Kasapët e Kamboxhias zgërdhihen përpara gjyqit

21 Nëntor 2011, 13:59Politika TEMA

Regjimi brutal i Kmerëve të Kuq ka më shumë se 30 vite që ka sosur. Por plagët në shoqërinë e Kamboxhias janë akoma të pashëruara.

Tani i gjithë vendi i ka sytë te një sallë gjyqi. Përpara togave të zeza kanë dalë tre nga drejtuesit e regjimit të frikshëm.

Janë burra të moshuar, që në sallën e gjyqit qëndrojnë pas një xhami antiplumb. Bëhet fjalë për ish- Shefin e Ideologjisë, që njihej edhe me emrin Vëllai i dytë si zëvendës i Pol Potit, 85 vjeçari Nuon Chea, për ish- Shefin e Shtetit, Kieu Sampahn, 80 vjeç, dhe ish- ministrin e Jashtëm, Ieng Sary, 86 vjeç.

Prokurorja Chea Leang tha se vendi ishte kthyer në një kamp përqendrimi masiv për skllevërit. Sipas saj, krimet e tyre janë më të rëndat që ka njohur historia moderne. Rreth 1.7 deri në 2 milion njerëz vdiqën, thuajse një e katërta e popullsisë.

Edhe pse gjithë Kamboxhia po e ndjek këtë gjyq live, më pak të shqetësuarit dukeshin tre të akuzuarit, që më shumë zgërdhiheshin sesa kishin mendjen tek ajo që thuhejs.

Kmerët e Kuq kanë kryer një nga masakrat më të mëdha që nga koha e Hitlerit. Synimi i regjimit maoist ishte të ndërtonte një shtet bujqësor radikal ku të shfuqizohej feja, shkolla dhe monedha. Mjekët, mësuesit e madje të gjithë ata që mbanin syze u torturuan dhe u vranë në ‘Fushat e vdekjes’.

8 komente në “Kasapët e Kamboxhias zgërdhihen përpara gjyqit”

  1. hajriu says:

    Ne te semes kelyshat e komunizmit , e ideologjise me shfarosese dhe me diskriminuese e te gjitha koherave.

    1. zefi says:

      Na rrofsh per dimer,o hajri!!Nuk kane qene kurree komuniste keta laro,se do t’i kishte njohur edhe ENVER HOXHA!!!Ata jane te njejte me SALI BERISHEN,qe e ka kthyer Shqiperine si Kamboxhia e dikurshme!!!Gjysma e Shqiperise,nga lumi Mat e ne Vermosh,njerezit jane ngujuar nga GJAKMARRJA dhe vrasin njeri tjetrin per nje fjale goje!!!JANE MALOKET E BERISHES,NDAJ KY BANDIT NUK KA THENE ASNJE FJALE PER GJAKMARRJEN!!!Berisha,ky fashist i zi,nuk vret VETEM HAPUR SI NE GERDEC E BULEVARD,POR ME SHUME ME GJAKMARRJE,ME GJYKATA TE NENSHTRUARA E TE SHITURA,ME HEQJEN NGA PUNA SI SOCIALISTE,SI KOMUNISTE etj etj!!!PA PUNE,PA TE DREJTA,PA SIGURI,PA TE ARDHME!!!A DUHET ME PER TA VRARE NJE POPULL TE TERE????JA KY ESHTE KHMERI I ZI SALI BERISHA!!!NDAJ MOS I KRAHASO TE GJITHE QE NUK TE PELQEJNE ME KOMUNISTET!!!UJKU,UJKU,THERRISTE FSHATI,POR CAKALLI PO BENTE KERDINE!!!

      1. hajriu says:

        Qe ne llogjikim dukesh si nje komunist i peshtire si enver e sali kiurva ,por akoma me i peshtire behesh kur thua “maloket”. Ata jane malesore mor zef dhe jane pjesa me burrerore dhe me e vuajtur e atij sistemi te ndyre . Nuk vershuan ne tirane nga qejfi por nga halli mor zef se ashtu i la enver pedua. Dhe mos u zgjat shume ne shkrime se e ke bere çorbe derrash , para se te flasesh per komunizem apo fashizem , meso se ç’jane me pare dhe pastaj fol.

  2. Shebeniku says:

    Kush e shan komunizmin dhe e urren, me siguri ka qènè ose njè kokèr dembeli, ose ka pasur nè gen krimin dhe vjedhjen. Komunizmi zbatohet sot nè praktik nè vendet e zhvilluara dhe tè civilizuara tè europes perèndimore. Ne qè jetojmè ketej dhe qè kemi jetuar edhe nè kohen e komunizmit, i dallojmè shumè mirè tè mirat, negativet dhe ndryshimet thembèlore. Poe Zefi ka te drejtè nè komentin e tij. Ndersa Hajriu èshtè i lodhur fizikisht dhe menderisht nga zilia qè ka qè hajdutet shqiptare me nè krye Sali Viçidolin kan grumbulluar pasuri.

    1. hajriu says:

      Pirdh se lirohesh i thone kesaj pune o Shebeniku.

    2. hajriu says:

      Shikoi komunistet e tu .Dhe mos fol marrina duke krahasu komunistet me vendet nordike se injorance me te madhe nuk ka.
      http://youtu.be/Oxo2_R2_Jfk
      http://youtu.be/BQMyX80jCF8

  3. Shebeniku says:

    O Hajri.
    Un them pèr komunizmin qè èshtè praktikuar nè Europe. Po komunzem mund tè quash kèdo qè flet demagogji. Ashtu si Saliu qè flet pèr shtet demokratik e demokraci. Ja pra Saliu flet vetem pèr demokraci. Por fakti Shqiperia eshte shtet i diktatures sè xhunglès.

  4. Po KASAPET SHQIPTARE, me ne krye KRYEKASAPIN ENVER, KUR DO TE GJYKOHEN??!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje