Prifti dëshmon në gjykatë: Video është origjinale, u qëndroj akuzave ndaj Metës

21 Nëntor 2011, 14:19Politika TEMA

Dritan Prifti ka dëshmuar paraditen e sotme në Gjykatën e Lartë për videon e regjistruar nga ai, ku Ilir Meta shfaqet duke kërkuar një favor në këmbim të 700 mijë eurove.

Gjatë marrjes në pyetje, zoti Prifti ka ripërsëritur faktin se video është origjinale, ndërsa ka thënë se u qëndron të gjithave akuzave dhe deklaratave të tij publike në lidhje me korrupsionin e Ilir Metës.

“Videoja është autentike dhe unë nuk kam kryer asnjë ndërhyrje në të. Regjistrimi është bërë me kamera orë, nuk kam kompetencë shkencore, por flas në përgjegjësinë time personale”, tha Prifti.

Ilir Meta është duke marrë pafajësinë, pasi Gjykata e Lartë ka vendosur që të pranojë një ekspertizë nga tre shqiptarë, të cilët pretendojnë se video nuk është origjinale. Kjo, kur ekspertët amerikanë dhe anglezë thanë se video është origjinale.

Duke qenë se tashmë video është rrëzuar, dëshmia e Priftit nuk pritet që të merret shumë seriozisht nga gjykata, e cila duket se e ka marrë vendimin para se të fillonte procesi.

11 komente në “Prifti dëshmon në gjykatë: Video është origjinale, u qëndroj akuzave ndaj Metës”

  1. fule says:

    Ty bravo te qofte, po per kete pune duhet nje gjyq tjeter ne te ardhmen ku afer Ilirt te jene ulur ekspertet e tij dhe gjykatsit e sotem.
    Kjo puna e imunitetit te tyre duhet ripare me themel.

    Fajin e ka ai Shpellari, qe ndoshta ja ka intain kokelopes po i duhen votat qe ky blen, sidomos tani qe partine e vet e katandisi cope-cope.

  2. Sorkadhja says:

    C’fardo vendimi te jap gjykata, te gjith e kane te qarte qe Ilir Meta eshte nje moster e pa riparushme, nje hajdut i nivelit me te larte dhe e drejta jote mbeshtetet nga te gjithe njerezit e ndershem ,le ta nxjeri gjykata Ilir Meten te pa fajshem ,se shpejt vjen nje dite qe edhe ata gjyqetare qe mbrojne mostera te tilla si Ilir Meta do te rreshtohen e do ti japin llogari ketije populli, e ne nje dite aferme ,do te hane ne nje kazan me Ilir Merten.

  3. Rezi says:

    Ilir Meta do te shkruaje pjesen e dyte te librit “Rreziku anglo-amerikan per Shqiperine”…………..

  4. DEBATIK says:

    ME BOTO ARTIKULLIN QE SAPO SHKRUAJTA,NE SE KE DESHIRE TE KUNDERTEN HESHT BASHKE ME SALI E ILIR TOPALLEN

  5. xhoni says:

    Dhe akuzojne SOCIALIZMIN per diktature!!!Haaaa!!!!Po kjo qe po ndodh keto 21 vjet,cfare eshte????Gjykatat i komandon Sali Berisha e jo ligji!!!Kur akuzojne PPSH-ne se bente ligjin mbi gjithcka,atehere edhe kjo qe behet tani eshte DIKTATURE!!LIGJIN E BEN SALI BERISHA!!!NJEREZIT E TIJ VRASIN E VJEDHIN,NDERSA GJYKATAT I LENE TE LIRE DUKE SAJUAR SHFAJESIME KAQ TE TRASHA,SA SA HITLERI NAZIST NUK I KA PATUR NDERMENT!!!KJO ESHTE SHQIPERIA DEMOKRATIKO-FASHISTE E SALI BERISHES!!!KY ESHTE BURRI I SHTETIT I SHBA-ve!!!KY ESHTE AGJENTI I SIGURIMIT DHE I UDB-se!!!!BOLL ME DENGLA PER JETEN E LUMTUR DEMOKRATIKE!!!KESAJ REPUBLIKE I THONE PACAVURE FASHISTE!!!KY ESHTE KAPITALIZMI,KU NJERIU PER NJERIUN ESHTE UJK!!!KESHTU THOSHTE ENVER HIOXHA DHE NUK E LUAN AS TOPI!!!

  6. hajriu says:

    “Video është origjinale, u qëndroj akuzave ndaj Metës” ……….. vetem qorrat dhe hajdutet mund ta vene ne dyshim

  7. gjethi i thate says:

    Tani i bie

  8. gjethi i thate says:

    Tani i bie qe nese koklopa del me video fallco,te fusin ne burg kete tjetrin qe filmoi dhe te na pyesin ne qe e pame nese ishte apo jo koklopa ne video. O ju befsha topin mu ne drejtesi.O te denohet hajduti ose te denohet ai qe pa hajdutin ne tentative per vjedhje.

  9. Lushnjari says:

    silleni Ilir Metjan bashke me Moniken dhe vjerren Fatime nje here ne Lushnje ,,,

  10. Beni says:

    Te admiroj Dritan per kurajon dhe trimerine qe po tregon per ceshtjen Meta. E ke vene sistemin e drejtesise ne nje siklet shume te madh sepse nuk mund te thote ti Dritan ke hak ndersa Iliri ka te drejte. Gjithe populli shqiptar e di qe video eshte origjinale ,betejen e ke te fituar panvaresisht eksperteve “shume te afte” qe pretendojne per nderhyrje ne te . Duket qarte aftesia profesionale e eksperteve tane qe nuk kane pervoje ne sistemet audio-video, ne krahasim me ekspertin amerikan.Kam bindjen qe ceshtja Meta do te mbyllet pa i hyre nje gjembe ne kembe fale eksperteve tane ” profesioniste”.

  11. Deni says:

    Ka dhe fytyre te dale ne TV e te beje politike i pafytyri cipeplasuri shtangist. Te mbese politika ne dore te nje provinciali te rendomte qe pervec vjedhjes dhe mashtrimit nuk njeh gje tjeter,turp per intelektualet e LSI dhe rinine qe e ndjeke nga pas.Mashtrues me te neveritshem se Meta nuk gjen ja kalon dhe Saliut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje