Iliri kundër Metës

18 Nëntor 2011, 19:45Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Emisioni investigativ “Fiks Fare” në TCH, na dha mundësinë para pak ditësh të njihemi me një përmbledhje ballafaquese midis atyre çfarë rezultuan nga videopërgjimi Meta-Prifti dhe deklaratave që pasuan më pas. Ishte interesant fakti se, z.Meta nuk e vë për asnjë moment në dyshim vërtetësinë e videos përkundrazi, përpiqet të justifikojë të gjitha skenat që ndodhën në atë bashkëbisedim të tij me z.Prifti. Ndoshta Meta është nxituar në atë kohë dhe, me shumë gjasë, nuk e ka menduar se çështja do përfundonte në dyert e drejtësisë, përndryshe do ishte treguar më i duruar për të mos rënë brenda me këmbët e veta. Në kushtet e sotme kur çështja ka marrë udhë në Gjykatën e Lartë, kemi avokatët e tij që kanë vënë në dyshim autencitetin e videos, për të mos folur për tre “ekspertët” shqiptarë që e rrëzuan përtokë atë. Për të gjithë ata lexues që nuk e kanë ndjekur emisionin në fjalë, unë e kam zbardhur materialin dhe po e sjell ashtu siç është transmetuar duke mos i komentuar fare, si pamjet, ashtu edhe përgjigjet, por ia lë lexuesve që të nxjerrin konkluzionet përkatëse, sepse çdo gjë është fare lehtë e kuptueshme.

 

Pamja 1:

Ilir Meta shfaqet në zyrën e Dritan Priftit me një bllok në dorë. Pasi ngjyhen njëherë gishtin me pështymë, nis dhe e shfleton atë.

Përgjigja e Metës dhënë në TV Klan gjatë emisionit “Opinion”, duke mbajtur në duar një bllok të ngjashëm: Meta: “Unë gjithmonë mbaj një bllok me vete për të gjithë ata që punojnë me mua. Është një axhendë dhe kam një, si të thuash, një këshillë nga Simitis, ish-kryeministër i Greqisë, i cili gjithmonë mbante një bllok dhe kur takohej me homologët sepse thoshte që, ky nuk harrohet, ndërsa mendja edhe harron dhe njeriu kujtohet. Dhe pikërisht edhe në atë lloj pamje, po ta shikoni ju, domethënë kanë qenë disa çështje, disa probleme që janë diskutuar me Dritanin”.

 

Pamja 2:

Jepen pamje kur Meta i thotë Priftit : “Gimi më tha mua, nga ana ime deri në 700”.

Përgjigja e Metës dhënë gjatë një konference shtypi në Ministrinë e Ekonomisë: “Kam marrë një mesazh nga personi të cilit i përmendet edhe emri në këtë bisedë e që ka qenë këshilltari i kompanisë në fjalë ku ai thotë: …mund ta lexoni zoti Dylgjeri edhe si gazetar…

Ylli Dylgjeri lexon sms në celularin e Metës: “Të kam thënë që dëmi që i është shkaktuar kompanisë nga zvarritja e moszbatimit të vendimit të gjykatës është, 700 mijë euro. Filani.”

 

Pamja 3:

Jepen pamje kur Meta i thotë Priftit : “Do ta çojnë më tej. Atë le ta çojnë, por prapë mbyllet, do flas unë me Shpresën. I kam marrëdhëniet shumë të mira, i çova vajzën në ambasadë”. (shënim: bëhet fjalë për Shpresa Becaj, Kryetare e Gjykatës së Lartë)

Përgjigja  i Metës thënë në TV Klan gjatë emisionit “Opinion”: “Mund ta sqaroj shumë qartë … Është emëruar në bazë të një kërkese të saj personale, pasi me të unë kam patur një raport shoqëror, ka patur të gjithë kualifikimet për këtë çështje, sepse ka patur edhe gjuhën përkatëse për shkak të studimeve që ka bërë në Zvicër e tjerë-e tjerë, dhe tjera që dua t’u them e që s’doja të merresha me këtë çështje, ka patur një problem shëndetësor dhe për këtë çështje ka pas edhe një ndërhyrje delikate e të vështirë dhe ky ka qenë thjesht, një raport, do të thosha, njerëzor dhe shoqëror. Ka qenë plotësisht brenda të gjitha kritereve.”

 

Pamja 4:

Jepen pamje kur Meta i thotë Priftit : “E dyta, me Lushnjen unë kam një që duhet ta bësh inspektor. Kam detyrim, një shokun tim që e kam patur në shkollë është fut tani me LSI-në. Po qe se duhet bërë…”. Prifti: “Pa diskutim që do ta bëjmë”. Meta: “E treta, këtë me kontratë do ta vëmë?”

Përgjigja e Metës dhënë gjatë një konference shtypi në Ministrinë e Ekonomisë: “Për këto akuza, pse kam kërkuar si kryetar i LSI-së për të ndihmuar, për t’u punësuar njerëz apo elementë të caktuar nga LSI-ja, unë jam kryetar i LSI-së, kjo është detyra ime, që të ndihmoj sa më shumë aktivistë, simpatizantë, që të punësohen dhe këtu nuk ka asnjë gjë të paligjshme dhe asnjë gjë të pandershme.”

 

Pamje 5:

Jepen pamje kur Meta i thotë Priftit : “Tani, nuk e di në çfarë forme do të hysh ti, o ku di unë, etj. etj. Ky Gimi më tha mua mbrëmë, ne mund të bëjmë diçka diku te 7%”.

Përgjigja e Metës dhënë gjatë një konference shtypi në Ministrinë e Ekonomisë: “Ishte një kompani shumë e rëndësishme për shkak sepse ajo siguronte teknologjinë, turbinat pra, ishte një partner shumë i rëndësishëm për të gjithë këtë vepër e cila kishte gjithashtu një përqindje prej 6.66% apo diku prej 7 përqindëshi”.

 

12 komente në “Iliri kundër Metës”

  1. Vorra bomsi says:

    Nuk besoj se ja vlen te komentosh me gjykatat tona te korruptuara per te kuptuar se kush ka te drejte dhe kush jo.Kudo ne cdo shtet te huaj qe te gjykohej kjo ceshtje askush nuk do te lodhej me keto budallalliqe por do ta futnin avokatucin e ilirucit ne cmendine dhe vete ilirucin ne burg.

    1. xhuliano says:

      Teknologjia, gjykata dhe nje video e habiteshme.

      Tre “eksperte” prezantuan vleresimin e tyre per nje ceshtje tejet te mrehte sic eshte analiza e videos te paraqitur si prove ne procesin e bujshem ndaj drejtuesit te LSI. Eshte nje ekspertize e veshtire se paku ne dy drejtime.

      Se pari, eshte nje ekspertize qe ndikon mbi nje proces gjyqesor ne te cilin do te vendoset mbi fajesine apo pafajesine e drejtuesit te nje force politike qe determinon qendrueshmerine e mazhorances, pra edhe vazhdimesine e qeverise Berisha II. Ne rast fajesie te personazhit te videos, gjasat qe qeveria e Berishes te lekundet jane te medha; e thene me gjuhen e tre “eksperteve” probabiliteti qe qeveria te bjere per te mos u ngritur me eshte 1, ngjarje absolute. Absolute eshte ne kete kontekst edhe pergjegjesia e “eksperteve” ndaj fatit te Shqiperise.

      Se dyti, kjo eshte nje ekspertize e pare e ketij lloji ne Shqiperi, ku si metoda e rregjistrimit, ashtu edhe ato te deshifrimit dhe analizimit te proves nuk jane perdorur me pare. E kane pranuar vete “ekspertet” se nuk kane as njohuri e as mjete teknike qe te japin nje ekspertize te argumentuar shkencerisht. E ne kete lloj pune, aftesia dhe mjetet jane vendimtare, fjalet e bukura me vepra arti e teori probabilitetesh nuk vlejne, sado te medhenj jane Da Vinci dhe Anjshtaini. Po nuk vlejne aspak; ne kete shkence 1+1 bejne 2 dhe pike. Mungesat e siperpermendura te bejne te mendosh se probabiliteti i gabimit nga ana e ketyre eksperteve, pertej modestise apo megalomanise, eshte edhe ai shume afer vleres 1 dhe po aq larg vleres zero absolute (a ka zero tjeter valle?).

      Se paku per keto dy aresye, jo vetem prokurori i ceshtjes qe e ka per detyre, por edhe opinioni publik kerkon dhe mbeshtet nje ekspertize kompetentesh, qartazi qe ne kushtet e Shqiperise mund te ofrohet vetem nga eksperte te huaj, pse jo nga nje ose disa vende te BE.

      Logjika minimale te ben te mendosh se nje kerkese e tille duhet te buronte, te pakten per aresyet qe parashtrova me lart, nga gjyqtaret e procesit. Aq me shume qe nje kerkese e tille nuk pengohet nga legjislacioni shqiptar. Nje ekspertize e specializuar do i ndihmonte gjyqtaret te vendosnin drejt, dhe te “flinin” te qete, se me vendimin e tyre te bazuar ne ligj dhe prova te pakundershtueshme, i sherbyen Shqiperise. Eshte absolutisht e veshtire qe te argumentosh refuzimin e nje kerkese te tille.

      Por te shkojme me tej: nese konsiston nevoja per ekspertize ne kete proces. Ajo qe jepet si prove, pra videoja eshte kombinim i dy efekteve: njeri vizual dhe tjetri zanor. Prandaj pyetja, mbase me te drejte shtrohet: a eshte ky nje rregjistrim sinkron mes zerit dhe figures?

      Elementi i pare eshte i qarte per kedo: i madh e i vogel, me syze apo pa zyze ka pasur mundesine te shohe ne video dy personazhe publike, Ilir Meten dhe Dritan Priftin. Madje edhe keta vete e kane pranuar se jane vertet ata dhe jo sozite e tyre. Pra prova vizuale eshte e qarte: Iliri dhe Dritani kane qene perballe njeri tjetrit, ashtu si shfaqet ne video. Mendoj se Gjykata nuk ka nevoje per sqarime mbi kete aspekt.

      Elementi i dyte lidhet me efektin zanor: pra pyetja shtrohet nese sa degjohet ne shfaqien e videos eshte zeri i Ilir Metes apo nje imitim i tij, apo nje kombinim rrokjesh te marra nga rregjistrime te tjera te zerit te Ilrit dhe te transformuara ne fjali, te perputhura me mimiken, qe me pas perbejne ate qe kemi degjuar e do i degjojme perseri e perseri?

      Ky eshte thelbi mendoj i pyetjes qe duhet ti pergjigjen “ekspertet”, dhe me tej, a mendojne ata vertet se me teknikat qe disponohen ne Shqiperi dikush ka pasur mundesine te sinkronizoje permbajtjen e fjalive, intonacionet, figuren, mimiken, levizjen e buzeve dhe cdo element tjeter qe te japesh nje kombinim te persosur dialogu mes Ilirit dhe Dritanit, si ai qe kemi pare. Nuk bej dot ekspertin per te thene se kjo eshte e pamundur, por nuk kam guximin, sado i marre qe jam, te them me gabim zero, pra me siguri absolute, se zeri dhe figura nuk jane rregjistrime sinkrone dhe nje “artist” i ka kombinuar duke i shndruar ne nje film “ala mafioz”. Dhe kete mundesi ma heq si mua, edhe “eksperteve” vete personazhi kryesor, Iliri, qe ne deklarimet e tij menjehere pas premieres ne Top Chanel analizoi fjale per fjale e rrokje per rrokje sa ka thene ne prezence te Dritanit, duke interpretuar permbajtjen e tyre, por pa mohuar biseden, as per figuren e tij te bollshme e as per zerin e tij te plote e melodioz.

      E per te perfunduar, nje pyetje naive prej profani nga njeri prej gjyqtareve ka marre nje pergjigje tuafesh, qe mund te lidhet me cdo gje, por kurresesi me shkencen, as me ate te probabilitetit qe flet vertet per mundesi, por duke i llogaritur ato ne menyre te sakte. Dhe kete mund ta pohoje kushdo qe ka bere pak shkolle e ka disa njohuri nga shkencat ekzakte, perfshire edhe “shkencetaret” e medhenj te Akademise se Vogel te Shkencave te Shqiperise.

  2. sillo says:

    Vetem duke shfaqur Ilirin tek tv KLAN me argumentat e dhena nga vete ai ,ja ka letesuar punen prokurorise ,sikur edhe te shpalli te pafajshem gjykata ai ka shkuar me kembet e tij drejt burgut,kot nuk te thote policia dhe prokurori ne perendim mos fole se cdo gje qe flet do te bjerri ne koke neser,mjafton qe Dritani ta apeloje ne gjykaten e stratsburgut.

  3. Argita_B says:

    Pamja 4

    “Përgjigja e Metës dhënë gjatë një konference shtypi në Ministrinë e Ekonomisë: “Për këto akuza, pse kam kërkuar si kryetar i LSI-së për të ndihmuar, për t’u punësuar njerëz apo elementë të caktuar nga LSI-ja, unë jam kryetar i LSI-së, kjo është detyra ime, që të ndihmoj sa më shumë aktivistë, simpatizantë, që të punësohen dhe këtu nuk ka asnjë gjë të paligjshme dhe asnjë gjë të pandershme.”
    ——————————————————————-

    Ilir koketuli, populli te zgjedh ne menyre qe te administrosh parate e tij, te risesh mireqenjen dhe jo qe ti te luftosh me rrogen e mare nga taksat e popullit, te futesh ne pune miqte e tu.
    Nese ai miku yt i shkolles, eshte aktivist i LSI-se, atehere ti ke te drejte qe ta futesh ne pune ne strukturat e LSI-se, pra per ate Parti qe ai ndofta eshte aktivist, por nese ai do te punoje ne administraten lokale apo shteterore, per kete ka kritere dhe konkurse, ne menyre qe nenpunesit qe i sherbejne popullin te punesojen ne baze te kompetencave dhe meritokracise dhe jo nepermjet neopotizmit dhe servilizmit o Ilir Koketuli.
    Shqiparia nuk eshte baçja e babajit tend, hapi syte sa te pellcasin e mos ki mendjen vetem te vjedhesh, se do te te bjeri ndonje kancer e ke me vdek i ri.

    1. migjeni says:

      Shume e sakte.Problemi eshte qe kete duhet koment duhet tja kthente gazetari gjate intervistes Ilir kokelopes ne forme pyetjeje.Po ne Shqiperi politikanet dine se ne cilin tv te japin e intervista.Le te bejne nje bashkebisedim me Meron psh.Fatkeqesia dhe mjerimi e ka mbuluar ate vend.Eshte e dhimbshme dhe per fat te keq e pashprese te pakten se afermi.

  4. laberia-shqip says:

    une them…qe ILIRI kokemishi duhet ta haje sa krahu…per shume gjera….por…une besoj gjithashtu..QE PASI TE JETE DENUAR..ILIR KOKEMISHI..duhen procesuar,,ose denuar…per shperdorim..te detyres dhe korrupsin..ne detyre…KRYETAREN E GJYKATES SE LARTE..!!!!!,,PO QE SE EUROPA KA SY DHE VESH LE TE MARRE PERGJEGJESITE..DHE TE DALE E PRERE NE NJOFTIME..JO ANES E ANES,,,,NE THELB…!

  5. analist says:

    Keto thuajani Rames qe po pregatit lenien e deres hapur per Ilir Meten duke poshteruar gjithshka qe ka te beje me ate pak moral qe ka mbetur ne shoqerine tone te thelle-korruptuar.

    1. Shoku ENVER says:

      pse mor bir,ke pare dere bordelloje te mbyllur Ti?apo je moshe e vogel e nuk ke filluar akoma ta llokoçisesh instrumentin neper bordello.

  6. bbb says:

    Kjo tragjedi dhe komedi te nderthurura bashke…

  7. Armani says:

    Kam degjuar qe prinderit i lirkes kane thene: Sa ishte te ne, hante ne kurriz tone… tani i ka ardh dita te haje ne kurriz te popullit. taksirat ne (populli)

  8. Pra ne ket rast kemi dhe problemin edhe pergjigjen e problemit,cfar kerkojn keta nga ekspertet e huaj apo keta plerat e kok lopes,ky njeri ne vidjo cfar ka then kurr nuk i ka mohuar cfar pret drejtesia perse nuk e denon,,,,Analiza eshte shum e sakte dhe nuk ka nevoj as per ekspert te huaj e as keta te vendit,drejtesia duhet nj ore e me pare ta fusi kete plere atje ku ka vendin(me nje fjale atie ku te bie sapuni)

  9. sadiku says:

    Qe gjykatat tona nga e ULTA deri tek e LARTA tashme e din e GJITHE BOTA se jane teper te KORRUPTUARA dhe nuk u vjen TURP qe UNIONI i GJYGJTARVE i kerkon politikes ti lene te qete qe ata te vjedhin e te bejne qte duan pa i TRAZUAR ASKUSH.
    NUK JANE FORT BUDALLEJ, POR HARROJNE SE EDHE FEMIJET E KOPSHTIT DINE TE DALLOJNE TE ZEZEN NGA E BARDHA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje