Rrëfimi i plotë për dëshmitarin Bekim Halilaj dhe të pandehurin Ilir Meta
“Siç dhe u kam dhënë fjalën, sa herë të ketë ndonjë çështje që prek emrin tim, sa herë ka ndonjë akuzë që bëhet drejtpërdrejt ndaj meje, unë gjithmonë do jem transparent për t’iu thënë gjithmonë të vërtetën.
Akuzat e mia kunder Fatos Nanos i konfirmoi Ilir Meta
Ju e dini se unë isha në Gjykatën e Lartë si dëshmitar kryesor i gjyqit ndaj të pandehurit Ilir Meta, bëra dëshminë time, bëra detyrën qytetare që duhet ta bëjë çdokush, thashë gjithë të vërtetat, ju përgjigja gjithë pyetjeve që kishte prokuroria, pala mbrojtëse dhe gjykata, bile i ndërhyra gjykatës se kur bëheshin pyetje provokuese dhe jashtë temës nuk i lejonte. Unë i kërkova gjykatës të lejohesha tu përgjigjesha gjithë pyetjeve.
E dija sidoqoftë që një pjesë e medies, e kontrolluar nga pushteti sot, do të fillonte me shpifje kundër meje. Realisht ashtu ndodhi. Avokatët e Metës filluan në fillim të flisnin rreth akuzave që unë i kam bërë Fatos Nanos vite më parë, për të treguar që jam një person që bëj akuza publike që nuk besohen. Sigurisht gjykata, meqë ishte një çështje jashtë temës, nuk e lejoi këtë pyetje, por unë përsëri po i përgjigjem kësaj akuze. Është e vërtetë që unë kam bërë akuza ndaj ish kryeministrit Nano vite më parë, por avokatë e Metës fshehin faktin që asnjëherë nuk u bë ndonjë hetim zyrtar për këto akuza, asnjëherë Dritan Priftin nuk e thirrën për të dëshmuar për këto akuza. Ata fshehin dhe faktin që Ilir Meta në atë kohë ka bërë nga Vjena ku ndodhej intervista ekskluzive për televizionet shqiptare, ku provonte si të vërteta akuzat e mia. Hapni arkivat dhe gjeni deklaratën e Metës pro meje në atë kohë.
Bekim Halilaj, i dënuar për mashtrim, bëm dëshmi të rreme
Avokati Veleshnja ulëriti në sallën e gjyqit se Prifti i ka dhënë një ankand të Albpetrol-it gruas së vet.
Unë po ju deklaroj me përgjegjësi të plotë se nuk kam ndikuar asnjëherë për të dhënë tendera, ankande, koncesione apo privatizime ndonjë personi familjar apo personi të lidhur me familjen time. Asnjëherë nuk ka ndodhur kjo, se po të kishte ndodhur qoftë dhe një herë, zoti Meta që ishte Ministër pas meje, dhe ministrat e tjerë të LSI, do kishin bërë denoncime dhe kallëzime. Nëse do të kisha bërë favore për njerëzit e mi apo eprorët e mi si Ilir Meta, do isha ende sot Ministër Ekonomie.
Kompania TEA, për të cilën akuzohem, ka konkurruar në ankandet e Albpetrol-it përfshi dhe naftën bruto, ka pasur ofertën më të mirë dhe çmimin më të lartë nga gjithë konkurruesit dhe ka fituar 1 ose 2 herë tenderin në Albpetrol. Unë e kam ftuar atëherë Albpetrol-in që të ftoheshin në këtë ankand të gjitha kompanitë që kanë licencë për këtë aktivitet në Shqipëri dhe mbaj mend që ka pasur 20 apo 22 të tilla. Të gjithave u është dërguar ftesë dhe asnjë nuk është përjashtuar nga ankandi. Zëvendësdrejtori i Albpetrol-it ishte po ashtu dëshmitar dhe pohoi se nuk ka pasur kurrë asnjë favorizim për asnjë ankand të Albpetrol-it. Pronari i kompanisë TEA ka blerë aksione në një kompani ku është ortake bashkëshortja ime në shkurt të vitit 2011, kur kisha mbi 5 muaj që isha larguar nga Ministër. Avokatët e Djallit, ose siç njihen avokatët e Ilir Metës, nuk u leverdis që këtë gjë t’ia thonë publikut shqiptar. Pra, kjo kompani ka blerë aksione në shkurt 2011 dhe nuk ka pasur asnjë aksion më përpara ose gjatë kohës që kam ushtruar funksionet publike si ministër.
Në fakt kam sjellë dhe një dokument, kam hyrë sot në internet dhe kam printuar ekstraktin e QKR për këtë firmë. Ashtu siç mund ta bënin gjithë mediat që kanë publikuar këtë shpifje. Ja ku e keni: data 12.02.2011 është dita kur ky person ka blerë aksione nga ortakë të kompanisë ku bën pjesë dhe gruaja ime, por jo nga gruaja ime. Ky fakt është sajuar për të mashtruar gjykatën, për të hedhur një bombë tymuese dhe për të mashtruar publikun.
Po u sqaroj dhe një gjë tjetër. Në përputhje me ligjin, gruaja ime në kohën që unë jam emëruar si ministër u ka bërë shitje aksioneve të mia në këtë kompani. Ekstrakti i QKR tregon se ortaku Meri Prifti është larguar më 14 dhjetor 2009. Kjo ortakëri nuk ka ekzistuar asnjë sekondë gjatë detyrës sime si ministër. Këta avokatë dhe ky i pandehur deri tani kanë ecur në rrugën e tyre vetëm me mashtrime, mospranime të fajit, manipulime, përpunim dëshmitarësh si ai që doli dje në gjykatë dhe gënjeu.
Bekim Halilaj ka bërë një dëshmi tërësisht të rreme dje në Gjykatë. Unë këtë e njoh nga Ilir Meta dhe e kam takuar pas zgjedhjeve të 2009-ës. Bekim Halilaj është i dënuar nga gjykata e shkallës së parë për mashtrim. E kanë pasur dhe disa media. N.q.s prokuroria dhe gjykatat do hapin arkivat dhe do bëjnë transparencë, do shikoni se është dënuar me tre vjet burg për mashtrim, jo për gjë tjetër, se u ka marrë me miliona lek njerëzve dhe është zhdukur disa vjet rresht në Greqi. Meta më ka thënë për Halilaj se ky ka qenë duke bërë biznes nga Greqia me Maqedoninë në kohën e embargos së naftës. Pra, një njeri që ka bërë kontrabandë nafte me Maqedoninë në kohën e embargos. Këta janë njerëzit që i dalin në mbrojtje Ilir Metës. Mund të flas më gjatë për këtë njeri se di më shuam se kaq, por këta janë njerëzit që i dalin në krah, me këta njerëz kërkon ai të përpunojë opinionin kundër meje apo kundër të vërtetës. Ilir Meta nuk ka arritur të bëjë korrupsion për Bekim Halilajn përmes firmës së Dritan Priftit, por shkoni verifikoni sa tendera ka fituar Bekim Halilaj në Shëndetësi, në spitale dhe si i ka fituar, pasi gjeti një derë të mbyllur tek Dritan Prifti për korrupsion, ju hap nj derë tjetër në Shëndetësi, në spitalet në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë. Me këta njerëz preferon të bëjë mbrojtjen e tij publike. Ky mashtruesi Bekim Halilaj thotë se me mua njihte që nga viti 2003. Unë ju garantoj se nuk e kam parë kurrë atë fytyrë para vitit 2009. Mbas zgjedhjeve të vitit 2009 ma ka prezantuar Ilir Meta. Unë do t’i lutem prokurorisë se ajo ka mundësi ta bëjë sa telefonata ka Dritan Prifti me Halilajn para 2009-ës, sa ka Ilir Meta para 2009-ës. Dritan Prifti ka zero telefonata, Ilir Meta, nëse prokuroria do të bëjë transparencë, ka mijëra. Të verifikojnë dhe diçka tjetër. Sa telefonata ka Dritan Prifti me Bekim Halilajn pas publikimit të videos së Ilir Metës dhe sa ka Ilir Meta me Bekim Halilajn. Një ditë po, një ditë jo takohen bashkë në Rogner. Ky mashtrues nuk ka gojë të thotë që është miku im se nuk ka qenë asnjë sekondë dhe minutë mik me mua, ka qenë mik i Ilir Metës, është prezantuar prej tij dhe s’ka asnjë miqësi me mua. Jam takuar me të vetëm nga halli kur ka kërkuar Ilir Meta. I them prokurorisë të verifikojë dëshmitë që janë bërë dje pas dëshmisë sime në gjykatë pasi ka dëshmi të rreme.
Nuk mund të vazhdohet me kështu mashtruesish që i hedhin hi drejtësisë dhe publikut shqiptar. Ka dëshmi të ndryshme prej tyre të bëra në prokurori dhe të ndryshme të bëra në gjykatë.
Ilir Meta ka shtyrë gjykatën drejt padrejtësive
Në fakt unë e kuptoj vështirësinë e sistemit të drejtësisë, vështirësitë e prokurorisë dhe gjykatave pasi ato janë nën thundrën e pushtetit. Në një vend që vidhet çdo ditë, vritet çdo ditë, që vidhen votat në sytë e shqiptarëve dhe askush nuk reagon, drejtësia është e paralizuar. Shpresoj që të mos zgjati shumë kjo gjendje.
Sot dëgjova dikë nga LSI, me logon e LSI më shpinë, duke bërë avokatinë e të pandehurit Ilir Metës. Ai e mbylli deklaratën e tij se Ilir Meta është për drejtësi. Mos qeshni. Gjithë shqiptarët qeshin në fakt, po ai atë tha. Shqiptarët brenda dhe jashtë e dinë se Ilir Meta nuk është për drejtësi, por me padrejtësi detyroi Gjykatën e Lartë të hidhte poshtë ekspertizën e ekspertit amerikan dhe britanik për të futur në lojë pseudo-ekspertët shqiptarë, që deklaruan që ka ndërhyrje të mëdha në zë, por nuk patën guxim të thonë që ka ndërhyrje. Sidoqoftë ata i hapën një shteg Ilir Metës t’i hapë rrugë Gjykatës së Lartë të bëjë padrejtësi. Përse nuk e pranon Ilir Meta që ekspertizën e videos ta bëjë një shtet i Bashkimit Evropian, një shtet që nuk mund të blihet, ta zgjedhë vetë cilin shtet të dojë, ta bëjë me policinë e saj shkencore shtetërore dhe tu thuhet gjithë shqiptarëve cila është e vërteta. Nëse ai është për drejtësi duhet ta pranojë këtë. Unë ju them se ai nuk është asnjë sekondë për drejtësi, është për padrejtësi. Unë po ju bëj një premtim, nesër në mëngjes do të bëj 30 kopje të videos origjinale që e administron prokuroria dhe gjykatat dhe do tua çoj personalisht në gjithë ambasadat perëndimore në Shqipëri dhe do tu kërkoj atyre ta bëjnë vetë ekspertizën dhe të dinë të vërtetën. Le ta marrin vesh të vërtetën e ekspertizës së kësaj video dhe përmes kësaj do kuptojnë të vërtetën për gjykatën shqiptare dhe të vërtetën e këtyre pseudo-ekspertëve. Nuk dua ta bëj publike fare, por ata dhe gjithë bota ta dinë se këtu po bëhet një manipulim gjigant, se drejtësinë e ka manipuluar pushteti, se pushteti po manipulon prova që nuk ka njeri në botë t’i manipulojë. Le ta bëjnë vetë ekspertizën.
Po të flas për gruan e Ilir Metës, s’ka ekspert, medie apo gjykatë ta shpëtojë!
Dje ky i pandehuri ka folur me një mikun tim dhe i ka thënë se do ta shkatërroj Dritan Priftin bashkë me miqtë e tij.
Unë po ju them nuk kam absolutisht asnjë frikë nga Ilir Meta. Unë e njoh Ilir Metën, ai mbështjell kokën me peshqir dhe futet në jorgan kur ka siklete. Nuk është ndonjë lloj trimi Ilir Meta. Le ta provojë me mua, jam i gatshëm të përballem deklaratë për deklaratë, video për video, grusht për grusht e dhëmb për dhëmb, ku ta dojë ai dhe si ta dojë ai. Shumë njerëz mendojnë se është myzeqar ai dhe s’ka këllqe. Unë jam myzeqar nga babai dhe vlonjat nga nëna. Nëse do të përballet me mua, mos ta bëjë këtë me mashtrues si Bekim Halili, por të përballet me mua në çdo studio televizive dhe tu tregojmë shqiptarëve të vërtetën.
Edhe po ju them dhe këtë. Ka nxjerrë disa mashtrues të përmendin gruan time. Nëse unë do merrem me gruan e Ilir Metës, ta keni të qartë se s’ka as ekspert, as gjykatë, as media, as parti që mund ta shpëtoj më atë zotni. Mos të guxojë më të prekë me shpifje familjen time. Unë po i bëj një thirrje të fundi atij e avokatëve të tij, apo personave që ai përdor për dëshmi të rreme. Shikoni hallin tuaj se keni hall të madh. Ju ka parë gjithë Shqipëria dhe shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë me figurë dhe zë si keni bërë korrupsion. Merruni me hallin tuaj se e keni hall të madh, mos u merrni me sulme personale, mos u merrni me shpifje, dhe nëse do preferoni ta bëni mua, do më keni në çdo sekondë, çdo ditë, në çdo kohë për tu përballur me të vërtetën.
Pyetjet me gazetarët
-Rreth kohës kur do çoni kasetat në ambasadat perëndimore
Nuk do ta bëj këtë publikisht me kamera apo me njoftime publike, por di t’i çoj vetë në çdo ambasadë perëndimore të BE dhe SHBA, që ata të gjykojnë vetë se çfarë ishte ajo ekspertizë. Thjesht do tua vë videon në dispozicion.
-Rreth ortakut që i është bashkuar shoqërisë ku ka aksione bashkëshortja e Priftit
Po ju sqaroj dhe një herë, Adrian Xhillari është sot ortak në një kompani në Fier, në një kompani ku ka aksione dhe bashkëshortja ime, por është bërë ortak në këtë kompani në datën 12 shkurt 2011, pra 5 muaj pasi unë jam larguar nga ministër. Ai ka blerë aksione të disa ortakëve të tjerë, jo aksionet e bashkëshortes sime. Ku është shkelje e ligjit këtu? Çdo njeri në Shqipëri është i lirë të bëjë biznes. Gjatë kohës që isha ministër s’kam qenë i lirë të bëjë biznes, se nuk më lejonte ligji dhe gruaja ime më 14 dhjetor 2009 i ka shitur aksionet.
-Për kohën kur u bë publike videoja. Përse nuk u bë më parë
Nuk jam kontradiktor në këtë veprim. E sqarova dhe dje ne gjykatë se edhe para se të jem larguar nga detyra kisha bërë përpjekje për të njohur kryeministrin me këtë skandal, për t’i bërë të njohur këtë video. Lufta ime ishte shumë e vështirë dhe e rrezikshme. Unë nuk gjykoj se sot kam Sali Berishën përballë. I kam pasur të dy përballë. Se Sali Berisha refuzoi ta shifte dhe ta gjykonte atë video. Sot sidoqoftë i kam marrë dhe me mirë masat e mia dhe e vlerësoj se situata nuk është aq e rrezikshme sa ajo e kohës kur ika nga qeveria. Ju më njihni mirë dhe unë i kam thënë kokës sime atë shprehjen që e dini vetë ju si është, dhe unë e kam ndarë mendjen deri në fund. Siç e thashë dhemb për dhemb, ballë për ballë me gjitha mënyrat.
-Pyet ABC News
Ju nuk u përgjigjem se jeni televizion që flisni të pavërteta
-Rreth videos Prifti- Beqiri
E para prokuroria ka dhjetë muaj që heton dhe unë gjej rastin t’i them prokurorisë të përshpejtojë hetimet. Ilir Metën e hetuan për tre muaj. Kanë dhjetë muaj që hetojnë videon ku jam unë me zotin Beqiri dhe s’ka përfundim. Prokuroria ta shpejtojë punën, ta përfundojë këtë hetim. Unë i kam dhënë disa here afat shtyrje prokurorisë, nga dy muaj, nga një muaj… Sa herë u janë dashur, siç e ka kërkuar, ja kam dhënë lejen, por i bëj thirrje sa më shpejt ta bëjë hetimin. Unë nuk kam frikë të përballem.
Sa i përket faktit nëse unë dua ekspertizë për këtë video ku unë jam vetë, unë nuk kam asnjë kundërshtim për origjinalitetin e videos, ndaj nuk ka nevojë për ekspertizë. Unë që jam aty them që është origjinale, e filmuar prej meje. Kjo është arsyeja që nuk ka nevojë për ekspertizë.
-Përsëri rreth shoqërisë aksionare të bashkëshortes
Unë e di që gjithë aksionerët janë pyetur për këtë veprim pasi sipas statutit të shoqërisë, që kur futet një aksioner i ri pyeten të gjithë të tjerët. Gjithë aksionerët janë pyetur kur dikush ka blerë aksionet e dikujt. Kjo nuk është bërë me ndërmjetësimin tim në asnjë moment. Unë s’kam pasur asnjë ndërmjetësim për këtë partneritet. Ata kanë vendosur sipas ligjit.
Te lumte TRIMI I MYZEQESE,DRITAN PRIFTI!!!ZAGARET E BERISHES jane mesuar,qe trima te kete vetem nga MALOKERIA,por harrojne se ne 97-ten TRIMAT E MALOKERISE FUTEN KOKEN NDER SHALE DHE MYZEQARET E LUSHNJES APO FIERIT(pa llogaritur Beratin apo Vloren),I TREGUAN BERISHES,SE NUK VLEN ASNJE BAJGE!!!BRAVO EDHE PER SHPORRJEN E “ABC’NEWS te ketij TV FALLCO TE BERISHES!!!
Epo kam menduar se gjithcka e kisha degjuar ne kete bote por shoh se dicka me mungoka.SE ekzistokan trima laluc kete se paskam degjuar,por po e marr si shaka e po qesh pak me kete…Me sa di une ne 97-ten e vetmja drite e ndezur dhe i vetmi institucion i populluar ishte ne te gjithe bulevardin vetem presidenca.E ashtu mbeti deri ne diten e fundit para zgjedhjeve.Di dhe qe ky popull trim i jugut krekosej e merrte poza para kamerave te huaja teksa shkatrronte vendin e vete dhe gjithashtu imazhin e tij neper bote.Dhe e gjitha kjo per nje kauz te madhe”Leket”.Leket qe deshironin te fitonin duke qendruar kafeneve e duke i besuar batakcinjve qe u premtonin se do benin magjira me to,se do fusje 1 dhe do merrje 4.Ne fakt trima u bete nga armet qe vodhet nga depot qe thyet.Po trimi me arme eshte pako gje.Dhe per tu kthyer tek tema,bravo ketij qe si mjaftonte sa vidhte e u revoltua.Hajduti qe i thote tjetrit hajdut!!!Padrino qe perdhos zyrat e shtetit me pergjime e shantazhe…
bana si shpjegohet qe ju maloket vdisni per cunat nga jugu. sèshte per tu cuditur se vetem ne ju ngopim. sa per punen e trimerise ju vrisni vetem njeri tjetrin. vetem kaq dini te beni
Une maloke nuk jam.Jam tiranse prej 3 brezash dhe im ate eshte nga nje qytet i madh i jugut!!!Flas per ate pjese te jugut qe tani na i shet per trimeri krimet e 97 dhe per hero te te drejtes kete hajdutin qe akuzon hajdutet e tjere.Dhe sa per tu ngopur i dashur,me mjaftojne djemte e Tiranes te civilizuar,te kulturuar e mbi te gjitha modeste!!!Nuk kam pse kaloj neper rrethe,nuk para i simpatizoj provincialet qe lavderohen e bien gjoksit si te ishin kush e di kush,ne nje kohe qe perfaqsojne hicin.
O Bana kjo menyra se si po na e shet ti veten me duket pak si alla tironsce tamam, por edhe 10 breza qofsh ti Tironse po nuk pate minimumin e kultures dhe njohurive ne histori,qe Tirona ashtu sic te pelqen ty sot kryeqytet nuk ka qene ndonjehere qytet per te mos thene qe nisi te quhej qytet rreth viteve 1800 fillimi i viteve 1900 si ka mbush ende 100 vjet le te themi me mire. Por smund te flasesh dot per Gjirokaster, Berat, Korce, Durres apo Elbasan qe jane qytete qe ne kohet e lashta po ashtu Shkodra edhe Lezha ne veri, ndaj nese e ndien veten tironse je kokrra e katunares qe se ke shoqen. Une jam 6 breza nga Berati perpara se te paret e mi te vinin nga Voskopoja edh e them me krenari qe jam qytetar prej me shume se 10 breza me i civilizuar se nje Tirons edhe per kete rrah fort gjoksin.
Urime pra,me qe qenke kaq krenar per prejardhjen tende!Ah sikur te ishin te gjithe si ty sa mire do ishte,sepse na mbyten ardhjet ne TR.Apo thua edhe ti prandaj flet me kaq mllef kunder saj,sepse e deshiron e s’mund ta kesh…
Ti Bana me kujton dike ne fakultet i cili thoshte “Jom tirons 10 breza, eh na myten kta katunaret mer jahu”. Mirepo per fat te keq ky djale nuk arriti te perfundonte shkollen pasi nuk dinte te mblidhte thyesat dhe pretendonte te behesh inxhinier sepse ne shkolle kish hyre me mik, nuk besoj se je tiranse e ketij rangu ti. Sa per dijeni une banoj dhe kam blere shtepi ne Tirane prej 15 vjetesh edhe cdo gje e kam arritur me zotesi edhe pune te palodhur por e them me plot bindje qe Tiranen nuk e bene qytet Tiranasit ashtu sic pretendon ti te jesh e qe permend 3 breza por provincialet si une edhe yt ate qe e permend me lart qe eshte nga nje qytet i madh i jugut, ndaj edhe une reagova pak si ashper se nuk me pelqeu shprehja “Jam tiranse prej 3 breza”, Ne SHBA senatoret dhe presidentet krenohen me breznine e 10-te edhe permendin me krenari vendin nga i cili kane prejardhjen.
E them me krenari qe jam tiranse prej 3 brezash,ashtu sic them qe im ate eshte me origjine nga nje qytet i madh i jugut!Nuk e di a i lexove komentet me lart por pergjigja ime ishte nje kundervenie ndaj asaj pjese te shoqerise qe vjen nga rrethet dhe mbetet pre e injorances dhe mendjangushtesise…me revolton komenti i pare qe i drejtohet me “malokeri”popullit te veriut dhe me revolton gjithashtu komenti qe ne vajzat e tr vdesim per keta te jugut se vetem keta na ngopin…nejse ky i fundit eshte aq i pavlere sa nuk meriton te komentohet.Sic e sheh nisa te komentoj pikerisht per kete termin “malokeri”dhe kjo besoj tregon qe nuk jam nga ato qe i nenvlersojne te tjeret per nga prejardhja.Une jam tiranese dhe kete e specifikova sepse lart me thane qe nuk ka mundesi te jem tiranse,duhej patjeter te isha maloke pikerisht sepse i mbrojta ata.Nuk kam asgje kunder pjeses se kulturuar te popullit tim.Nuk kam asgje kunder te ardhurve ne Tirane qe dine te pershtaten me kete qytet dhe kontribuojne per te.Ama kam shume me ata qe vijne ne tirane dhe e shajne ate dhe tiransit…kam shume me ata qe jane provinciale e mendjengushte…kam shume me ata si ndonjeri lart qe flet me kete mllef ndaj saj thua se te jesh nga TR eshte faj.Fat i madh eshte e jo faj!!!Sepse shume nga keta zoterinj pershtyjne ne pjaten ku hane.Nese nuk u pelqen ,marsh mbrapa!Nuk e kuptoj ku bazohesh kur thua se tiranen nuk e paskan bere tiransit por te ardhurit.Ketu nuk jam dakort me ty sepse o.k ka te ardhur qe ndihmojne ne zhvillimin e saj,por ama baza e tiranes dhe shpirti i saj jane qytetaret tiranas.Mbi te gjitha sepse dashurine per kete qytet e kane me te madhe se ata qe e kane jetuar ate vetem per 20,10 apo 5 vjete.Kjo eshte e natyrshme mendoj une.Sa per shembullin e djalit qe me jep larte absolutisht mendoj qe jane gjera qe ndodhin dhe qe miqte ndodhen ne cdo qytet,sepse nese nje djale tiranas shkon per shkolle ne Shkoder pershembull,nje shkodran e ka me te lehte se ai te gjej mik per shkolle normalisht ,sepse eshte djale i atij qyteti dhe njeh me shume se nje tirans atje.Sa per rangun tim te siguroj qe ndrron nga ai i shokut tend sepse kam mbaruar universitetin ne shtet te madh europian,aty ku nuk ekziston miku e aq me teper blerja e shkolles dhe aktualisht pas specializimit,vazhdoj masterin.Besoj te mjafton pergjigja ime!!!
keni te drejte kur thoni qe ne ’97 ne po shkaterronim vendin,por duhet te thoni dhe motivet qe e çuan Popullin ne revolte,duhet te keni guxim dhe te shikoni dhe trimat qe dergoi qeveria ne Vlore kur iken me bisht ne shale(pasi nje pjese e kuptuan qe kishin te drejte Vlonjatet).Perse nuk thoni nga erdhi urdheri per te lejuar(me sakte per te lene te pa mbrojtura depot e armatimit) thyerjen e Reparteve Ushtarake,kush dha urdher qe persona te SH.I.K.-ut te futeshin ne mesin e demostuesve(qe thjeshte po manifestonin pa thyer asgje) ti provokonin bile deri sa te vrisnin persona te pafajshem.Mua me vjen keq per ato qe ndodhen,por nuk mund te pranoj qe faji apo gabimi eshte i qytetareve,ashtu si nuk mund te pranoj qe tragjedia e Otrantos ishte nje rastesi e zeze per ato familje qe u preken,ashtu si me vone per tragjedine e 9 Janarit me te rinjte nga rrethinat e SHkodres.’97 beri ze ne vlore ,por depot pse u hapen ne Tirane,Durres,Burrel(ku pati dhe te vdekur),Shkoder,etj. qytete,mundeni te ma thoni Juve?Per tu kthyer te artikulli nuk jam avokat i askujt,por si qytetar jam ne krahun e atij qe mundohet te beje DREJTESI(dhe pse ne Shqiperine Tone kjo fjale sjell shume te qeshura),sa per pergjimet ne zyrat e shtetit duhet te dini se ajo ishte zyra e zotit Prifti dhe nuk ka perdhosje,se perse e beri eshte nje gje per te cilen mund te flasim(ndoshta per shantazh,por kete e vendos Gjykata).
E para ata trimat bene mire qe iken “me bishtin nder shale”si thoni ju sepse ne te kunderten do te kishim pasur lufte civile.E dyta nese po me thoni qe depot i hapi qeveria kete nuk mund ta pranoj sepse i bie te deshte te veterrezohej dhe kjo sikur nuk ka shume kuptim.Dhe e treta por me e rendesishmja qe motivi qe e coi popullin ne revolte ishte vetem paraja.Sepse nuk e di se ne c’legjenda a perralla kishin degjuar qe leket binin nga qielli ashtu kot e nuk fitoheshin me djerse e me mund.Ne c’legjenda kishin pare nga keto lloj perendish qe edhe pse me 3 klase shkolle mund te 5-fishonin kapitalet ashtu kot.Dhe pasi ja besuan keto para firmave private kur i humben ,cuditerisht ja kerkuan shtetit.Nuk e di pse neve,pjeses tjeter te popullit qe nuk kishim besuar ne keto mite na u desh te paguanim per gabimet e pjeses tjeter.Perse duhet te paguanim nje cmim kaq te shtrenjte,shenjat e te cilit i mbajme ende mbi ne e nuk do shkulen kurre nga atje.Per te kaluar ne kete temen me aktuale mund te them me krenari qe nuk besoj ne kete drejtesine e ketij tipit,aq me teper sepse mban era miliona euro.Sepse po del nga vallja qe deri dje kercente i lumtur e i ndergjegjshem.Por mbi te gjitha nuk mund te besoj ne kete drejtesi kur video e inkriminuar ndiqet pas nga nje tjeter video po aq e pamoralshme,e harruar aty krejt rastesisht protagonist kryesor i te cilit nuk eshte me Meta por ai vete.E ne kete mes vetem moral per te luajtur rolin e trimit qe lufton qe drejtesia te vihet ne vend,nuk ka.Prandaj me mire se te bej martirin te shkoj e te shesi ndonje aksion tjeter disa milionesh!!!
bana, per te paren te them qe ata trimat u kthyen mbrapsht se rrezikonin jeten pasi nga lart moren urdher qe te mos ktheheshin gjalle nga vlora… e dyta, amnesty international ka publikuar nje artikull ku thuhej se nga shqiperia ne vitin 1996 jane nisur 6 avione me armatime nga rinasi dhe per te humbur gjurmet qeveria hapi depot….. (dhe sot e kesaj dite 2 deshmitaret kyc kane vdekur…. safet zhulali minister dhe shefi shtabit te pergjithshem ilia vasho… e treta te gjithe shqiptaret besuan se ishte e vertete sepse ne tv shqiptar doli sali berisha dhe foli qe parate te firmat jane shume te sigurta……. gjykoje vete….
O njeriu i pyllit!!! Firmat piramidale ishin firma legale e te licensuara, pse ne 3 vjet Shteti Salishian nuk beri nje kontroll per te pare ne e zbatonin ligjin? Ç’jane keto interesa 300%? Ai shtet qe vetem shtet nuk ishte nuk beri azgje, biles ai shefi yt doli e tha “Parat e Shqiptareve jane me te pastrat ne bote”.
Po te bej ca pyetje,per te matur sa do pak k!ulturen dhe dijen tende: Kush dergonte avion per te bombarduar fusha male e zgeqe ne Vlore e Gjirokaster! Pse nuk dha doreheqjen ai shefi yt, por bashkoi ministrine e brendshme me te mbrojtes e me shik-un? Kush i dergoi tank-et ne jug? Pse i hapi shefi yt depot?(kjo eshte shume e rendesishme 1. tek sa vendi ishte ne gremine dhe Sala nuk mund ta mbante pushtetin vendosi ta shkaterronte gjer ne rreze.2 Kontrabanda e Armeve me Ruanden, Jugosllavin e vende te tjere ishte bere pa pik rregulli, gjendeshin shenja ngado qe komplikonin gjithe stafin e kryeministrise e presidences. )
Prandaj te lutem shume ik lexo autore te huaj , kujtohu vet, shiko videot e asaj periudhe dhe mos flit broçkulla!!!
Po shyqyr qe e paskeni degjuar Berishen atehere more njerez,apo atehere ju pelqente se jetonit ne nje bollek te rreme piramidal dhe ju pelqeu akoma me shume kur ju tha kete fjale.Dhe krejt papritur pasi firmat rane ai u be shkaktari i gjithe te keqijave.Gishtin per nga fajtori duhet ta kishit kthyer se pari nga vetja.Nuk e di se ckeni kuptuar nga komentet e mia me larte,ju siguroj qe nuk kam asnje lloj perkatesie politike.Analiza qe bera me larte ishte nje analize politike objektive e nje katastrofe ,fajtor per te cilen bej kryesisht ate pjese te popullit tim qe gaboi aq shume dhe na ndeshkoj te gjitheve me ate turp.Berishiania ketu me sa duket nuk jam une,sepse nuk i besova une atehere kur siguroi per firmat.Me sa duket i besuat te gjithe ju qe e paskeni dashur aq shume sa paska mjaftuar nje fjale e tij per ti besuar leket e nje jete.Kshu qe mos beni politike te pa kuptimte tani kur dikur e paskeni konsideruar nje perendi fjala e te cilit nuk diskutohej.
Bana, nuk ka mundesi te jeshe Tiranese, se une i njoh shume mire tiranesit e tiraneset. Femrat e tiranes nuk jane te perdala dhe nuk bredhin me cdo lloj djali. femrat e tiranes jane modeli i gjithe shqiperise, madje ne tirane per femrat nuk ekziston as shprehja “pyll pa derra nuk ka”. Bana shikoje mire prejardhjen se mund te jesh ndonje gjak tjeter e jo gjak tiranese. mendoj ta nderpresesh komunikimin me bashkbiseduesit se nuk i afohesh as tek gishti i vogel i nje tiranese (femer).
Komenti yt eshte aq i ceket sa nuk meriton te merret parasysh.Nuk e kuptova c’lidhje ka e perdala dhe bredhja me cdo lloj djali…Une tiranse jam dhe ketu nuk ka asgje per tu diskutuar,sepse mund te isha nga cdo qytet tjeter dhe do e thosha pa asnje lloj problemi.Njeriu duhet te jete krenar per prejardhjen e tij.Pastaj argumenta diskutimi jane keto per ty…Nese nuk te ka pelqyer mendimi im ne ckam shkruar me lart,mund te me kundershtosh me argumenta te tjere e jo me keto fjale boshe e pa kuptim.Dhe nese e perdala isha une ne kete mes(nuk e kuptova se si arrite ne kete perfundim)po ta them me plot goje:Me mire te jesh e perdale se sa nje mendje ngushte e trupeshk si puna jote!!!
Vertet juve ju mundon dicka, syte dhe veshet. Nje zv. kryeminister rregjistohet live ne nje skeme te paster kriminale dhe problemi juaj eshte se si eshte e mundur qe nje laluc si Dritan Prifti arrin te mos behet pjese e lojes se kapterrit nga Skrapari me emrin Ilir Meta. Myzeqari a laluci Dritan Prifti, quajeni si te doni po tregon me teper dinjitet dhe force se gjithe opozita e fishkur e Rames dhe me teper se pozita e kriminalizuar e Berishes.
Papergjegjshmeria juaj si qytetare eshte me e madhe se injoranca juaj, po as ti as Meta nuk e dini se sa e mban inatin myzeqari. Sa per 97 lexo pak Mero Bazen dhe besoj do te ftillohesh kur te shkrash pacavuren e radhes.
Dritan Prifti eshte shume kurajoz ,nje si ky te ishte ne krye te opozites
——–Megjithate une mendoj se Ei Rama te nderhyje qe keta te dy te pajtohen,
pastaj LSI te lidhet ne aleance me PS-ne , qe te prishet qeveria e Sales dhe te shkojme ne zgjedhje te parakoheshme te cilat jane kyci i fitores se opozites
Vdiqet per pak pushtet more djale.Vetem te hypni aty se dhe aleance me djallin do benit!!!Ne fakt do ishte sh.bukur madje sh situate gazmore do te thosha…njeri qe i ka thene tjetrit qe eshte kokainoman i mbaruar dhe qe qarkullon me tanga…pastaj tjetrin e incizoi me kamere te fshehte dhe e diskreditoi para opinionit publik…tjetri qe i tha tjetrit mos me bej te flas per gruan tende se do shembet sistemi pastaj…dhe akoma tjetri qe akuzoi njerin si tradhetar te partise se tij…etj etj.Ke te drejte,ka mundesi pajtimi pas ketyre se gjera fare te “vogla”jane…vetem Sala te iki se jeni gati te qeveriseni edhe nga ky grupi i mesiperm.Ndoshta doni te qeshni me shume,atehere ju rekomandoj te shihni”Portokalline” por ne fakt tani qe e mendoj ben shume me per te qeshur keta siper qe pajtohen e qeverisin bashke…ke te drejte!
Qendrim i fort eshte per tu admiruar tani met hajduti qe gjithe Tirana dhe gjithe Albania e njef me nofken hajdut mashtrus provokus i marre i poshterr me nji begraund kriminal me nji te shkuar per faqen e zeze,po te kishte shkelje ky per Z.Dritan Prifti ky do e paloste brenda per dy Ore por e verteta eshte se nuk ka dhe as nuk do gjeje te kete por ja funksionon ligji i horrave ;saliut i ka rreshqit qeveria per shalesh dhe Normalisht ne nji vend ky eshte ligji i forte ai dhe hajduterria qe ka ai oborri i tij duhet te kishte dhene nji dorheqje sa me shpejt per ti hap rruge vendit ne zgjedhje te parakoshme ,kjo eshte demokraci kshu eshte demokracia ,ne te gjitha shtetet vidhet pa perjashtim por kur del ne drite te diellit Hajnia ato qeveri japin dorheqjen duke kerkuar nji falje te madhe ne popull.
Kercenojne Dritan qe po i digjeneron kto bisha dhe dallkaukerr del ky halilaj nji mshtrus firmash piramidale dhe kercenon njeriun qe po denoncon nji Krye hajdut te pa ngopur nji Krokodil .
Fute Videon ne You Tube dhe ta marrim dhe ne dhe te ja japim shteteve ku jetojme tja bejme peshqesh qeverive ku jetojme ta dine dhe nga ne Emigrantet qe kjo video eshte pasqyra e qeverise dhe hajduterrise Berisha Meta dhe Topallja.
Te Gjithe Emigrantet duhet ti sherbejne vendit te tyre duke shkruajtur nga nji leter dhe duke shpjeguar ne shtetet e BE dhe USA se çfare po heqin njerzit tane dhe vershimin e korropsjonit non stop qe po ben kjo qeveri nevojtoresh dhe halabakesh.
Nëse unë do merrem me gruan e Ilir Metës, ta keni të qartë se s’ka as ekspert, as gjykatë, as media, as parti që mund ta shpëtoj më atë zotni.
me kete i ke thene te gjitha…kjo eshte e sigurte
Populli thot me mire von se sa kure. Si shum qytetare te BRENDA E JASHT VENDIT, mendonim se Dritan Prifti ishte nje sherbetor i bindur i Ilir Metes dhe Sali Berishes, pore jeta vertetoi te kunderten. FaktI qe Dritani ndiqte me vemendje nderhyrjet e Metes dhe veprimet mafjoze per tu krijuar privilligje nje grupi njerzish me bgraund nga me te falliqurat duke filluar nga ish sekretari i Tij kure ish minister i jashtem qe sot vuan denimin per vepra kriminale ne SHBA. e deri tek deshmimetaret e rem qe dalin se fundi kunder deshmive te D.Priftit. Cuditemi se si gjukata e lart nuk mer ne knsiderat deshmit e Dritanit me goje e me figure, vertetesin e te cilave e konfirmuan edhe specjalistet Amerikan dhe Englez te thirur nga organi akuzes, por marin ne konsiderat 3te ahtuquajtur specjalist ne ate fush qe akoma si kan mesuar emrin , pa le te ekzaminojne dhe te nxjerin te verteten. sikur ekspertiza e specjalisteve A NGLO,,,AMERIKAN te mos ekzistonte vetem deshmit e Dritan Priftit jan te mjaftueshme per te nxjer vertetesin jo vetem te vidjos, por gjith ati korupsjoni galopand qe ka mberthyer shoqerin shqiptare nga qeveria qendrore ne baze , ne te gjitha institucjonet arsim, shendetesi. drejtesi, ne tatime, dogana e kudo. Kete kancer qe ekziston ne SHqiperi dhe qe esht nga me te lartit ne Ballkan dhe Europ NE VEND QE DREJTESIA ta luftoi me grusht te hekurt e zbut dhe e anashkalon duke i hpur me ndergjegjje shtigje te tjera zgjerimit dhe shmefishimit te tij. Fakti QE DERIMESOT nk esht denuar asnje ministe, deputet, apo funksjonar i lart shteteror deshmon me se miri se drejtesia ne shqiperi esht e mvarur teresisht nga politika dhe po u vazhdua keshtu, atje ska per tu vendosur kur demokracia, perkundrazi do forcohet akoma me shum diktatura. ashtu si ne kohen e komunizmit edhe tani ligji dhe maliqi esht Sali Berisha i cili u rit, u edukua dhe i sherbeu me devocjon regjimit komunist dhe Enver Hoxhes me besnikeri me gjallje te tij dhe mbas vdekjes se tij.
ME SIGURI KUR FLET PER LAKURIQSI DRITANI KA PARASYSH ORGJITE LAKURIQE TE MONES ,SHOFERIN DHE BODIGARDIN E ILIRIT QE JA FUTNIN KOKEN NEN JORGAN DHE JA LIDHNIN ME PESHQIR.MONA NUK ESHTE MONA LIZA ESHTE NJE FEMER ME BARKUN ME PALA QE MEGJITHSE ESHTE MUNDUAR TI HEQE DISI ME JOGA NUK KA MUNDUR SEPSE NUK KA VETEM KOKEN E MADHE POR KA DHE BYTHEN E MADHE DHE I PELQEN KOKA E MADHE.
More z. Bana! Njerzit,nuk paten degjuar neper legjenda… por thjeshte degjuan presidentin e tyre qe u tha:”Parat e shqipetarve jane te pasterta(!)…E dyta,Presidenti(Njehershi komandant i pergjithshem i ushtris),I la ne te shkret ushtrine,depot…Nuk ka bir nene t’i qaset repartit ushtarak,pa le me te futet brenda,se ushtari te vret pa gjyq,ne gjithe boten eshte keshtu.Prandaj ik o bane e mos n’a u fut neper kembe,se neser do te te vi turp kur drejtesia do i vere,ne vere keta qe,fatkeqsisht shoh se i paske per zemer,nejse,pune per ty…me ndje!
“-Pyet ABC News
Ju nuk u përgjigjem se jeni televizion që flisni të pavërteta”
hahahahahhahaha