DESHMIA e plotë e Dritan Priftit: Milionat që ofronte Ilir Meta për favore ekonomike

21 Nëntor 2011, 17:51Politika TEMA

Botohet e plotë dëshmia që ish ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti ka dhënë para gjyqit, lidhur me akuzat që ai ka bërë publikisht ndaj Ilir Metës për aferat miliona euroshe në këmbim të favoreve ekonomike për kompani të ndryshme

Kryetari i seancës, Ardian Dvorani: Ju paralajmerojme per pergjegjësitë për të thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën,  përndryshe jeni subjekt i të drejtës penale për dëshmi të rremë

Dritan Prifti: Betohem

Cili është profesioni që ju keni?

Dritan Prifti: Deputet.

Gjyqtari: Jo zoti Prifti, cili është profesioni juaj?

Dritan Prifti: Ekonomist.

Prokurori: A mund të na shpjegoni mardhënien që keni patur me zotin Ilir Meta. Rrethanat që ju shtynë të bënit regjistrimin?

Dritan Prifti: Kjo është një pyetje që ka të bëjë me një marrëdhënie mëse 12 vjeçare që unë kam patur me z.Meta. Por do të përpiqem t’i bie shkurt dhe në mënyrë të përmbledhur. Në përgjithësi kam patur me z. Ilir Meta një marrëdhënie të gjatë, por që shpesh herë ishte problematike. Që në fillimet e njohjes sonë, më 1999- 2000, fillimisht ka qenë një marrëdhënie miqësore dhe e ngushtë. Jam përpjekur që të jem korrekt , bashkëpunues dhe mbështetës, z.Meta ka qenë në pozita më të larta se unë politikisht, unë kam qenë vartësi i tij. Në 2009  kur u bënë zgjedhjet, LSI vendosi të bëjë koalicion me PD. Ne vendosëm të hyjmë në bashkëqeverisje dhe ky vendim nuk ishte i lehtë. Kam qenë i pari deputet i Kuvendit që isha pro kësaj aleance. Këtu nisën momentet e xhelozisë, mbase se unë mora rolin e protagonistit. Në atë kohë Berisha më kërkoi mua të isha negociator i kësaj qeverisjeje  dhe e përsëris, këtu filloi marrëdhënia xhelozore dhe e sëmurë. Por po kaloj tek marrëdhënia e drejtpërdrejtë që nga periudha kur unë drejtoja Ministrinë e Ekonomisë. Fillimisht, kur isha në këtë detyrë, me Metën pata marrëdhënie normale. Në janar 2010, marrëdhënia filloi të bëhej stresante, sepse z.Meta filloi të bënte kërkesa të ndryshme dhe të shumta. Kërkesa për punësime të ndryshme në ministri apo dikastere që vareshin nga ministria. Kërkesa që kishin të bënin me funksione të tjera për të ndihmuar persona të ndryshëm për koncensione, tendera, ankande apo licensa të shumta. Për hir të së vërtetës, disa kërkesa që i quaja normale, i plotësoja. Të tjerat që ishin jo normale dhe jo të ligjshme, i refuzoja. Gjithmonë i kam zbatuar kërkesat brenda ligjit. Për raste që unë nuk kisha mundësi t’i plotësoja, Meta fillimisht bënte kritika, thoshte pakënaqësi dhe më pas filloi me kërcënime dhe metoda të tjera si shpërndarje thashethemesh për personin tim dhe për largimin tim nga detyra.

Në shkurt 2010, unë mësoj për një kërkese të z.Meta për largimin tim nga detyra. Mësoj nga kryeministri që Meta donte vendin tim dhe unë të shkoja diku tjetër. Pikërisht në këtë muaj disa njerëz më kanë kërcënuar ose te zbatoja urdhërat  ose do ikja nga detyra. Ja kam thënë Metës, ai ka qeshur. I kam thënë edhe emrat e kërcënuesve dhe ai më tha që “s’ka asgjë të keqe që të vij unë në atë ministri dhe ti të shkosh i jashtëm”. Megjithatë, i diskutuam gjërat  dhe ramë dakord që kjo bisedë do hapej me sinqeritet në muajt në vazhdim. Për çdo kërkesë që çmoja normale e kisha bërë zakon që informoja edhe kryeministrin, madje dhe për çështje që zgjidheshin  me para në dorë. Një moment Berisha më tha që do flasë me Metën, por pashë që nuk u zgjidh asgjë. Filluan sërish kërkesat nga Meta për favore. Unë e njoh zotin Meta, ai është një person fals. E njoh mirë…..

Gjykata – Ju s’mund të jepni opinionet tuaja për personin tjetër. Jeni këtu për të dëshmuar, jo të jepni epitete për personalitetin e tij. Nuk ju lejohet.

Dritan Prifti: Do të përpiem të zbatoj porositë tuaja, por për t’ju sqaruar juve se çfarë më shtyu të bëj rregjistrimin, bëra një përshkrim të detajuar. Por do shmang ca përshkrime rreth tij më tej.

Gjykata: Gjuha shqipe ju ofron fjalë që ta tregoni situatën rreth personit. Nuk lejohet t’i referoheni karakterit të tij.

Avokatët: Dëshmitari po flet gjatë, të dilet në temë.

Dritan Prifti: Unë thashë që nga muaji shkurt 2010 deri në fund si ministër, nuk mbaj mend ndonjë takim ku Meta të mos më ketë kërkuar favore. Pra u kthye në një marrëdhënie kërkesash. Në një rast, ku dëshmitar në këtë proces është një nga dëshmitarët e naftës, që e keni thirrur sot, kam qenë i sëmurë dhe zoti Meta ka ardhur në shtëpi, më ka hequr jorganin. Unë kthye stresante. Unë vendosa të rregjistroj në këtë pikë. Më tha në telefon që do vij në zyrë të të takoj dhe vendosa ta rregjistroj për ta patur si provë, që kur të ishte nevoja të bëhej publike, t’i jepej drejtësisë.

Prokurori: Ju kujtohet si datë, si muaj? Ku e bëtë bisedën?

Dritan Prifti: Eshtë bërë mesa mbaj mend në fillim të marsit rreth orës 1 të drekës. Në telefon Meta më tha që do ikte jashtë, kështu me tha: “Po vij direkt se do të iki në aeroport”.

Prokurori: Çfarë bisede bëtë?

Dritan Prifti: Ajo bisedë është bërë publike në Top Channel. Aty janë trajtuar disa çështje, e para cështja e Artur Hajdarit, pastaj ai i kishte radhitur gjërat në një bllok që e mbante në dorë. Diskutoi gjërat për Albpetrol, pastaj u diskutua për një koncension për të cilin konkurronin dy kompani. Por kemi diskutuar edhe për gjëra të tjera përshembull për drejtorin e KESH-it ku flitej për ta zëvendësuar.

Prokurori: Bazuar në këtë rregjistrim ne kemi ngritur akuzë për koncensionin dhe çështjen e naftës bruto. Na tregoni detaje për këto dy çështje?

Dritan Prifti: Unë do përqëndrohem fillimisht tek biseda e videos. Por nëse është e nevojshme, do dal edhe jashtë kontekstit. Z.Meta, gjatë takimit në zyrën time më kujtoi të zbatoja çfarë kishim diskutuar lidhur me ankandin për mikun e tij Bekim Halilaj. I thashë “po do ta bëj”, ai nguli këmbë “mbaroje, pse se mbaron, anulloje, pse se anullon?” – më tha për çështjen tjetër “jepe shpejt”, por unë e dija që ishte në gjykatën e Apelit. Zoti Meta më tha “jo, çështja në Apel ka përfunduar, zbatoje menjëherë sot”. Gjatë bisedës telefonoi Agim Rrapajn, fola me të, i kërkova të dërgonin vendimin e gjykatës që unë të bëja punën sipas ligjit. Në një moment Meta më thotë mua që ky Gimi për ty ka 7 përqind. Kjo ishte ajo që mbaj mend nga biseda.

Prokurori: A mund ta zgjeroni dëshminë jashtë videos. Në perceptimin tuaj  ndërhyrjet e tij për koncensionin ishin për shkak të pozitës apo të kundraligjshme?

Dritan Prifti: Për mendimin tim ishin të kundraligjshme. Për 7 përqindëshin, nuk besoj se ka njeri në botë mos ta kuptojë.

Prokurori: Ofrimi i 7 përqindëshit apo 700 mijëshes, ishte favor për juve?

Gjykata: Pyetja është sugjestionuese. Të përpilohet ndryshe

Prokurori: Po për ankandin e shitjes së naftës a patët ofertë?

Prifti: Për ankandin e naftës në zyrën time nuk ka patur ofertë. Por kjo bisedë është bërë dhjetra herë, është ofruar një milion dollarë për t’i ndarë mes meje dhe Metës. Biseda është bërë njëherë në ministrinë e Jashtme, njëherë në një drekë në Rogner.

Prokurori: Cila ishte sasia e naftës dhe përfitimi?

Dritan Prifti: Kjo bisedë është bërë për 30 mijë tonë naftë që kompania do shiste. Ky ishte ankandi i ALBPETROL.

Prokurori: Dëgjohet në regjistrim që bëhet një këkesë. A mund t’na sqaroni përse bëhet kërkesa?

Dritan Prifti: Ai kërkoi ta anullojë ankandin. Ky ishte një ankand ku do merrnin pjesë 20 kompani. Kam idenë se zoti Halilaj, që ishte firme e re, mendonte se do kishte konkurrencë të madhe. Por zoti Meta kishte plan që Halilaj të bënte marrëveshje me ARMO-n për rafinerinë, edhe këtu Halilaj do kishte përparësi. Në Shqipëri, në atë periudhë por edhe tani, besoj unë ka qenë i vështirë eksporti i naftës bruto, sepse nuk ka kapacitete. Pra shkurt në këtë rast, META kërkoi anullimin se kompania HALILAJ nuk e kishte arritur marrëveshjen me ARMO.

Prokurori: Ndërkohë a ka bërë ankesë kompania Halilaj Group?

Dritan Prifti: Kompania HALILAJ  ka bërë kërkesë për anullimin e ankandit kur ata shkuan në ankand dhe panë që s’kishte asnjë konkurrent tjetër, pra dhe kërkuan që ankandi të anullohej duke qenë se s’kishte konkurrence.

Prokurori: Nga e njihje Bekim Halilajn?

Dritan Prifti: Mbaj mend që ma ka prezantuar Ilir Meta.

Prokurori: A keni diskutuar me Bekim Halilajn?

Prifti: Edhe mundet të kem diskutuar.

Prokurori: A keni patur takime në rrethana të shpeshta dhe nëse po, ku?

Prifti: Me zotin Halilaj kam patur disa takime p.sh në zyrën time, në zyrën e Metës, në hotel Rogner, në një lokal afër shtëpisë sime. Pra kryesisht këto kanë qenë vendet. Në disa raste kam qene vetëm, në disa raste me METEN. Në disa raste në ministrinë e Jashtme. Dy herë për drekë ne Rogner që të tre.

Prokurori: Cila ka qenë natyra e bisedave?

Prifti: Bisedat kanë qenë gjithmonë për ankandin e naftës në Albpetrol. Kur zhvillohet dhe si, pra në të gjitha rastet për bizneset e tij. Pra për hir të së vërtetës nuk e kam frenuar në biznesin e tij. I kam thënë merr pjesë në ankand nëse ke dokumentet. Kam patur si shqetesim të madh se Albpetrol ishte në atë kohë në gjendje shumë të keqe, pritej të bëhej reformë, flitej për largimin e rreth 1500 punëtorëve. Pra, isha i interesuar për ankandin e naftës.

Prokurori: Po shtetasin Pajtim Sula e njihni?

Prifti: Pajtim Sulaj ishte nëndrejtor i Albpetrol. Posti i tij ishte si të thuash dhe politik, por ai është emëruar atje si profesionist. Zoti Sulaj ka qenë kryetar i komisionit të ankandeve.

Prokurori: A keni biseduar me Sulajn?

Prifti: Mbaj mend që me zotin Sulaj kam folur. Nuk e di nëse kam folur për këtë ankand apo jo, apo për diçka tjetër. Por e kam pyetur nëse kjo kompani kishte ndonjë shans  të fitonte. Më tha se nuk ka asnjë shans që Halilaj të fitonte. I kam thënë zoti Sulaj fol me zotin Meta dhe thuaji që s’kemi mundesi ta favorizojme.

Prokurori: Në kohën që po zhvilloheshin procedurat ju keni ndërmjetësuar që këta dy persona të njiheshin?

Prifti: Jo, ata njiheshin vetë. Zoti Halilaj ka dërguar shumë sms dhe për këtë ankand edhe për të tjerë. Zoti Halilaj madje më ka bërë forward edhe tekstin e plotë të një mesazhi që ja ka dërguar Sulaj. A ta them përmbajtjen?

Gjykata: Po, thuaje.

Prifti: Teksti është: “I dashur vëllai im, unë dhe ai që ti e di, u përpoqëm. Por krahu tjetër ka punuar me shumë kujdes. Telefonin s’ta kam hapur dhe ti e di pse”.

Prokurori: Na fol për Agim Rrapajn?

Prifti: Unë Agim Rrapajn e kam takuar me një person tjetër, me Fatmir Merkon, ky është mik i Metës. I kam takuar me porosi të Ilir Metës. Takime për punë të ndryshme. Zoti Rrapaj se kishte mundesi e lidhje me qeverinë japoneze dhe do sillte fonde këtu. Në të gjitha rastet e takimeve Rrapaj ishte me Merkon. E dija që kishte punë koncensioni për hidrocentralet, por e dija që kishte 20 përqind në këto koncensione, që djali punonte si drejtues apo administrator aty.

Prokurori: A keni bërë ndërhyrje në video?

Prifti: Jo! Prerazi jo, as më shkuar në mendje.

Prokurori: Me cfarë e keni bërë regjistrimin?

Prifti: Rregjistrimin e bëra me një orë të vogël, ngjyrë metalizato. Kjo orë ka bërë rregjistrimin e videos dhe të zërit.

Prokurori: Sa kohë kaloi nga rregjistrimi derisa e hodhët në laptop?

Prifti: Kjo pjesë më kujtohet shumë mire pasi e kisha laptopin në zyrë. Sa mbaroi filmimi, futa fishat dhe e hodha në laptop.

Prokurori: E nderuar gjykatë, s’kam pyetje të tjera për dëshmitarin.

7 komente në “DESHMIA e plotë e Dritan Priftit: Milionat që ofronte Ilir Meta për favore ekonomike”

  1. sorge says:

    Seance qesharake ne Gjykaten e Larte!!!E lane te fliste 99% te kohes per gjera anrsore,ndersa per 60 sekonda i bene tre pyetje per problemin,qe e paten thirrur!!!Duket hapur se eshte thirrur formalisht per ta rregjistruar,se ja “U THIRR”,por ne fakt asgje nuk doli!!!As prokurori nuk i kerkoi sqarime e as Dritani nuk tha gje!!!DUKET HAPUR SE KY GJYQ ESHTE PARA CAKTUAR TE MBYLLET NE GALLATE!!!BRAVO,SHTETI MAFIOZ I SALI-ILIRIT!!!LUM SHQIPTARET NE DORE TE KUJT KANE RENE!!!EDHE BOTA SHEH E DEGJON,POR MBYLL GOJEN!!!JA,KJO ESHTE DEMOKRACIA,QE NA PRALLISEN NE VITET 90-te!!!

  2. Lex Rex says:

    Ilir Meta rezulton i implikuar ne nje varg skandalesh, duke filluar nga arrestimi i sekretarit te tij Almir Rrapo, duke vijuar me aferat ne videon e Fiksit, me naften, me sekserin italian Lavitola, etj.
    Ai, duke e ditur qe nje dite keto gjera mund te dilnin ne shesh, ka marre masa mbrojtese duke emeruar ne Vjene vajzen e Kryetares se Gjykates se Larte. Edhe Shpresa Becaj edhe e bija duhet te ishin shkarkuar / kishin dhene doreheqjen te nesermen e transmetimit te videoskandalit, por ne Shqiperi tolerohet cdo gje kur e ke mire me PUSHTetaret.

  3. Argita_B says:

    Po mir nje gje e kam pak te veshtire ta kuptoj une…Prifti thot se Meten e njeh qe para 12 vitesh, gjate kesaj periudhe ka qene drejtor i kabinetit te tij, drejtor i pergjithshem i KESH, minister i energjise (gjithmone ne vartesi te Metes) dhe ne te njete kohe thote se Meta filloi te kerkoj favore prej 2009-es !!
    Me duket pak si e çuditeshme qe Ilir Meta te jete bere politikan i korruptuar qe prej 2009-es, pasi Prifti harron te thote se sa tendera per blerjen e energjise elektrike jane bere kur ai ishte Drejtor i KESH-it!
    Nese jane firmosur kontrata dhjetra milioneshe, dhe per kete eshte dashur firma e Priftit, si ja ke bere Meta te duroje 10 vjet dhe te mos mare asnje para!
    Njeri ose eshte me karakter, ose nuk eshte, nuk behet 50 vjeç pa karakter.
    Prifti eshte e njeta moster si Meta, ndryshimi eshte se Metes i dolen te palarat pasi Prifti u tregua me dinak se koketuli Meta.

    1. BBB says:

      JAM DAKORT ME ANALIZEN TUAJ, VECSE META ESHTE JO VETEM KUKETUL POR EDHE I PANGOPUR. PRIGTI VODHI SA VODHI DHE DOLI NGA XHIRO, KURSE KOKEDERRI META AKOMA ESHTE NE LOJE…

  4. Andi says:

    Lereni Ilirin e shkrete se po merret Perndia me ate, per dhjame qeni do t;i hikin te gjitha c’ka vjedhur. Se shikoni si ka kantandisur, si nje i semure psiqik, Zoti do te vonoj por nuk do te harroje, ligesite e tua qe i shkaktove ketij populli, se t’i o qen na le pashqesh Sali gerdallen qe ja pivi gjakun ketij populli ..

  5. tomori beratit says:

    Mbi te gjitha gjeja me e neveritshme ne Shqiperi jane gjykates avokat e prokuror.Te udhehequra nga kryeekoruptuara EpashpresBeçie pastaj te degjeneruarat jonuzi,fullani,zengjineja,e koleget etyre ristanet,dizdaret,prelet,tomet muterit e te gjithe lakejt e tjere, qe do te pergjigjen nje dite para popullit te tyre.Jeni me te uryerit e ketij populli qe po vuan pa te drejte.,

  6. Mandi says:

    shume qesharake…. e kthyen Shqiperine katalet dhe rjepacaket e trahanase ne nje xhungel te vertete dhe objekt humori per gjithe boten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje