Ja si gjobisin bandat e LSI. Çelmeta: Shko bëji presion atij bythq... në Ndroq se nuk është kujtuar fare

19 Nëntor 2011, 13:23Politika TEMA

Arrestimet e bujshme të zyrtarëve të Drejtorisë së Metrologjisë dhe Kalibrimit pranë METE erdhën pas një pune disa mujore të Prokurorisë së Tiranës. Shqiptarja.com siguroi një përmbledhje nga këto hetime, mes të cilave përgjime telefonatash, të cilët prokurorët i kanë realizuar për të vënë përballë fakteve 8 të arrestuarit, njëri prej të cilëve është në kërkim. Ja çfarë u thonte Roland Çelmeta vartësve e inspektorëve.

Përmes përgjimeve telefonike hetuesit kanë verifikuar se 9 të implikuarit në këtë skandal mbanin kontakte të vazhdueshme me subjektet tregtare si pronarë dyqanesh, supermarketesh, furra buke, karburantesh, të cilëve u kërkonin para në shkëmbim të favoreve, duke lëshuar certifikata cilësie të cilat nuk përkonin me realitetin. I gjithë ky shpërdorim detyre, veç dëmit të arkave të shtetit, ka një impakt të jashtëzakonshëm për shëndetin dhe ekonominë e drejtpërdrejtë të qytetarëve.

Teksti i këtyre telefonatave është tronditës, pasi zbulohet sesi njerëzit e veshur me pushtet u bënin presione të qarta shtetasve, subjekteve private, për të përfituar para. Roland Çelmeta, me postin e zv/drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Metrologjisë dhe Kalibrimit, në telefonata flet me një gjuhë skandaloze

“…Në datën 28 Tetor 2011 Rolandi i telefonon Nr.067 20 28 698, i cili i përket shtetasit Armand Xhika me detyre Inspektor dega Tirane. Nder te tjera Rolandi i thote Mandit qe te shkoje te kontrolloje nje pike karburanti ne Yzberisht me pronar Luan Gjonin, sepse pas kontrollit pronari do t’i respektonte. Gjithashtu Mandi i thote qe tu thoje dhe kolegeve te tij qe kur te kalojne te karburant Elda ne Ndroq qe te mos futen fare per kontroll atje pasi eshte miku i tyre i perbashket. Pas pak Rolandi e orienton Mandin per te pika e Luanit dhe nderkohe merr dhe Luanin me nr. telefonit 0693067793 dhe i thote qe te takohen bashke me Mandin per ta orjentuar.

Ne date 01.11.2011 Rolandi i telefonon nje shtetasi me nr. 0672036087 (dyshohet Armand Xhika) dhe i thote qe te kaloje t’i beje presion atij byth… ne Ndroq se s’eshte kujtuar fare. Ne date 08.11.2011 Landi i kerkon perseri qe te shkoje t’i beje presion atij te Ndroqit dhe nderkohe Mandi i thote qe e ke gati ate.”

Të gjithë të arrestuarit, duke filluar që nga inspektorët, shoferët, i përgjigjeshin zv/drejtorit të Drejtorisë së Metrologjisë dhe Kalibrimit, Roland Çelmeta dhe bashkë me të realizonin presionet ndaj pronarëve të subjekteve të ndryshme tregtare dhe private.

Bie në sy, përmes telefonatave që të akuzuarit shkëmbejnë me njëri-tjetrin, presioni dhe forca që ata ushtrojnë përmes edhe prezencës në terren të tyre. Çdo gjë e bëjnë me të vetmin qëllim: jo misionin e kontrollit dhe garancinë e cilësisë dhe rregullave të ligjit, por vetëm përfitimin financiar dhe personal të tyrin

 

25 komente në “Ja si gjobisin bandat e LSI. Çelmeta: Shko bëji presion atij bythq… në Ndroq se nuk është kujtuar fare”

  1. Ledi says:

    Ilir meta me banden e tij eshte njeriu me i ndyre ne trojet shqiptare dhe une habitem se si elektorati i tij vazhdon te rritet.

    1. Vlora says:

      nuk ritet elektorati i metes …

      rriten hajdutet rreth atij kokmadhi..ai ska elektorat ….se ska asnje lloj programi politik e social….ka program vetem vjedhen dhe shkaterimin………

      1. arian says:

        pikerisht,sepse nje pjese shume e madhe e shqiptareve jane te gatshem te dalin ne ankand per paguesin me te mire(dhe pastaj revoltohemi me himariotet!),apo te mos kene kurrfare ideologjie…

    2. V says:

      sepse ky eshte niveli i pergjithshem i popullit anadollak shqiptar, normale qe do votohet Ilir, ku me kur*a ku me by**ira

  2. dritan74 says:

    IDIOTE SI KRYETARI.CUDI SI NUK KA SHPERNDARE QARKORE ILIRI PER KOMUNIKIMIN ANTAREVE TE BANDES.OSE KA MUNDESI I KA DOREZUAR VETE NE BURG PER TE SHUAR ZHURMEN E PAFAJSISE SE TIJ.NENTE PER NJE.GOXHA PAZAR.I KONCEPTOJNE NJEREZIT SI BAGETI DHE I SHKEMBEJNE ME KOKE.KA VETEM NJE NGUSHELLIM.GJATE SHKEMBIMIT EDHE KY NUMEROHET PER KAFSHE

  3. vjosa says:

    Sa qesharake;nje pler si ky Cel-meta,thot ndyresira per pronarin e shkrete.O keta duhen VARUR.

    1. Argita_B says:

      Keta mjerane koketule qe dine vetem te mbushin barkun me groshe jane instaluar ne pushtet nga ish kryetare koperativash te cilet ne titullin e CV-se se tyre shtuan fjalen “Demokrate”.
      Shqiperia ka pature dhe vazhdone te kete njerez te ndershem, patriote, trima, po per fatekeqesi te saj, keta nuk perbejne shumicen.
      Shumica sot jane me kaptinen si trekonsha, bash si Sali sallomi..

    2. sono battuto con olio e acetto says:

      qe pronarit i thote bythq….te verteten i thote se te ka shitur naften me uje…si dhe te ka bere “marifetin” tek pompa…
      Lufta brenda llojit eshte sa e frikshme aq dhe komike….
      bythq……aghaghaghaghagh dhe mbas 2 ditesh jane takuar dhe kane pire kafe ke klubi perball…”Po pse u burr ti kishe dhon ato leket qe ne fillim se na acarove kot…” aghaahgahgahga

  4. analist says:

    Mbas dhenies se “shansit te dyte” Ilir Metes (citat i kryetarit te PS),te gjithe keta bythq… i ke ne te nejtet poste me bekimin e çorapekuqit editorialeshkrues,Rames se PS.
    Vone,por Sala po i arreston,Rama u premton amnestine ne shkembim te aleances me te!

    1. elio says:

      @anal istin, Sala po i ben presion tani per ti patur pas vetes…nese Edi do te deshte te ribente aleance te re..do bente gabimin me te madh…dhe do humbte shume elektorat…

    2. tekniku says:

      Shume analist i zgjuar.S’ke c’thua.

  5. inspektori says:

    si ka mundesi i telefonova ketij numrit te luanit dhe me tha jam luani,a eshte ky i lire?apo mban celular ne burg?

  6. joni lako says:

    po more “analist” po me mire vone se kurre , por kam frike se saliu i areston se spo i japin gje por i mbajne te gjitha per vete.pse nuk areston saliu ndonje dr dogane, tatimesh, polocie, spitali etj .
    kjo eshte nje tablo reale e gjithe shoqerise shqiptare.po lum ne per kete administrate plot me b.q qe drejton kete vend !

    1. analist says:

      Nuk me shkon mendja te dal ne kraj Berishes,por kur ai ka interes,edhe arreston.Dhe Celmeta n/drejtor eshte,jo dosido.
      Dhe ti hysh si thua ti me dhemb e dhemballe korrupsionit dhe arrestimeve,te siguroj se nuk mbet kembe shqiptari jashte burgut sa dhe rojet e te burgosurve duhen huazuar nga ndonje vend nordik,se te gjithe shqipot brenda duhej te ishin!

  7. arber says:

    Edi rama: ILIR META DO KETE DEREN HAPUR KA NEVOJE PER SHANS TE DYTE!!
    21 janari,gerdeci,rreshen kalimash,vjedhjet vrasjet shitja e kombit nuk eshte asgje krahasuar me pushtetin qe do kete mbi vendin…c’do cmim per pushtet, a thua se ata te mjeret te dhunuarit qe shkonin ne pèrotesta janevellezerit e tij.TURP SKEMI OPOZITE POR BANDE

  8. ari says:

    Kjo dieht me koh po nuk dhe bakshish nuk te sherben asnje istutucjon shtetror, neper spitale behet nami dhe hapur fare ti kerkojn leket e azgje zbejn keta te kontrollit, se i han bashke ato qe nxjerin

  9. nardi says:

    Keshtu jane te gjithe mbeshtetesit e Ilir Metes,e thote dikush qe i njeh shume mire keta njerez,idiota pa shkolle,rrugaçe qe duan te bejne karriere,per te vjedhur.
    Me duket Shqiperia si Libia,ku njerzit bashkohen ne grupe apo per te qene me i sakte ne tribu,ku nje bari delesh(zakonisht nje idiot,rrugaç,qe e ka marre universitetin e deleve me leke),i mbush mendjen gjithe fisit,lagjes se vete e me gjere,se po ti japin votat partise se tij do u gjej pune te gjitheve,e te gjithe do mund te vjedhin.
    Ja do zgjasi nja dy tre muaj e me pas keto legena do dalin nga burgu si te pafajshem,e do bejne fushate per LSI(partia e vetme ne bote qe merr mbi 100 mije vota ne rang vendi pa pasur elektorat).Mirsevini ne Shqiperine e fiseve,tribuve,hajduteve,krimineleve.

  10. Andi says:

    Roland celmeta ka qene bythq ..qe femije ..nje derr katunari turk qe e quan veten Tirons i vjeter …dhe si familje kane qene zagar te regjimit hoxhes

    1. wert says:

      Ke shume te drejte. U pasurun keto kerma duke bere pislleqe

  11. luis says:

    Po pse jeni kaq naive more te shkrete me te vertete kujtoni ju se Edi Rama do i jap nje shans te dyte Ilir Metes.
    Kjo eshte thjeshte nje loje politike qe mesa shoh une Rama po e luan bukur.E vetmja menyre eshte per ti percare hajdutet dhe batakcinjte ne mes tyre.Per mendimin tim Rama tani po ben politike profesionale se me perpara ai praqitej ashtu sic eshte ne fakt i hapur dhe i sinqerte,por kjo rruge ne politike nuk jep rezultatet e duhura.
    E rendesishme eshte tani qe kjo qeveri te rrezohet,te tjerat me vone vijne me ane te seleksionimit dhe te mekanizmave qe sjellin njerez profesionalist ne qeveri dhe te pakorruptuar,sepse nje shtet me funksione te ndara do dije te vere para pergjegjesise te gjithe ata qe kane abuzuar.
    Berishes nuk mund ti pergjigjesh me force se ka pushtetin ne dore por ai duhet luftuar aty ku e ka armen me te forte ne seleksionimin dhe percarjen,gje qe e ka bere te kete jete te gjate ne pushtet.
    Me force e rrezone vetem populli,me ate nuk mund te luhet por jo opozita.

  12. Ton says:

    Duket me shume si ”Sopranos” se sa si shtet!

  13. skenderi says:

    sa shani tironsit or bura dheu,ne shtetet e bashkuara te tirones, erdhi gjithe raca me kuc e me mac tu vjedh e tu u la me uje te ngrohte me heq morrat,e u bo nomi se po marin nja dy qindarka tironsit,po ma tregoni nji te ndershem te politikes shqipe keto 20-vjet qe s’ka mor lek,ose me thoni ndonje politikan qe bo komente te gazetat online,rrofte tirona etnike dhe me shume pare per tironsit politikane

    1. sono battuto con olio e acetto says:

      Skinero,
      u ka bo leshi kacurrel ne Tiron dhe kur vin kto ardhacake ne Tiron qe vjedhin dhe plehrat i duket cudi kur nje tironc po vjedh….
      keta ardhacake qe akoma e gjejne shpin me te pytme i duket cudi dhe pse un jom tu shkrujt n’dialeket….
      Gjith bari dhish tu krrujt bythen qe numrojn yjet gjith noten sa here qe nuk bi shi t’japin men….

  14. mili says:

    Keta jane ali babai me 10000 hajdute

  15. viktori says:

    po vetem keta duhen arrestuar po policia tatimore nuk ka pergjegjesi po antikrim ekonomik taks forca e shume te tjera si keto si funksionon ky shtet i shkeputur nga njeri tjetri apo ne unison . po ai minister nuk ka organizma per te kontrolluar dhe denoncuar por kjo ndodh ne te gjithe vendin prandaj me mire i leroni se kot e kini . vetem do te nderrojne dore ato parat e vjedhura dhe do te dalin si deri tani dhe i ngerme ne detyre si eshte vepruar deri tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje