A është Shqipëria në recesion nga borxhet?

17 Nëntor 2011, 13:26Politika TEMA

Lajmet që vijnë sot për ekonominë janë të zymta. Top Channel konfirmon atë që kemi raportuar disa ditë më parë se interesi për bonot shqiptare ka shkuar në 11 përqind. Qeveria nuk ka ndërmend të hyjë sërish në tregun ndërkombëtar, por në vend të saj, siç bën me dije Shqip, ministri i Financave do niset për në Lindjen e Mesme për të marrë ndonjë ndihmë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Dy projektet e mëdha të qeverisë, ai për Parlamentin e Ri dhe Stadiumin janë ngrirë, kurse nevoja për para po bën që të rriten referencat.

Por parashikimi më i zymtë vjen nga ekonomisti Omer Stringa në një intervistë për Shqiptaren. Ai thotë pak a shumë, se një rritje vjetore e nivelit 5-6% do konsiderohej shumë e mirë (në rast se do ta kishim), mirëpo në rrethanat që e gjithë kjo rritje do të shkonte për të shlyer këstet vjetore të borxhit, i bie që rritja në terma realë do të ishte zero. Mirëpo në terma konkretë jemi në një situatë tjetër. “Flitet se kostoja jonë e borxhit ka shkuar në 4% të GDP-së. Nëse kjo është e vërtetë, dhe nëse rritja është në nivelet 2-3%, atëherë kjo do të thotë se ne hamë nga vetja jonë vetëm për të shlyer borxhin”, saktëson ai. Në këtë mënyrë borxhet mund ta zhysin vendin tonë në një recesion.

Në një raport të Bankës Botërore, publikuar para dy ditësh, huhet se Shqipëria paguan çmimin më të lartë në rajon për borxhin. Në vitin 2010, qeveria shqiptare pagoi 3.4 përqind të Prodhimit Kombëtar vetëm për interesat, kur në ekonomitë e tjera të ngjashme të Ballkanit Perëndimor, ato variojnë nga 0.6 deri në 1.3 për qind. Banka thotë se tkurrja e rritjes ekonomike mund t’i imponojë qeverisë shqiptare të tjera ndërhyrje tek financat publike. Borxhi i qeverisë shqiptare është 2.2 herë më i lartë se sa të ardhurat që ajo mbledh në një vit, tregues ky ndër më të lartit në botë.

 

15 komente në “A është Shqipëria në recesion nga borxhet?”

  1. Pelasgian says:

    kur do ta heqim qafe ket hun madhin aman se na zhyti me keq se papandreu gerrqine

  2. VFLP says:

    Jo, c’ne! Shqiperia do kete rritjen me te madhe ekonomike pas Kines!
    Ah pika juve! Ju genjen Saliu edhe ju flini gjume. Flini, flini.

  3. tourkofagos says:

    ….lajmet qe vijne sot per ekonomine shqiptare jane te zymta,,,,,!
    Korraket shqipfoles edhe pse kane kaluar dy ore[2 komente] ne nje kohe qe komentojne full,sepse falimentoi nje banke greke[Proton Bank]!!!!!
    A mundet dikush te na sqaroi,se pse shqipfolesit nuk merren me shtepine e tyre,por te gjitonit!!!!!?????

    1. elona says:

      ti zoteri je grek,cmutin do qe qan hallin se cfare halli qajme neve?ik ore gamnisu andej nga te eshte bere bytha sholle!

      1. tourkofagos says:

        sorre arabe,thjesht je e peshtire,,,,,,,!!!!

        1. elona says:

          i peshtire je ti njeri pa identitet,karakter,palikari,jevg etiopie,evgjit muti,b.q…ose mbase te pelqen “gay” si elton john.vemje,paramec,zgjebarak i ndyre,mase veshtullore,gjurme kermilli.-per ty jane keto te gjitha.mendoj se 99.9% te komentuesve jane dakord me mua.
          plac e vdeksh per buke rrugeve te greqise,u katandissh me keq sec je duke lepire bythe!
          hajt pirdhu tani!!!

          1. VFLP says:

            O shkerdhate, asnjehere s’te kam share edhe pse e meriton ndonjehere, pasi i ofendon te gjithe shqiptaret, se t’i ka zene syte feja. Bej kujdes kur therret dike korrak. Shko qi bythen andej nga semaforet e Greqise edhe mos na ca shume trapin.

    2. plaku says:

      turko lepurushi,
      More idjot. Ne nuk jemi si ty qe mbron cdo gje greke edhe kur faktet bejen mu qe Greqia ka falimentuar.
      Une kam thene disa here se qeveria shqiptare eshte hajdute dhe e korruptuar. Pse nuk thua edhe ti te njejten gje per qeverine greke kur faktet provojne se kjo gje eshte e vertete. Shiko me poshte se cfare kam thene une per situtaten ne Shqiperi. Pershendetje lepur

  4. Kuzhinieri says:

    Projekti i kesaj Qeveries te dhier, eshte shkaterrimi total i Shqiperise.
    Populli nuk e reagon spse eshte ne situat te njete me ekserimentin e bretkoses dhe tiganin.( disi absurde te behet ky krahasim, por e verteta ne disa raste eshe e hidhur )
    Eksperimenti eshte ky -vendosni nje bretkoce ne tigan me uje te ftohte, rriteni graduale tempraturen e ujit, bretkoca nuk do te levize edhe sikur uji te arrije temperaturen 100°. Pastaj kuptohet cfar ndodh me bretkosen.

  5. emigranti athine says:

    Po fillon edhe ne Shqiperi e njejta histori si ne Greqi,me duket! Edhe ne Greqi keshtu filloi!Politikanet greke u nisen drejte vendeve arabe per te gjetur shpetim!Por u zhgenjyen,ashtu sic do te zhgenjehen edhe keta tanet.Apo jo Turkolafshofago?Problemi eshte se keta politikanet tane(perfshire edhe politikanet greke;se nuk jane pas edhe ata,dhe mbase edhe ata italiane) e kane kuptuar mbrapsht ceshtjen e borxheve.Ose me mire per te thene,per interesin e tyre,dhe jo per interesin e vendeve te tyre.Dhe kjo eshte e lidhur me interesat e tyre per te qendruar sa me shume ne pushtet pa marre parasysh se ne c’batak e fundosin vendin e tyre.Kjo eshte e keqja jone qe na ka gjetur,ne pergjithesi.Une besoj qe sistemit kapitalist po i vjen fundi.Sistemi kapitalist eshte i bazuar ne biznesin e vogel dhe te mesem.Ishin ata qe e ushqenin kete sistem.Ai,prodhuesi i mesem i bukes,i gjalpit,i djathit,i letrave,i librave,i paisjeve te ndryeshme shtepiake si frigorifere,lavatriceve,apo te veshembathjeve si kepuceve,pantallonave,bluzave e palltove dhe celhurave ku punonin te tere ,nga prodhuesi tek tregetari dhe rrobaqepesi,
    Te gjithe e dime se si”super marketet” bene nje dem te madh tek dyqanxhijte e vegjel.I moren sheqerin,mjaltin,kripen,veren,rakine(ethem kete te fundit,sepse me pelqen shume),e ku e di une se sa e sa gjera te tjera,dhe detyruan te mbyllin shume biznese te tilla te vogla e te degdisen ne rruge pronaret dhe punojesit e tyre.Kjo gje ishte fillimi i procesit.Ketu prodhuesit nuk kishin ndonje kundershtim.Perkundrazi.Aty ku paguanin para per manaxhere per te shitur mallrat e tyre,iu erdhi per bukuri kjo praktike per te shitur prodhimet e tyre neper super marketet e medha.Por nuk mund te parashikonin se dikush ia kishte vene syne biznesit te tyre prodhuaes.Pasi dikush qe shiste prodhime bujqesore nga tundimi nuk mund te mos mendonte te shiste edhe prodhime blegtorale.Dhe e kunderta.E keshtu me rradhe.Te gjithe keta vepronin nepermjet bankave,te cilat e dinin shume mire se cfare benin kur jepnin kredi.E dinin se te gjitha keta biznese ose shumica e tyre do te binin ne duart e tyre,ne pamundesi te shlyenin detyrimet bankare.Dhe keshtu shume biznese te medha rane ne duart e bankave.Dhe ne kete fushe vepronte ligji qe “peshku i madh e ha te voglin”.Duke bere qe pasuria te perqendrohet ne disa banka te medha qe nuk dua te permend emrat e tyre.
    Ne kete faze fillon ajo qe Marksi dhe Engelsi na e kane theksuar duke na thene qe pas kapitalizmit fillon imperializmi.Pra ky eshte fillimi i imperializmit.Domethene perqendrimi i te mirave materiale ne duart e disave ose te njerit.Ketu fillon njekohesisht edhe kunderveprimi i popujve te ndryshem.Si ai grek.shqiptare,italian me pas edhe francez dhe me siguri edhe gjerman e tjere.e tjere.Besoj se ky eshte realiteti.Me gjitahate ky eshte mendimi im.
    O Plako.Pershendetje.Kam rrespekt per ty.
    Po na erdhe ndonje here nga Athina,na thuaj,se do ta gjejme menyren per te komunikuar.

    1. plaku says:

      emigranti athine,
      Kisha keto gjera :
      – Shume faleminderit per ftesen. Ne se vi, te premtoj se do te te lajmeroj dhe te pime nje kafe se bashku dy familjet tona.
      – Persa i perket Shqiperise :
      Ne se norma e interesit per shitjen e bonove tona ne tregun e kapitalit boteror eshte 11 % neve na ka marre lumi. Ne nendor te vitit 2010 Shqiperia shiti bono thesari ne vleren prej 300mijon euro dhe norme interesi prej 7,5 %. Ja linku :

      http://www.minfin.gov.al/minfin/Deklarate_e_Ministrise_se_Financave_me_rastin_e_e_emetimit_te_Eurobondit_te_pare_te_vendit_1282_1

      Sot Italia shet bonot e saj me 7% dhe kjo gje eshte katastrofale per ta.Merre me mend ne se Shqiperia shet bonot e saja me 11%.
      Ne se eshte keshtu jam i sigurte se, asnje investor ne tregun e kapitalit boteror i blen bonot e thesarit shqiptar. Sa me i larte interesi i bonit aq me keq eshte ekonomia e vendit qe i shet. Pra qeveria jone genjen kur thote se nuk do te shesi boni. E verteta eshte se asnjeri nuk i blen me bonot tona. Jam plotesishte dakord me ty se edhe vendet arabe nuk do i japin kredi qeverise sone hajdute.
      – Per sa i perket kapitalizmit :
      Me sa kam lexuar ( nuk jam ekonomist ) kam kuptuar se :
      Sot po behet nje diskutim i madh ne lidhje me ekonomine socjale te tregut ( kryesishte Europe dhe jo Amerike ose Kine etj.) duke patur parasysh se jemi ne krizen e borxheve te shteteve dhe se Kina nuk ka krize ( dhe jo demokraci ) dhe se Kina ka nje rezerve devize prej 2.300miljard dollare, mos valla do ishte me mire kapitalizmi shteteror kinez ( jo demokraci ) se sa kapitalizmi socjal.
      Nje sudjues kinez thote : Mendoj se degjenerimi i ekonomise socjale te tregut ne europe shkaktohet nga sistemi demokratik. Politikanet premtojne me shume rroge dhe shpenzimet socjale per te njejtat ore pune, me qellim qe ata te zgjidhen perseri. Prandaj ata bejne shume borxhe dhe kjo eshte dilema e sistemit demokratik perendimor.
      Pra sic duken bathet Kina komuniste do shpetoje kapitalizmin nga kriza.
      Kina konkretisht nuk blen vetem bono te BE por ka filluar te bleje dege te tera te industrise europjane si p.sh. prodhimin e makinave SAAB.Mos valle bota do kthehet ne kapitalizem shteteror pa demokraci, si Kina ?
      Emigranti athine, ne lidhje me kete teme kam shume materjal ( lexuar ) dhe fatkeqesisht shkrimi do dilte shume i gjate. Ndoshta me vone do te shkruaj dicka.
      Pershendetje

  6. LORA says:

    Zoti Stringa pohon ate qe e dine shumica e njerzve;ne jemi ne recension si ekonomi jo prodhuese,e si ekonomi e mbajtur nga remitancat.Keshtu jemi qyshkur emigrantet nisen te humbasin punen per shkak te krizes ne Itali e Greqi.Drejtimi i vendit ka 20 vjet qe eshte
    “bjeri ti biem,vidh te vjedhim” Gjendja eshte e tmerrshme,aq sa rituali i propagandes turperuee per integrim europian te Shqiperise,i ngjet trokitjes ne dere te shurdhit.Njerez,mos e lini veten tua zhvasin kursimet,si ne 1996-1997.!!!!!!

  7. tourkofagos says:

    si mund te krahasoni politikanet shqiptare me ata greke,apo italiane e me gjere…!!
    politikanet shqiptare jane vrases,,,,me minimale te korruptuar apo vjedhes!

  8. elinor bahiti says:

    ububu, ca ka thene, fjalen “r” – recesion! A te jap une nje fjale tjeter me te mire? Fillon me “d” – depresion; ne kete gjendje jemi qysh ne 2006n.
    Kur bonot italiane kaluan nivelin e 7% kthim ne investim ato u konsideruan si “ekonomikisht te pambajtshme”; kurse bonot shqiptare e kane kalu 11%in!! Kjo eshte nje prove e qarte qe ekonomia shqiptare ka falimentu me kohe. Ato deklaratat e gjozifines dhe salafit per ndertimin e nje parlamenti te ri ishin kot sa per te deviju vemendjen nga ceshtje me te rendesishme dhe per te manipulu opinionin publik ne lidhje me gjendjen e pashprese te ekonomise. Tani qeveria po shkon te lype nga vendet arabe – ishalla nuk na fusin tinezisht ne ligen arabe!!

  9. lili says:

    BERISHa di vetem nje gje.te shkateroje ate qe gjen hazer!Gjeti arken plot ne vitet nga prurrjet e emigranteve,edhe i glaberoj me piramidat, tash gjeti prape arken plot edhe e glaberoj…asgje nuk di me shtu sepse ne familjen e tij nuk kane ditur kur me shtu dicka po vetem me marr nga komshiu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje