Kreshnik Spahiu: Pse po anashkalohet Manastiri?

19 Nëntor 2011, 11:40Politika TEMA

Lideri i Aleancës Kuq e Zi po vijon turin e tij të takimeve nëpër qendrat shqiptare në Maqedoni, ndërsa ai me theks të veçantë ka përmendur qytetin e Manastirit dhe shqiptarët atje.

“Ne do të jemi në Manastir, Manastirin e Alfabetit, e të harruar që nuk është vizituar nga asnjë zyrtar shqiptar. Këtë rrugë do ta ndjekim përmes Strugës, Gostivarit, Tetovës, Ohrit, sepse fëmijët tanë kanë vizituar qendrat e shumta europiane si Parisin, Londrën etj, por nuk kanë vizituar Strugën, Manastirin etj, dhe fare nuk e njohin këtë gjeografi shqiptare”, ka theksuar Spahiu.

Ai këtë mesazh e ka drejtuar pasi shoqatat shqiptare në Manastir si “Kongresi i Bashkimit” reaguan se përse kryeministri shqiptar Sali Berisha në vizitën e fundit nuk ka vizituar edhe Manastirin. “Kur Gruevski shkon në fshatrat dhe cepet e ndryshme të Shqipërisë ku ka edhe dy maqedonas apo të rrejshëm, pse kryeministri Berisha nuk udhëtoi për në Manastir, për të nderuar këtë simbol të historisë kombëtare dhe jo në Tetovë, kur dihet se atje kemi në realitet plotësisht shqiptar dhe nuk ka ndonjë rrezik”, theksoi shoqata “Kongresi i Bashkimit”.

Spahiu i Aleancës Kuq e Zi ka kritikuar politikën shqiptare për papërgjegjësi dhe mosunitet, ku sipas tij, në këtë mënyrë po dëmtohen interesat dhe gjendja e shqiptarëve në rajonin e Ballkanit.

“Jemi komb që akoma nuk e dimë sa jemi, akoma nuk kemi inventar të hapësirës, të pasurive tona tokësore. Me abetaren po bëhen biznese. Regjistrimi i popullsisë, do të dëmtojë rëndë shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni, sepse shqiptarët janë popull me migracion më të lartë, duke mos llogaritur ata që më heret janë shpërngulur në Turqi. Mijëra shqiptar kanë marrë shtetësi greke, ndërsa për të shkuar në Bruksel, shumë shqiptar nga Kosova kanë marrë pasaporta të Serbisë. Në Shqipëri, pasaportë shqiptare marrin gjithkush, por më së paku shqiptarët nga Kosova, Maqedonia apo viset tjera ku jetojnë”, ka theksuar Spahiu, i cili po vijon vizitën e tij në Maqedoni.

31 komente në “Kreshnik Spahiu: Pse po anashkalohet Manastiri?”

  1. Është dashur që shqiptaro-myslimanët e Maqedonisë të ndërtonin një xhami të madhe dhe një teqe,me qëllim që interesimi i vizitorëve,sidomos i Sali
    Berishës, dhe të tillëve si ai,të ishte më i madh për të shkuar në Manastir, mu ashtu si veproi,para disa ditëve, kur datëlindjen e tij e festoi në një objekt të bektashinjve në afërsi të Krujës.Nuk ka asgjë më të turpshme që atë vend të shenjtë-të Kongresit të Alfabetit tonë në
    Manastir,të anashkalosh, jo vetëm në raste të vizitave zyrtare,por edhe
    rastësisht,kur “të qet rruga andejpari”.Për këtë shkak,të nënçmimit të vetvetes “vetvetja shqiptare” është gjithçka që ka lidhje me gjuhën,kulturën,doket dhe tërë traditën kombëtare,pos atye që me dhunë janë përvetësuar dhe kanë ngelë pjesë e huaj.

  2. I duruari says:

    Vendimi kryesor i Kongresit te Manastirit ishte perdorimi i alfabetit latin ne shkrimin e gjuhes shqipe me parimin “Nje tingull – nje shkronje”, alfabet qe u konsolidua me kalimin e kohes duke eleminuar alfabetin turk,grek e cirilik.Kryetar i ketij Kongresi,njekohesisht nje nga kembengulesit me te medhenj per perdorimin e ketij alfabeti, ishte At Gjergj Fishta.Ndertesa ku u mbajt ky Kongres sot eshte kthyer ne “kioske” dhe nuk eshte bere asnje perpjekje nga asnje prej qeverive shqipetare per kete problem.Kur e krahason kete me perpjekjet e padrejta dhe aq ngulmuese te serbeve dhe grekve per objektet e trashegimise se “tyre kulturore dhe fetare” ne Kosove,por edhe ne Shqiperi me te drejte te lind nje pyetje e madhe : PSE ???!!!.

    1. Shkelzeni says:

      Sepse Saliu e ka ngrene me kohe “lugen e çorbes se prishur” serbo-greke,dhe tani po “vjell gjithe jeten”.Per fatin tone te keq s’eshte i vetmi qe ka ngrene ate “çorbe”.

      1. Bazarxhevap says:

        O zoteri, e keqja e Shqiperise dhe e Shqiptareve te vertete, nuk jane fqinjet e saj, por Turqia dhe mbetjet e saj ne Ballkan, te cilat kane 500-vite qe po e heqin zvarre kete vend dhe gadishull!

        Eshte per te ardhur keq, qe edhe ata qe sinqerisht besojne, nuk po arrijne qe te kuptojne!

        Ai qe e kupton kete, nuk ka nevoje per koment dhe sqarime.

        1. hajriu says:

          O greko, e keqja e Shqiperise dhe e Shqiptareve te vertete je ti me company qe shisni menderen per 300evro

          1. Χιμαρα says:

            Ja mbetja e pare(haj..iu) e dogji, ai qe ka mizen nen kesule kruhet..

          2. Cakalli7 says:

            Hajriu o nicpja i jorgos edhe sulltanes, a i more ullinjte ne preveze a i zi, se gjyshi jorgo ti ka lene me testament tapite

  3. Shkupi says:

    Pasi keni vendosur te shkoni ne Manastir,per mua jeni Kreshnik Spahiu dhe Aleanca e vertete KUQ E ZI.

  4. B.Keta says:

    Të lumtë zotri Kreshnik Spahiu, Berisha erdhi në Tetovë tu tregon shqiptarëve të jenë të bashkuar për çështje kombëtare por nuk bëri kurgjë.Vetëm se bisedoi me Gruevskin i cili është antishqiptar i betuar dhe duke i përdorur fallangat shqiptare në pushtet ndihet edhe më i fortë.Shqiptarët në Maqedoni kanë filluar ta ndjejnë fillimin e fundit të tyre.60 vjet në Shkup nuk kishte mundësi që një shqiptar të mer vendbanim pa pasur dokument që ka banuar aty rafshë 10 vjet kurse maqedonasit që vijshin nga teritoret e Maqedonisë lindore bëheshin qytetarë të Shkupit brenda natës.Ata me kohë u shpërndanë nëpër tertoret ku banojshi shqiptarë dhe menjëherë zishin vende pune në administratë duke mos ditur asnjë fjalë shqip.Shoqeritë kulturo artistike shqiptare mbaheshin me vet kontribut kurse ata maqedone kishin buxhete të majme. Sot vazhdon i njëjti avaz por në mënyra pefide duke ua lyer buzët me xhizë shqiptarëeve që kanë poste politike kurse ata vetëm lavdërohen për detyrat i kryejnë sipas urdhërave maqedonas.Kur Shkupi më 1912 ka pasur mbi 100mijë shqiptarë sot ka mbetur i njëjti numër kurse maqedonasit janë shumfishuar.Të njejtën histori i gjenë edhe shqiptarët e Manastirit të cilët duke mos pasur punësime dhe shansë për të jetuar kan migruar në Amerikë dhe Austrli dhe nga numri i tyre më shum se 50% i popullatës kanë mbetur vetëm 5%.Partive politike su ha palla për shqiptarët ,ata mbajnë fort kulltukun e tyre dhe shesin men se kanë arritur shumë të bëjnë për shqiptarët.Derisa janë kvislingët e popullit në pozita politike këtu në Maqedoni ska prosperitet.Sot gjygjet në komunat me shumicë shqiptare mbajnë seanca gjyqësore me klient shqiptarë me gjykatës shqiptarë dhe me avoketër shqiptarë në gjuhën MAQEDONE.Kjo eshtë fillimi i fundit tonë në këtë Maqedoni të fortë dhe të barabartë mes kombeve që jetojnë këtu.Maqedonasit shqiptarët i quajnë pakicë nacionale.Në pankartat e kuvendit të Maqedonisë egziston teksti në gjuhën maqedone dhe ate angleze,gjithashtu ju të Shqipërisë kur të vini në Maqedoni do të mësoni anglish në tabelat rrugore se këtu ne shqiptarët jemi anglez kurse bullgarët janë maqedon.

    1. vjosa says:

      Jo gjuhe Maqedone zoteri-por gjuhe Bullgare.Sllavet kan te drejte te jen Maqedonas,po aq sa kan zezaket te jene Arjane

  5. ''evgjitngrenesi'' says:

    nga sali berisha prisni mbeshtetje qe i dha detin shqiptar greqise ,qe hap shkolla serbe ne zemer te shqiperise e qe pranon gjithe kushtet e serbise e maqedonise?vetem aleanca kz mbron shqiptaret kudo qe jane dhe identitetin shqiptar

  6. alma jaupi says:

    Eshte herezi te shprehesh per Manastirin dhe Shen Naumin pasi mbajne te verteta shume te madhe ato vende. Nuk eshte vendi i abetares problemi por elementi kryesor qe nuk u asimiluam si popull eshte gjuha shqipe prandaj dhe vendet qe perfaqesojne kete simbolik duhet lene ne harrese. Ndersa dhe per Shen Naumin per te cilin mbreti i shqiptareve u mburr se dha nje fshat dhe morri nje krahine (kelmendin fatkeqesisht qe truall shqiptar) ka qene primatia ilire e ohrit me arkiven per te gjithe ballkanin dhe me bekimin e patriarkanes se stambollit (grekeve) digjej dhe vritej cdo prift qe mbeshteste simbolet ilire. Lenia ne harrese e simboleve te gjuhes kombetare dhe nivelit te atributeve ne historine e ballkanit dhe europes eshte baza per zhdukjen tone si popull.
    Mbeshtetje per guximin.

  7. kostandin says:

    kreshnik spahiu misionar i turqis ose me sakt neootomanizmit ne trojet shqiptare nje nder me maskrajet e diteve te sotme te fshehur nen p[etkun e nacionalizmit mjer kush i shkon nga pmbrapa ktyre neperkave….maskara ditezi qe abuzon me kete popull tashme ne mjerin te plot ..edhe te nenshtruar..plotesisht nga llumi i shoqeris shqiptare nder v=breza llum kur su patrsua ky lloj damari i lig ne popullin shqiptar e sot per fatin ekeq te ketij vendi ata jan perseri ne krye te tij..maskarenjt qe veshen gjith shqiperin me mjerim edhe zi qe shtyn nshqiptaret te arratisen larg vendit te tyre,,

    1. Shefqet Cela says:

      Kostandin te ardhte gjema,
      Martove Dhoqinen larg.
      Larg e larg merguart,
      Tre male kaptuar….

    2. palla says:

      Kush jane atehere shqiptaret e vertete Kostandin ato si puna jote qe kon shit by… per 300 euro e qe i shkojn mrapa qerres se shovinizmit grek

      1. kostandin says:

        kush te tha ty qe shkoj mbas grekve un apo u nise nga a emri ti korraku i pales me emrin qe ke zgjedh pall dukesh ene nga mendimet….konstandin esht eremr i nderuar shqiptar more ditezi korrak turqie..ju esht ber mendja turqi more ditezinj vetem shqiperin se mendoni dot pa turqin ju?

  8. B.K. says:

    Kishte vetëm dz ditë që Sala ishte në Tetovë dhe promovoi kalimin e kufirit me letërnjoftime por librat shqip skaluan dot për në panairin e librit në Tetovë.Kjo puna e slavëve si puna ujkut:Janë marë vesh shtazët të mos dëmtojnë njëra tjetën dhe në fund është dashur të nënshkruhet kontratën ,ujku paraqitet i pari duke thënë të nënshkruaj un i pari se sa po kaluan një tufë dhensh.Moralitetin !!!!!.

  9. avniu says:

    Shqiperine e pret kriza me e madhe ekonomike qe ka kaluar ndonjehere keto 20 vjet te demokracise. Ne kemi nje qeveri te cmendur qe do te shese c’te mundi qe te rrije edhe nje dite me shume ne pushtet. Ky humbamenua a ka mendjen tek Kongresi i Manastirit.

    Ky Kreshnik Spahiu eshte nje pederast qe vetem ka nevoje per vemendje. Kjo karta e nacionalizmit u shkon mire disa idioteve.

    Kush eshte patriot i vertete le te perpiqet qe femijet tane te rriten me mire se ne.

  10. beni says:

    Shkon ne Manastir sa pr sy e faqe se nuk e ka fare ne ndjenje te brendshme.meqe akz eshte kaq partiotike, pse emrin e ka aleance ne vend te fjales se bukur shqipe lidhje ose bashkim?

  11. r says:

    PO ti mor Burim mos quhesh (IZVOR BELLODRIMSKI)keshtu thote sllavisht nicku yt, meqe menduake sllavisht. po te mos ishin edhe ata pak shqiptare mysliman ne Manastir do ishte zhdukur cdo gjurme shqiptare, ashtu sic u zhduken shqiptaret ortodokse. po nejse, kot flas une, se sllavofila dhe grekofila ka patur dhe do kete gjithmone mes ne shqipove.

  12. Realisti says:

    Respekt per Aleancen Kuq e Zi.
    Respekt per te gjithe ata qe punojne per te

  13. vjosa says:

    Zoti Kreshnik Spahiu-eshte e pafalshme nga ana juaj qe ti quani sllavet e Maqedonise -Maqedonas!!!!Ata jane Sllave,jo Maqedonas,se Maqedonas jan vetem Shqiptaret.Kur ju i emertoni Maqedonas sllavet,dashur pa dashur i beni autoktone dhe me te drejta te plota mbi ate vend me shume se Shqiptaret.Ne rast se sllavet erdhen ne shek.6-7 pas eres sone,atehere pse i quani Maqedonas?!!E dyta-vendimi per germat latine te alfabetit Shqiptar,po tregojne qe kemi humbur -me dashje ose jo-shum nga gjuha jone pellazge.Shkrimet Etruske ,Ilire nuk jan me germa Latine.Greket jan ata qe kan pervetesuar germat qe quhen sot Greke-por qe ne te vertete nuk jane aspak Greke,por Shqipetaro-Pellazge.Mos jini i vonuar ne informacione?dhe keni mbetur me ato te kohes se Medi Frasherit? Patriot nuk eshte ai qe bertet se eshte patriot,por ai qe vepron e ndjen si i till.

    1. Thana says:

      Na shite dengla nepermjet injorances.

    2. Vllazeni says:

      Të lumtë Vjosa!
      Është komenti më kuptimplotë nga të gjithë ç’kanë shkruar këtu!
      Por po të njëjtin faj bëjnë shqiptarët në Maqedoni, përditë, duke e quajtur gjuhën bullgare maqedonisht.
      Dhe po ashtu, i thërrasin sllavët në atë që vetëm republikë a shtet s’mund të jetë, maqedonas.

  14. Cakalli7 says:

    o nipcja i spahiut “osht harram” te shkoc ne nje qytet me emer manastir, prtit tja nderroje baba erdogani emrin ne “gjami” pastaj te vec ti.

    1. Mike says:

      Cakaliii, te ka kafshuar Janulatosii, mbrapa veshit, nuk behesh, me, iam sorry, o cakkalleshe, idjote.

      1. Cakalli7 says:

        e mahmut ke vene emer kauri?

  15. plisi says:

    o klysh greku ,po si thu ti tia veme emrin, mor spurdhjak

  16. Antoni says:

    Pse i veni faje Saliut,qe nuk e permend Manastirin? Deri tani ka patur frig se gjen Fishten dhe do i lexoj librin e “GOMARIT BABATASIT” qe i shkon per shtat Saliu per qeverisje qe bene.E pate qe sa mori eshe se u ba nje Teqe dhe nje Xhami vajti,se mendoj qe aty do gjente dhe surratin e sulltan Mehmetit te II,E te merrte kshidharej tij,se si me heq nga historia Gjergj Kastriotin,At-Fishten e nen Trezen e shum te tjer.Sala i ka dhen Shenjat e para ,gjoja nen “rishikimin e historie”te godasi figurat, gjoja te mitizuara!Per Gjergj Kstriotin ja la detyr A.Klosit qe ta eleminoj nga historia e ne vend te tiju te ngrej Ahmet Zogun.Ndersa per te denigrue Fishten ja ish punojsit te sigurimit Arben Puto.(Uzdaja ne Zotin e tek aleanca KUQ E ZI qe perfajson flamurin e shqiptarve kudo qe ndodhen.Urime Krenik me Alencen per te shpetuar shqipri qe po hidhet ne gremin nga kto qeveritar.

  17. Legen Legenasis says:

    Në vitin 1912 Shkupi ka qenë me 80 për qind shqiptarë

    Dokumente të ndryshme statistikore japin të dhëna interesante për përbërjen e popullsisë në Shkup. Sipas një dokumenti të Ministrisë së Punëve të Jashtme(MPJ) të Italisë, në vitin 1912 Shkupi kishte 50 mijë banorë, prej të cilëve 40 mijë ishin shqiptarë, katër mijë bullgarë dhe 150 serbë dhe të tjerë. Historiani Skënder Hasani, i cili e ka gjetur këtë dokument gjatë studimit nëpër arkivat e ndryshme thotë se ky dokument tregon qartë se Shkupi ka pas shumicë absolute shqiptare. “Menjëherë pas okupimit të Shkupit nga serbët në vitin 1912, serbët menjëherë kanë nisur jetësimin e projektit të tyre ku përmes reformës agrare kanë sjellë kolonë nga ‘shumadia’ dhe brendia e Serbisë dhe mes dy luftërave botërore ndjeshëm e kanë ndryshuar strukturën e popullsisë, por deri në vitet 1943 – 1944, Shkupi sërish ka qenë i dominuar nga shqiptarët”, thotë Hasani Sipas të njëjtit dokument gjatë luftës së dytë botërore Shkupi ka pësuar një ngritje të madhe të popullsie, gjegjësisht në Shkup dhe rrethinë kishin ardhur mbi 40 mijë kolonë. Në dokumentin e MPJ-së italiane thuhet se në vitin 1943 – 1944 Shkupi numëronte 87 mijë banorë, prej të cilëve 33 mijë ishin shqiptarë. “Edhe pse ishin sjellë kolona të ndryshme, Shkupi në atë periudhë sërish dominohej nga shqiptarët. Dihet fort mirë se në periudhën e pas luftës së dytë botërore u shfrytëzua momenti i depërtimit të shqiptarëve, gjegjësisht marrëveshja jugosllavo – turke për ti shpërngulur shqiptarët nga trojet etnike dhe një masë e madhe e shqiptarëve të Shkupit, sidomos rrethinës u shpërngulën në Turqi”, thotë Hasani, duke shtuar se më pas është shfrytëzuar edhe tërmeti i Shkupit i vitit 1963. Hasani sqaron se pas kësaj tragjedie natyrore në Shkup u sollën maqedonas nga Egjeu dhe sllavë nga Evropa lindorë të cilët ngritën në mënyre enorme popullatën sllave në Shkup dhe nga këto politika shqiptarët janë dëmtuar në masë të madhe në përbërjen e popullsisë. “Faktografia historike dhe statistikore tregon se deri në vitin 1963 Shkupi ka pas shumicë shqiptare. Pas kësaj tragjedie, nëpërmjet projekteve të ndryshme, shqiptarët nga shumicë absolute bëhen pakicë në Shkup”, thekson Hasani. Ai sqaron se Shkupi që nga Iliria e deri në fund të perandorisë osmane ka qenë me shumicë absolute shqiptare. “Gjatë periudhave të ndryshme kohore me plane dhe projekte të caktuara sllavët janë munduar ta thyejnë këtë nyjë të shqiptarëve në Shkup që ti realizojnë projektet e caktuara serbe e më vonë maqedonase që të mos lidhen shqiptarët me kontinuitetin historik dhe të shkatërrohet mbamendja historike”, thotë Hasani.

    Dokumenti i MPJ-së italiane me të dhëna statistikore do të botohet së shpejti në tre gjuhë: shqip, maqedonisht dhe anglisht.

  18. fane mirdite says:

    O GREKU I DHIME NUKE E SHQIPTON DOTE EMRIN E HIMARES NE FJALORIN E GREQISE JO PER NDONJE GJE POR ESHTE FJALE SHQIPE KJO O TRAPE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje