FOTO REPORTAZH: Sheshi Tahrir nuk bie në qetësi

21 Nëntor 2011, 20:51Politika TEMA
FOTO REPORTAZH: Sheshi Tahrir nuk bie në qetësi

Protestat në Egjipt kanë hyrë në ditën e tretë. Policia në Kajro po përplaset me protestuesit me gurë në duar, të cilët kërkojnë që sunduesit ushtarakë ta transferojnë pushtetin sa më shpejt tek një qeveri civile.

Rreth 3 mijë protestues janë përleshur me qindra policë në Sheshin Tahrir, por edhe pranë Ministrisë së Brendshme. Thuhet se të paktën 35 protestues kanë gjetur vdekjen që nga e shtuna. Më shumë se 2 mijë janë plagosur.

Sheshi ishte epiqendra e protestave që rrëzuan presidentin Mubarak. Por tani sërish është në qendër të protestave. Rrjetet sociale po luajnë rol në mobilizimin e njerëzve. “Ju nuk jeni legjitimë,” këndojnë të rinjtë përpara forcave të sigurisë.

Zemërimi është rritur në Egjipt, pavarësisht se zgjedhjet parlamentare janë në prag. Egjiptianët thonë se pushteti i vërtetë do i mbetet sërish ushtrisë.

 

6 komente në “FOTO REPORTAZH: Sheshi Tahrir nuk bie në qetësi”

  1. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Keto jane protestues qe e meritojne demokracine! Shqiptaret dolen me 21 janare dhe ju hyri frika ne palc. Shqpresoj qe Egjiptianet te stabilizohen me nje demokracie te vertete.

  2. Niku says:

    Ne nuk meritojme te quhemi as egjiptiane.

  3. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Nuki, por frikacake meritoni te jeni!

    1. NUKI says:

      Ai qe komenton me lart e ka pseudonimin Niku dhe Jo NUKI!!!
      NUKI nuk kishte ndonje koment per kete artikull…

  4. I says:

    We Will tell there story’s and we will remember them as true heros for eternity,how brave muslim man and woman sacrifice there self for the right to be free.The raise there voice against unjust rulers and tyrants for freedom that is given them by GOD.

  5. Cakalli7 says:

    e cdo ti bejne si afganistani keta te shkrete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje