Tetë të arrestuarit "e LSI-së" janë fytyra e administratës së sotme

18 Nëntor 2011, 15:00Politika TEMA

Kryelajmi i djeshëm ka qenë arrestimi i tetë punonjësve të Drejtorisë së Metrologjisë e të Kalibrimit, të cilët, sipas strukturave të hetimit e të akuzës, në bashkëpunim me tregëtarët, ndryshonin masat e peshoreve dhe distributorëve të karburanteve, dhe fitimin që dilte prej këtij operacioni në kurriz të konsumatorëve e ndanin mes tyre. Askush nuk ka hedhur dyshim mbi këtë aksion (vetë ministri i ekonomisë ka qenë ndër të parët që është distancuar nga njerëzit e vënë në pranga), gjë që do të thotë se tetëshja është arrestuar me hak. Por kjo tetëshe është etiketuar si LSI-ste, dhe për këtë arsye shumëkush e ka parë këtë gjë si një luftë bandash brenda qeverisë. Një numër titujsh të gazetave të sotme linin të kuptohej, se bëhet fjalë për një goditje të kalkuluar kundër LSI-së. Është e vërtetë?

Logjika nuk e përjashton një hamendësim të tillë, por në fakt nuk ka asnjë provë që të jetë kështu. Nuk është ky problemi, megjithatë (përsa kohë që s’kemi asnjë provë). Problemi është tek rekrutimi i punonjësve të administratës mbi baza të luajalitetit partiak e tribal. Vetëm korrupsion do të ketë në rrethanat, kur administrata ndërtohet me këtë logjikë. Dhe merret vesh se korrupsioni në këtë rast nuk është thjesht pasojë; është mbi të gjitha qëllim.

respublica.al

10 komente në “Tetë të arrestuarit “e LSI-së” janë fytyra e administratës së sotme”

  1. Xha Jaho says:

    Duart se Saliut apo te Metes jane keto, mor aman?! Me thoni se nuk po i dalloj dot ngaqe edhe me pranga duan te numurojne para…

  2. Rrofte Shqiperia says:

    I gjith shteti funksionon keshtu, goditja me duket e qellimshme se kishte 8 muaj ne vezhgim!!!!! Pse se plasen para zgjedhjeve. Ketu po vidhet duke hedhur fishekzjarre. Shumica kur fillon pune paguan, sot ne Shqiperi puna blihet dhe pastaj as kush nuk te kerkon llogari dhe fillon nxjerrja e lekut derisa behet ves. Kur ju vjen dita e rrogave ju duket si bakshish dhe nuk ju hyn ne sy. Me det sa poshte kemi rene dhe kush po na drejton?????????

  3. Titi says:

    E beri Sala per te fituar kredi nga te huajt… Atij vetem per ligesira i punon mendja e tij e mbrapshte, se administraten e vet e ka plot me vjedhes e mashtrues, te cilet i ka vene zap me dosjet qe u ka hapur dhe gati per kercenim. Kur do ta kuptojme qe ky Sal dhe tere shpura e tij eshte nje mallkim qe po na ze frymen, deri dhe te buka qe po hame?

    Titi

  4. Selam says:

    20 vjet Sale…! eshte tmerr, te keqiat qe u ka sjelle shqiptareve jane te pafund. Sala solli priftin Janullatos, holli poshte gjithe ate lufte te patrioteve shqiptare per te themeluar Kishen autoqefale, Sala solli ne Himare armikun e Shqiperise, Bollanon, Sala u mori tokat pronareve shqiptare dhe ua fali minoritareve greke, Sala u mori pasurine dhe u mori edhe jeten mijera shqiptareve te varfer me Piramidat, Sala shkaterroi bujqesine, shkaterroi industrine, dhe pa fund deme te tjere, dhe me nje fytyre te ngerdheshur vec genjen e mashtron. Sa gjate do ta mbajme?

    1. tg usa says:

      me kete popull dele deri sa ti vije ngordhja nga allahu

  5. Frutoria says:

    Ja si luftohet korupsioni ne Shqiperi ! E shikoni o nderkombetare.Po njerin do ta falim,ate Meten.

  6. sokoli says:

    KARKALECI NE BUJQESI E LSI NE QEVERI BAJNE NAMIN

  7. nastradini says:

    Po pse te mos e bejne MINJTE e LSI-se kur MACOKU me cizme i kesaj organizate kusaresh Ilir Meta e ben ashiqare. Sic e treguan edhe videot e Dritan Priftit. Se edhe per MINJTE e LSI-se Shpresa Becaj, Kryetarja meshiruese e Gjykates se Larte e ka ilacin gadi.

  8. Genti says:

    Dihet qe rekrutimi i punonjësve të administratës mbi bazen e lidhjeve partiake ose farefisnore e amplifikon ndjeshem korrupsionin. Dikush qe eshte profesionist dhe ka punuar me vite ne administrate ngurron se tepermi te hyje ne afera korruptive ne krahasim me dike qe e shikon veten te perkohshem ne pune. Ky i fundit kerkon te rentabilizoje sa me shpejt investimin e bere ne linje partiake, nepotike ose korruptive (duke paguar per te siguruar vendin e punes).

  9. Kurveleshi says:

    Nese do vazhdohet te asgjesohen keshtu te gjitha strukturat kriminale te administrates ne vend,kjo eshte per tu pershendetur…Se me ne fund do te kete gjithnje e me pak abuzues me funksionin dhe ligjin…!Kjo do ti nderpriste duart e zgjatura te Metes e co. ne perpjekjet e tyre per te blere anetare partie me cmim te larte.Nuk mendoj se eshte faji i kryeministrit pse ben aleance me dike qe mendon se mund te fitoje zgjedhjet…por do te ishte jo faj por krim i rende i tij,nese do ti toleronte abuzuesit ,vjedhesit,mashtruesit…Ne rastin e djeshem duhet pershendetur akti i asgjesimit te kesaj bande kriminale..(Duhet denuar rasti imosdenimit te shefit te kesaj bande..I.Metes…e pafalshme per kryeministrin!).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje