Mario Monti adhurohet, kryeministri më popullor që prej Luftës së Dytë Botërore

21 Nëntor 2011, 11:52Politika TEMA

Mario Monti në fare pak kohë është kthyer në personazhin më të adhuruar në Itali, duke arritur një rekord popullariteti të paparë prej dekadash. Zëvendësuesi i Silvio Berluskonit është kthyer në kryeministrin më të adhuruar të italianëve, që prej Luftës së Dytë Botërore.

Ky përfundim ka ardhur pas një sondazhi të kryer nga ana e gazetës së njohur italiane, “La Reppublica”.

Sipas sondazhit, 84% e italianëve janë shprehur se besojnë tek Monti, ndërsa 78% prej tyre i kanë vendosur një notë mbi mesatare qeverisë së tij, 6, nga 1 në 10 që ishte pyetja.

Dhe të mendosh që Monti ka vetëm një javë në krye të qeverisë italiane. Megjithatë, mediat italiane thonë se ky adhurim i madh mund të kthehet në një zhgënjim të madh, nëse Monti nuk i nxjerr italianët nga kriza.

8 komente në “Mario Monti adhurohet, kryeministri më popullor që prej Luftës së Dytë Botërore”

  1. plaku says:

    Djema,
    Ne lidhje me Montin une kisha keto gjera :
    – Mendoj se, per momentin heqja e horrit Berlusconi ( babai politik i Sales )ishte nje gje shume e mire per Italine, m.gj.s me vonese.
    – Eshte e kjarte se Monti ne Itali dhe Papademos ne Greqi jane nje produkt i presionit te Gjermanise dhe Frances mbi Italine dhe Greqine.
    – M.q.s. per keto dy vende politika deshtoi plotesisht dhe nuk kishte aftesine dhe diturine e nevojeshme per te nxjerre vendin jashte krizes atehere nga bankat e medha u vendos qe, ne krye te ketyre vendeve te vihen qeveri teknike ( sidomos qeveria e Montit) dhe fatkeqesisht demokracia ne keto vende te haje nje goditje te mire.
    – Sot neper bote diskutohet ne se vendet e BE dhe Amerika kane mundesi financjare qe, te gezojne gjate demokracine qe kane. Mos valle demokracia rrezikon devizat dhe nivelin e larte te jeteses ?
    Shifni ju lutem Kinen. Ajo eshte nje shtet me kapitalizem shteteror ( pa demokraci, sistem me vetem nje parti ) dhe keto vitet e fundit nuk njef krize dhe ka rritje ekonomike vjetore shume te larte 8 deri 9% dhe nje rezerve ne devize prej 2.300miljard dollare. Ndersa BE dhe Amerika kane krize dhe shume borxhe.
    Mos valle degjenerimi i ekonomise socjale te tregut ne Be shkaktohet nga sistemi demokratik? Politikanet premtojne me shume rroge dhe ndihma socjale per te njejtat ore pune, ME QELLIM QE TE ZGJIDHEN PERSERI.Prandaj marrin SHUME BORXHE dhe kane katandisur ekonomite e vendeve te tyre kaq keq.
    – Kina nuk njef as demokraci dhe as krize. Eshte ky nje model apo nje shkak per te patur frike nga superfuqia qe vjen nga lindja?
    – Djema,une nuk jam as ekonomist dhe as shikues i filxhanit te kafese, por kam frike se m.q.s. karshi ekonomise socjale te tregut ( qe kemi ne BE ) nuk ka ndonje alternative dhe m.q.s. demokracia perendimore eshte bere shume e kushtueshme ( shoqeria plaket, borxhet rriten )mos valla ne duhet te shtrime kembet sa kemi jorganin. Mos valle nen kete pretekst ( shtrime kembet sa kemi jorganin ) bankat, nepermjet qeverive teknike, do ti shtrengojne fytin demokracise ne vendet perendimore?
    – Djema, per mua demokracia ne Itali dhe Greqi eshte ne rrezik. Prandaj uroj qe dy qeverite ne Itali dhe Greqi te kene sukses dhe sa me shpejt keto dy vende te bejne zgjedhjet politike ku populli te riktheje demokracine kete THESAR TE MADH te vendeve te BE.
    Djema, me falni se, ne shkrimin tim jam pak pesimist. Une kujtoj gjithmone fjalet e cekut Julius Fucik i cili para toges se pushkatimit nazist tha : ” Popuj jini vigjilente.”

    1. hero says:

      Dilema e se ardhmes eshte: Demokraci apo Tecnokraci.

  2. plaku
    Persa i perket Kines ne(europianet)kemi vetem te dhenat zyrtare qe vijne nga vete Kina.E duke njohur regjimin atje ske se ku i verifikon te dhenat qe vijne nga vete ata.Kohet e fundit te dhenat qe vijne nga vete Kinezet Europianet dmth qeverite europiane jane duke i pare me mire se jo cdo gje qe vjen nga atje eshte reale dhee verifikueshme.Te mos harrojme shkalllen e varferise atje, ku ne raport me te pasurit e rinj eshte shume me nje hendek shume te madh.
    Pershendetje

    1. plaku says:

      Tironci Lugano,
      Kuptohet qe, ke te drejte se shifrat qe, jep qeveria kineze nuk duhen besuar 100%. Nga ana tjeter eshte fakt qe, kinezet nuk njofin krize dhe fakti qe, ata nuk respektojne ambjentin kur prodhojne dhe rrogat e punonjesve jane te ulura dhe fakti qe sindikatat nuk funksjonojne i bejne prodhimet e tyre shume konkuruese. Ky eshte problemi. Si duhet te reagoje BE dhe Amerika ne lidhje me kete konkurence fatale. Mos valle demokracia perendimore eshte shume e shtrenjte ( shoqeria po plaket, kush do punoje per pensionistet kur shoqeria nuk lind me shume femije, shpenzimet socjale po rriten sepse shoqeria po plaket etj.). Mos valle duhet nje revolucjon ne perendim dhe te derdhet gjaku rrugeve me qellim qe te behen reforma te fuqishme. Problem eshte se, njerezit ne perendim nuk jetojne keq dhe asnjeri nuk do revolucjon.
      Tironci Lugano, kendej eshte kohe e mrekullueshme. Pershendetje.

  3. jim says:

    nuk eshte e vertete se e don italianet montin, do rrisi iven 23% dhe shum taksa tjera per shtepi etj, qe ne fillim duken planet e tija per ta rrenu gjithmon e me teper italine

  4. zyberi says:

    Ca ka ky mer qi i mungo Sal Ram Birishes… pervec se nuk eshte shpellar, mashtrus, delirant, zgjeps, malo, trap etj etj

  5. albaniac says:

    mendoj se eshte momenti i duhur ndoshta me nje vonese 4-5vjecare per nje ndryshim te tille ne menaxhimin e politikes dhe jam dakort me nje koment per teknokraci se sa nje “sentimentalizem politik” apo trashegimi qeverises(plaku).Mendoj eshte momenti tani qe cdo gje te drejtohet nga tekniket direkt dhe jo nga direktivat apo “biznesmenet” e politikes.Involvimi dhe decentralizimi jane akoma ne fazen experimentale por dragoi kinez ka dhene sukses deri tani per te vetmin fakt se eshte i vetmi ne lloj dhe te gjithe “ordinary joes” jane te limitizuar per vete faktin se i sherbejne nje direktive te politike berjes nga ‘bisnesmene” ose mamuthet e politikeberjes.

  6. Shkelzeni says:

    Duhej ta kishit degjuar Monti-n kur prezantoi emrat e qeverise. Te gjithe, ama te gjithe i kishin “mbiemrat” : doktor,profesor,admiral ministri i mbrojtjes, ambasador(titull tamam)ministri i jashtem….dhe sa per ide ky Monti njihet e shquhet per thjeshtesine e tij dhe te familjes se tij. Ka vite qe jeton ne nje hotel te thjeshte larg familjes per shkak te detyres(senator)dhe familiaret vijne me tren per ta takuar,po ashtu edhe ai vete ben çdo gje si qytetaret e thjeshte italiane.Prandaj dhe shpresat ne Itali jane zgjuar dhe mbizoteron optimizmi. ps Me dashamiresi gazetareve, Repubblica dhe jo Reppublica.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje