem, hahah!
    Po Lulja? Ok, ky/kjo eshte thjeshte ushtari i saliut dhe do denohej edhe ai nja 300 vite burg per vjedhje te fondeve publike dhe shume te tjera (plus dhe nje dashnor me emrin Jamal ne burg).

  11. ari says:

    nuk te vjen turp qe thot ka nje shance te dyt meta, po me mir saliu se sa te jet prap meta. ne nuk duam te nderrojm hajdutet na te djatht ti bejm te majte. nuk ndryshon azgje ketu. duhen politikan na jashte, dhe sistemin gjyqesor ta kemi na evropa, se keta te tanet jan per ne plera.

  12. Tirona says:

    Nuk e prisja kete hapje dere zoti Rama. Apo mos e ke fjalen per LSI pa Ilir Meten.Deshiroj se cfare mendon zoti Spartak Ngjela per kete hapje te dyereve .
    POLITIKA ESHTE KURVE.

  13. glenn says:

    Bravo lideri i opozites…po perligj aleancat fluide me interesa te dites..po perligj korrupsionin dhe pucin e gjykatave per te mbuluar korrupsionin.te bukur precedent po na krijon.a je ndryshe nga meta ti ? Apo thjesht skemi akoma nje video tenden

  14. DrRrytyty says:

    Gabim Z.Rama.Nje dere duhet t’ia lesh hapur Metes.Deren e burgut.Kur te futet brenda mbylle deren dhe hidhe celesin ne det. Shanset e dyta vetem pasi Meta te vuaje ate qe meriton.

  15. luis says:

    Njerez me te peshtirosur se keta te PDse nuk kam pare e nuk kam njohur,si ata qe jane direkt ne politike si keta simpatizantet.
    Te vjen ndot te lexosh komentet e tyre,tamam nje gjuhe idiotesie dhe nerv ngacmuese.
    Ptu fare e keqe kur mundoheni te mbroni nje shkerdhate dhe keni guxim te beni dhe krahasime me nje njeri si Edi Rama plot kulture dhe tolerance i pagenjeshter,punetor dhe vizionare me trashegemi te pasur kulturore.
    Gjyshja e tij motra e piktorit te famshem shkodran Zef Kolombit zoteronte 6 gjuhe te huaja europiane e ndersa gomari i juaj ne trashegemine e tij kishte gure ne vend te jastekut dhe morrat dhe dhite e egra.
    O zot thoshte Robert Ndrenika ne filmin koncert 36 deri kur do jetoj mes ketyre injorantave.

  16. Edi says:

    I doli boja fare dhe ketij trapi

  17. gjon says:

    Libri KURBANI eshte nje pasqyre e realitetit te ndryshimit te TIRANES Me pelqen thellesia e njohjes se problematikave te zhvillimit te vendit per te ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje