Përfundimi i kilometrit të parë të tunelit të Kërrabës në segmentin Tiranë- Elbasan është shfrytëzuar nga Kryeministri Berisha për të bërë një inspektim të punimeve. Por, gjatë fjalës dhe falenderimeve së rastit, Berishës i është dashur të përballet me një surprizë të pakëndshme. Ndërsa ka lavdëruar punën e kompanisë greke, Berisha mori si përgjigje kërkesën për bërjen e pagesës për punimet e kryera, pasi deri më tani ato ishin bërë me paratë e vetë kompanisë. “Me që jeni ju dhe bankierët këtu, ne vijuam me punimet sipas afateve që kemi ju premtuam. Por, e gjithë kjo punë tani është bërë pa u paguar dhe pa marrë asnjë lek. E bëmë sepse ju kishim premtuar”, – tha Dimitris Koutras, Presidenti i kompanisë greke “Aktor”. Menjëherë pas kësaj fjalie, ka ndërhyrë ministri i Punëve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi, i cili pa mikrofon i tha Presidentit Koutras se paratë do t’i marin gjatë javës në vijim. Ndërkaq, përballë kësaj situate, Berisha fajësoi procedurat e stërzgjatura bankare, të cilat kanë bërë që kompania të mos paguhet për punën e bërë. Kështu, Kryeministri iu drejtua përfaqësuesve të Bankës Islamike duke i kërkuar kryerjen sa më shpejtë të procedurave për disbursimin e parave. “Kënaqësia e firmës është kur shikon paratë dhe Dhimitri po prêt dhe ka bërë një punë shumë të mirë”, – tha Berisha.
Pas kësaj situate, Berisha vijoi duke akuzuar opozitën, e cila sipas tij ka dashur të pengojë ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. “Një e katërta e punimeve në korridorin Tiranë-Elbasan përfundon në një hark kohor të shkurtër, por nuk mund të mos kujtoj këtu, një natë të gjatë në Parlamentin shqiptar, nata më e gjatë në karrierën time politike në Parlament, kur me përpjekjet më të jashtëzakonshme, ata të cilët përdorën pushtetin e tyre për të bllokuar statusin e vendit bënë gjithçka, deri në orën 5 të mëngjesit, për të bllokuar buxhetin për korridorin Tiranë-Elbasan”, – tha Berisha.
Është i pakuptueshëm fakti se si ka mundësi që kompania të mos ketë marrë paratë në një kohë kur marrëveshja e qeverisë shqiptare dhe Bankës Islamike për Zhvillim, e cila mori përsipër financimin e projektit është nënshkruar disa muaj më parë. Kredia ishte në vlerën e 222.7 milionë dollarëve dhe parashikonte financimin e një pjesë të rrugës Tiranë-Elbasan përfshirë edhe tunelin e Kërrabës. Një shpjegim i kësaj situate është mos disbursimi i fondeve nga banka. Kjo, edhe për faktin se qeveria nuk e kishte përfshirë në treguesit e borxhit kredinë në fjalë kur miratoi ndryshimet në buxhetin e këtij viti në muajin qershor, tre muaj pas arritjes së marrëveshjes me Bankën Islamike./Shekulli
Aaa, po e tradhtuan dhe islamiket Salen mori fund. Se mban dot vetem me shpellaret e vet, lol.
Bravo Sali ! Ketu je tregu i squt
Mos ju jep asnje lek– E ka bere punen Dimitri ,por parate ti mari me date 36 looooooooooool
Epo s’ka pasur bythe ti thote grekut “ta bej ftyren si sholle kepucesh”. Kafsha nuk di si ti jape drejtim puneve te shkaterruara se eshte kafshe. Nuk ka shpetim ai vend pa hyre kafsha ne burg ose pa u vrare.
Djema,kam mendimin se vetem ekonomia dhe borxhet e jashteme do ta detyrojne kete gangster te largohet nga jeta politike shqiptare.
Mjeshter demagogjije eshte. Kopilin u mundua tja shese islamisteve ose bankave dhe jo aparatit te vet burokratik.
MEGJITHESE KALIN E TROJES KETA GREKET E NJOHIN MIRE,ME KETE QE KANE BERE, JA SHKURTUAN DITET E QENDRIMIT TE TYRE NE SHQIPERI.PRISNI KUR NJE DITE JO TE LARGET,KJO KOMPANI TE LARGOHET NGA QEVERITARET TANE NGA PUNIMET NE KETE RRUGE.
Pergezime per vendosjne e sherbimit RSS, tani duhet dhe nje version mobile i gjithe faqes, sic kane agjensite e lajmeve nderkombetare, pra dicka si m.gazetatema.net
Ju letemi pecilljani stafit teknik kete kerkese
Parate do t’ja kerkojne se kane bere punen njerezit.
Por me aq zullume sa ka bere berisha, do ti kerkojne edhe argiten e lirine se shpejti.
gje shume e bukur.Shqiperia hyn ne borxh te arabet per ti dhene pune nje kompanie greke.personalisht qe neser ne mengjes do mbyll llogarite bankare ne Shqiperi.ndoshta eshte e vetmja menyre per te shpejtuar fundin e kasaj politike antishqiptare.kam frike te mendoj se çfare çmimi do te na duhet te paguajme nje dite kur ti zbulohen petet lakrorit.
Qirje Dimitris e ka bere si ajo lopa qe eshte gati te derdhe qumeshtin. As qe mund te medohet se parate nuk do te paguhen aq me teper qe prapa grekeve qendron amerikania e famshme Bechtel. Eshte e vertete qe Greqia po kalon nje krize te rende, por kjo nuk i ka ardhur nga puna, por nga buzuqet qe tregojne nje pasqyre te reme te jetes ne Greqi.
Ju faleminderit !
Gërshërë dhe borxhe
Preç Zogaj
Qeveria ka detyrimin të shprehet për disa fakte dhe shifra shqetësuese që janë bërë tashmë publike. Përmbledhim: 5 për qind e depozituesve në banka zotërojnë me shumë se 50 për qind të depozitave; sot, për çdo 100 vetë në moshë pune punojnë 52 vetë, ndërkohë që dhjetë vjet më parë punonin 60 vetë; monopolet sundojnë furnizimin dhe tregtimin e disa mallrave të domosdoshme si gruri, orizi, sheqeri, vaji, barnat , karburantet, çimento, hekuri. Shqipëria eksporton 9 herë më pak prodhime bujqësore në krahasim me importin.
Shifra dhe fakte të tilla, tregojnë një deformim të plotë të modelit ekonomik të votuar të qeverisë. Por shifrat me alarmante janë ato që flasin për borxhin. Zyrtarisht, borxhi përfaqëson rreth 60 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Por nuk janë llogaritur detyrimet e pashlyera ndaj kontraktorëve, një borxh i akumuluar që ka arritur në më shumë se 100 milionë dollarë.
Nuk janë llogaritur as detyrimet e tjera të njohura me ligj ndaj shtresave të ndryshme si ish të përndjekurit politikë dhe pronarët e shpronësuar nga regjimi komunist. Sipas PS-së borxhet në Shqipëri e kalojnë 80 përqind të PBB.
Aventura e qeverisë nuk përfundon këtu. Tenderë të tjerë janë bërë dhe kontrata të tjera janë lidhur pa mbështetje financiare, duke i shtyrë fituesit të ecin me paratë e tyre, duke e rritur edhe më tej borxhin publik. Nën 30 përqind të PBB e ka borxhin Maqedonia. Si në një familje, nje qeveri e përgjegjshme merr borxh aq sa mund të shlyejë. Vetëm një qeveri aventuerire i bie me top me parimin “pas meje kiameti”. Gërshërët dhe shiritat elektoralë që vezullijnë në vështrimin e kryeministrit mund të rezultojnë armët vrasëse dhe mbytëse të ekonomisë kombëtare neser.
Borxhi i madh është një gur ne qafë për brezat, është një minë me sahat për qeverinë e ardhshme. Greqia e dribloi me rrotacion të parakohshëm politik goditjen e parë të krizës. Shqipëria nuk e ka ketë mençuri. Shqipëria politike ecën me hile. Prandaj opozita pozitiviste duhet të ketë që tani një strategji të saktë për menaxhimin e borxheve dhe sigurimin e një fluksi likuiditetesh. Për të mos u mbytur nesër nga i mbyturi.
Nuk ka si ti pergjigjet ndryshe dhe sidomos kopili i mamaqit…
Qe ketu shikohet si funksionon qeveria e malokut:
“…ka ndërhyrë ministri i Punëve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi, i cili pa mikrofon i tha Presidentit Koutras se paratë do t’i marin gjatë javës në vijim…”.
Keta bandite funksionojne njesoj si ne shtepi si ne klub si ne zyre dhe ne koferenca shtypi.maloku nga ana tjeter justifikohet me islamistet dhe thote se do tu bejme njeren apo tjetren….dhe te gjitha keto jane ne funksion te gersheres qe ke ne brez…
Uroj qe ajo rruge te kete pasur nje studim gjeo/inxhinierik te sakte dhe nuk po vidhet sic ndodh rendom ne rrugicat e albanistanit…
kush eshte auditi teknik i rruges dhe cfare lidhje ka me malokun? une nuk e di por di kete qe ai formacion i krrabes ka nderuftje te shumta argjilore/qymyrore dmth shqip eshte i paqendrueshem per shkak te ketyre shtresave dhe shume ing.te para 90′ qe kane punuar ne keto zone te flasin me kompetence teknike lidhur me kete zone.Nje fakt i thjeshte fare per te vertetuar eshte nje audit i kollones se cpimit nese eshte bere ndonje dhe nje studim 1 javor se nuk merr me shume…dhe meqe ra llafi per tunelin e kalimashit nuk eshte bere asnje cpim gjeoteknik…dhe keto gjera jane abc e ndertimit
Graqiret a Aktor qe po punojne i dine mire keto pune dhe a kane keta graqire dokumentim te rregullt ditor te strukturave nentoksore apo vari k….se jane dhene leket….
Keto rruget e malokut jane si ato kalate qe bejne kalamajte ne buze te detit dhe problemi eshte se “kur” do te ndodh….
Nuk e kuptojme se si ky Presidenti i Kompanise greke ka marre guximin dhe t’i kerkoje parate e punes Kryeministrit tone te nderuar duke ja prishur edhe optimizmin falls te tij.! Pa ç’pa Saliu dhe iu drejtua opozites :Shume mire e ka se edhe ketij qirje Dimitrus do t’i kete fryre ne vesh Edi Rama (!!!? Por a ka sgmente te tjera rrugesh qe nuk jane lukjduar parte e punimeve te kryera ?Kete Berisha e di shume mire .Dhe Ai,ben ç’bn,kur zihet ngushte ,i kthehet e shan opoziten : Por Saliu edhe kete e di: kjo rruge do te kete edhe nje fund dhe ai do te jet i turpshem per te-.Zoti e ndihmofte se Ritvani do ta lere ne balte sikurse beri me firmat piramidale.
Cfare te thuash me shume per kete plak te rjedhur
Kur te ngordhe birisha ne vitin 2035, te behet nje ligj per kontrollin mendor te qeveritareve.
Ne u pa puna do kemi kete te cmendur mbi krye ,por te shpetojne femijet tane nga ndonje i cmendur qe mund te lere pas ky idioti
greqia e ndihmon salen te qendroje ne pushtet me 1001 menyra dhe sala ja shperblen me tendera.kur ke kryeminister mikun e bollanos e te fazllicit te gjitha te keqijat mund ti presesh
Qe tani opzita duhet te nxjerri patjeter detyrimet qe ka qeveria per kontraktoret nga punet e papaguara dhe ta veje me shpatulla per muri per te bere te pamunduren qe keto para te paguhen. Kjo ka dhe te keqen tjeter nga prapa. Nga mospagesat per keto pune,zinxhiri i moslikujditeteve eshte akoma dhe me i madh,deri aty sa jane me qindra familje qe kane muaj qe nuk marrin te ardhura me te cilat mbajne familjet e tyre me buke.Ka dhe nga ata qe jane futur ne mardhenie kredie me bankat vetem e vetem qe te sigurojne buken e gojes,ne pritje te marrjes se ketyre parave. Neser do te jete vone kur te vine ne pushtet e ta gjejne arken e shtetit jo bosh,por me minus dhe do te perfundojne si qeveria e Papandreut qe nuk e coi dot deri ne fund mandatin qe i dha populli per qeverisje.
po mire mo njerez ngelet duke nxi cdo gjo,po pse nuk thoni qofte dhe nje fjale te mire per nje person qe po mundohet te punoj
Per cfare punesh e ke fjalen ti zoti”a” se me sa duket e paske nisur vete nga “a” keshtu qe do kohe te shkosh ne fund te gjerave.
Numri dhe ritmi i inagurimeve te Sales mund te perdoret per te bere nje problem matematikor per femijet ne kalsave te ciklit te ulet shkollor.
“Nje autostrade, tunel apo rruge eshte X kilometra e gjate. Kryeministri Sali Berisha ben inagurimin e tyre cdo 1 kilometer. Kryeministri inaguron gjithashtu edhe fillimin e punimeve (kilometrin zero) edhe perfundimine punimeve (kilometrin X).
Gjeni shprehjen matematikore (ekuacionin) qe percakton sa here e inaguron Kryeministri i vendit te shqiponjave (pa shqiponja) nje veper rrugore?
Ata qe gjejne pergjigjen e sakte do te marrin pjese ne olimpjaden e matematikes!!!!!!!!!
ME BORGJE APO PA BORGJE AI PO NDERTON TUNELE PO NDERTON RRUGE;ME KUJTOHET KUR KRYEMINISTER ISHTE NANO DHE QEVERIN PS DILNIN PARA KAMERAVE TELEVIZIVE DUKE THENE SE PO NDERTONIM RRUGEN E KOMBIT(DURRES-KUKES)ME LOPATA DHE KAZMA;NJE RRUGE QE NUK E NDERTUAN KURRE.
Dimitri Koutras GENJEN ai nuk ka paguar asnje furnitor as per hekurin as per betonin as per nje qindarke per me teper ky legen nje puntor grek e paguan 2500 euro dhe nje shqiptar e paguan 600 euro. greket duhet te shkojne ne shtepi.Go home mothfu.ker
e more sala im ,po ti a kujtove se ato greket nuk kan nevoje per lek ,,po a harrove ti se ato jan ne krize .
per punimet qe nuk jane paguar e ka fajin opozita dhe per tunelin e hapur a unuar qeveria,lum ne qe kemi Salen na mbron nga cdo e keqe
tani e kuptoni qfar bejne greket ju kerkuan garanci islamiket dhe greket nuke kane ata qe kane kerkojne leke pra bordello ajo rruge nuke i duhej dhene grekeve ata jane maskarejne nuke jane biznesmen jane nacionaliste ata nuke dojne zhvillim te shqiperis ata gjithe leket e shtetit greke e investuan ne shqiperi maqedoni serbi kosove turqi dhe pastaj falimentuan dhe filluan nga fillimi merr borgje dhe mendo te marresh ne qafe te tjeret .
Po nuk ka akoma ndonje trim t’ia numeroje ne lule te ballit ketij maskarai qe ka dhe ftyre per te peruruar.
legena.
bravo berishe jav hudhe edhe ksaj rradhe opozites hahahah