Berisha dhe Wisner
Aktivisti shqiptaro- amerikan, Geri Kokalari, i ka shkruar një letër Frenk Uisnerit, njërit nga eksponentët e firmës së lobimit në SHBA, Patton Boggs. Kjo firmë do kujdeset për privatizimin e Albpetrolit. Ajo po ashtu bën avokatinë e qeverisë në Uashington. Gjeni më poshtë letrën e plotë.
Disa raportime lajmesh tregojnë se Patton Boggs po shërben si këshilltar për qeverinë shqiptare për shitjen e Albpetrolit. Personalisht mendoj se një numër firmash janë shumë më të kualifikuara për tu marrë me privatizime të kësaj natyre, por kjo është një tjetër çështje. Por jam i sigurt që ti je i lumtur me marrëveshjen për shkak se besoj se është goxha fitimprurëse për ty.
Ajo që më shqetëson më shumë është historia e përfshirjes së Patton Boggs në privatizimet në Shqipëri. Kur ARMO u privatizua, në një deklaratë një kolegu juaj, Jude Kearney, transmetuar nga Zëri i Amerikës, tha se transaksioni ishte thellësisht transparent. Kur ai e bëri këtë deklaratë, ai tha se ofertuesi kryesor ishte Refinery Associates of Texas (RAT). Gjithashtu mediat thanë se RAT ishte fitues. Megjithatë, ngjarjet ndryshuan kah mes deklaratës së zotit Kearney për transparencë dhe mbylljes së transaksionit dhe Rezart Taçi përfundoi si blerësi i ARMO-s dhe RAT duket se u zhduk në ajër. Për informacionin tuaj, zoti Taçi është i njohur si njeri i afërt i Berishës dhe ai së bashku me ‘truprojat’ e tij janë akuzuar më vonë se kanë rrahur barbarisht gazetarin Mero Baze, që njihet për kritikat e ashpra ndaj Berishës.
Do e vlerësoja shumë nëse do kini mirësinë të më ktheni përgjigje për pyetjet e mëposhtme:
-Çfarë ndodhi me ‘transparencën’ e marrëveshjes së ARMO-s dhe si përfundoi ARMO në duart e Taçit? Ku qëndron RAT në këtë ekuacion?
-Marrëveshja për ARMO-n parashikonte 185 milion dollarë si çmim blerje, të cilat do ofroheshin nga RAT. Në mbyllje të marrëveshjes, kjo shumë u pagua nga RAT, apo nga Taçi? Nëse ka ndodhur kështu, ishte një blerje cash, apo Taçi mori ndonjë favorizim në terma financiarë? Në kontratë po ashtu thuhet se blerësi i ARMO-s duhet të investojë 250 milion dollarë në shpenzime kapitale për 5 vite. A e ka plotësuar Taçi këtë aspekt të marrëveshjes?
-Me respekt për Patton Boggs dhe kualifikimet tuaja, a mund të na thoni se me cilat privatizime jeni marrë gjatë dy viteve të fundit? A po merrni ndonjë pagesë nxitëse për Albpetrolin, e cila nuk është bërë e ditur? Nëse është kështu, duhet të ketë plotësisht transparencë për kompensimin. Mendoj se ju e dini kuptimin e transparencës. Nëse jo, bazuar në atë që kam parë në marrëveshjen e ARMO-s, zoti Kearney nuk do ishte personi i duhur për të dhënë ndonjë shpjegim.
-Çfarë masash keni marrë për të parandaluar që të ndodhë me Albpetrolin sërish ndonjë ndryshim i dyshimtë i minutës së fundit, siç ndodhi me ARMO-n?
Sa i përket një tjetër çështje, Ilir Meta, ish- ministri i Jashtëm i Berishës dhe ish- zëvendës i tij, që është përgjegjës për faktin që Berisha është në pushtet, tani është subjekt i një skandali korrupsioni. Por së fundmi ka marrë disa lajme të mira. Kur ishte zëvendëskryeministër u regjistrua duke diskutuar për një ryshfet me Dritan Priftin, (shikoje në video, Meta është ai trashaluqi në të djathtë). Avokatët e Metës kanë pozicionuar mbrojtjen e tyre rreth argumentit acarues se video nuk është autentike. Ekspertët amerikanë, të kontraktuar nga prokuroria, kanë arritur në përfundimin se prova-video është autentike. Në këtë rast, ndryshe nga një rast tjetër kur ‘ekspertët amerikanë’ hetuan ‘aksidentin’ që vrau Kosta Trebickën, ata ishin të besueshëm. Por ata u vlerësuan si jo të mirë dhe në skenë u sollën ‘ekspertë’ shqiptarë për të ekzaminuar videon- provë. Surprizë, surprizë, surprizë, pak ditë më parë gjykata e kontrolluar nga Berisha vendosi të rrëzojë dëshminë e ekspertit amerikan dhe pranoi atë të ‘ekspertit’ shqiptar, që mbështet çështjen e Metës.
A mendon se është një koincidencë që Ardian Fullani- një qese gjigante e fryrë- sapo është rizgjedhur guvernator i Bankës Qendrore, pasi gruaja e tij, një gjykatëse në çështjen e Metës, vendosi në favor të tij? A mendon Patton Boggs se ky është një shembull i mirë i qeverisë së Berishës, e cila i bindet ligjit?
Një pyetje të fundit, duket ditur se çfarë dini për karakterin e Berishës- që në opinionin tim është një diktator imoral dhe i korruptuar- dhe nisur nga fakti se ti po nxjerr jetesës me të, çfarë personi shihni çdo ditë kur shiheni në pasqyrë?
Qeveria amerikane diten flet per standarte demokratike dhe shtet ligjor, kurse naten (nen rrogoz)vepron nepermjet ketyre seksereve qe na prezanton i nderuaru Kokalari.Mendoj se Amerika me shume e ka demtuar se ndihmuar demokracine ne Shqiperi.
Bravo zoti KOKALARI ju jeni nje patriot i vertete. Te tille trima ka dhe ne Shqiperi po nqs flasin si ju, banda ne pushtet i heq qafe (si Trebicken,gjyqtarin ne Vlore dhe se fundmi punojsin e SHIK-ut pse hetonte dosjen e tyre). Ne ne Shqiperi ju falenderojme qe ngrini zerin nga nje vend i madh demokratit,por sa po e ndihmon ky vend Shqiperine sot?????? Ketu e kane lene ca amerikane(mafjoze) te pasurohen,Turp!!!!!!!!! Te gjitha i dime, po ky pushtet eshte me i poshte se ai qe lame.
edhe para se gjithave,frank wisner le te na spegoje pak rolin e babes se tij kunder nationalistave shqiptare,qe i dergoj ne nje vdekje te sigurt duke e ditur si ishte situata(nder to edhe baba ime).Familjet atyre u burgosen,u internuan,u torturuan Zotni Wisner,a keni takuar nje here vetem nje te mbijetuar per t’i kerkuar ndjeze?Apo preferoni takimet me nje komunist si Berisha,ish sekretar Partite PPShse?
Pra kam nje pyetje tjeter per kete zotni:
Frank wisner junior,a jeni to luajt sot lojen qe luajti baba i juaj kunder Shqiperise??
Shkruan ky Kokalari…po nuk ja “fershellen” njeri! Harxhon leter, laps dhe mendjen kot!
Me keto qe shkruani ju per Wisneret dhe per ato qe shofim cdo dite neve nga Berishat…1997-a eshte pak.
Duro’ moter! Populli meriton ata qe “zgjedh” dhe qe MBAN NE KURIZ ngaqe eshte injorant.
Kjo eshte si puna e atij budallait qe ka hypur ne maje te nje dege peme dhe nuk sheh se sharrexhiu po pret gjithe trungun.
Shqiperine e kane shkaterruar vete shqipetaret! Zoti i ruajt per me tej!
Si eshte e mundur qe intelektuale si Kokalari, per me teper edhe patriot e teper te ndjeshem ndaj problememve te demokracise ne Shqiperi,nuk afrohen as nga e djathta as nga e majta? C’fare i bene intelektualet e kalibrit te Kokalarit te huaj per vulgun dhe banalitetin e politikes shqiptare? Shqiptaret kane dy figura qe mund ta bejne shume mire predidentin e ardhshem te Republikes. I pari eshte Xhozef Dioguardi, ne prag te 100 vjetorit te pavaresise, emerimi i nje arbereshi ne krye te shtetit tregon se Shqiperia eshte e vendosur te ruaje rrenjete e saj, dhe nje akt mirenjohje ndaj asaj pjese te trungut qe ruajti te paprekur racen, gjuhen, dhe vlerat e kombit. I dyti eshte z.Kokalari, nje patriot, nje demokrat, nje intelektual i vertete. Nese ndokush permend Kushtetuten si arsye qe pengon zgjedhjen e dy shqiptareve ne krye te shtetit atehere le te ndryshohet, kushtetuta e Godo, Imam-Lekurezios.
o i quajtur-demokrati ju te shpellave deheni me qofte…
Po pse o Demokrat,perse kushtetuta nuk ndalon Lulezim Bashen qe eshte me pasaport holandeze.Ne Shqiperi nukekzistojn as ghykata e as institucione vetem nje,krimineli sal ram hitleri.
KETO FELLIQSIRA DO JA SHKERDHEJNE NENEN JO VETEM SHQIPERISE POR PO I VENE MINAT DHE VETE AMERIKES..SHAME..SHAME..SHAME
—Wisner was involved in a diplomatic gaffe during the pro-democracy uprising in Egypt in early 2011. The Obama administration asked Wisner to carry views to Egyptian dictator Hosni Mubarak, including advice that Mubarak should resign to defuse the crisis. Wisner was not successful in convincing the dictator of the wisdom of the administration’s suggestions. Just 4 days later, after a day in which Mubarak allies took violent reprisal against democracy activists, Wisner spoke to a security conference in Europe and called it “crucial” that Mubarak stay on in the interest of “stability”, in direct contradiction of the American policy he had been asked to convey. The State Department immediately disavowed his comments and disparaged his previous role, saying he had not served as envoy, but merely as an available conduit for certain administration views .Adding fuel to the furor over Wisner’s comments was the fact that after retirement from the diplomatic corps, he had been a highly placed official of a firm that has lobbied on behalf of the dictator, as well as serving on the board of the largest Egyptian bank.
THANKS MR.KOKALARI.
GERI KOKALARI PRESIDENT …E DIJ QE ESHTE UTOPI PO SHPRESOJ FIGURA TE TILLA TE DREJTOJNE SHQIPERINE NESER.
bravo Arsen……………
bravo Geri, te lumte goja se ne vend jane pak qe i thone dhe kane kuraje te flasin hapur!! vendi yne duhetbte clirohet sa me pare nga keta legena
Falenderojmë shumë Zotin Geri Kokalarin për këtë shkrim.
Zoti Geri ju keni shkruajtur për sigurimsat dhe komunistët që punojnë në Ambasadën Amerikan dhe paguhen nga taksapaguesit Amerikan.Tabela e spiunëve të punësuar në ambasadën amerikane Gazeta Sot Tiranë Dt-29-09-2011 Gazetari Ilir Bushi
1- A. P, nga Tirana, ish-shofer i Enver Hoxhës me testë Partie PKSH
2- B, C, nga Peshkopia, ish-shofer i Kadri Hazbiut
3- B. M, nga Vlora, ish punonjës i Punëve të Brendshme
4- B.K, nga Kukësi, ish-shef i kampeve të internimit.
5- H.S, nga Skrapari, ish kuadër i Sigurimit të Shtetit
6- S. L nga Peshkopia, ish-oficer zbulimi
7- A. B, nga Gjirokastra, ish komunist dhe prokuror
8- B. M, nga Erseka, ish-oficer, dhe bashkëpunëtor i Sigurimit
9- S.H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
10- V. V, nga Tepelena, ish-bashkëpunëtor i Sigurimit
11- B.P, nga Erseka, ish sekretar partie, ish punonjës sigurimi
12- Q. B, nga Tropoja, ish komunist, ish punonjës sigurimi
13- K.Y, nga Skrapari, ish komunist, ish punonjws sigurimi
14- A. H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sugurimit
15- A. N, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi
16-B.D, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
17- Sh Xh, nga Përmeti, ish komunist, ish-punonjws sigurimi
18- H. M., nga Vlora, ish-komunist, ish punonjës sigurimi
19- F. H, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi
20- M. A nga Vlora, ish komunist, ish punonjës sigurimi
21- I. L, nga Erseka, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
22- A.SH, nga Tirana, ish komunist, ish punonjës sigurimi
23- M.I, nga Fieri, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
24- H. H, nga Erseka, ish sekretar partie dhe punonjës sigurimi
25- J. K, nga Saranda, ish oficer i lartë, ish punonjës sigurimi
26- RR. H, nga Skrapari, ish komunist dhe ish punonjës sigurimi.Akoma punojnë Në Ambasdadë Amerikane në Titanë.
JE MADH ZOTI Kokalari si dhe famlje e shkëlqyer patriotike dhe antikomuniste.
…. vetem nja 2-3 KOKALARE te kete shqiperia …dhe do shohim si s’do gjejne dot as vrimen e miut salibanet e ilir-skrapallanet …. po ku ta kishim ate fat …… ! ! ! !
Ne qofte se doni te njiheni mire me politiken AMERIKANE, te dashur lexues
Lexoni librin “KUSH E SUNDPN BOTEN”
Nuk ka mundesi se ndaj Shqiperise te kene politike tjeter.Shikoni se c’ndodh ne kete vend,Gerdeci i ngjante nji bombe atomike, vrasjet e 21 Janarit, vjedhja ne drite te diellit dhe para kamerave te VOTAVE,emrimi me dhune e blerje te kryetareve te qarqeve ne rrethe,ne SY te NDERKOMBETARVE dhe ata perseri i ferkojne KRYET SALES dhe e quajne “BURRE SHTETI”
KY ESHTE TURP PER ATA PSEODEMOKRATE NE FAKT FASHISTE.
Zoti Geri pse nuk vini në shqipëri populli ju do dhe mendoj se do të ndryshonte gjëndjen politike në shqipëri.