Prifti: Nëse merrem me gruan e Metës, nuk ka ekspert e gjykatë që e shpëton

22 Nëntor 2011, 20:50Politika TEMA

Dritan Prifti hodhi poshtë akuzat se ka favorizuar një kompani, pronari i së cilës ishte aksioner me të shoqen e tij në një kompani tjetër. Me vërtetim të QKR-së në dorë, Dritan Prifti tha se bashkëshortja e tij i kishte shitur aksionet në këtë kompani kur ai ishte bërë ministër.

Ndërsa pronari i kompanisë që fitoi tenderin e naftës, në kohën e videopërgjimit, u bë aksioner në këtë kompani kur Dritan Prifti ishte larguar nga funksioni i tij qeveritar. Kështu, sipas ekstraktit të shoqërisë, bashkëshortja e ministrit dhe personi që fitoi tenderin e naftës, nuk kanë qenë kurrë bashkëpronarë në të njëjtën kohë në këtë kompani. Dritan Prifti e cilësoi këtë një shpifje dhe shpërtheu kundër Ilir Metës:  “Ka nxjerrë disa mashtrues të përmendin gruan time. Në qoftë se unë do të merrem me gruan i Ilir Metës ta keni të qartë të gjithë që s’ka as ekspertë, as gjykatë, as media, as parti që mund ta shpëtojë më atë zotëri. Mos të guxojë më të prekë me shpifje familjen time. Unë po ju them që nuk kam absolutisht asnjë frikë nga Ilir Meta. Unë e njoh Ilir Metën, ai mbështjell kokën me peshqir dhe futet në jorgan kur ka siklete. Nuk është ndonjë lloj trimi Ilir Meta. Le ta provojë me mua. Jam i gatshëm të përballem deklaratë më deklaratë, video për video, grusht për grusht, dhëmbë për dhëmbë. Si ta dojë ai dhe ku ta dojë ai. Ok? Se shumë njerëz mendojnë “është myzeqar ai, s’ka këllqe”. Unë jam edhe myzeqar, se kam babain nga Myzeqeja, por jam edhe vlonjat, se kam mamanë nga Vlora. Në qoftë se do përballje me mua mos ta bëjë me mashtrues si Bekim Halili, të dalë me mua ballë për ballë në një studio televizive dhe t’u themi shqiptarëve të vërtetën”.

Sipas Dritan Priftit, e vërteta është se tenderi i naftës u zhvillua në transparencë të plotë, çka u vërtetua në gjyq edhe nga dëshmia e zv/drejtorit të Albeptrolit. Kurse videoja e përgjuar përmban të vërtetën e korrupsionit të Ilir Metës. Por, pas rrëzimit të ekspertizës amerikane nga ekspertë shqiptarë, Dritan Prifti tha se të mërkurën do t’ia shpërndajë videon tërë ambasadave të vendeve të Bashkimit Europian dhe Ambasadës Amerikane.  “Nëse duan, ato mund t’i bëjnë videos ekspertizë pranë policive përkatëse, për të parë se çfarë ndodh në Shqipëri”./TCH

38 komente në “Prifti: Nëse merrem me gruan e Metës, nuk ka ekspert e gjykatë që e shpëton”

  1. meti says:

    Nxirre videon e Mones o Tan cfare pret. Tani eshte fiks koha per ta bere. Mona dhe Meta jane te rrezikshem kur hesht dhe te kujtojne te trembur POR dhjesin salce ne rast se ja u tund nofullat. Kjo lufte eshte dy duar per nje koke. Jepi trim.

    1. fule says:

      Ka thene c’ka thene, ka bere c’ka bere perpara, sot bravo i qofte, qenka djale trim.

      1. Vlora says:

        ashtu me te lumte nxirja syte asaj familjeje mafjoze qe vodhi gjith shqiperine…………..
        “mbrojta me e mire eshte sulmi” thot populli………..
        keshtu qe hidhu ne sulm po do qe te mos perfundosh ti si i akuzuar….
        ata jane njeres pa din e pa iman……dhe e bejne dobicin e ta lene ne dere…………..

  2. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Per Dritanin, te lumte per trimerine qe po tregon. Une mendoj qe Drita Prifti eshte heroi i shqiptareve sepse po ja nxjerre korropsionin e Berishes dhe Metes ne sheshin e shqiptareve. Nqs vdes Dritan Prifti? Vdekja i vjen vetem nga Berisha dhe Meta. Shqiptaret duhet te c’mojne Dritan Priftin dhe te falin gabimin qe beri duke mbeshtetur Berishen mbas zgjedhjeve te 2009-tes.

  3. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Kujdes Dritan sepse frikacaku te vret. Je hero per mua!

  4. Man SHUTI says:

    Sot Shqiperia eshte nen vargonjte e njereve me te paskrupullt ne te gjithe historine e kombit tone.
    Ilir Meta,Damir Fasliq,dreqi e i biri po bejne kerdine duke vjedhur pasurine e shqipetareve,duhet me te vertete nje pastrim i gjithanshem qe te shpetojme nga kjo lloj kolereje dhe keto njerez te pacipe.
    Man SHUTI
    United States
    of
    A M E R I C A

  5. topolino says:

    E mban mend KPD-ne e famshme o Dritan se si e mbylli gojen Meta ne mbledhje e s’fliste?????? Po te kujtohet mire me ca seksesere i coi fjale Nano qe po e hape gojen do te tregoje se dhe kush t’i ka breket e Monikes. Keshtu qe, ti i hyre kesaj pune, merru dhe ti gruan e tij,dhe per te s’eshte e veshtire fare, se aq krime sa ka bere ajo tranvestit dhe aq shpifje e thashetheme sa ka nxjerre goja e saj per tere dynjane duke perfshire edhe te shoqin me siguri do vine te te ulen ne gjunje… Beje me degjo mua, se do t’i futesh ne nje rruge qe do shperthejne dhe do bien vete me kembet e tyre, ne gropen e burgut … E mban mend kur ju thoshte Meta ministrave kur ishte kryeminister se me mire te me keni mua kryeminister se Moniken (aq sa u be batuta e kohes)!!!

  6. Frank says:

    Bravo Dritan ! Je 1 ! Vari leshte ca thone plehrat, do mundohen te te luftojne me te gjitha menyrat, te demoralizojne, te friksojne, perbuzjet krahinore jane nje strategji lufte ne Albanistan ! Por ti je i forte, nuk prekesh fare nga keto ! Je modeli i denoncimit te korrupsionit dhe pisliqeve qe bejne halete ne qeveri ! Cdo shqiptar i ndershem te mbeshtet ! Zoti te bekofte !

  7. geno says:

    Dritan, nis veprimin, se vetem ia hedh breket ne koke Ilir Metes e Monikes se tij, se ti ua di gjtihe krimet

  8. McHammer says:

    Nuk e di se sa i perlyer eshte Prifti ne korrupsion,por ai po i thote Metes e kujtdo tjeter hajde e perballuni me mua live ne TV.Ju me faktet tuaja e une me vidoet e mia. Dicka tjeter qe Ilir Meta nuk arrin te kuptoje eshte qe Berisha mund ta eleminoje edhe fizikisht pa asnje lloj pasoje politike apo ligjore per vehten e tij. Qe pas publikimit te videos Meta eshte thjesht skllav i Berishes.

    1. plaku says:

      McHammer,
      Ti thua : “Qe pas publikimit te videos Meta eshte thjesht skllav i Berishes.”
      Une mendoj se Berisha eshte skllavi i Metes. Ne se Meta del nga koalicjoni atehere Berisha fluturon si kryeminister sepse i hikin deputetet e LSI pra Berisha humb maxhorancen. Une personalisht kam idene se nje rrugedalje per Berishen do ishte blerja e numurit te deputeteve qe ka LSI ne kampin e PS. Ne se Berisha do arinte kete gje jam i bindur se ai do flakte Meten si nje limon te perdorur. Pas kesaj ai do ti binte trumpetave per luften kunder korrupsjonit dhe konktretisht kunder Ilir Metes. Une personalishte nuk do te desha te isha nen lekuren e Ilir Metes i cili ka bere shume zullume.
      Kam mendimin se Prifti ka mbetur vetem dhe nuk ka fuqi dhe mjete ti vihet gangsterit Ilir Meta. Kam mendimin se Priftit do tja gjejne anen jo duke luftuar direkt kunder tij sepse ai ka videot si arme per mbrojtje.Kam frike se ata do ta mposhtin Priftin duke bere presjon mbi jeten e ndonjerit nga anetaret e familjes se tij. Kam mendimin se Prifti nuk i llogariti mire forcat e kundershtarit dhe tani do paguaje shume nerva dhe nete pa gjume. Njerez si Ilir Meta hecin edhe mbi kufomen e nenes per te arritur qellimin e tyre. Une do ti keshilloja Priftit qe ai te largohet pergjithmone me famijen nga Shqiperia.
      I ka hyre nje loje shume te rrezikeshme, u fut ne valle dhe nuk del dot.Une di se Prifti ka mbaruar Harwardin ndersa Ilir Meta ka mbaruar universitetin e horrlleqeve shqiptare. Pyka hiqet me pyke. Prifti fatkeqesisht nuk eshte pyke. Keshtu e kane keto pune, u lidhe me horrat,perfitove, deshe te dilje nga loja, gabove dhe tani do paguash.
      Mjere i humburi.

  9. Drejtesia says:

    Me Priftin eshte drejtesia,mos u tut e mos u ngut.
    Drejtesia

  10. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Shqiptaret duhet te perkrahin DRITAN PRIFTIN dhe te falin marveshjen qe beri me Berishen.

  11. inf says:

    Bravo Dritan Prifti nuk eshte kollaj jo se jane trima por jane te pa bese ,jane te pa fe dhe pa din e iman .
    Kaq inat e mora ne fillim ket Tan Prifti sa nuk ja u merr menja por tani e admiroj paska nji kurajo te pa pame paska nji burrni te vertet.
    Nxirrja Videon nxirrja te gjitha filmimet mos e meshiro Met Hajdutin dallakukun mos i jep kohe nxirja ta marrin vesh se çfare mund ti besh megjithse je i vetem bravo ,
    Mbeshtesni DRITAN PRIFTIN pa perjashtim i madh e i vogel Partia Socialiste duhet te proncohet dhe ti hapi Driten jeshile Dritan Priftit duhet ta mbeshtesin dhe ti japin kurajo per ket kurajo Qytetare dhe Civile qe po ben dritan prifti ku ka 21 vjet qe nuk kemi pa akuza kaqe te sakta dhe te drejtperdrejta.
    Familjes tate o Dritan ti hajne mutin ai Luani zagari i biri i hajdutit dhe ilir meta burri i kara super kurves se shallvareve.
    Mire ja ke the dhembe per dhembe e grusht me grusht .
    Mos hezito nxirrja VIDEON shpejt shkatrroje pa pishman su ky pis milet dhe sorrollopi i ketyre kshu e do .derri qimeshkurrter ben presion eshte mesuar me ata rrugaçet e çepanit me ate MITIN ROJEN E TIJ QE PO TERRORRIZON GAZETARET.

    1. plaku says:

      inf,
      Me qe po flet per PS. Ja se cfare ka thene Prifti yt per Edin :
      http://www.youtube.com/watch?v=eI90o0xAaEs&feature=related

  12. Rezart says:

    Dritan! Edhe njehere komplimente per vendosmerine tende. Ate qe ke bere ti me publikimin e asaj vidoje s’ka kush ta konkurroje. E ke treguar Ilir Meten lakuriq, te shemtuar e bandit qe ta shohin te gjithe! Ai tani po imiton perrallen e Andersenit dhe nxjerr lakejt e tij (pershire mender ekspertet) qe na thone sa te bukura i ka rrobet Iliri!

  13. iliri says:

    Bravo Dritan mos u terhiq,ju keni te verteten me vete ,qente qe lehin nuk te kafshojn ,ilir me moniken i ka humbe kontrolli mos te duket cudi qe nje dite moniken do ta shofeshe ne deren e gjykates duke u divorcuar me kokemadhin/////////////

  14. me ka cu nona me la gojen says:

    O Dritan! he pra denonco ne prokurori ata tre “shkencetaret”… lere dhe mos e luaj hidh e prit me kryehajdutin. Cpune ke ti me Moniken, jo se ajo ka bere pak, por Ty te takon te godases te tjere, njerez te nje kalibri tjeter qe ta meritosh, ate qe thone ne shkrime qe je heroi i kesaj kohe.
    Ti e di mire se pervec ketyre afareve qe ke denoncuar ne video ne histori kane qene dhe jane te ngaterruar edhe persona te tjere me lart se Meta, tregoje deri ne fund psh historine e Azotikut, apo ku vajti apo ku po shkon nafta D2 e depozitave te albpetrolit, si po pastrohen pak e nga pak keto depozita nga nafta pa cilesi qe perzihet me nafte importi thuaj shqiptareve pse Berisha ka mbushur breket dhe ka frike se humb pushtetin per te mos u kthyer pastaj me kurre, aq sa ka frike bile edhe nga “Klani i Zemunit”, transmeto edhe nje nga ato 60 videot qe mban fshehur.Mos harro nuk eshte kryehajduti por keta te tjeret qe po mbyllin kete ceshtje

  15. Bardhi Tolabi says:

    Akuzat e Dritan priftit,jane dermuese per Ilir Meten dhe klanet mafioze.Se sa i paster eshte Dritani,kjo nuk eshte ne doren tone,eshte ne doren e drejtesise.Per ne,e rendesishme tashme eshte “MBROJTJA E KETIJ DESHMITARI”.Kam mendimin,qe ne rradhe te pare PS-ja,pa u prononcuar per pafajesine e Dritan Priftit,te kerkoje zyrtarisht dhe institucionalisht ne qeveri dhe ne parlament,tek Presidenti dhe perfaqesite diplomatike,mbrojtjen e jetes se tij dhe te familjes se tij.Pervoja e deritanishme,ka treguar se Sali Berisha dhe banda e tij kriminale,e mbeshtetur nga nje gjyqesor i korruptuar dhe i neneshtruar nga ai,ka nxjere te pafajshem vrasesit dhe aksidentale vdekjet e papritura te deshmitareve kyc te ceshtjeve qe kane lidhje me Berishen dhe klanin e tij.

  16. xha Jaho says:

    harroje paren Dritan..nqs te ka ngel pak gjak shqiptari hidhi letrat ne tavoline ..ti shikojne shqiptaret..ketu varet dinjiteti jot,jeta jote dhe e familjes tende por dhe dinjiteti shqiptarve..ishe gabim kur u more me ate klike pederastesh por kjo nuk do te thote se nuk mund te ndryshosh..vazhdo se ke mbeshtetjen e te gjithe shqiptarve qe urrejne rrugacet dhe prostitutat e politikes shqiptare..asgje sdo ndodhe te ty dhe po te kercenoi maloku i vucidolit apo byth trahanaja i Monikes..hajde trim i xha Jahos mos u tremb nga pleshtat

  17. miri bushat says:

    bravo dritan edhe une jam nje nga komentuesit e ashper kunder teje ne kohen bashkepunimt tend me keta maskarenj por ajo kohe tashme eshte shume e larget dhe e ka perfituar me merite faljen e te gjithe socialisteve prandaj dua te te pergezoj per kurajon dhe dua te te shpreh mbeshtetjen time dhe besoj te te gjithe shqiptareve te ndershem qe laku i ketyre maskarenjve po u a merr frymen, por nje gje eshte e sigurte koha e maskarenjve po mbaron dhe ne fyt nuk do te kene lak por zinxhire dhe te trashe madje dhe do te mallkojne nenen e tyre pse i lindi.

  18. racionali says:

    BRAVO DRITAN. Ai plehre Iliri mos te guxoje asnje veprim karshi teje se ja ku po ja u themi se gjaku uje me nuk behet .Me duket se edhe Shqiperia me ne fund do ta beje dhe ajo revolucionin e vet, po huazojme ilir kriminelin se”Eshte koha per veprim”

  19. Shefqet Cela says:

    Ate qe po ben Dritan Prifti, nuk kane arritur ta bejne as partite, shoqatat apo organi i prokurorise. Ai po i heq gurin e themelit bandes mafjoze, qe po i thith gjakun dhe djersen ketij populli. Mbrojtja e tije eshte çeshtje e te gjitheve, por ne radhe te pare prokurorise e cila duhet te kerkoje urgjent te merret nen mbrojtje.
    Sigurisht ai mund te perballet nga trimerija me Ilir Meten, sepse eshte me te drejten, por ketu nuk behet fjale vetem per Dritanin, por per çeshtjen qe ai ndjek ne dobi te gjithe vendit. Opozita duhet ta ngreje zerin fort, sepse flitet per drejtesine dhe ketu kemi nje nga plaget me te thella.
    Pershendetje Dritan! Ke hyre ne zemrat tona, qe kane qene teper te ngarkuara nga mekati i aleances me Saliun. Ke qene i vetmi minister, qe deklarove ndershmerisht pasurine qe kishe, ne vend te falenderimeve te hodhe thonjte ne gryke, qe te gjithe.

  20. Taronina says:

    PËR ÇETËN E METËS…

    Çetë e LSI-së
    Mbushur me kusarë
    Amani, o shokë
    Ç’të themi më parë.

    Vall’ nga ta fillojmë
    Kë të vëm të parë
    Hiç mos u mendoni
    Zotin , Kryetarë .

    Këtu e gjith’ çeta
    Po na del hajdute
    Ca vjedhin floririn
    Ca peshore buke.

    Ca me Bllok në dorë
    Ca Blloku ç’u thotë
    Si të babëzitur
    Slanë gjë mbi tokë.

    Hajde , Ilir Meta
    Të keqen e çetës
    Për vehte floririn
    Popullit, gavetën…

  21. gora says:

    dritan iliri eshte bere si mut i shtypur a e ke pare cfar flet ti,te dalesh ne perballje me te ai ka mbaruar bravo se ja moren frymen ati populli.

  22. Mallakastrioti says:

    I Nderuar Dritan, qe je me Shkolle dhe i Kulturuar kete e dime une dhe shume Shqipetare te Tjere, nuk me Intereson te di se c´fare te shtyu te Denoncosh Ilir Meten, ate e bere dhe une do tju Pergezoja per kurajon..por ajo qe doja te dija eshte se:A i bere Llogarite mire?? dhe nese po, athere bej Perpara….tani eshte teper vone te terhiqesh..Jeni pikerishte ju Denoncuesi i Bandes qe Vjedhe dhe udheheq Shqiperine..jeni ju Akuzuesi i Viktimave te 21.Janarit..prandaj mos u tremb….ajo qe thoni se do te luftoni me ILIR MUTIN Dhembe per Dhembe eshte pake..
    une me pak fjale do tju thoja OSE I FITONI TE GJITHA OSE I HUMBNI TE GJITHA.. kete e di edhe Kundershtari juaj ILIR META…Fytyra me e Felliqur qe ka Nxjere ndonjehere Skrapari..lol

  23. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    DRITAN PRIFTI, duhet te marre mandat nga populli, kjo do te thote qe populli te mbeshtese PRIFTIN per inisiatven qe ka marr per te ndaluar vjedhjen e shqiptareve nga Ilir Meta dhe Berisha.

  24. Syri Shqiponjes says:

    Force dhe Guxim Dritan Prifti, ti gabove dhe te gjithe njerezit gabojne eshte njerezore. Por kjo qe po bene ka shkuar ne rroten e historise mos u terhiq po shembe kalbesiren, gjakpirsin qe me leket e popullit paguan nje parti kriminelesh dhe hajdutesh.
    Forca o trim mos ki frike nga Te dhjamosurit se shkrijn nga zjarrit qe ke ndezur…

  25. rroku says:

    Me qendrimin qe po mban ka dy obsione per ty more zoteri.
    Ose nxirri cfare ke te gjitha ose terhiqu e mos u duk me ne asnje media, mundesisht shko gjekundi ne Europe apo Amerike dhe jeto atje sepse para ke bere sa je dendur. Sa per dijeni nje rekord e ke thyer, je bere milioneri me i shpejte ne bote. Por po thyen dhe nje rekord tjeter duke u bere si ajo qe ne kulturen tone disi primitive quhet legen e tradhetare i pa bese.
    Asnje motive dhe asnje arsye nuk te nxjer te lare.
    Sa per koherencat qe perdor lidhur me faktin nese gruaja juaj i kishte apo nuk i kishte shitur aksionet ne kompanine fituese para se te beheshe minister, nuk vlen aspak sepse nese ti dhe ajo e keni bere kete, kjo ka qene vetem maskim formal.
    Lidhur me ate qe pretendon se Ilir Meta fshihet pas kesaj akuze, sigurisht qe ai do ta bente kete sepse nuk eshte i pa afte sic mendon ti ose te pakten ka kush e meson ate. Por une besoj qe ti duhet te presesh dhe te tjera sulme te cilat po te zvoglojne rrethin ne qafen tende gradualisht e me vendosmeri deri ne fund.
    Me mire mblidh b… dhe mbathja sa s’eshte vone.

    1. Edi says:

      Ore Rroçke mos je gje nga ata te bandes se LSI? Po si tu puqka emri kaq mire! Po nuk ka mbetur ta gjykosh dhe as te mesosh ti Dritan Priftin se cfare te beje. Eshte deputeti dhe politikani me i shkolluar ne kete vend dhe kuptohet qe keta qelbesire qe qeverisin ashtu si dhe ti e keni shume te veshtire te pranoni njerez kaq te arsimuar. Ju doni njerez koketrashe si shefi jot. Ste paska zene gjumi ty qe paske shkruar ne 4 te mengjesit, se i keni ditet e fundit ne pushtet

  26. SKENDER BEU I VJETER says:

    DRITAN PRIFTI JA BEN MIRE ILIR KOKELOPES SE PANGOPUR.BERI NJE GABIM DIKUR ,POR NUK SHITET KALI SE U QOROLLIS NJE HERE .AI TANI PO PUNON SI KALE PER TE ZBERTHYER KORUPSIONIN QEVERITAR.DENGLAXHIJTE E LSI ME NE KRYE XHUXHIN SHEMTARAQ LUAN RAMA DUAN TE ULIN KETE TRIM QE I ZBATHI BREKET E ILIR METES DHE E NXORI LAKURIQ.E KU KA VLERE FOTOJA LKURIQ E EDI RAMES PARA KESAJ LAKURIQSIE KORUPSIONI TE ILIR MASHTRUSIT.TANI E KA RADHEN MONIKA TE DALE LAKURIQ ME SHOFERIN E ILIRI ,OSE JARANIN E SHTEPISE SE METAVE SIC E THRESIN DHE DO SHOHIM VIDEO SEKSI TE PARLAMENTARVE DHE ORGJITE E QEVERISE.KJO DO JETE BARAS ME NJE REVOLUCION MENDOR.DHE PAS KESAJ E KA FJALEN POPULLI.

  27. vlora 1 says:

    Te lumte Dritan Prifti…une nuk dyshoja qe je nip nga VLORA.Nxirua qeneve te palarat ne shesh.Duam DREJTESI

  28. tepelenas says:

    Jepi o Prift jepi gaz
    Bravo, te gjithve ju qe i jepni kurajo Priftit te ndershem dhe te mencur.

  29. I duruari says:

    Dritan.Nje analize e thjeshte e kohes nga publikimi i videos ne emisionin “Fiks Fare” e deri tani,per mendimin tim,nxjerr disa konkluzione perpara te cilave Ju mund te ndjeheni i frustuar. Konkretisht:
    -Jehona shume e madhe ne media dhe ne popull;
    -Çorientimi i protagonisteve deri ne pranimin e fajit (Ilir Meta te Tv Klan);
    -Nje mbeshtetje per Ju nga ana e opozites e tipit “as mish – as peshk”
    -Kalvari i sistemit te drejtesise {experte te huaj,experte shqiptare,deshmitare te penduar etj.);
    -Presionet per video te montuar e deri tek pretendimi per kunderpadi kundrejt Jush;
    -Se fundmi kundereagimi Juaj i mbremshem.
    Dritan. Besoj e kuptoni edhe Ju se, me perjashtim te opinionit te shendoshe,te nje pjese te medias se vertete dhe natyrisht te familjes t’Uaj,qe eshte dhe shqetesimi me i madh, jeni Ju dhe vetem Ju qe e ndani kete problem. Per te miren t’Uaj dhe te vendit, duhet te veproni ashtu siç u shprehet mbreme -grusht per grusht e dhemb per dhemb- por, nje keshille: Neqofte se keni video apo dokumenta te tjera, perpara se t’i publikoni, duhet t’i dergoni ne ambasadat kryesore,te kerkoni dhe te merrni ndihme dhe mbrojtje prej tyre dhe,pastaj ndoshta nuk do te keni shume pune qe e verteta Juaj dhe kenaqesia Jone te triumfoje.

  30. Vlora Milan says:

    Vetem per ate qe thua jam nga Vlora hallall, une jam i djathte ne mendime por jam absolutisht kunder korrupsionit ne princip. Nese ka bere pislleqe te paguaje kushdo qofte ai/ajo perfshire edhe priftin vete..

  31. qytetari says:

    Kjo séshte gje tjeter vecse pune mafiozesh qe kur u shkelet interesi i nxjerrin horlleqet apo qe dhe i kthejne kembet nga patkonjte njeri tjetrit.

  32. MURAT says:

    -KJO VIDIO ESHTE VETEM NJE E JETES KORRUPTIVE NE SHQIPERI.AFERAT KORRUPTIVE ATJE JANE TE PA NUMURTA.DUKE U NJOHUR ME NGJARJE TE SHUMTA ATJE,NUK SHOF TE ARSYESHME TE KOMENTOI VETEM KETE VIDIO,KU DREJTESIA NUK ANGAZHOHET.
    -PER MUA QESHTJA KRYESORE QENDRON:-VENDOSJA E DEMOKRACISE NE VEND,E MUNGUAR PER 20 VJET.
    -LARGIMI I QEVERISE AKTUALE DHE KRIJIMI I NJE QEVERIE TEKNIKE PA HUMBUR KOHE.
    -VENIA PARA PERGJEGJESISE PENALE E SEKUESTRIMI I PASURIVE TE VJEDHURA,PA DALLIM TE MAJTE E TE DJATHTE.
    -KRIJIMI I SHTETIT LIGJOR,KU LIGJIN TA BEJNE E TA ZBATOJE POPULLI DHE JO MAFIOZET.
    -E SHUME PROBLEME TE TJERA AKUTE PER NORMALIZIMIN E ZHVILLIMIN E JETES NE VEND,DUKE MOS U PAJTUAR E PATUR FRIKE NGA BANDAT MAFIOZE QE GJIRONE NE VEND,DUKE U TALLUR ME POPULLIN
    KY ESHTE PROBLEMI IMEDIAT QE DUHET TE MENDOJME,PA HUMBUR KOHE ME KETE VIDIO TE VOGEL,POR TE MENDOJME PER NDRYSHIME RRENJESORE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje