Opozita ka ngritur zërin në Kuvend (Malaj, Kodheli, etj) për të nënvizuar faktin, që borxhi publik është më i madh se sa deklarohet, pasi në shifrat zyrtare nuk janë futur në llogari, mes të tjerash, edhe borxhet që qeveria u ka bizneseve të ndryshme që kanë bërë punë publike me paratë e tyre në këmbim të premtimit të qeverisë se ato para do t’u jepen shumë shpejt. Nuk dihet se sa është shuma e këtij borxhi ndaj bizneseve; madje, shumëkush mund të ketë dyshuar në këtë pretendim të opozitës; por dje ky fakt doli në shesh gjatë një bisede që Berisha pati me drejtues të kompanisë Aktor, të cilët e kanë pritur në tunelin e Krrabës, ku kish vajtur për të përuruar ndërtimin e kilometrit të parë (kushedi sa herë do ta përurojë, ky rob zoti, këtë tunel deri sa të përfundojë i tëri).
Berisha ka mbetut ligsht kur ka dëgjuar presidentin e kompanisë greke, Dimitris Koutras, t’i thotë: “Me që jeni ju dhe bankierët këtu, ne vijuam me punimet sipas afateve që kemi ju premtuam. Por, e gjithë kjo punë tani është bërë pa u paguar dhe pa marrë asnjë lek. E bëmë sepse ju kishim premtuar”. Kushedi sa sipërmarrës do donin të bënin të njëjtën bisedë me kryeministrin shqiptar. Por nuk munden. Ose nuk ua mban.
Respublica.al
Asnje nuk e pengon dot Malajn apo Kodhelin te marre info mbi pagesat qe ka bere qeveria per firmat kontraktore te cilat po bejne pune te ndryshme publike nga fondet e buxhetit te shtetit,por nderkohe nuk jane paguar per keto punime. Te gjitha xhirimet per keto punime dihet se nga e marrin driten jeshile dhe kush departament i firmos. Si financier te zote qe jane,nuk ka nevoje qe tja tregojme ne se ku duhet ti marrin keto te dhena.Te gjithe e dine se keto detyrime qe ka shteti ndaj ketyre firmave ne fund te fundit jane borxhe qe e rendojne me shume situaten finaciare ne te cilen ndodhet qeveria.Nuk ka pse presin qe nje kompani te beje nje skup te tille dhe pastaj te kujtohen per ta bere ceshtje dite. E tha nje dite tjeter E.Brace kete ceshtje,por ajo shifer ishte shume me e vogel nga sa ne fakt jane detyrimet e tilla.
Duke pare kete fotografi te lindin disa pikepyetje.
Ngaqe kam punuar ne miniere, e dij se ishte ligj qe nuk mund te hyje brenda ne miniere pa kapele-minatori/kaske-mbrojtese. Kushdo qofsh ti.
Eshte ky ligj edhe per tynelet qe jane ne ndertim?
Nese po, ose nese jo, perse ne kete fotografi disa e kane koken me kaske mbrojtese dhe disa jo?
Jane me qindra pergjigje, p.sh. :
-Kaskat jane vetem per kokat budallaqe qe mos te perplasen .
-Kaskat jane vetem per kokat me vlere qe te ruhen nga reziqet.
-As njera as tjetra por eshte ligj.
-Disa koka e respektojne ligjin dhe mbajne kaske mbrojtese.
-Disa koka te tjera nuk e respektojne ligjin dhe nuk mbajne kaska.
-As njera as tjetra por disa duan te duken sikur e respektojne ligjin.
-Disa duan te duken sikur jane pacarbythsa per ligjin.
-As njera nga te gjitha keto nuk eshte e vertete. Nuk ka kaska te tjera
Agim, nuk e di se me se merresh tani po hallall talenti, shume te bukur keta rreshta.
Hajde merre vesh kete pune; kush ka pasur fatin e keq te humbase telentin neper miniera dhe kush e ka hak te shkoje sot atje!!!!
Ta shohin se nga kane dale… (pasi kur dolen nuk pane gjë se i kishin syte te mbyllur….)