Qeveria do i shesë hidrocentralet me gjysëm çmimi

23 Nëntor 2011, 10:42Politika TEMA

Qeveria shqiptare do i shesë katër hidrocentralet shtetërore për rreth 100-150 milion euro, sa gjysma e vlerës së tyre të vërtetë. Kështu shprehen ekspertë të fushës për gazetën Shqip. Ata thonë se nëse do ndërtoheshin sot, hidrocentralet do kushtonin së paku 300 milion euro. Për më tepër, ato kanë një jetëgjatësi prej 250-300 vitesh.

Qeveria ka vendosur të nxjerrë në shitje katër hidrocentralet, Ulzën e Shkopetin në lumin Mat dhe Bistrica 1 e Bistrica 2 në lumin Bistricë. Mendohet se xhiro vjetore e hidrocentraleve është 22 milion euro dhe blerësit do i nxjerrin fitimet brenda fare pak vitesh.

Ekspertët thonë se për më tepër, këto hidrocentrale kanë një rëndësi strategjike. Shkopeti përdoret prej vitesh si rezervë strategjike prodhuese. Qëllimi është që të shmanget rënia e rrjetit dhe ndërprerja e furnizimit. Po ashtu hidrocentralet e Bistricës janë me rëndësi për sistemin pasi në jug janë të vendet burime gjeneruese që ndihmojnë në stabilizimin e tensionit në atë pjesë të rrjetit dhe rrjedhimisht sjellin uljen e humbjeve teknike. Qeveria shqiptare ka shpenzuar miliona euro për rehabilitimin e tyre.

17 komente në “Qeveria do i shesë hidrocentralet me gjysëm çmimi”

  1. plaku says:

    Po i heq breket idioti. Pas hidrocentraleve ndoshta do shesi edhe gruan ( jam i sigurte se nuk ja blen njeri ) se nuk i ka mbetur me gje tjeter per te shitur. Nuk e kuptoj se pse nuk shet eshe pjeshket e Lapardhase apo i mban per vete me qe i ka shume qejf.

    1. Argita_B says:

      Plaku,
      Jo çdo gje qe shkruhet ne nje gazete eshte e vertete.
      Dhe pse nuk hedh poshte mundesine e keqperdorimit apo tentatives per vjedhjen e fondeve apo pasurive publike nga kjo qeveri, kjo qe shkruhet ne gazeten Tema ka mungese te madhe koherence!
      Se pari, per te bere nje analize financiare te nje hidrocentrali, arsyhetohet me njesi matese te fushes, pra fuqine e hidrocentralit, prodhimin vjetor dhe kapacitetin e prodhimit vjetor ( i cili llogaritet ne baze te prurjeve vjetore te lumit ku eshte ndertuar).
      Keto parametra na japin dhe mundesine kur njohim çmimin nese eshte apo jo rentabel apo fisibel ekonomikisht.

      Nese do marim ato 2 shifra qe sillen ne artikull, ata qe vetequhen specialiste dhe thone se per nje gjiro vjetore te 22 M€ kater hidrocentralet kushtojne 300 M€ jane me te vertete qesharake per te mos thene sharlatane.
      Si mund te kushtoje nje hidrocentral nje vlere e cila per tu rimboursuar nga shitja e enegjise do te duheshin plot 20 vjet!!!!
      Ku mund te gjeni nje investitor te vetem i cili rrezikon parate ne nje biznes te tille !
      Aktualisht pjesa derrmuese e hidrocentraleve ne Shqiperi kane nje kthim mbi investimin rreth 4.5 deri ne 8 vjet maksimumi, flasim per hidrocentrale te reja, jo hidrocentrale qe kane mbi 30 vjet qe jane ndertuar, pra nese ato shiten 150M€ atehre nuk ka asnje gje shokuese.
      Nese fkasim per rregullim i rrjetit per hidrocentralet e Bushtrices, atehere kjo eshte teme tjeter..
      Pyetja apo problemi per mendimin tim duhej te shtrohej ndryshe, pra cila eshte arsyja qe Sali Sallomi vendos te shesi keto kater hidrocentrale, pra parate qe hyjne ne xhepat e popullit ne menyre te sigurte, neser perse duhet te shkojne ne xhepa te individeve!?
      Hidrocentralet dhe energjia e prodhuar prej tyre, eshte nje burim i vazhueshem dhe i sigurte te ardhurash per xhepin e shqiptareve, atehre çe shtyn Berishen te privatizoje fitimet e Shqiptareve!!!

      1. Sinani says:

        Nese keto HEC-ce kushtojne kaq pak dhe gjenerojne kaq shume para, atehere pse duhen shitur? E pra eshte e qarte se hajdutet hajdute mbeten, qofshin ne pushtet, qofshin ne opozite!

        1. Argita_B says:

          Nuk e di vleren reale te ketyre hidrocentraleve, pasi per te gjykuar kete duhen shume me teper parametra, por mund te them qe nese kthimi mbi investimin realizohet ne 7.8Vjet (pa llogaritur ketu koston e kredise) nuk ka ndonje gje shukuese.
          Si e thashe me siper, problemi qendron te arsyja e privatizimit, perse te privatizohen kur ato i sjellin arkes se shtetit 22.5M€/vit ?!
          Keto 150M€ te shqiptareve jane te investuara ne nje biznes te sigurte, fitimprures, perse duhen hequr nga ky biznes dhe mbi te gjitha ne cilin biznes me interesant se sa ky do investohen apo shpenzohen?
          Keto jane pyetjet qe i duhen drejtuar qeverise.

      2. plaku says:

        Argita B,
        Ne fakt une kam mbaruar ne Shqiperi ne kohen e diktatures fakultetin e Inxhinjerise elektrike. Ne fakt ne ne shkolle nuk kemi bere ndonjehere kalkulimin tekniko ekonomik te nje hidrocentrali. Nuk e di por jam i bindur se veteblerja e investimeve te nje hidrocentrali duhet te jete me teper se 50 vjete duke patur parasysh se jeta e hidrocentralit eshte mbi 25o vjete.
        Une mendoj se, aresyeja qe Sala do te shesi hidrocentralet eshte se, ai ka marre shume kredi dhe duhet te laje kestet dhe interesat e ketyre kredive. Arka eshte bosh dhe ai ka nevoje per leke. Sa per dijeni borxhi publik i Shqiperise eshte 61 % te prodhimit vjetor industrial bruto te vendit. Budallalliqet qe tha ne Israel per Palestinen ishin vetem qe izraeljanet te investojne ne infrastrukutre ne Shqiperi. Para nje jave ai inaguroi kilometrin e pare te tunelit te ruges Tirane-Elbasan dhe shefi i firmes greke, qe hapi kete kilometer, i kerkoi atij leket sepse ka bere punen. Nga ana tjeter Topalli kerkon pallatin e ri te parlamentit,ministri i aresimit kerkon stadjumin e ri. Ai sorollatet neper vendet arabe per kredi dhe nuk i jep njeri. Ne tregun e kapitalit boteror nuk i blen njeri bonet shqiptare se boniteti i Shqiperise edhe pothuaj si i Greqise.
        Do me tjeter per Salen tone??!!

    2. Baca says:

      Kush ua jep te drejten ketyre malokeve qe kan vjedhur votat, te shesin ate çka Enveri i pat lene me tapi ketij populli?

      1. Vlora says:

        do i shesi me gjysem cmimi se te gjitha do ti privatizojne per vete……………..
        te drejten ja jep amerika me arvizune qe e quajten burre shteti dhe po e mbajne ne kembe kunder vullnetit te shqiptareve…….

      2. i says:

        po normal o bac qe do i shesi, sepse ka njerez si puna jote qe duan akoma enverin,

        or bac, i ndertoj populli shqipetar ato jo enveri jot, dhe prandaj ska te drejt ti shesi me gjysem cmimi.

  2. Arberor says:

    Vendi me “ekonomine e dyte ne bote”, po shet me gjysem cmimi pronat me te cmueshme publike?! Mund te kuptoj sesi mund te joshen me keto cmime ata qe jane afer Saliut, sepse u leverdis ti blejne verpa te tilla te pavdekshme qe do u sjellin te ardhura kolosale per skarp, por nje gje nuk kuptoj, “njerezia” qe mbeshtet akoma Saliun, a nuk e kupton se edhe ata jane pjese e cenimit si gjithe te tjeret nga keto shitje pa kriter dhe prespektive!!!

    1. d,toska says:

      Ne qse Gadafin e vrane me 150 plumba perpara camerave Sali Berishen do ta vrasin vetem me mallkimet e popullit qe do te shendrrohet ne nje pacavur qe as edhe vetja e tij nuk ka per ta shpetuar nga ajo babezi qe ka vetem per te shitur cdo toke Shqiptare qe ka mbetur pa u shit ,po si ka mundesi mor njerez te atij shteti qe perfaqesojme ne ,se babezia nuk ka fund,se se si Ahmet Zogu po edhe Sali Berisha jane po ata njerez qe gjithmone kenaqesine e tyre e kane vetem per ta shitur ate vend?

  3. vlora 1 says:

    Po na i shet te gjitha gerrmuqi…s`ka me kokerr leku ky shemtira.hajde pulitike hajde.I ka varur shpresat te plehrat dhe shitja e gjithckaje.
    Mjaft me more malok se nuk behet shteti si hajn

  4. LILOLABJA says:

    Jam e mendimit ti shesesh 1 euro .Shiti se ti ka lene baba,me ate popull debil qe ke, mire do beje te shisje gjithe Shqiperine po te hyri gje ne kembe ne qafe time..Mire ua ben trikolesheve.Tmerr i vertete si nuk doli nje Avni Rustem ta kish qeruar kete kancer.Nuk eshte rastesi qe populli Egjyptian nuk i ndahet sheshit do kulture kjo pune ,kujt i humbi qe ta gjeni ju mor trikolesher qe na u bete peshqesh.

  5. Sali shporru says:

    Bashke me ta po vete per lesh dhe ish HEC Lenin ne Dajt.ja keshtu iku pasuria e shqiptareve dhe opozita hesht ,o zot e keqjq ne kete vend nuk paska fund

  6. elinor says:

    Ka ba ulje per festa…oferte speciale me nje afat kohor te kufizuar. Nxitoni!

  7. labivl says:

    Zonja (Zonjush) Argita_B jam dakort me komentin tuaj jam dakort se ka shume gjera per te shqyrtuar mbi hidrocentrale,dhe nuk eshte e thjeshte vleresimi me cinizem te disa personave .Ju lexoj me vemendje se beni komente per tu admiruar llogjikishte.Do na merzitet ca te vjeter po mos harojn se komenti seshte emocion, po thjeshte ajo qe pasqyrohet ne realitet . me respekt labivl

  8. shperthyesi says:

    problemi eshte qe vendi jone ka nevoje per te bere rruget, ndryshe nuk ka shans per turizem (qe mendoj se eshte i vetmi shpetim i joni). per ta bere kete duhet ndonjehere te shesesh dicka, qofte ajo dhe dicka qe te sjelle nje fitem stabel.
    pra o do shesim bythen e te marrim borxh te cifutet, ose do shesim keto qe kemi….leke sna fal njeri…

  9. ardi says:

    Shiti per skrap Salooo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje