Tuneli i Kalimashit, 5-10 euro pagesë për kalimin e automjeteve

20 Nëntor 2011, 10:55Politika TEMA

Në muajin dhjetor, qeveria pritet të miratojë kushtet e kontratës dhe projektin e dhënies me koncesion të rrugës Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës, ndërsa në janar parashikohet të hapet tenderi për përzgjedhjen e firmës private e cila do të mirëmbajë tunelin e Thirrës prej 6 km. 

Këto janë informacionet paraprake mbi projektin e vendosjes së tarifës për kalimin e rrugës, 60 km të gjatë. Gazeta “Shqip” publikoi të dielën detajet e para të projektit mes qeverisë shqiptare dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare, i firmosur në janar të këtij viti, për gjetjen e formës së dhënies me koncesion të tunelit.

Mësohet se IFC e ka kryer studimin mbi eficiencën e rrugës dhe shpenzimeve që nevojiten për mirëmbajtjen, ndërsa pritet që termat e projektit të miratohen në qeveri dhe më pas të kalohet në hapjen e tenderit.

Paraprakisht mendohet se pagesa për kalimin e tunelit do të jetë 5 euro për autoveturat dhe 10 euro për mjetet e rënda, si autobusët apo kamionët. Burime konfidenciale nga të dyja kampet pohojnë për gazetën se, tarifat do të variojnë nga 5 deri në 10 euro, në varësi të mjetit, ndërsa në tunel do të instalohet një pajisje elektronike që bën të mundur identifikimin e kartës dhe pagesën e detyrimit, i cili shlyhet vetëm nga drejtuesi i mjetit.

Aktualisht për mirëmbajtjen e rrugës Rrëshen-Kalimash, buxheti i Drejtorisë së Rrugëve ka akorduar një fond vjetor rreth 2 milionë euro, që shkojnë për kosto operative të ndryshme, ndërsa sa i takon dëmtimeve të aksit, vijon të mbetet nën mbikëqyrjen e kompanisë turke. Por studimet e fundit tregojnë se për mirëmbajtjen e kësaj rruge qeverisë do t’i duhen më tepër fonde, për shkak të amortizimit me kalimin e viteve.

Duke pasur parasysh tarifat prej 5-10 euro dhe me mesataren e mjeteve që kalojnë në ditë, qeveria mund të mbledhë vetëm nga tuneli rreth 13 milionë euro në vit, e ardhur kjo që del më pak se 10 për qind e normës së amortizimit në një vit, pasi tuneli ka kushtuar rreth 280 milionë euro.

Sa i takon mesatares së mjeteve të transportit rrugor, ministri Sokol Olldashi thotë se, “nga studimet rezulton një trafik prej 12 000 mjetesh në verë dhe 4000 në dimër, pra mesatarisht 7500 mjete”.

Sipas tij, kemi një rrugë që përdoret 5 herë më shumë nga sa parashikonin projektuesit. Për projektin me IFC-në, Ministri deklaroi këtë javë se, po shikohet mundësia për t’i dhënë me koncesion të gjitha rrugët kombëtare, pasi mirëmbajtja dhe operimi i tyre ka një kosto të madhe.

Qeveria mendon se operimi dhe mirëmbajtja e rrugëve me privatin do të ishte forma më e duhur. Sipas studimeve të fundit, qeverisë do t’i kushtojë me dhjetëra milionë euro mirëmbajtja e rrugëve.

Vetëm për rrugën Rrëshen-Kalimash u shpenzuan 826 milionë euro, ku kostoja e tunelit arriti në rreth 280 milionë euro. Si kosto njësi, rezulton se për rrugën janë shpenzuar 9 milionë euro/km dhe për tunelin është 46 milionë euro/km.

36 komente në “Tuneli i Kalimashit, 5-10 euro pagesë për kalimin e automjeteve”

  1. lili says:

    dmth tash kukesianet kane nje pengese financiar per me ardhe ne Tirane:10 euro nje vatje ardhje plus benzinit,taxen mbi veturen etj po na behet lux me ardhe deri ne Tirane!
    le te votojne prape per saliun,se ai e di se voton e veriut e ka prandaj va q.. nenen!

    1. Diplomati says:

      Eshte e keqja e Shqiptari kjo o Lili… ?

      Eshte provuar disa here qe ne jemi popull “dele” dhe nuk reagojme per te drejtat tona.

      1.Medi+Sali shkaktuan 26 te vrare ne Gerdec dhe per cudi, ata perseri i votuan kta 2 vrases.

      2.Vjet, shkodra u permbyt thuajse 4 here… Perseri votuan PD.. Shpresoj dhe lus zotin tmos e ken kete fatkeqsi dhe kete vit se do dalin bllof..Skan sesi te thone me qe ishte fatkeqsi natyrore. E them per popullin e shkodres, meqe pretendojne se jane te “Kulturuar dhe qytetruar”.

      1. Vlora says:

        problemi nuk do te jete vetem per kuksianet por per te gjithe shqiptaret ,,,pasi te gjitha rruget do te jepen me koncebsion dhe privati do te na vendosi gjoba te majme……
        eshte e kuptueshme qe ata qe do ti marin nuk do te punojne per ne por per vete…..
        per takatin e shqiptarit nuk do tja dije kush……..
        keto jane politikat e sali berishes…….te haje kush te munde.

      2. kodra mas dielli says:

        jo jo mos e keni kete merak se sivjet e as per vitin tjeter ju siguroj se s’ka per tu mbyt shkodra, se eshte thare liqeni fare, s’ka uj as sa per te pire as kafshet e pyllit.U lodhen vitin e kaluar duke thene se na e permbyti Shkodren liqeni i Fierzes dhe ja ku i nigjoi Zoti dhe ua thau te terin, le te blejne tani energji se ju del me “lire”

    2. V says:

      Me ne fund ja u vuni Sala taksen malokve te vet me ardhe ne Tirane. Hallall hahaha!

    3. mendimi_im says:

      taksa ka kudo ne bote,

      kuksianet dhe tropojanet kan harxhuar edhe me shum se 5 euro duke i rene gjate neper rruget e malit biles pervec se demtimit te mjeteve neper rrugat plot me gropa kan edhe vdekur si rezultat i rreshqitjen ne akull bore dhe kan rene ne humnere qindra mt.
      mbaj mend qe vete kam thyer sotokartin e mercedesit ne ato rruge plot gropa dhe gur dhe kam humbur 300 euro per ta arritur naten vone ne tiran…

      taksa prej 10 euro eshte e shtrenjte vertet por siguria e jetes eshte edhe me e shtrenjte…
      duhet te shohim anen pozitive te gjerave dhe te mos fokusohemi tek urretjet personale apo kolektive qe kemi dhe te qorrohemi duke mos pare as te mirat qe na vijne…

    4. Malaj Gezim says:

      Mendimi ime pèr pagesen ne tynelin eshte i drrejte.Ne ne itali pagujme autostraden dhe tarifat jane me te vogla se ne shqiperi,prandaj miqe paguani te keni rruge te mira.Kurse per prallat e kryeministrit tuaj mos ja vini rre keshtu eshte mesuar te kopjoje paraardhesit e tije qe i kishte per zemer.
      Kure drejtuesi e vendit flete shume punet konkrete jane pa rendimente.
      Prandaj miqe mundohuni ne 2013 mateni mire voten per rruge te mira,dhe kostu sa me te ulet,dhe kryesorja te jene me cilesi.jo si rruga Lushnje Fier qe eshte per te ardhur keqe.

    5. albaniac says:

      wtf…?
      rruga akoma nuk ka mbaruar….?
      si mund te vesh tarife kur ska mbaruar rruga…..?

      only in albanistan…

    6. hajt tung says:

      ne fakt sa per injorancen maloke mire e ke ti, se eshte ky malok Sala qe ua futi te tereve edhe ty se bashku me ta.

  2. Diplomati says:

    Vetem ne Shqiperi ndodh qe rruga te behet me leket e taksapaguesve, dhe me mbrapa ti jepet me koccension nje firme private..

    Rripeni kte popull, rripeni e mos ju lini mender brek ne bythe. Mbushni xhepat tuaj se nuk reagojm, na vrisni, na mbysni, na vidhni, na poshteroni dhe “ne” vuajm nga “disa” militante qe tju shash nen e babe nuk thone gje, ndersa tju shash Sal e Ed plas sherri madh.

  3. AY says:

    Kjo autostrade eshte paguar njehere nga lekat e taksapagueshve shqiptare dhe shtrenjt. Tani permes ketij koncesioni tre ciditshem qytetareve u kerkohet ta paguajne kalimashin per here te dyte. Hajde qeveri hajde. Ne cdo vend te botes koncesioni jepet qe ne fillim te projektit me qellim qe leket te mos dalin nga paret e buxhetit por te paguhen nga privati i cili ka me vone te drejten te vere takse per kalimin e automjeteve per nje periudhe te caktuar kohe.
    ketu ne Albananistan gjerat i bejme per se mbrapshti.

  4. Claus says:

    Lexoni se c`fare thote minister-ngrenesi i gjoksve,kofsheve, mitrave etj:

    “Sa i takon mesatares së mjeteve të transportit rrugor, ministri Sokol Olldashi thotë se, “nga studimet rezulton një trafik prej 12 000 mjetesh në verë dhe 4000 në dimër, pra mesatarisht 7500 mjete”. (duhej te shtonte ketu: 7500 mjete ne dite. Po e ndihmoj ne kete pike.)

    E para, 12000+4000=16000 automjete, mesatarja te bie jo 7500 por 8000 automjete ne dite.
    Por le te marrim si te mireqena shifrat e ministrit mish-ngrenes.

    Sipas tij, kemi një rrugë që përdoret 5 herë më shumë nga sa parashikonin projektuesit…”

    Pra sipas nje llogarie te thjeshte projektuesit kishin parashikur nje mesatare prej 1500 mjete ne dite!!!

    Por natyrisht qe shifrat jane per “mesatare ditore”. Kjo “vogelsi” duhet vene mire ne dukje se llogarite te dalin ndryshe pastaj.
    As per te folur sakte nuk dine. Keshtu eshte, po ta kesh mendjen ne kanibalizma erotike.
    Por kjo eshte me e vogla. Te llogaritesh si projektues 1500 automjete ne dite dhe te ndertosh nje autostrade 1 miliardeshe kur ne autostraden me te “varfer” ne qarkullim te Austrise (A8 Krenglbach) qarkullojne ne dite rreth 31000 automjete, eshte me te vertete krim.
    Burgu per keta eshte pak.

    1. Eri says:

      Claus ne ate rruge nuk kalojne me shume se 2 mije makina ne dite qe prej Tetorit deri ne Maj dhe jo me shume se 5-6 mije ne vere. Prandaj keta plehra kur duan te madheshtojne vepren per te justifikuar paret qe harxhuan per te mundohen te japin shifra te larta shfrytezimi te tunelit, por ne momentin qe duan te vjelin paret ata kthehen ne realitet dhe vendosin pagese te renda per xhepat e qytetareve me 5 apo 10 Euro per nje kalim.
      Kjo rruge eshte bere me paret e shqiptareve keshtu qe ata e kane paguar nje here kete rruge, s’kane pse paguajne me per te.

  5. xhoni says:

    Ta gezoni tunelin dhe rrugen e KRIMIT ,qe Sali Berisha e beri duke VJEDHUR PARET E TE GJITHE SHQIPTAREVE!!!Ne fillim nuk e ndjete ju kuksiane dhe kosovare,por vetem duartrokisnit hajdutin e Vicidolit,ndersa tani ta GEZONI GJOBEN E SALIUT 5 EURO NE ARDHJE DHE 5 EURO NE KTHIM!!!Haaaa!!!Tani do ta merrni vesh se Saliu JU A FUTI SA KRAHU,por si DEBILA,qe jeni nuk e kuptoni kur thone te tjeret,por tani ,qe do ta HANI VETE!!!TA GEZONI RRUGEN E KRIMIT!!!

  6. Tiku says:

    5-10€ eshte vjedhje , ne asnje vend te botes nuk paguhet nje shume e tille per te le kaluar 6 km tunel!!!! mos jane cmendur, e vetmja mundesi eshte berja me pagese e gjithe rruges, ne Itali me 10€ ben 250 km autostrade, duke llogaritur standartin Italian me ate Shqiptar, e tere rruga duhet te kete nje kosto max €5 per gjithe gjatesin e saj, e ndare sipas km qe behen

  7. Sadedin Çeliku says:

    ZOTI SALI E GEZOFSH RRUGEN E KOMBIT

    Sigurisht që nuk ka shqiptar që nuk u gëzua për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë për shkak të lidhjeve që krijon me vëndet e rajonit por dhe me bashkëatdhetarët tanë që jetojnë matanë kufirit.
    U bënë shkak dy shkrime që më ngacmuan njëra tek gazeta Shqip e tjetra tek Tema lidhur me taksat që do vendosen për kalimin në këtë rrugë.
    Parimisht në kushtet politike që jetojmë është gabim të vendosen taksë rrugore. Kjo masë në se vendoset është njësoj sikur të vendosësh regjim vizash midis dy krahëve të shqiptarëve. Eshtë njësoj sikur kufizon lëvizjen e lirë të qytetarëve, të ideve dhe të bizneseve e mallrave që aq shumë na besdisin qeveritarët në fjalime tribunash.
    Në se duam të realizojmë pjesën politike të problemit kombëtar nuk duhet marrë kjo masë në të kundërtën kemi të drejtë të mendojmë se çështjen kombëtare nuk e kemi për zëmër.
    Për sa i takon çështjes teknike përsëri e keni gabim së bashku me IFC – në e cila për dijeni është pjesë e sektor i Bankës Botërore.
    Personalisht kam dijeni të plotë të studimit që ka bërë IFC – ja dhe të ekspertëve që kanë punuar me të.Më vjen keq ta themi se studimi është kërkuar me nismën e palës shqiptare e cila nuk ka për qëllim rritjen e të ardhurave të buxhetit të shtetit, as reformën që e kanë kthyer në refren por aferën e rradhës.Pra ja kanë marrë dorën në emër të reformave realizohen ato që ne i quajmë korrupsion.
    Së pari zor se gjëndet shtet në botë që taksën rrugore e ka 5 euro për veturat dhe 10 euro për kamjonat.Në se vendoset kaq të jeni të sigurtë se lëvizjet kufizohen, bizneset gjithashtu dhe ajo që do të ndodhë është pasurimi i një individi i fshehur nën petkun e pushtetit.
    Së dyti, rruga ka një amortizim por dhe një kontratë me ndërtuesin i cili duhet të përgjigjet së paku për pesë vjet nga praktika ndërkombëtare.Pra amortizimi duhet të jetë për llogari të tij.
    Sa kuptoj, llogaritja që ka bërë IFC-ja është mekanike dhe aspak ekonomike. Ato kanë marrë numrin faktik të automjeteve që kalojnë në bazë të kategorisë së mjetit, pra kamjonë, autobuz dhe autovetura dhe e kanë llogaritur tarifën duke patur parasysh shkallën e amortizimit dhe fitimin neto që do të gëzojë agai.
    Problemi tjetër është se rruga ende nuk ka mbaruar. Pra disa lote ende vazhdojnë ose s’ka para të financohen. Eshtë ende shpejt të vendoset taksa.
    E njëjta llogjikë ekziston në mëndjen e qeveritarëve të mëdhenj edhe për rrugën e re që pritet të mbarojë në fund të vitit ardhëshëm Tiranë – Elbasan.
    Personalisht jam dakort që të vendoset taksë rrugore në Shqipëri sepse investimet në rrugë duhen ricikluar, por jo në këtë mënyrë aq më shumë të fusim në valle institucione financiare gjoja sikur është kërkesë e tyre.
    Po të kemi parasysh shkallën e varfërisë që kanë shqiptarët këndej dhe andej, e gjithë kjo masë do rëndojë mbi konsumatorin pra mbi popullin.Taksa në se vendoset nuk është më rrugore por publike.
    Nuk mendoj se është gabim të kolsuntoheni me grupet e interesit dhe këtë vendim ta merrni më vonë por gjithmonë me tarifa të tjera.
    Sadedin Çeliku

  8. inf says:

    Per vendasit duhet te jete pa pare per Turistet nga Republika e Kosoves dhe nga e gjithe BE duhet te jete minimumi 25-30 EURO
    Kshu mbahet Tyneli ose Rruga e Kombit ndryshe ajo rruge do shkatrrohet per 5 vjet .
    kollaj esht rruga po ajo duhet Paguar ,jo nga Kuksianet se jane shume te varfer Por ajo duhet te PAGUET NGA TURISTET E BALLKANIT E ME GJERE.shume mire qe ja vune pagesen por 5 EURO ESHTE QESHARAKE DHE PER NJI TURIST QE VJEN ME U RREZIT DHE ME BO QEJF NE REPUBLIKEN E ALBANISE .mbetem me shprese se qeveria e saliut do rrisi Gjoben e kalimit per Turistat qe vine ne ALBANIA.

    1. tg usa says:

      edhe une mendoj qe taksa te jete per shtetasit e kosoves dhe me tej
      shqiptaret e kane paguar nje here bashke me 220 milion vjedhje nga basha

  9. dritan74 says:

    MOS I QANI HALLIN KUKSIANEVE SE I KANE ZENE TOKAT NE TIRANE DHE KANE NGRITUR VILAT ME KOHE.ATO NE VERI I KANE PER NE VERE.SA I PERKET KOSOVAREVE DUHET TA VENDOSIM TAKSEN 50-500 EURO SE JANE PATRIOTE TE VERTETE DHE AQ LEKE SA PER TE PARE BACEN SALI VUCIDOLIN I PAGUAJNE ME QEJF.JA ZERE SE MBARON EDHE PJESA NE KOSOVE.EDHE ATY NJE TAKSE EVROPIANE DHE DO ZOTI NUK I SHIKOJME ME NEPER KEMBE ME ATE NACIONALIZMIN E SHPIFUR TURISTIK SUXHUKOR

  10. vjosa says:

    Pak e ke ven taksen o Salii.Ripi nga leket ‘vellaznit’e tu Kosovare.Pthu,far e keqe

  11. EDI DETROIT says:

    Ne te gjithe boten ka taksa per rrugen.Nje rruge te mire dhe nje aks kryesor si ky qe lidh Kosoven me Shqiperine, duhet leke edhe per ta mirembajtur, rruga eshte e te gjitheve, dhe boll e politiziuat cdo gje.

  12. Para disa vitesh po udhetoja nga Shqiperia ne drejtim te Athines me makine.Ne nje vend diku ne Patras nese nuk gabohem mu desh te paguaj 10 euro per nje autostade 1.2 km.Vertet mu duk e egzagjeruar.Mbase taksa e tuneli te Kalimashit do jete diku tek 2-3 euro.Ndersda per kamionet skaa snje diskutim qe do jete dyfish.E kjo eshte praktike qe perdoret kudo e jo si ndonje qe lexojme ketu.

    1. vjosa says:

      Krahasimet me vendet e Europes bejini jo vetem per taksat,por edhe per rrogat e sigurimet shendetesore.Pse rrogen Greku,apo Anglezi 200 euro ne muaj e ka?Taksat vihen ne perputhje me te ardhurat Te ter kemi qen jashte dhe e dim qe taksohen rruget,por jo 5%e pages,dhe te mendosh qe ata qe do kalojne ne ate rruge jan teper te varfer,pervec turisteve.Jam e bindur qe Tropojanet nuk do paguajn lek.Per mua le ta bejne 50 euro,se nuk me bie nder ment te shkoj ne veri as e vdekur.

      1. vjosa
        Nuk humbet asgje veriu se ti nuk don te shkosh.

    2. Diplomati says:

      Eshte e vertet ajo qe thua o Tironci_lugano. Por e keqa dhe mos dakordsia jone eshte diku tjeter.
      Ne autostraden qe ke paguar ti, eshte hedhur kapital privat. Pra, ajo rruge i eshte dhene me koncension nje firme private, e cila e ka ndertuar dhe me pas do ta shfrytezoj ate kundrejt nje takse qe do derdhi ne Shtet. Kjo eshte mese normale, por rasti i Durres-kukes eshte ndertuar me leket tona..leket e taksapaguesve shqiptar. Pra eshte paguar 1 here dhe eshte absurde tashme qe per dicka qe eshte bere me leket e mia un te paguaj ne raste se do e perdor ate.
      Teresisht paradoksale dhe abuzive..

  13. Gazi-Uk says:

    O Sal (kok morri), po per ne shkoder a do vesh taks (se andej kaloj njeher ne 6 muaj)

    Keq me vjen se jan 20 euro por mire ja u beri!! Po tani, a do ja jepni me voten Sales ju Kuksjant?

    Ej, po, prisni dhe pak se do vej dhe taks (15 euro) per ne Tropoj…………

    Per te qeshur nuk eshte. Mjer ata te veriut se jan 20 euro dhe per ne shqiperi jane shume. Pupupupupupupupupupupu katastrof

  14. BardhiRKS says:

    Shteti duhet te jete i kujdeseshem kur vendos taksa per qytetaret me parat e te cileve eshte ndertu rruga,5 euro per nje kalim jane shume,Shqiperia duhet te vendos taksen 24 oreshe 2 euro,javore 10 euro,mujore 25 euro(kjo per autoveturat)per kamionet dhe mjetet e renda cmimi mund te jete me i larte,kjo do te mjaftonte per mirembajtjen e rruges,taksen duhet ta menagjoi drejtoria e rrugeve e jo koncesionari privat.

  15. tomorri says:

    Tir. Lug. ai 10-eurosh vlen per uren e patres.sot eshte 12.90 euro. shuma qe paguajme per rreth 80-100 km eshte 3.10 euro max. dhe min. 2.10 euro. dhe ne keto rruge nuk te dalin perpara as 4kembesh e as 2kembesh.

  16. Cakalli7 says:

    boll kaluat veresie tani paguani eshte kapitalizem jo kumunizem ketu

  17. reali says:

    Separi rruga eshte akoma nen garancat e kompanis qe ka ndertuar,se dyti nese kjo shum eshte e sakt atehera nuk eshte diqka ne rregull,sepse eshte e lart per gjepin e qytetarit.do te propozoja te marrin shembull shtetet evropjane si zvicra apo austria dhe te mos kalojn qmimin me shum se keto,duhet te ket tiket vjetore themi deri 30 ero dhe hiq me shume, ndersa per kalimet e rastit mund te jet deri pes ero per 24 0re.

  18. Dreni Gjakove says:

    Jena dakord me pagu 5 apo 10 euro per kalimin ne rrugen e kombit, po ça tbojna se na duhet me pagu edhe ata policat e qarkullimit rrugor, sidomos kur kalon andej nga Kukesi asht nje fare Edmond Daku apo Dafi nuk e di tamam si e ka mbiemrin na ropi nga xhepat asht bo tmerri i gjith ne kosovarve dhe spo kena ca me bo, asht kthy ne korrupsion te gjall ajo rruge me ata polica, hajt mo jena nje komb dhe spo bajm za shume se as shkijet sna kan rjep ma shume

    1. Arbri says:

      Jo zoteri Dreni mire eshte qe ti denonconi ata policet maskarenj, pavarsisht se kreret e policise ndoshta i mbrojne se ndajne gjahun se bashku, po turp te kene qe me rroben e policise se shtetit vjedhin qytetaret dhe askush nuk merr masa per ta.Duhet te jene masat ekstreme qe ta marrin vesh njehere e mire keta vjedhes me uniforme

  19. ilaz says:

    izgjuari shpend sharra ti mos u ngaterro me kuksianet se nuk jane injorante dhe malok po ti turp te kesh per ato qe thua e po te jesh burre thuja ndonje kuksiani perball malok po ta mbajti se ti sje burre

  20. Cakalli7 says:

    “hajt burra” mos e beni kaq te madhe kete pune, a nuk do i paguani ju 5 apo 10 euro per patriotizem, per me teper qe keto leke ja jepni heroit tuaj sali berisha

  21. rrufeja says:

    – nje debate e mire, po me nje te mete te madhe! gjithe shqipteret gabohen ne gjykimet e tyre. E vetmja qe nuk guxon te gaboje eshte Cakall-ja7,qe pervec fyerjeve dhe percmimit madje edhe u shet mend shqiptareve. ptuuu rrace e qelbur.

    1. Cakalli7 says:

      nuk jemi te gjithe race m.. nga anadolli “yıldırım”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje