Faturat e energjisë elektrike, veçanërisht në periudhën e ftohtë, janë “pjesa e luanit” e buxheteve të familjeve shqiptare. Shumica e popullit mundohet të mos e kalojë fashën e parë të tarifimit, deri në 300 kilovat faturohet me 7.5 lekë, ndërsa pas kësaj çmimi bëhet 13 lekë. Kur nuk kanë matës ata faturohen aforfe, sipas dëshirës, apo planeve të CEZ-it. Këto llogari nuk vlejnë për njerëzit e rëndësishëm të Shqipërisë, nga presidenti, deri te deputetët, të cilët kanë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar energjinë.
Por shtetarët të më të paguar në Shqipëri, që kanë disa shtëpi në pronësi, edhe paguajnë, por edhe janë debitorë ndaj kompanisë çeke të shpërndarjes së energjisë, ÇEZ.
“Shqiptarja.com” publikon në kryeartikullin e sotëm “Fatura e dritave, Fullani debitor, Berisha s’ka fare” të gazetarit Arben Rrozhani, një hulumtim të saj për faturat elektrike që paguajnë ose nuk paguajnë zyrtarët më të lartë në vend, nga kreu i shtetit, te ministrat dhe familjarët e tyre.
Kështu Fatmir Mediu është ministri me zero kilovat. Argita, ka shumë shtëpi, por harxhon pak. Vajza e kryeministrit raporton 0 kilovat për vilën në Gjirin e Lalzit, e po ashtu edhe Shkëlzeni, djali i kryeministrit për shtëpinë në Tiranë. Ndërsa emri i vetë kryeministrit, Berisha, ish-kryeministri Fatos Nano, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama dhe shumë të tjerë nuk figurojnë fare në regjistrat e CEZ – shpërndarje. Guvernatori i bankës, Ardian Fullani rezulton se nuk ka për të paguar detyrimet e CEZ-it në vilën e tij në Malin e Robi.
mos i harxhoni se jan shum te ngarkuar me hallet e popullit…………..mi kaloni mua ato fatura se po i paguaj…….
Qe Sali Sallomi eshte i perzier ne keto allishverishe kjo nuk eshte surprize per dike, po qe Edi Rama qe na shet leksione morale çdo dite per qeverine e korruptuar dhe vet perfiton avantazhe te tilla…
Keta jane familje hajdutesh qe kerkojne voten vetem per te mbrojtur interesat e tyre, pra politika eshte nje profesion si çdo profesion ku marrin rrogen si ne ndermarj private, dhe popilli eshte thjesht nje klient qe paguan.
Problemi eshte se ndryshe nga tregu privat, politika eshte monopil, pra nuk ka konkurence, dhe do apo nuk do, ke te njetet qe te “sherbejne”
Faleminderit per artikullin qe botuat.Kam paguar vjet ossh 1600000 leke afofe sepse ka shume vite qe nuk banoje ne Tirane,me mates te instaluar qe diten pare te instalimeve elek. por asnje nuk do tja dije per te lidhur kontrat megjithe ka 10vjete qe me prish pushimet duke rendur pas keshit por pa asnje rezultat.Faturat afofe nuk ndalen asnje muaj.A mund te me thote ndonje si ta quaje kete ndodhi?
mos paguaj thoji komshiut te te jape nje linje kur te jesh atje me pushime edhe prije fare. Kur te kthehesh perfundimisht (nqs te le mendja) ike beje kontraten nga fillimi
Nje ilustrim me shume i faktit se ky popull ka perfunduar si bagetia duke u rrjepur deri ne palce per te majmur nje kaste banditesh.Ata qe duhet ti dalin qytetareve per zot dmth.menderopozita ose ta ndale zhvatjen e qeverise dhe Cez-it ne parlament apo ne rruge ose perndryshe te zhduken nga qarkullimi sepse e provojne veten te jene njesoj si keta bandite qe jane ne pushtet.
Gjynah, qenkan katandisur keq te shkretet!
EEEHHH sa hallexhinje jane keta zorraxhinj!!
CEZ,, eshte ne rregull,,nuk paguani ju te fortit eshtetit,,atehere te rrisim cmimin e energjise,,ata te firmes ceke fitimin e tyre nuk e humbin se nuk jane shqiptare budallenje,,i paguajme ne populli i thjeshte me miliarda neper banga qe kemi,,rrisni cmimin e ernergjise se i paguajme ne budallenjte o CEZ,,ti mos biesh nga fitimi jote,
Hajde shtet hajde. Hajde shefi i opozites ( ne se eshte e vertete qe edhe Edi nuk paguan dritat ) hajde. Me falni por, me te vertete nuk arrij te kuptoj kete shtet dhe keta politikane. Dje doli se Nigeria kishte importuar nga Shqiperia ne vitin 2009 me shume se nje miljard dollare dhe kjo shifer nuk ishte ne banken e shtetit dhe ne ministrine e financave, dhe as prokuroria dhe as kontrolli i shtetit dhe as vete populli dhe opozita nuk ndermerr dicka. Shpesh pickoj doren per te pare se nuk jam ne ender kur lexoj keto gjera. Meta, ky gangster i ndyre, do hedhi Priftin ne gjyq per shpifje. Populli pa me sy dhe degjoi me ze Ilirin me bllok ne dore dhe i jap ne 8 maj me shume se 70mije vota. Me falni mos valle jemi nje popull pa dinjitet ( perfshi edhe veten time) , pa moral, pa te ardhme, mos valle ne dejet tona nuk rjedh gjak. E di qe bej shume gabim qe shkruaj keshtu por te pakten lirohem.
Nuk arrij te kuptoj se, si mund te shofin veten e tyre ne pasqyre cdo mengjez kur lajne dhembet dhe ruhen. Kur kryeministri i Israelit ( qe vrau studenti ultra fetar cifut ) ishte ambasador ne Amerike, e shoqja kishte nje llogari bankare prej 2000dollare te cilen e kishte harruar fare se e kishte. Pas disa vjetesh mediat zbuluan se, ajo kete llogari bankare nuk e kishte deklaruar dhe i shoqi qe, ishte kryeminister u detyrua te japi doreheqjen. Krahasojeni vete se cfare ligjesh ka bota.
Me qe jemi tek Israeli. Presidenti i Israelit pasi u akuzua dhe u vertetu me gjyq se kishte perdhunuar dy gra u denua me shtate vjet burg. Vendimi u muar disa muaj me pare dhe ai sot ndodhet ne burg. E shifni se cfare demokracish ka bota. Ministri i mbrojtjes i Gjermanise, shpresa e CSU-se shkroi nje teme shkencore per titullin doktor shkencash. Pasi mori titullin doli se nje pjese te temes e kishte kopjuar dhe nuk kishte thene se kishte kopjuar, u detyrua te jepte doreheqejne dhe sot jeton ne Amerike. Shifni se cfare demokracish ka bota, ne nuk kemi demokraci ne kemi…………..
Fullanin nuk ka nevoje ta degjosh kur hap gojen. Ta jep qe ne pamje se cfare kapaciteti ka. Mesatarja e notave te Fullanit ne shkolle ishte 5.5 (0.5 ia rriste Fiskultura qe u vinte te gjitheve notave te mira, kurse 5 ia vinin se hynte mik i jati qe e dinte se cfare tape ishte i biri). A duhet te ecim perpara me pykat e pykave te shkollave, tapat e tapave te shkollave, trungjet e trungjeve te shkollave? Menyra e perzgjedhjes se fullanit me pesa me shkelma ne shkolle eshte fiks si menyrat e perzgjedhjes te enver hoxhes ne diktature me karrocieret, lenka cukot apo te gjithe monstrat e tjere te asaj periudhe. TURP me cfare lloj kategorie njerezish pa skrupull qe kemi te bejme. Shoqeria civile ka detyren te bashkohet e te hedhe ne gjyq te gjithe keta qe vjedhin, fallsifikojne, mashtrojne, vrasin dhe renojne shqiptaret. Shkallet e gjyqit duhet te vazhdojne ne rang nderkombetar. Vete shqiptaret e thjeshte do te dhurojne para qe te behet deri ne fund gjyqi i maskarenjve dhe pykave te ketij vendi.
Me mire qe i kan ZERRO faturat,se ku do gjejne lek ti paguajne,pak se po rrine pa gjume dit e nat duke menduar per popullin,po doni te paguajne dhe faturat,hhhhhhhh rrini urt………..
Artikulli, ndonse investigativ gjykoj se eshte i pasakte. Te dhenat e referuara duket se nuk jane rakorduar me realitetin konkret te kontratave dhe librezave te energjise elektrike te çdo abonenti te permendur sipas pasurive te tyre ne pronesi apo ne perdorim(me qera). Qe do te thote se per banesat e marra me qera, siç eshte Edi Rama nuk del emeri i qeramarresit, por i qeradhenesit. Kjo ndodh rendome ne marredheniet me ÇEZ. Nuk marr persiper te avokatoj Z. Rama, por mendoj se emri i tij ka mundesi te jete perfshire nga autori per t’u paraqitur si i paanshem. Gje qe nuk eshte as etike dhe as profesionale. Sidoqofte, problematika e shkrimit eshte shqetesuese. Te fortet dhe pushtetaret
pergjithesisht kane abuzuar dhe vazhdojne te abuzojne me energjine elektrike ne kurriz te popullit te varfer qe paguan edhe per to.