Aksidentet përgjakin rrugët, një i vdekur e katër të plagosur

17 Nëntor 2011, 12:59Politika TEMA

Aksidentet rrugore të ndodhura gjatë paradites së sotme në vend kanë shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e katër të tjerëve. Aksidenti më i rëndë, me një të vdekur dhe tre të plagosur, ka ndodhur në Librazhd.

Një makinë ka përfunduar jashtë rruge në fshatin Rrajcë si pasojë e shpejtësisë, duke shkaktuar kështu vdekjen e Festim Bogdanit, 37 vjeç, ndërsa të plagosur mbetën Avni, Besim dhe Vedat Bogdani, përkatësisht 50, 25 dhe 35 vjeç. Të lënduarit janë sjellë me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku edhe po marrin ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, në superstraden Fushe-Kruje-Mamurras, nje automjet tip Volksvagen ka perplasur nje kalimtar, i cili po kalonte nga njeri krah i rruges ne tjetrin. I plagosuri është Martin Dobrozi. Policia bëri me dije se ai është në gjëndje kritike për jetën, ndërsa ka arrestuar drejtuesin e mjetit që ka shkaktuar aksidentin. Ky i fundit ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara.

1 komente në “Aksidentet përgjakin rrugët, një i vdekur e katër të plagosur”

  1. Neorealizmi says:

    Ngushellime ne radhe te pare per viktimen!
    Perdite degjojme per viktima te reja ne rruget shqiptare. Kaq viktima as ne kohe lufte nuk behen. Ne vere jua veshim fajin emigranteve. Po ne muajt e dimrit. Jemi mesuar te gjejme shkaktarin dhe fajtorin diku tjeter pervecse tek vetja jone. Mentaliteti yne ne te ngaren e makines le shume per te desheruar. Te gjithe e shohim perdite dhe nuk ka nevoje per shembuj. Zbatimi i rregullave behet vetem per ndonje polic qe mund te jete fshehur ne ndonje cep per te te kapur ne gabim ( te marre 10 mije lekeshin) dhe jo per ruajtjen e vetvetes. Te gjithe mendojne se atyre nuk do t`ju ndodhi asnjehere, por ja qe faktet flasin se radha sikur afrohet shpejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje