-Prezantohet përmbledhja poetike “Occurrence on Earth” (Ngjarje në tokë) e Preç Zogajt, në përkthimin e Gjekë Marinajt-
Nga Astrit Tafa
Në konferencën e përvitshme të Lidhjes Amerikane të Përkthyesve të Letërsisë (American Literary Translators Assocation-ALTA), mbajtur në Kansas City, Missouri, nga data 16-20 nëntor, në programin e leximeve dygjuhëshe të letërsisë bashkëkohore botërore, iu kushtua një vend i rëndësishëm edhe poezisë shqipe.
Në fokus të kësaj ngjarjeje, e para e këtij lloji, ishte paraqitja e vëllimit me poezi të zgjedhura të poetit Preç Zogaj “Occurrence on Earth” (Ngjarje në tokë), përkthyer në anglisht nga poeti dhe studiuesi Gjekë Marinaj, kandidat për PhD (Doktor në Filozofi), dhe botuar nga shtëpia botuese e Universitetit të Dallasit në Teksas, “Mondus Artium Press”.
Fjalën e hapjes e mbajti Drejtori i Qendrës së Studimeve të Përkthimeve të Universitetit të Dallasit, dr. Rainer Schulte, PhD, njëherësh poet shumë i njohur amerikan. “Është e rëndësishme, theksoi ai, që ALTA ka sjellë një nga letërsitë më pak të njohura nëpërmjet një poeti si Preç Zogaj, libri i të cilit “Occurrence on Earth”, na tregon se poezia shqipe është në një stad aq të lartë sa poezia e vendeve më të zhvilluara. Atë nuk do ta njihnim si të tillë pa përkthimin shumë cilësor të kolegut tonë, Pedagogut të Letërsisë Bashkëkohore Botërore pranë Richland College, Gjekë Marinaj”.
Në fjalën e tij prezantuese, Marinaj, pasi falenderoj drejtuesit e ALTA-s për përfshirjen e letërsisë shqipe në këtë eveniment letrar kaq të rëndësishëm në shkallë botërore, tha se Preç Zogaj është njëri nga poetët më të dashur të Shqipërisë, poezia e të cilit shquhet për bukurinë, sinqeritetin dhe pasurinë emocionale të vizionit të tij poetik. “Ndaj, ngaqë është gati e pamundur t’i parashtroj të gjitha arritjet e tij si poet dhe intelektual i angazhuar në politikë, do të kufizohen vetëm në disa fakte që kanë të bëjnë me jetën dhe veprimtarinë e tij letrare”, nënvizoj Marinaj duke vijuar më pas me dhënien e një informacioni kronologjik të inventarit autorial të Zogajt.
Jim Hoggard, aktor i njohur i Teatrit Publik të Dallasit, recitoi trembëdhjetë poezi të Zogajt në anglisht, alternuar me leximin në shqip të këtyre poezive nga vetë autori i tyre. Hoggard tha se ‘ALTA më kishte dërguar trembëdhjetë poezi prej të cilave duhej të zgjidhja dhjetë për të recituar, por e gjeta të pamundur të eliminoja ndonjërën prej tyre ndaj do t’i lexoj të gjitha’.
Pas leximit të poezive të pranishmit, midis tyre profesorë të Universiteteve të ndryshme amerikane dhe botërore, i drejtuan pyetje poetit Zogaj dhe përkthyesit Marinaj në lidhje me poezinë dhe marrëdhëniet e tyre gjatë procesit të përkthimit. Një nga gazetarët e pranishëm, pasi shprehu habinë e tij se si një poezi e një gjuhe të huaj ka ardhur kaq natyrshëm në anglisht sa të mos duket si poezi e përkthyer, pyeti nëse poezia e Zogajt është një standard apo një përjashtim në poezinë e Shqipërisë. Zogaj u përgjigj se poezia e tij nuk përbënte as standard, as përjashtim në poezinë bashkëkohore shqipe. “Unë, vazhdoj ai, kam një individualitet timin, të cilin ma ka njohur publiku dhe kritika në vendin tim, por Shqipëria ka plot poetë të shkëlqyer, të cilët besoj se do ta frymëzojnë përkthyesin Marinaj për t’i sjellë në anglisht për gjithë lexuesin anglishtfolës në të ardhmen”.
Paraqitja dhe leximi i poezive të Zogajt në konferencën e ALTA-s do tu shpërndahet sipas programit të konferencës universiteteve amerikane dhe së shpejti do të publikohet prej saj në Youtube.
*Kansas City, USA
Urime z.Prec, suksese edhe ne politike e jo vetem ne letersi.
Nuk e di nese jeni me apo jo me ne Kansas City, me deshire do te kishim pi nje kafe.
Bravo Gjeke Marinaj !–Pune e shkelqyer –Sa me shume perkethime ne Anglisht
aq me shume ngrihet personaliteti i Shqieprise ne Arenen Nderkombetare
–Duhet qe Shqiepria te financoje Zotin Marinaj qe ai te perketheje edhe autore te tjere
te poezise shqiptare si Agolli,Poradeci , Spahiu, Fatos Arapi, Gjetja,Londo ,Mimoza Ahmeti,etj poete te talentuar shqiptare
Edhe Preci eshte poet i shkelqyer –Urime Zoti Zogaj !
Na nderove
Nqs botohet ne anglisht do e blej se jam kurioz ta lexoj
Urime z.Zogaj dhe z. Marinaj.
Eshte kenaqesi te lexosh lajme te tilla. Sepse eshte arritje per kulturen shqiptare.
Urime z.Preci, na behet qefi sidomos per ne shqiptaret qe jemi ne mergim, kemi me se te krenohemi,edhe nje here sukses dhe z.Gjeke i uroj sukses e njofe nga afer dhe eshte nje njeri i mbrekullushem qe mendon shume per shqiptaret dhe per SHQIPERIN
Z.Prec Zogaj eshte shqiptar i sinqerte si ne debatet politike dhe ne shkrimet e tij letrare,ketu e ka bukurine dhe fuqine Zoti Prec Zogaj,pa mohuar cilesite e tjera te kultures,edukates,dhe orizontit te tij.Ai do lere gjurmet e tij tipike si ne politike dhe ne letresi.Vazhdimisht e ndjekim jeten e tij permes medias ketu ne emigracion,duke i uruar suksese.
Urime Z.Prec Zogaj!
Suksese te metejshme ne krijimtari dhe jete personale.
Gjithmone kam patur simpati per kete njeri te mrekullueshem.
Heren e pare e kam takuar ne Shkoder bashke me Remzi Lanin edhe ky nje njeri i mrekullueshem,ku prej tyre mora dhe lajmin e gezueshem per ardhjen e kengetareve italian Albano dhe Romina Power.
Ishte lajm i gezueshem sepse ne ate izolim total te komunizmit ato ishin dallandyshet e para qe na bene me endrra packa se ato endrra nuk po na shkojne larg me nje dallkauk fshatar si Berisha.
Bur i urte,i matur me nje ndjenj patriotike, dhe yn tek te paktet geg qe ske yshqyer dhe s’yshqen ndasin krahinore.
Gjekë Marinaj, të uroj grada sa më të larta shkencore; por mos harro se nderimin më të madh do të ta beje populli yt, i cili sot ka shumë nevojë për talentin dhe zemren tende te madhe!
kush lirine harroi,kush per deshmoret skujtoi…kush atdheun ben pershesh?20 vjet shqiptaria u tret!
O POET E GJENI,KADARE E KOMPANI-BENI KOMBIN BASHKE PASTAJ MBURRUNI PAK!
SUKSESE EMIGRANTEVE KU JANE-JETIM NE ATDHE E JETIM NE MERGIM-AS TE DREJTEN PER VOTIM!?
Veprat e mira te çdo shqiptari na gezojne zemren ! Do t’u lutesha z.Zogaj e z.Marinaj, qe meritat e tyre t’ua prezantojne dashamiresve te poezise ne bote,edhe si merite e pazevendesueshme e gjuhes tone te mrekullueshme e unike shqipe, qe u mundeson poeteve e perkthyesve te prezantohen denjesisht me poezi te kalibrit te larte, ne çdo gjuhe e vend.
Pergezime zotit Marinaj, qe e nderon Shqiperine me veprat e letrareve tane ne bote.
Pershendes zotin Zogaj per aktivitetin e tije letrar e sidomos politik. Ben perjashtim nga shumica e politikaneve per edukaten, durimin dhe marrjen parasysh te mendimit te tjetrit ne debat. Me kane bere pershtypje, gjate debateve televizive, kur ndonje gango-debutet ja pret fjalen me vrazhdesi. Preçi me argumente mundohet ta binde dhe permbahet nga ofendimet. Predikon frymen e bashkepunimit per te miren e vendit.
RRESPEKTE!