Të vegjlit ngrenë zërin për reformën, Rama: Do jetë gjithëpërfshirëse

21 Nëntor 2011, 12:33Politika TEMA
Të vegjlit ngrenë zërin për reformën, Rama: Do

Krerët e partive të vogla, në pushtet dhe në opozitën janë mbledhur bashkë për të imponuar dy partitë e mëdha për reformën zgjedhore që sapo ka nisur. Partitë e vogla me në krye Lëvizjen Socialiste për Integrim të Ilir Metës kërkojnë që të korrektohet sistemi zgjedhor aktual, duke pretenduar se për shkak të tij votat e tyre nuk janë përkthyer në mandate duke u dhënë pak mandate ose duke i lënë jashtë Kuvendit në vitin 2009. Këtë tryezë këto parti e krijuan dhe në vitin 2008 kur u bë reforma zgjedhore por fjala e tyre nuk u dëgjua nga dy partitë e mëdha. Ndërkohë dje ata kanë marrë garancinë e kreut të opozitës Edi Rama që zëri i tyre do jetë pjesë e reformës së re zgjedhore. Nëpërmjet një mesazhi hedhur në Twitter Rama nënvizoi angazhimin e PS-së për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse.“E përshëndes takimin e partive të vogla dhe përsëris angazhimin e PS-së për një reformë gjithëpërfshirëse.” thekson ne mesazhin e tij kryesocialisti Rama. Ndërkohë nuk ka pasur një reagim nga Partia Demokratike për këtë çështje. Në tryezën e djeshme u ulën përballë njëri-tjetrit krerë të partive të vogla që sot janë në aleancë me PD-në dhe të atyre partive që janë në opozitë.  Krerët e dhjetë partive politike parlamentare dhe joparlamentare diskutuan mbi kërkesat që do tu bëjnë dy partive të mëdha PD-PS.

Në fjalën e tij kreu i PDS-së Paskal Milo ka theksuar se kjo tryezë nuk ka ndonjë prapavijë tjetër përveçse shqetësimit për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse. Milo foli në emër të gjitha partive. “Partitë politike në këtë takim të mbledhura për çështjet e reformës zgjedhore, shprehin gatishmërinë për të kontribuar në realizimin e një reforme tërësore dhe të zbatueshme për zgjedhjet”, tha Milo. Ai shtoi se duhet një reformë zgjedhore, ku të dëgjohet zëri i të gjitha partive të tjera të përfaqësuara ose jo në komisionin e posaçëm. “Vlerësimi ynë është se sistemi aktual është zbatuar formalisht dhe cenon barazinë e votës mes qarqeve dhe mes koalicioneve. Këtë e reflektuan më së miri zgjedhjet lokale ku partitë tona morën 230 mijë vota të cilat janë përkthyer vetëm në 7 mandate”, ka theksuar më tej Milo, ndërsa ka kërkuar gjithashtu që të mundësohet numërimi elektronik i votave si dhe lista të hapura. Ai bëri të ditur se partitë ranë dakord që të kërkojnë edhe numërimin elektronik të votave, lista të hapura.  Partitë do konsultohen në vazhdimësi për çështje të tjera të reformës për të koordinuar qëndrimet e mëtejshme. Partitë ranë dakord që nga kjo tavolinë të nisë puna për një tryezë tjetër ajo e ekspertëve për të detajuar mendimet që atje ku mundemi të përfaqësohemi dhe të flasim me një zë të vetëm. Ndërsa kreu i LSI-së, Ilir Meta, tha se partia që ai përfaqëson është e hapur për një sistem zgjedhor transparent që garanton lirinë e votës. Sipas tij, kjo duhet të jetë një reformë e cila të ketë në themel barazinë e votës. “Nuk ka përse vota e një kryetari në një qark të ketë më shumë rëndësi se vota e një kryetari në një qark tjetër të vendit”, theksoi Meta ndërsa shtoi se më e rëndësishmja në këtë reformë është forcimi i besimit të qytetarit tek vota e tij. Të gjitha partitë politikë kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor në proporcional kombëtar, për të bërë të mundur numërimin e të gjitha votave si të vlefshme në të gjithë vendin. Gjithashtu ato kërkojnë të jenë pjesë e administrimit të zgjedhjeve në të gjitha nivelet e komisioneve zgjedhore për sa kohë që këto komisione do të jenë propozime të partive politike. Partitë e vogla thonë se janë për lista zgjedhore të hapura.

 

8 komente në “Të vegjlit ngrenë zërin për reformën, Rama: Do jetë gjithëpërfshirëse”

  1. vostok says:

    Kokelopa tall menderen ne konference kur Dritan Prifti deshmon. Te marrte dreqi ket palo shtet e milet me gjithe k*rvat e Gjykates.

  2. hajriu says:

    Dy hajdutet e medhenj Pd dhe Ps duhet ti pranojne patjeter tre kerkesat e partive te vogla qe jane :
    – proporcional kombëtar
    – liste e hapur
    – numerim elektronik.
    Ne kete menyre mendoj se vota do behet me e vlefshme dhe nuk mund te vidhet siç eshte bere deri me sot nga keto dy hijena(PD dhe PS).
    Deri me sot zgjedhjet tona kane qene nje anarshi totale(xhungel ne mes te europes) , shpresoj qe me votimin elektronik(qe pak gjasa ka qe dy hijenat ta pranojne) ti jepet fund abuzimit . Keta(PS&PD) thonin voto si te duash por une do ti numuroj si te dua . Kur vota te shkoje ne destinacionin e duhur atehere mund te themi me plot gojen qe jemi dhe jetojme ne demokraci. Te shpresojme se koha ka ardhur qe edhe ne te quhemi europian.

  3. enderrimtari says:

    Keta jane si ato jenat qe i vijne rreth e rrotull gjahut per te marre na nji kocke. Ikni ore legena gjeni naji pune dhe beni dicka te dobishme per here te pare ne jeten tuaj

    1. Patrioti says:

      Jam plotesisht me Ju dakort enderrimtari per sa i perket partive te vogla qe i shkojne si pampersa nga pas dy djajve te politikes shqiptare PD-es dhe PS-es.Keto palo parti te skenareve te peshtire korruptivo-kriminal qe nuk kane asgje te perbashket me ndersherine popullore,kerkojne me kerkesat gjoja te tyre te legjitimojne nje vazhdimesi diktatoriale te lidershipit te partise me me paftyresine e tyre ne lufte per nje kocke kerme te hedhur si hijena nga djajt e tyre shpirterore te PD-es e PS-es.Dipllomacia e Bashkimit Europian duhet ti flake tej kerkesat e tyre ndjellakeqe,sepse vetem keshtu shkon haka tek i zoti,me nje fjale vota fiton rendesine e saj.Besoni dhe binduni,pse ishin dhe jane po keto hijena partishe te quajtura te vogla,riciklohet ne vite vetem bota e krim-korrupsionit ne te tre pushtetet ne Shqiperi.Pa u denuar diligjuesit dhe puntoret e botes se krim-korrupsionit qe vazhdojne te diligjojne te tre pushtetet nuk mund te flitet per Liri e Demokraci ne Shqiperi.

  4. akil says:

    Keta jane te papare nuk kane as parti as elektorat,rama me salen u mblodhen nje here per ti bere puc,po kete here ma do mendja do i shkaterrojne fare.

  5. inf says:

    Vallai nuk eshte per te fol por e dini si e dun keta kshu per shembull .
    Nji kualicion i madh PD+PS dhe te shkojne ne gop te semes keta parti si lsi republikanet e te tjeret me çam e me zgjepsat e grekeve me shok kjo duhet bere dhe kjo pastron vndin nga kjo zamallahi ku eshte zhytur.

    1. Nuk ka nevoje PS_ja per asnje koalicion, dhe nese Partite “mushkonja” te Opozites qe kane apo nuk kane as 2% elektorat ne mbare Shqiperine, vazhdojne te ulen ne nje tavoline me Partite “mushkonja” te Maxhorances (me Vota te Vjedhura) qe perfaqsohen nga superhajdute e super-vrastare si Meta+Mediu+Idrizi, gjoja per Reformen Zgjedhore, bejne mire qe te mos e quajne me veten pjese e Opozites, sepse po bejne lojen e Berishes+Metes e Nanos. Edhe Nderkombetaret Europian e Amerikan sidomos pas 8-Majit-2011 e thone ne shumicen e materialeve jo per publikun e gjere; se: -Ne Shqiperi Partia qe ka me shume elektorat dhe vote per te qeverisur edhe vetem fare, eshte PS_ja.- (mire apo keq Ky eshte realiteti tani per tani ne Shqiperi, dhe me pak gjakftohtesi te gjithe ne Shqiperi e jashte saj, pervec Malokeve Salisto-Metist, e kane te qarte se Edi Rama nuk do bej vjedhjet dhe krimet e Berishes+Nanos+Metes e bandave te tyre ne Pushtet me vjedhje e vrasje).
      PS dhe Edi Rama duhet te analizojne me qetesi kete takim te sotem te plehrave pa elektorat qe ka koalicioni Opozitar (pershendes vetem avokat Ngjelen dhe minoritarin Dule qe nuk ju bashkuan kesaj tavoline PLEHRASH te politikes qe nuk ka as 2% elektorat ne Shqiperi), dhe te mos toleroj me lojrat e pista te atyre qe pame sot ne ate tavoline me banditet e Berishes.

  6. tomori beratit says:

    Si mundesh te deghosh me emrat e te degjeneruarve me kryetar ilir banditin,a çamin shpetim idrizi qe mbasi u be i pari i çameve eshte fryre me keq se gjeli i detit i ardian kollozit,apo vrasesit fatmir mediu apo paskomilua qe 12 veta ka elektorat perfshi edhe familjaret apo ballistet demokrat e ballistet socjalist a ç’dreqin ballist jane bashk me ta edhe dash shehi qe shan top me top qeverin e sa mer nje kocke ze nje cep dhe e shqyen nuk po ze ne goje ate qe ka shkruar me shume kunder sales si drejtor i ish gazetes me te dashur per ne “Koha Jone” sot zv i zvendes ministrit z n lesi por tani me duket se ka vdekur”paqja e zotit qofte me te” AMEN.Ja keta jane gjasme shpetimtaret e Shqiperis.O ZOT çpo na degjojn veshet e shohin syte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje