BE: Pezullim të përkohshëm lëvizjes së lirë për shkak të azilkërkuesve

21 Nëntor 2011, 12:31Politika TEMA

Azilkërkuesit mund të cenojnë procesin e lëvizjes së lirë në zonën “Shengen”, duke rikthyer çështjen e regjimit të vizave. Sipas “Albanianscreen”, Komisioni Europian ka futur tashmë në procedurë miratimi projektligjin që parashikon pezullimin e përkohshëm të lëvizjes së lirë të qytetarëve në zonën “Shengen”. Ky kufizim do të zbatohet ndaj atyre vendeve, qytetarët e të cilave vijojnë të kërkojnë azil në Europë, duke abuzuar me heqjen e regjimit të vizave. Megjithëse shkak i ndryshimit është bërë numri i lartë i azilkërkuesve nga Shqipëria e vende të tjera të rajonit, mekanizmi që parashikon rikthimin e regjimit të vizave, përfshin të gjitha vendet e Ballkanit që kanë përfituar liberalizimin e vizave. Raportuesja e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Tanja Fajon, ka komentuar dhe nismën që do të shqyrtohet nga Komisioni Europian, për hapat që po ndiqen konkretisht për miratimin e këtij ligji. “Situata është serioze. Ajo që jemi duke u përballuar tani, sidomos disa vende të Bashkimit Europian si Belgjika, Luksemburgu, Suedia dhe Gjermania është me të vërtetë shqetësuese. Numri i azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor ka ardhur duke u shtuar. Unë mendoj se qeveritë e këtyre e vendeve kanë marrë disa masa, por ato nuk janë të mjaftueshme. Dhe tani ne kemi në duar një propozim të Komisionit Europian për pezullimin e përkohshëm të lëvizjes së lirë. Pezullimi mund të bëhet për disa muaj. Unë shpresoj që në të ardhmen, asnjë shtet të mos hyjë në listën e zezë të Shengenit”, tha Fajon për “AS TV”.

 

 

18 komente në “BE: Pezullim të përkohshëm lëvizjes së lirë për shkak të azilkërkuesve”

  1. Diplomati says:

    Saliu dhe Xhuzepina: ” Te dashur Azilkerkues votoni PD! Ne ju hoqem vizat, ndersa Edvini jua vendosi ato perseri”

    1. inf says:

      Po mir e ke ti o DIPLLOMAT po fol si dipllomat dhe mos fol si me kater shkolle fillore gjymsa -gjymsa.
      Po a e din ti se si po deklarojne Azil Kerkusit ne BE???
      Hiqi ata te Shkodres qe jane per Gjak ,po te tjeret po llapin per Qeverine e sali plehnaxhiut per Raprezaljet e saliut ata po marrin Azil Politik dhe jo azil Hasmerie o Dipllomat .
      BE eshte e shqetsuar ajo i hoqi Vizat dhe JO si thua ti o dipllomati i XHIKE PORDHES se i heki salija dhe Pina JO OR TI JO .
      Vizat i heki Ose i hoqi BE dhe po vazhdoi kshu BE do i rrasi prap dhe per ket eshte FAJTOR SALI PLEHNAXHIU I JOT o dipllo i xhike karit.
      Ate kushtrim qe jep ti nuk e ha njeri ai eshte nji Ze ne Shpellat e Viççççççççççi dolit or tèèèjjjj.

      1. Diplomati says:

        Hahahahahaha

        O inf.. Ben mire ta lexosh dhe nje here. Eshte ironi e paster kunder 2 personave qe po na zhysin ne skamje. Nuk jam me saliun un jo, jam me opozitar se ti po te duash.. Po cte bej une qe aq e ke aq kupton.
        Dhe sa per klaset e shkolles mendoj se aty ku kam bo un shkollen eshte dhene nje ore mesimi e posacme.. “Posht Saliu dhe Diktatoret e tjere” Ndaj nuk e kemi votuar ate Shpellar asnjehere.
        E ktheva personale se tashme Tema po lejon lloj lloj ofezash. Duket qe shpellaret e Sales vijn e bejn si te indinjuar kunder tij, por nefakt perbrenda jane me keq se ai.

        Hajt Shnet!!!

        1. Pro_integrimit says:

          Nuk me intereson mua dhe asnje Shqiptari se ca problemi ka njeri apo tjetri. Cfaj e kusur kam une qe te vuaj nga injoranca dhe psikopatia e dikujt tjeter..vret vllain per 1 vije uji, apo pse kaloi pula jote ne bacen time… U lodhem me kto idiotsi.. MJAFT ME..
          Shkodran e Sarandiot duhet te jen te barabarte dhe te mendojne e te shofin para. Tmos mcifen pas nje letre hasmerie dhe te kerkojne te heqin vuajtjen e tyre ne kurrizin tone..(vuajtje kjo qe ja ka shkaktuar injoranca e tyre dhe jo pjesa tjeter e shqiptarve qe duan te integrohen). Ndaj stop me kto idiotlliqe se na nxoren bojen ane e mbane botes.. Jam i bindur se perbuzemi dhe pergojohemi kudo per kte fenomen cnjerezor.

          SHPELLAR!!!!! BEHUNI QYTETAR

          1. nardi says:

            Ky mentalitet apo psikopati qe e quan ti,nuk eshte fenomen i vetem nje personi,ne Shqiperi shpellare eshte 70% e popullsise,eshte kultura(injoranca me sakte,per te zgjidhur gjithçka nepermjet dhunes,mentaliteti i mbrapshte)Une jetoj ne Itali dhe ketu na kane frike,sepse jemi te dhunshem(me mire shihen afrikanet sesa ne Shqiptaret).Edhe ketu ne Itali duam te zgjidhim gjithçka sipas ligjit te me te fortit,italiani nuk te prek me dore por shkon dhe te ben denoncim,nese kapesh me llafe,nuk te prek me dore,edhe pse ti apo dhe ai mund te thote llafin e fundit.Rasti i fundit ishte afer Riminit ku nje djale Shqiptar dhe nje shoku i tij me vize provisore vrane nje italian sepse ky i fundit ishte zene me llafe me motren e ketij shqiptarit(e forta eshte se shoku i ketij tipit rrezikon mbi njezet vjet ne burg,per bashkpunim ne vrasje,me thuaj nje rrace tjeter ne bote qe arrin ti beje keto gjera?)
            Nuk eshte vetem puna e azil kerkuesve,Europa sheh perdite se cfare ndodh ne Shqiperi,ashtu si the ti ketu vret vellai vellain per nje vije uji,die brenda dites dy burra vrane grate e tyre,a mund te lejohen keta njerez te hyne ne Europe??Kur nje diplomat sheh Saliun dhe bemat e tij domosdo qe jep veton kundra per hyrjen e vendit ne Europe.Me mire le te hahen e te grihen me njeri-tjetrin se me keta nuk mund te veprohet ndryshe thone Europianet per ne.Me vjen keq per ate pjese te Shqiptareve qe ka me te vertete vlera dhe mentalitet Europian,dhe qe pa te drejte penalizohet nga kjo vendim marrje e BE.

      2. best says:

        pse,akoma ne gjak jane shkodranet,nuk paten kohe te mbarojne te gjitha faqet e Kan-unit?Pushke kane boll qe nga’97,dhe shyqyr digat sjellin peshq nga 5 here ne vit.Mos duan ti çojne Evrops kapaket e Kan-unit,se vetem ato kane mbetur?

  2. ROLAND says:

    E PABESUESHME TE PAKTEN PER SHQIPERINE . NE JEMI VENDI ME I PASUR NE BOTE DHE NUK KA NECOJE PER TE KERKUAR AZIL . E KUNDERTA ESHTE E VERTETE . ME SA DUKET GJERMANET U BENE XHELOZE SEPSE EKONOMIA SHQIPTARE ESHTE ME E FORTE SE AJO GJERMANE DHE MEQENESE NUK KANE CTE NA BEJNE , HEQIN VIZAT ………..

  3. Fajin për vendosjen e regjimit të vizave nuk e kanë ata që kërkojnë azil në vendet e BE-së. Fajtore është qeveria dhe politika e saj e cila i detyron qytetarët e vet të ndjehen të shtypur dhe të diskriminuar në atdheun e tyre. Presioni politik, vjedhja e votës së lirë, padrejtësia, pabarazia shoqërore, korrupsioni, varfëria dhe vrasjet në bulevard janë shkaku kryesor që shqiptarët të braktisin vendin. Njeriu kur nuk gjen mbrojtje në vendin e tij ,është i destinuar për ta kërkuar atë diku tjetër, atje ku i respektohen liritë dhe të drejtat civile. Shqipëria është nje vend ku qytetari i saj nuk mund ta identifikojë veten e tij me shtetin, sepse shteti ka rolin e shfrytëzuesit dhe jo atë të ndihmës ndaj këtyre qytetarëve. Shumë shqiptarë kanë pasqyruar cilësitë e tyre intelektuale duke u integruar më shpejt në shtetet në të cilat janë shpërngulur, se sa në shtetin e tyre i cili kurrë nuk i ja dha këtë mundësi. BE-ja i lejoi shansin shqiptarëve të udhëtojnë të lirë sepse ata e meritojnë këtë favor por duhej t’i jepte qeverisë shqiptare si detyrë kryesore jo ndalimin e kërkimit të azilit nga qytetarët e saj, por respektimin maksimal i të drejtave të tyre politike dhe ekonomike në Shqipëri. Kjo do të bënte që këta qytetarë ta gjejnë aty në Shqipëri atë për të cilën e kërkojnë jashtë atdheut të tyre. Kërkimi i azilit nuk është një luks për njerzit të cilët largohen nga vendi. Kjo është një domosdoshmëri e pashmangshme për nje vend si Shqipëria, në të cilen krimi shtetëror ka zënë rrënjë të thella tek pushtetarët të cilët e kanë kthyer shtetin në diktaturë parlamentare dhe nepotike. Mosbesimi tek shteti, sistemi juridik i komprementuar, papunësia drastike dhe represioni ekonomik kundër qytetarëve të saj e bën të pamundur qendrimin e këtyre të fundit në Shqipëri. Shqiptarët e meritojnë plotësisht marrjen e statusit të azilantit , sepse qeveria Shqiptare është e vetmja në Evropë e cila shkel dhe merr nëpër këmbë të drejtat dhe liritë e individit, duke ju mohuar atyre të drejtën me elementare njerëzore që është mbijetesa. S’duhet të harrojmë se në zonat rurale , njerëzit e blejnë ende bukën me listë dhe jetojnë në kushte mesjetare. Si përfundim: qeveria i ka hequr të drejtën qytetarëve të saj, të drejtën për të jetuar në atdheun e tyre. Këto janë arësyet, përse njerëzit braktisin atdheun dhe kërkojnë azil në BE.

    1. inf says:

      Jam plotesisht dakort ke bere nji analize de facto por, per listen e borxheve ,duhet te dish dhe po se dite se jo vetem ne Zonat Rurale merret buka me liste ajo MERRET DHE MU NE MES TE KRYEQYTETIT.
      Shkkrimi jot eshte i kuptushem nga te gjithe kjo eshte e verteta qe ndodh ç’do dite ne shtetin MADE in ALBANIA.

  4. luksenburg says:

    Ky eshte raliteti SHQIPERISE me bumin e larte ekonomik te SALI KADAVRES.Ky eshte vetem fillimi.Nje vend i pa shprese,dhe me nje qeveri qe vjedh e vret,kerkon te mare ruget nga e keqa.Kjo eshte ZVICRA E SALIUT:

  5. antonio says:

    Vellezer dhe motra shqiptare te NDERSHEM DHE IDEALISTE!!!Nuk shporret Sali Berisha me komentet tona!!Ne shqiptaret jemi mesuar te na terheqin prej hunde e te na cojne ne SHPELLEN E ALI BABAIT per te mbushur torbat me florinj!!!Jooooo,or jooooo!!!JEMI NJE VEND I PUSHTUAR NGA DFASHIZMI BERISHIAN(malok po deshe) DHE KY REGJIM DO FORCEN E TERE POPULLIT PER T’U ZHDUKUR!!!ME PARIMIN E “LARG BYTHES TIME”,nuk leviz KUCEDRA E VICIDOLIT!!!Ne rrime para kompjuterit dhe shajme Edi Ramen,se po ben gabime,prandaj nuk leviz Berisha nga vendi!!!Haaa!!Boll beri Edi Rama!!!Cfare doni te beje me???PROTESTA BERI!!!GREVA URIJE BERI!!!MITINGJE NE CDO QYTET ,BERI!!!VJEDHJEN E VOTAVE NGA BANDA E BERISHES JA FAKTOI BOTES ME ZE E FIGURE!!!CFARE DUAM TE BEJE ME EDI RAMA???Edhe kur bente keto gjera pastriotike,prak kishte njerez (ZAGARE TE BERISHES),qe e akuzonin Edi Ramen per keto gjera!!!Edhe protestuesit i paska vrare Edi Rama se ai i nxorri ne bulevard!!!Kjo eshte LLOGJIKA FASHISTE E QEVERISE!!!E PO KJO QEVERI DO SHPORRUR NGA TAJFUNI POPULL SI NE 97 -ten!!!LE TE FILLOJNE CDO QYTET E FSHAT ME PROTESTA E FORMA TE TJERA KUNDER QEVERISE!!!LE TE DALIN EMIGRANTET ME PARULLA E FLAMUJ KUNDER FASHIZMIT BERISHIAN NE TE GJITHA KRYEQYTETET E BOTES ATJE KU JETOJNE,QE TA MARRE VESH BOTA SE CFARE KERKON POPULLI SHQIPTAR!!!PRA,JO VETEM NGA EDI RAMA!!!NE SE E DUAM SHQIPERINE,LE TE BEJE SECILI DETYREN PARA ATDHEUT ATJE KU ESHTE!!!RROFTE SHQIPERIA!!!POSHTE FASHIZMI BERISHIAN!!!

  6. Teta says:

    Eshte e vertete qe varferia dhe skamja eshte ulur kembekryq ne Shqiperi.Mos u cudisni po tju them qe, ne mes te bllokut tek dyqani i bylmetit eshte lista sa nje carcaf e gjate.Pjesa me e madhe pensioniste qe presin te marrin pensionin per te shlyer borxhet.Po pse jete eshte kjo, kur BE mori vendim tu siguroje ushqimin te gjitha familjeve te varfra ne Europe.Ne ketu u ngopem me pallavrat e Saliu se jemi vendi me rritjen ekonomike me te larte.Guxon te pellase se per 2012 ka parashikuar nje rritje ekonomike prej 4.3%, kur borxhin e ka ne kufijte e 59.6 % vetem 0.4% larg kufirit limit te falimentimit te shtetit.
    Prandaj njerezit tentojne te vendosen ne nje nga vendet e Europes, se si do qe tu shkoje puna, do te kene nje vend ku te fusin koken dhe buke per te ngrene.Dhe te mendosh qe pas 20 vitesh demokraci te pretendosh per minimumin jetik ne nje vend te huaj.Kush ka sy le ta shikoje kete realitet te vertete pa ngjyra politike.

  7. skenderi says:

    e shikoni si ja fut shqipetari shqipetarit,mbaron punen e vete dhe per te tjeret ne te-semes,ky eshte primitiviteti,pastaj dalin analistet jo e ka saliu jo e ka edi fajin.

    1. plaku says:

      skenderi,
      Me fal por edhe analistet kane familje dhe duhet ti ushqejne ato.Fajin e kemi neve qe, nuk nderojme stacjonin e televizjonit kur dalin ata dhe flasin neper programe televizive. Ne se ulen kuotat e ndjekjes se programeve televizive, atehere nuk i theret njeri analistet te bejne bla bla bla.
      Une kam mendimin se, per sa kohe qe populli do te jete ne nivelin e ketij mikut ketu poshte, neve do ta kemi Salen edhe per shume vite dhe ta gezojme se mire na e ben.

      http://www.youtube.com/watch?v=4aM5rEjpUt8&feature=youtu.be

      Miq, e pate. Kjo eshte per te qeshur midis loteve, sic thoshte shkrimtari i madh rus Gogol.

  8. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Shqiptaret nuk duhet te kerkojne azil, por duhet te qendrojne ne Shqiperi per te larguar Berishen nga pushteti. Kohet e fundit gazeta tema ka filluar te bllokoje komentet e mia, pse ate nuk e dije?

  9. zorba says:

    doni te ndryshoni sistemin?,nuk thuhet te rrezojm salen, tingullon si nje thirrje e frkeshme per lufte por; duhet izoluar(sic ndolli ne itali)
    te terhiqen ato deputete te ndershem qe ka zjedh populli(pra ju)
    parlamenti ngel minoranc e sala bie,pse ne koment nuk thoni nje emer deputeti qe ju i keni dhene vote qe te dale nga kuolicioni?Se LSI-ja
    ka qene e majte e u be SALI,edhe ky eshte faji i sales?
    PRANDAJ SOCIALISTE TE NDESHEM NERRONI MENTALITET E RRUGE salen E RREZOJN ATO NJERZE QE QENDROJN ME LART SE AI.Mos kujtoni se bota ka me simpati per nje lab se sa per nje malok ne syte e boes ne jemi njelloj!
    NJE KERKESE E OBLIGIMI IM KUR TE VOTOHT MOS E SHITNI VOTEN PER NJE VEND
    PUNE SIC BENE NE BERAT FIER GJIROKASTER VLORE PRAPE FAJI sales,me njerez te ulet nuk merret pushteti e nuk ke moral te drejtosh SHQIPERINE.

  10. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    zorba, shqiptaret ja fusin njeri-tjeterit me keto veprime te ndyhra. Nuk ka deputet te tregoje ndershmerine per popullin shqiptare. Protesta eshte ajo qe zgjidh punet.

  11. ndonje jurist mund te na ndricoje me dijen e tij…PERSE VENDET EVROPIANE PRANOJNE CFAREDO KERKESE PER SHQYRTIM PER AZILKERKUESIT ??NUK MUND TI BLLOKOJE QE NE PRANIMIN E DOKUMENTAVE ? nje njeri qe ka femijet pa ushqim nuk do tia dije shume per ligjet e berishes e te evropes..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje