Berisha dhe Beogradi, të njëjtin lobist në Uashington

23 Nëntor 2011, 21:57Politika TEMA

Qeveria serbe ka vendosur që të pajtojë një nga firmat më të fuqishme në Uashington në fushën e lobimit, “Podesta Group”, që të lobojë për interesat e Serbisë në SHBA dhe se për këtë punë kjo firmë do të paguhet nga ajo (qeveria serbe) me 100 000 dollarë në muaj, bën të ditur gazeta e përditshme serbe “Blic”, duke iu referuar burimeve qeveritare serbe dhe duke saktësuar se marrëveshja përkatëse mes të dyjave palëve të interesuara është nënshkruar më 1 tetor të këtij viti. Sipas gazetës në fjalë, që gjithashtu boton në faqet e saj edhe dokumentin përkatës të kësaj marrëveshjeje, një pjesë e shumës së mësipërme, 25 000 dollarë, do t’i shkojë firmës “Robert Uajt” që angazhoi grupin e mësipërm amerikan të lobimit “Podesta Group” që të lobojë për interesat e Serbisë në Kongresin e SHBA-së. “Podesta Group”, në fakt, është një nga tre “shtëpitë lobuese” më të fuqishme në Uashington dhe ka ndër klientët më elitarë. Pronari i saj, sikurse vë në dukje gazeta e mësipërme serbe, vizitoi ditët e para të tetorit të këtij viti Beogradin, ku u takua dhe bisedoi me zyrtarët më të lartë të pushtetit shtetëror e qeveritar serb. Firma “Robert Uajt” është pjesëtare e grupit të mësipërm dhe ka lidhje të forta në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan. Me këtë rast, gazeta “Blic” thekson se sigurisht që interesat që Serbia parashikon të mbrojë përmes grupit të mësipërm të njohur lobist amerikan, kanë lidhje në radhë të parë me luftën diplomatike që ajo (Serbia) po zhvillon për Kosovën dhe me integrimet europiane të saj. “Blic” pohon gjithashtu se është përpjekur që të marrë disa detaje më shumë në qeverinë e Serbisë rreth kësaj kontrate lobimi, por pa sukses. As Ambasada e Serbisë në Uashington nuk donte të bënte ndonjë koment rreth kësaj. Grupi i mësipërm i lobimit është krijuar në vitin 2003 nga Xhon Podesta, i cili ka shërbyer si shef i stafit (1998-2001) të kabinetit të ish-presidentit të SHBA-së, Bill Klinton, dhe me detyra të përkohshme edhe në stafin e sekretares së Shtetit të SHBA-së, Hillari Klinton, dhe në përbërje të tij ka një grup njerëzish të pasur e të njohur si liberalë në fushën e politikës së jashtme amerikane me lidhje të forta, krahas Kongresit amerikan, edhe në Partinë Demokratike në fuqi në SHBA. “Podesta” është edhe një nga firmat lobuese e kontraktuar nga ana e qeverisë shqiptare. Falë këtij lobimi, muaj më parë u organizua në SHBA takimi mes forumit të biznesit shqiptaro-amerikan. Në këtë takim mori pjesë vetë Kryeministri Sali Berisha. Në këtë forum të investimeve morën pjesë edhe vetë përfaqësues të dy firmave lobuese amerikane “Podesta” dhe “Patton Boggs”. “Natyrisht, takova miq të shquar të tjerë të kombit tonë dhe që ju jam shumë mirënjohës, ambasadorin Wisner, mikun e shquar Tony Podesta”, tha Berisha në mbledhjen e grupit të PD-së, të zhvilluar pas kthimit nga SHBA-ja. Në mars të këtij viti, qeveria lidhi një kontratë me Podesta-n. Ndërsa qeveria pak ditë më parë akordoi 200 mijë USD për firmën tjetër lobuese “Patton Boggs”.

 

23 komente në “Berisha dhe Beogradi, të njëjtin lobist në Uashington”

  1. MULLA BISHNIK MSTAFA says:

    Nje fytyre perbindeshi kozmik
    Amerika ka bere 3 gabime:
    1-bomba atomike ….ne japoni
    2-napalmi ……….ne vietnam
    3-bisha brishe ….ne shqiperi

    1. Boston says:

      vetem me te treten jam dakord

  2. feniks says:

    Ne se Qeveria e Shba-se i nderton maredheniet me shtetet e tjere ,NDERMJET SEKSEREVE,atehere kjo nuk eshte QEVERI DEMOKRATIKE!!!Nje praktike e tille,jo vetem eshte FYESE si per vete SHBA-ne,por me shume per shtetet,qe e kerkojne nje lidhje te tille me shume se KOLONIALE!!!Te tilla maredhenie mund t’i ndertojne vetem PRINCIPATAT APO FISET ZULU me njerezte eger dhe te veshur me GJETHE FIKU e jo shtete serioze me kryeministra me kollare ne mes te Europes!!!Kjo eshte nje rruge per te bere korrupsion dhe per t’i ndertuar maredheniet midis nje shteti te FUQISHEM sic eshte SHBA-ja dhe Shqiperise,apo te tjereve,si maredhenie midis SKLLAVIT E SKLLAVOPRONARIT!!!A JU KUJTOHET GJE FJALIMI I ENVER HOXHES NE KONFERENCEN E PAQES NE PARIS NE 1946-ten se si e MBROTJI DINJITETIN E SHQIPERISE PARA TE GJITHE BOTES ???”POPULLI SHQIPTAR NUK E KA DERGUAR DELEGACIONIN E VET KETU PER TE DHENE LLOGARI,POR PER TE KERKUAR LLOGARI PER PADREJTESITE E MEDHA QE I JANE BERE”!!!PO FJALIMIN E ENVER HOXHES NE MBLEDHJEN E 81 PARTIVE KOMUNISTE NE MOSKE ,QE E BERI HRUSHOVIN TE HIQTE KOLLAREN,A E MBANI MEND???KY ISHTE BURRI I VERTETE I SHTETIT,QE KA NXJERRE NDONJE HERE SHQIPERIA E JO SALI BERISHA,NJE ARMIK I BETUAR I SHQIPTAREVE DHE DELIRANT KOKE-SHKEMB !!!

    1. Pelasgian says:

      mos na hap barkun me at enverin se ai vet ne pushtet u vu nga serbet dhe e shiti kosoven e masakroi shume shqiptar per Titon !
      1 Mbret ka pas Shqiperia = Gjergj Kastriotin !
      1 Politikan ( Kryeminister ) = Fan S Nolin !
      Te tjerve hiqju vizen !

      1. X says:

        @Pleasgian Shume sakt si gjithmone te lumte goja.

  3. roni says:

    nuk ka ndonje gje te keqe ketu.mire tu behet dhe kosovareve se ato berishen e duan me shume se cfare kane dashur adem jasharin.berisha u dha serbeve nafte ne kohen kur ishte president kosovaret tani e mbeshtesin.mire tu behet

    1. Po po says:

      Mire jau bene Berisha ,sepse Kosovaret jane ne gjume ,thene ne pergjithesi :Shqipetaret jane ne enderr te mengjesit.

  4. Ramy says:

    obobo sa naiv qe jeni , o roni po ti e lexove shkrimin fare, Tani duhet saliu te i tregoj firmes Podesta se ke duhet angazhuar e ke jo?. Vertet jeni shume te rralle nga truri , kjo eshte shperlarja e trurit nga socialistet . o roni mos gabo te besh shurren pa pyetur ramen , se do ngordhesh

    1. Cakalli7 says:

      mahmuto per ty nuk na vjen “hic gjynof” po ike mblidh lecka edhe shko te rosh me arapet se atje e ke race

      1. Ramy says:

        ore milingon , kupton ndonje gje ti apo ja fut kot. Ne baze te titullit beni komente, ik ore rraca jevge

    2. roni says:

      o ramy mos je dhe ti pjella e serbit.une nuk jam socialist por nuk dua qe nje serb te drejtoje qeverine tone.per mua deshira me e madhe do ishte te mos shikoja as ramen as berishen duke udhehequr kete vend por serbe si puna jote e lejojne bashkeatdhetarin e tyre ne qeveri

  5. Lakmus says:

    Konstatoj me kenaqesi se vrulli inatcor dhe irracional i Tema-s dhe medies opozitare ne pergjithesi i krijon shpesh avantazhe te papara Berishes. Qeveria serbe ka pajtuar te njejten kompani si e jona? E ku eshte cudia ketu? Jane te ndryshme eurot qe ofron Serbia nga ato qe ofron Shqiperia per kompanine amerikane?! Ajo eshte nje kompani dhe priret drejt fitimit, kur eshte themeluar pronaret e saj as e kane patur nder mend te zgjidhin mosmarreveshjet Shqiperi-Serbi, por te shtojne fitimet. Mendoj se cdo shqiptar me mendje te ftohte dhe me minimumin e dijeve e kupton kaq gje, te tjerat pastaj jane ulerima publike epshore qe nuk bejne gje tjeter vetem sa ekspozojne mediet opozitare si “grindavece histerike” dhe e bejne Berishen te duket me normal(e qe ne fakt nuk eshte aspak). Ne kete rast Tema mund te merrte ne shqyrtim degradimin e lobingjeve dhe sistemit nderkombetar te “gjobave” qe vendosin keto kompani ne te gjithe planetin. Por sigurisht qe nuk keni as njohuri e as bythe ta beni nje gje te tille. Sepse edhe neser, ne vitin 2017, kur Ed Rama te vije ne pushtet, do ti lepihet njesoj amerikaneve dhe ne thelb sistemi i vasalitetit dhe nenshtrimit do mbetet i njejte, vetem se do stopoje se beri leke me therrimet qe lene te huajt Shkelzeni, Olldashi, Bode , Mediu e do nisi te pasurohet Lediani, Toma, Shegushja dhe ai arqimandridhi qe perkthen librat e Obames, Veli Veliaj.

  6. Luan Kavaja says:

    Zot, te lutem, mos lejo qe perfaqesuesi i serbe (Sali Sllobodanka) te na qeverisi Na Shqiptareve…Milloshevici me Milicen kushrinje te pare, domethen nena e Liris dje Sllobodanka…O Zot, zgjohe shqipetare nga gjumi?!, Mos lejo, o Zot,qe LEGENET e Sales ne komentet e tyre gjoja shojne Salen ata jane te pjellet e E serbeve e te grekeve. PO TE LUTEM O Zot,shpetohe SHQIPERIN DHE SHQIPTARET NGA serbo-greket… HER

  7. O Humus, avantazhet e verteta Berishes nuk i krijohen nga Tema dhe shtypi Opozitar, por nga Podesta e Amerikes dhe dhjetra Podesta te brendeshme ne stafin e te cilave duket se je aksioner apo rrogetar edhe ti. Problemi eshte se me parat e shqiptareve po behet biznes ne dem te interesave te shqiptareve (Shqiperise dhe Kosoves) pavaresisht se cilet podesta perfitojne. Nuk jam i sigurte nese edhe Rama pas vitit 2013 apo me pare do te veproje ne te njejten menyre, por jam apsolutisht i sigurte se ju Podestat shqiptare ( Çili, Zheji, Çupi, Artan Hoxha, Frangaj, Fevziu, etj.)do te beni po te njejten gje. Do te ofroni per shitje b…n tuaj dhe do ti lepiheni Rames, duke ruajtur te njejte sistemin e vasalitetit dhe te nenshtrimit, siç shpreheni vete. Qofte i shpejte dhe pergjithmon fundi rraces tuaj te ndyre.

    1. Humus says:

      @ Podestat Shqiptare: I dashur anonim. Perpiqu te kuptosh perpara se te gjykosh.Kam shkruar qarte se keto lloj ulerimash me pare shqiptare dhe serbe qe shkojne per te njejten kompani lobimi ne Amerike vetem sa i sjellin avantazhe Berishes dhe e kam argumentuar pse. Nuk thashe ne asnje moment se keto botime te medha jane avantazhet e verteta dhe me te medhate qe ka Berisha. Pra ke kundershtuar dicka qe nuk e kam thene me lart, pra je kunderpedal. Faleminderit per mallkimin qe i ke bere “rracdes sone”! Ja ke bere te thjeshte kujtdo qe te lexon se ti operon me mallkime, filxhane, letra fati dhe pune fallxhoresh. Nuk e ke fare haberin se kush jam une, por me vrap me listove me ata emrat! Je prape kondrapedal shoku. Qe ta dish ti, une jam Zot i vetes dhe prej vitesh ne aktivitetin tim privatdhe per asnje moment skam lidhur litarin te ata qe permend ti, sme ka lind ndonjehere nevoja per ta bere, se po te isha nen presion se mohoj qe edhe mund te cedoja. //// Me beri shume pershtypje qe ti nuk ishe i sigurt nese ne te ardhmen Rama(ti thua ne 2013 une thashe ne 2017, hedhim nje bast?)do te veproje ne te njejten menyre. Epo une kam kundershembullin or ti cun. Pas 21 janarit Rames ju vrane 4 vete dhe e di cfare beri? Beri si i tha ambasadori amerikan dhe e mbylli sqepin e u fut me te dyja kembet ne nje kepuce ne zgjedhjet lokale. Por e njejta gje ka ndodhur edhe pas Gerdecit, edhe pas rreshen-Kalimashedhe pas Trebickes edhe pas “Ligjeve me 3/5”. PRANDAJ NUK E KUPTOJ DOT, FARE PO FARE AMA, SE PERSE E KE ME DILEME TI SE CFARE DO BEJE RAMA? Kush kujton se eshte Ed Rama lideri i opozites ne Indi apo numri 2 i Pekinit apo Kremlinit?! NE RRESHT NE RRESHT, NE GJUNJE TE AMBASADORIT TE RADHES E KE QE TANI O DITZI QE SHPRESEN E KE VARUR TE KODRAT PAS BREGUT!Fiksoje mire te ai hipotalamusi yt prej militanti: Ed rama eshte lideri i nje partie te madhe ne nje shtet qe se ka njeri fare, PO FARE AMA, ne defter. As i rruhet kujt, nuk e llogarisin fare dhe e dine me mire se buka qe hane, qe e kane yzmetqar, jo Edvinin bashke me Berishen, por lista nis me lideret e vendeve qe kane 40 milione e lart banore. HAPI SYTE KAQOL, perpiqu te kuptosh jo te shesesh dengla ne forume duke mbajtur shpresen se Ed Rama mund te shpallet pejgamberi Planetit. PS: Mos me ngaterro kot mua me ata tipat qe jane ne stanin e Berishes sot. Une shof punet e mia, sjam as ne stanin Amerikan se tregtine e zhvilloj zakonisht andej nga Azia e larget.

  8. all you zombies out there says:

    ka shume kompani me te forta lobingu ne USA dhe jo rastesisht eshte e njejta kompani mer trupeshq….kane te njetin sekser..Fazllic..miku im personal thote berisha ..ne fakt fazllic Sali Berishen e ka nje cope leter tualeti…se mbas Fazllic jane hijena te tjera ..kete do te thote Tema

  9. sokol says:

    nuk di kush jeni dhe nga jeni,vetem di te ju thom ju lumte goja,me falni se nuk e ndiej veten te ju jap mendime dhe sygjerime nje i nivelit tim me nje person me nivel si juve. po te pakten me lejoni te ju uroi perzemersisht ne biznesin tuaj qe zoti te jua bie sa ma mbare.po vetem nje diqka po me vin keq qe nje nivel si juve duhet te humbeni koh neper forume,deshiroi qe zerin tuaj ta nigjoi lart e sa ma lart.mos harroni se keni dhe shoke qe e mendoin si juve, nuk jan gjithe tifoze te semure te sales e te edit.keshtu qe ju uroi dhe nje here qe te fuqizohi sa ma shume ne biznesin tuaj,dhe nje kohsisht sa te mundim per shiprin tone me punuar!!!

  10. arsenali says:

    Jam dakort me tre gabimet e SHBA.Me sa po shohim dimër i madh në Europe, a do të preket SHQIPERIA,patjetër që po. Boll më me KOMUNISTËT.

  11. Korcari1 says:

    Po mire o Tema,tani ne e dime qe fytyra e ketij perbindeshi ja kalon edhe djallit,po si ka mundesi qe cdo foto te ketij vrasesi eshte extremisht e neveritshme ne cdo foto qe vini.Aman se na i shpifet me kete fytyre vere lajmin dhe nje njolle te zeze ne mes dhe e marrim vesh kush eshte.

  12. EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE says:

    E TERE EVROPA ESHTE BLU TE FITUAR NGA PARTIT E DJATHTA ESHTE MIRE QE NE SHQIPERI TE FITOI PARTIA SOCIALKOMUNISTE ME NE KRYE TULLACIN MAFIOZ RAMA QE TE BEHET PAK E KUQE.

  13. luis says:

    Ky ne kete foto me duket tamam per ti nxjerre ate qarqafin e kuq sic bejne gladiatoret me demat ne stadium.

  14. ALBAN-DARDANI says:

    eehh…flasim .. ,por askush sna degjon…!! PAGUAJM INFERIORITETIN E VASALITETIN E NJE SHTETI TE VOGEL, PAGUAJM NENESHTRIMIN E SKLLAVEIMIN NDAJ TE MADHIT,PAGUJM LOJRAT E LOBINGJEVE MAFIOZE E KRIMINALE QE KANE NE DORE TE DYJA FIJE(KONFLIKTIN-PAQEN), PAGUAJM HEQIEN- VENDOSJEN E LIDEREVE KUKULL,PAGUAJM SHERBETORET POLITK- MEDIATIK QE U SHERBEJN DREJTUSEVE TE KETYRE FIJEVE … POR KUSH I PAGUAN??!!.. I KA PAGUAR E DO TI PAGUAJ PAGE(PENSION)”MADHI” QE SPI DOT NJE KAFE E SLAN DOT QERAN,.. NEPERMJET “SUDEVE,VEFAVE,XHAFERREVE..” NEPERMJET “GERDECEVE,KALIMASHEVE …” DHE KETO I KA PAGUAR E DOTI PAGOI ME “VOTEN E TIJ TE LIRE..” …..”SHENO TARE …SHENO”

  15. Prind si ju says:

    Nuk jam Partiak as politolog, as gazetare por menyra si shkruani ju dhe si diskutohet,ne disa TV apo gazeta pro qeveritare sidomos ne tv klan eshte vertet deri ne tejskajshem ireal!!! vertet i gjithe populli ju kupton!Te gjithe e dine me mire se ju qe shkruani apo diskutoni ! ju jeni aqe gabim sa ishin dhe ato qe para 100 vjetesh coptuan Shqiperine ! Kuptojeni se keni bajatur keq tere popullin e thjeshte,e te ndershem,e sidomos ato te vuajturit deri ne-dhembje!!!Dhe qe eshte dhjetra here me i zgjuar se ju !A nuk mendoni se keni familje , keni femije . Neser nuk do te jeni keta qe jeni!! Por me rrugen qe keniperqafuar do tia ulni koken femijeve tuaj.Ju po kontribuoni per vonesa te pa tolerueshme te zhvillimit mbare kombetare.Zoti sheh dhe ndigjon ,ju keni pare filma ,keni lexuar rromane , keni degjuar perralla me fundin e personazheve negative!Pra jeni njohur !Nuk e besoni qe i keni zevendesuar mrekullisht ato !??? C prisni ? korigjohu sa nuk eshte teper vone! Se Zoti Fal kur pendohesh sinqerisht: Faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje