PS fton qytetarët të aplikojnë online për kandidat për Avokat të Popullit

18 Nëntor 2011, 22:02Politika TEMA

Qytetarët e interesuar mund të aplikojnë për postin e Avokatit të Popullit si dhe ta përzgjedhin atë nëpërmjet internetit. Partia Socialiste në një njoftim shtypi bëri të ditur dje hapjen e konkursit për këtë detyrë, ashtu siç premtoi më parë kreu i PS-së Edi Rama. “Pas propozimit të kryetarit të PS për ngritjen e një komisioni ad hoc për thithjen, shqyrtimin e seleksionimin e kandidaturave për Avokat të Popullit, vë në dispozicion faqen e internetit: http://avokatipopullit2011.ps.al/, ku shpall të hapur procesin e pranimit të dokumentacionit për çdo kandidat apo kandidate, që dëshiron të aplikojë për t’u zgjedhur Avokat i Popullit”, thotë selia rozë.

Sipas PS, çdo qytetar nëse plotëson kriteret mund të bëhet Avokat i Popullit. “Çdokush i interesuar është i ftuar të paraqes pranë Komisionit Përzgjedhës ad hoc dokumentacionin përkatës. Në bazë të përcaktimeve kushtetuese dhe ligjore, Avokat i Popullit mund të jetë çdo shtetas shqiptar, me arsim të lartë, me njohuri dhe veprimtari të njohura në fushën e të drejtave të njeriut dhe të ligjit, i/e shquar për aftësi profesionale dhe figurë të pastër etiko-morale, e që të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit që bën propozimin apo zgjedhjen e tij”.

9 komente në “PS fton qytetarët të aplikojnë online për kandidat për Avokat të Popullit”

  1. USA says:

    eshte nje nisem vertet demokratike dhe bashkohore ..por nuk duhet te ngeli vetem te ky pozicion avokati i popullit/..pataj mund te shifni sa njerez ndoshta dhe te over kualifikuar do gjeni dhe shqiperia nuk do ngelet ne doren e nje tufe inoranteshkriminelesh dhe hajdutesh sic keto 20 vjet me malokun e vucidolit dhe alkohoolistin impotent fatos nano

    1. Fatmir says:

      USA, nuk eshte ashtu siç duket, me siguri eshte paracaktuar, keto on-line jane sa per show

      1. Agimi says:

        Perse paragjyko or burre i dheut?

  2. iliri says:

    Na jepni ju nja 20 emra qe te zgjedhim me te mirin

  3. Shkupi says:

    Une do kandidoj:quhem Servil Servili,kam lindur ne seli te partise,…dua te behem avokati i partise se popullit.

  4. tani says:

    Avokatin e popullit,ashtu sic thote dikush me siper te jepen me propozim te kuvendit disa emra dhe aty te zgjidhet dikush,sigurisht duke dhene edhe kriteret e zgjedhjes se tij.

  5. nastradini says:

    “AD HOC”-et Edi Rama me mire dhe me e llogjikeshme eshte qe t’i ruaje per Kryetarin e Kontrollit te Larte te Shtetit. Se Ombudsmani ose Avokati i Popullit nuk e tremb fare Saliun. Qe mendon nate e dite si te vjedhe LEKA nga taksat dhe tatimet, nga doganat dhe akcizat, nga peshoret dhe kandaret, nga kontatoret e karburantit apo nga sahatet e dritave e kshtu me radhe. Se Arben Malajt e tij me shume dallkauke nga pas nuk i japin mendje dhe zgjidhje konkrete. Sepse e kane mendjen t’i bejne opozite opozites dhe jo Saliut. Me llafoqylet qe hedhin ne medie pa pushim. Prandaj degjoje nastradinin o Edi Rama. Se nuk do te gabosh. Bjeri njehere me grusht tavolines se Saliut dhe thuaji: “Kryetarin e KLSH-se do ta zgjedh une. Se ti ke uzurpuar te gjitha Institucionet e tjera. Se ti po vjedh si magjyp ne mes te dites jo vetem votat e Bashkise se tiranes, por edhe paret e shqiptareve brenda dhe jashte vendit. Prandaj duhet t’i themi STOP! hajnise tende. duke kontrolluar te ardhurat ne buxhet. gje qe s’e ka bere askush deri tani. Se Bamiri yt po kerkon te kontrolloje Saliun dhe PD-ne me sekserin Leskaj. Per perfitimime politike personale. Jo per te miren e kullandrisjes se pareve te popullit. Prandaj ose STOP! abuzimit, ose BASTA! bashkepunimit tra-la-la.” Beju BURRE SHTETI o Edi Rama. Apel nga nastradini

  6. misionari says:

    Avokat i Popullit duhet te propozohet Spartak Ngjela.

    1. Diplomati says:

      Avokat Ngjela duhet per Prokuror te Pergjithshem… Ai jua ben rrup sup ketyre palacove… Atje ka ne dore te bej dicka. Kjo sepse sipas mendimit tim, Avokati Popullit eshte thjesht nje karrike sa per te marr rrogen. Sbesoj se ka dicka ne dore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje