“Banda e Cërrikut”, prokuroria kërkon tre burgime të përjetshme

22 Nëntor 2011, 12:11Politika TEMA

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për tre prej anëtarëve të “Bandës së Cërrikut”, pas dhënies së konkluzioneve përfundimtare të hetimeve.

Në seancën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda prokurori i çështjes ka kërkuar burgim të përjetshëm për Meti Bozin, Arjan Toskën dhe Roland Xhepaxhiun.

Gjithashtu prokuroria ka kërkuar 25 vjet burg për Lazar Bicjan, 24 vjet burg për Tomorr Buzanin, 22 vjet burg për Alban Toskën, 21 vjet burg për Skënder Canin ndërsa ka kërkuar 8 vjet burg për të penduarin e drejtësisë Bujar Buzën.

Tetë të pandehurit e Bandës së Cërrikut akuzohen si autorë të masakrës së Cërrikut, ngjarje kjo e ndodhur më 23 mars të vitit 1997, ku mbetën të vrarë me armë zjarri 6 punonjës të Gardës së Republikës si dhe u plagosen 9 punonjës të Policisë së Shtetit.

4 komente në ““Banda e Cërrikut”, prokuroria kërkon tre burgime të përjetshme”

  1. loni says:

    kush ka bere krim le te denohet ne maksimum,,,por po shtoje dicka,,perse erdhen keta te gartes ne cerrik?cerriku ishte i ete atehere,,kush i dergoi dhe perse i dergoi keta gardiste te rinje sapo ishin regjistruar ne garde,,dhe perse te 6 keta gardiste ishin nga malsia,,sepse ishin ushtaret e sales ne ate kohe,,shikoni dhe vidjot ne youtube,,kur flet gardisti pengmarres e ishte nga mirdita,,erdhen per terror prandaj dhe hengren qafen e pates,,nqs ka drejtesi duhet te denohen edhe gjeneralet e shtetit dhe jo vetem kacaket,,,

  2. As mos u lodh per kete pune or ti. Te medhenjte qe bejne krimet e medha nuk do denohen ndonjehere. Se kemi nje Prokurori frikacake, me nje kukull ne krye. E ke pare Ina Ramen nuk le vend bote tu shetit. E kush po i thot gja motres. I ka mbyll syte motra se e rref Sala pastaj. Kurse gjyqtaret qe zgjedh Topi me lek ne dore po naltsojn vilat. Edhe Topi me leket qe merr per emerimet po ban qejf tu ndertu vila e tu ba gati kthimin ne profesionin e vjeter te politikes ( vjedhjes me i fjale). Ku ka perfunu kjo drejtsia jone, ne duart e rrugacve dhe plehrave.

  3. toni z says:

    cerriku e beri fora si asnje vend tjeter ne shqiperi,por ashtu sic dogji ata gjashte gardistat ne tank te kishte vrare dhe shume nga PS

  4. TONI Z says:

    CERRIKU E BERI SI BURRAT,ASHTU SIC VRAU DHE DOGJI ata fatkeqe gardista qe erdhen per terror ne cerrik,te kishte varur dhe ata palaco te PS dhe PD qe nga presidenti i asaj kohe Rexhep Mejdani, sali berisha dhe shume te tjere qe e futen ne lufte civile ate POPULL sa te mire dhe shume DEBIL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje