Hetim dosjes së djalit të deputetes

23 Nëntor 2011, 21:55Politika TEMA

Pak ditë pasi gjykata penale e Tiranës shpalli fajtor Kostandin Xhuvanin, djalin e deputetes Luiza Xhuvani, për akuzën e vrasjes së kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, ministri i Drejtësisë Eduart Halimi ka urdhëruar një inspektim urgjent në gjykatë dhe në prokurori.

Sipas zyrës së shtypit, inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë kanë mbërritur në këto dy institucione për kontrollin e kësaj dosjeje, ndërsa është informuar për kontrollin, sipas Ministrisë së Drejtësisë, edhe prokurorja e përgjithshme.

Sipas ministrit të Drejtësisë, kontrolli i bëhet prokurorisë për politikën penale të dënimit të ndjekur dhe për parimin e drejtësisë dhe barazisë në subjektet e procedimit penal.

Sipas ministrit të Drejtësisë, për konkulzionet e kontrollit do të njoftohet Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe presidenti i vendit.

Top Channel disponon dispozitivin e këtij vendimi të shpallur në datën 14 nëntor, ku Konstandin Xhuvani, referuar Kodit Penal, dënohet me dy vjet heqje lirie.

Në këtë dokument radhiten pretendimet e prokurorit të cështjes, i cili kërkon deklarimin fajtor të të riut për akuzën e vrasjes në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme dhe dënimin e tij me 3 vjet heqje lirie.

Prokurori thotë që i riu të dënohet edhe për armëmbajtje pa leje me një vit burgim. Sipas konkluzioneve të prokurorisë, në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal që thotë se, “kur kryerja e shumë veprave penale nuk tregon rrezikshmëri të madhe të fajtorit, gjykata mund të caktojë vetëm dënimin më të rëndë për njërën nga veprat penale”, prokuroria kërkon përfundimisht 3 vjet burgim.

Sipas dokumentit që TCH disponon, avokati mbrojtës i Kostandin Xhuvanit ka kërkuar pafajësinë pasi klienti i tij ndodhet në kushtet e tronditjes së fortë psikike referuar edhe akuzës që i rëndon, ajo e vrasjes në kushtet e e kapërcimit të kufijve të mbrojtjes së nevojshme dhe kërkon vetëm dënimin e tij për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Në përfundim, thotë gjykata, Kostandin Xhuvani shpallet fajtor për vrasje të kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, parashikuar nga neni 83 i Kodit Penal, dhe dënohet me tre vjet.

Por në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, atij i ulet një e treta e dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht i akuzuari dënohet me dy vjet burg.

Ndërkohë që shoku i tij Albi Zela dënohet për moskallëzim krimi me 14 muaj heqje lirie. Ajo që vihet re pas këtij vendimi është se prokuroria nuk e ka apeluar cështjen, ndërkohë që ka qenë vetë i pandehuri që është ankuar në gjykatë dhe kërkon pafajësinë.

Më 12 shkurt 2011 Konstandin Xhuvani vrau me armë zjarri Alfred Musabelliun, pas një konflikti që Albi Zela pati me viktimën dhe ku sipas prokurorisë është përfshirë edhe Kostandini, i cili qëlloi viktimën në kokë./TCH

36 komente në “Hetim dosjes së djalit të deputetes”

  1. paraziti says:

    uroj qe drejtesia te funksionoj! se dhe ai qe vdiq bir none esht.

    1. vostok says:

      Te tre keta ketu jane bij ku*vash ne radh te pare…
      Mbante pistolete per qejf, dhe e qelloje ne koke per vetmbrojtje???

  2. kleos says:

    Sa turp , nuk ka dhe qe i mban keto maskaralleqe qe ndodhin ketu tek ne .
    Vetem per armembajtje pa leje ky legen duhet te rrinte e pakta 3 vjet ne burg lere me per vrasje .
    Po ska faj ky , fajin e kemi ne si popull qe nuk ngrihemi e ti djegim te gjalle me politikane e soj e sorrollop ku ti kene .

  3. dritani says:

    Morali i ngjarjes: “me mire te vrasesh se te tregosh krimin …”

  4. Dana says:

    Nje duartrokitje te madhe per zotin Eduart Halimi!Eshte nje vendim qesharak qe denigron sistemin gjyqsor shqiptar.Uroj te korigjohet sa nuk eshte teper vone sepse gjithcka kisha degjuar por nje vrasje qe qe ndeshkohet me vetem 3 vjet burg,kjo eshte e TURPSHME!!!

    1. genc says:

      2 vjet,edhe nga ato 2 vjet ,2 muaj maximumi brenda.

  5. Dashi says:

    Bravo Halimi,duhet te kete barazi para ligjit

  6. EDI DETROIT says:

    Kosta paska qelluar dy here ne koke per vetembrojtje,2- vjet burg?????.Djali i Rucit disa here qellone dhe vret njerez,dhe nuk denohet,djali i Arta Dades,plagosi nje tjeter me arme zjarri per te diasaten here, nuk denohet, ky vret ne mes te Tiranes, dhe merr 2- vjet burg.Rama duhet te distancohet nga keta qe kane femijet kriminel ordiner,me patjeter, qe te mos thoni prape; Pse nuk e votojne PS, ne zgjedhje???Del Gramoz Ruci ne Kuvend dhe numuron korupsionin e Shkelzenit,kur djali i tij eshte nje kriminel e rrugac ordiner, del Arta Dade dhe thote qe vajza e Jozefines merr rroge nga ambasada,( dhe eshte krenar per djemte e saj), kur keta djeme i ka kriminel, del Luiza Xhuvani dhe flet per Rajmonda Bulkun kur dajli i saj vret ne mes te dites,,,. Te gjithe keta jane ne opozite dhe i kane femijet kriminel ordiner sot, po neser( qofte te larg), po te jene ne pushtet.Mos kujtoni se shqiptaret jane budallenj; Edi Rama duhet ti largoje keta monstra me femije kriminel ordiner, ndryshe do ta denoje vota e popullit.

    1. dermani says:

      Shkelzeni ka vrare 26 vete indirekt… eshte ku e ku me i keq dhe i rrezikshem per Shqiperine. Keta ish komunistet e PD dolen se jane me te babezitur (sepse jane dhe shpellare) ne krahasim me PS. PS ngelet prape alternativa me e mire.

      1. anticensurë says:

        ke të drejtë o derman!
        PS është mut më i mirë se PD!

        1. anticensurë says:

          të paktën e mbështjellim me letër!
          na e ofron “kurban-i”i ramës!
          kuptohet kundrejt pagesës!
          ekonomi tregu helbete!

  7. Mandi says:

    skam ndonje kundershtim me vendimin e gjykates nqs eshte keshtu sic pershkruhet cfare ka ndodhur..por do ishte mire qe ne bangat e te akuzuarve te vihej dhe krimineli i Sali Berishes qe vrau 26 vete ne gerdec,,..nqs ky djal nuk do ishte femija i Luiza Xhuvanit po le te themi i njeres prej baxhellave te Sali berishes (PD) do dilte i pafajshem..drejtesia ne Shqiperi do vendoset kur ne bangat e te akuzuarve te vendoset maloku i vucidolit me familjen e tij dhe kopeuket META BASHA TOPALLI e me radhe gjithe sorollopi i tyre i ndyre… njerzit arrin ne krim kur mungon shteti,ligji,dhe institucionet qe ushtrojne ligjin…shqiperia ne kete pike eshte komplet e dekopmozuar pasi maloku i vucidolit ka shkaterruarr cdo gje

  8. Diplomati says:

    Papapapa lum shqiperia qe ju ka, Jeni bere te gjithe eksperta per gjithcka..

    Po rrini o njerez shifni e mbroni shtepin tuaj, dilni e ankohuni qe po ju vjen fatura dritave 10.000 leke. dilni e ankohuni se ju vjen uji me orare, dilni e ankohuni qe kan shkuar cmimet e ushqimeve ne stratosfere.

    Lejeni dhe mos e lidhni cdo gje me politiken se ska pik sensi. Jeni bere te gjithe si analeshi i Sales (A.Hoxha) qe di gjithcka..Ai eshte ekonomist, ai eshte inxhinier, ai eshte jurist, ai eshte kritik letrat etj etj.

    Ku e bazoni akuzen tuaj qe thoni eshte vrasje??? Mos valle ishit deshmitar ne vendngjarje???????????

    Shifni hallet qe ju shqetesojne, po dhe sikur ai vertet te jete fajtor ne kete vend ska drejtesi. Kur nuk denohen ata qe vrane mes dites, mes mijra njerezve, mes 100 TV etj etj..ska per tu denu as djali i xhuvanit e as djali dikujt tjeter.

    1. Diplomat
      Duke bere te tilla paralelizma ju mbeshteni hapur krimin ne kete rast kriminelin qe vrau.

      1. Diplomati says:

        Jo Tiranci_lugano…perkundrazi jam qe krimi te luftohet deri ne palce. Madje madje per vrasje te provuara jam dhe pak ekstrem, pra per demin me vdekje. Por rasti ne fjale eshte krejt ndryshe.
        Besoj se asnje prej komentuesve nuk ka qene ne vendgjarje dhe kesisoj te japi deshmine e tije. Por si une dhe te tjeret japim komentet tona duke u bazuar ne hamendje, jo keshtu po ashtu. Ne baze te fakteve te nxjerra nga organet tona kompetente ( vetem kompetente sjane) duhet te “bindemi” se ka qene vetmbrotje.
        Por e gjithe indinjata ime ne ket rast lidhet me faktin qe jo cdo ngjarje ne vend ti japim nota politike.

        PS: Nuk e kuptoj per cfar paralelizmash e ke fjalen, por aty fillon gjithcka. E drejta individuale ne radhe te pare, pastaj problemet e komshiut (gjitonit).

        1. Tironci Lugano says:

          diplomati
          Rasti ne fjale qenka ndryshe.Duhet te jemi domosdoshmerisht tek vendi i ngjarjes qe te japim mendim te drejte????kur paska qene per vete mbrojtje, po marr rastin qe ty te pelqen ose te asaj qe gjykata ka dheen ky rrugac perse nuk qendroj aty e ta mbronte veten e tij por iku nga vendi i krimit?E na vete dorezohet pasi u kopsiten gjerat.Sja vlen te flasesh me tej
          PS:Une me vete nuk mbaj arme per vetmbrojtje
          e per me teper pa leje.

          1. Diplomati says:

            Ke te drejt per ato cka thua, por eshte veshtire ta gjykosh dike vetem me hamendje, ta perseris. Besoj se e di cka do te thote, TRONDITJE PSIKIKE… Shpresoj dhe lus zotin tmos e pesoni kete gje sepse eshte teper e rende dhe njeriu sdi cben.. ( nuk e kam provuar por kam studjuar pak psikologji ne fakultet)

            Gjithashtu skam pretenduar e as do te pretendoj ndonjeher te jem i drejt thjesht me hamendje.. Hamendja eshte si Bingo…E kapa se kapa..

            Gjithe te mirat.

        2. anticensurë says:

          diplomato!
          bije në kundërshtim me veten!
          flet për mungesën e zotësisë së organeve dhe në të njëjtën kohë na thua ti pranojmë vendimet e tyre!
          dhënja e notave politike është mëse normale!sepse ky djalë ka lidhje të forta indirekte me politikën.e jëma është deputete!pavarsisht se e opozitës ajo ka pasur ndikimin e saj në vlerësimin dhe dënimin e tij!duke ditur mirë mënyrën e veprimit të berishës besoj se do të kuptoje se ky dënim politik ka prurë ujë ne mullirin e tij!ngjarjet me fëmijët,të afërmit e deputetëve të opozitës berisha i ka shfrytëzuar për të mirën e tij!ai na ka servirur një një opozitë të tredhur nëpërmjet shantazheve të tij!si e thash më lartë të servirura nga farefisnia e deputetëve opozitarë!për të shpëtuar farefisin e tyre dep opozitarë bëjnë kompromise me berishën në dëmin tonë!nuk besoj se ke nevojë për më shumë për këtë gjë!
          kurse shprehja tënde “asnje prej komentuesve nuk ka qene ne vendgjarje dhe kesisoj te japi deshmine e tije”,më duket një mendim që është diametralisht i kundërt me emrin që mban!
          këtu po flitet për një njeri të vrarë dhe për një dënim qesharak.ato pak fakte që ne dimë na bëjnë të diskutojmë!
          armë pa leje!
          sherr i ndodhur më parë!
          vrasje e ndodhur më pas!
          goditje në kokë!?
          normat për kalimin e mbrojtjes së nevojshme ,janë pak a shumë të tjera!
          kështu o dipllomat nuk është e thënë të jesh në vëndin e ngarjes për të diskutuar!ne diskutojmë me ato që dimë dhe po ashtu gjykojmë!
          kuptohet se gjykimet tona nuk rëndojnë e as lehtësojnë dënimin e atij djali!atij djali që pas asaj që ka bërë nuk do të jetë më i njëjtë!sido që të jetë ai ka vrarë një njeri!e ka vrarë në mënyrën më eksterme.goditje nga afër dhe me gjak!janë gjëra që nuk shlyhen nga mëndja!tërë jetën!
          ky dënim ma merr mëndja se nuk do të ketë ngushëlluar dhe familjarët e të vrarit.gjë që është një problem i madh në të ardhmen!
          si në çdo gjë shqipëtarët po tregohen dretëshkurtër!
          ju pëlqen veza sot e jo pula mot!

          1. Diplomati says:

            Nuk bie ne kundershtim me veten jo. E kam thene dhe e them perseri, nuk jame ne mbrotje te autorit dhe as i jap te drejte gjykates apo prokurorit qe ngriti akuzen.
            Thelbi i asaj cka kam thene eshte qe nuk duhet te merremi me llafe, e tmos bejme kompetentin per cdo gje. Sipas jush verdiktet e gjykates jane 100% te gabuara???
            Po largqoft te ishit ju para togave te zeza, dhe kto te fundit te jepnin nje vendim pro jush… valle do te thonit perseri ishte i gabuar???

            POSHT POLITIKA DHE MILITANTET POLITIK.
            Mos e lidh cdo gje me politiken o “anticensura”. Ne mos u gabofsha me kte nickname ka komentuar dhe dikush tjeter qe kerkon te reklamoj partine e tij ktu tek TEMA ONLINe. Politika nga e beri gropen 50 vjet, dhe me pas ne “demokraci” plot 20 vjet.

            Larg nga politika dhe mos e lidhni cdo gje me politiken!!! Shifni hallet tuaja

            1. anticensurë says:

              diplomat!!!!
              më vjen keq por po të them një gjë të thjeshtë!
              je qorr apo idjot?
              “anticensura” nuk është pseudonimi tim!
              po të pyesësh dikë që ke afër teje mund të të shpjegojë se pseudonimi tim është “anticensurë”!nuk mbaron me “a” as me “e”!
              këtë pseudonim e kam që nga vjeshta e ’09ës!njëherë ka komentuar dikush me “Anticensure”tek shekulli duke kopjuar mënyrën time të të shprehurit aq mirë sa më vuri dhe mua në dyshim!i këtheva përgjigje dhe ai nuk shkroi më!
              sa “Ne mos u gabofsha me kte nickname ka komentuar dhe dikush tjeter qe kerkon te reklamoj partine e tij ktu tek TEMA ONLINe.”të siguroj unë që nuk e ka bërë askush!
              përveç meje nuk e ka kush tjetër këtë pseudonim!kurse unë nuk kam rreklamuar asnjë parti e aq më pak timen!
              nuk kam pranuar të bëja pjesë në atë të enverit aq më pak në të tjerat!
              me sa duket po zgjatem shumë!kjo fjali që ke shkruar tregon shumë”Politika nga e beri gropen 50 vjet, dhe me pas ne “demokraci” plot 20 vjet.”
              qënke një injorat që nuk ja di kuptimin fjalës politikë!
              jo vetëm kaq por prap bije në kundërshtim me veten”Larg nga politika dhe mos e lidhni cdo gje me politiken!!! Shifni hallet tuaja”!
              hallet tona po shohim dhe asgjë tjetër!halli tonë është gjithçka që po na shkaktojnë politikanët tanë kriminel dhe të korruptuar!djathë e majtë!
              ps:emri dipllomat është si rrjedhojë e marrjes së një diplome apo bën pjesë në diplomacinë shqiptare!se sa për diplomaci asqë bëhet fjalë në shkrimet e tua!janë tjeshtë dorzim,nënshtrim!ti kërkon bashkvuajtës prandaj dhe predikon “Shifni hallet tuaja”!

              1. Diplomati says:

                ehe me ke paskam replikuar une.. ti o mik e ngatrro k… me dollarin.

                Shnet e tmira

                1. anticensurë says:

                  më vjen keq për zhgënjimin që të paskam dhënë!
                  e ke gabim kur thua se ngatërroj dollarin me hajdarin!për mua binomi është lira dhe birra!
                  gjithashtu gjithë të mirat

        3. titi1412 says:

          diplomat, duhet te dini se per maximumi 50 gr hashash jane denuar me nga 2-3 vjet burg, dhe kete ta them me bindje,por te denohesh me 2 vjet burg per vrasje, dhe prokuroria nuk e ankimon vendimin e gjykates por avokati i Kostandinit, ketu ka dicka qe nuk shkon.
          ta dish qe nuk e duroj dot fyerjen e inteligjences popullore qe u perpoq te bente z. Halimi me komisionin per zbardhjen e 21 janarit, por nuk duroj qe nje njeri te vritet(nuk ka rendesi se cfare statusi shoqeror kishte) dhe vrasesi(qe te garantoj nuk ndryshon nga viktima, se shoke ishin) denohet me 2 vjet.
          kjo te acaron nervat dhe te ben te urresh kedo qe te del para dhe te flet per demokraci, per liri, barazi para ligjit etj etj etj si keto budallalleqe.
          nuk e di nese isha i qarte.
          pershendtje te gjitheve!

    2. suela says:

      Po me 2 vjet ky qe vrau dhe 1 vit e gjys ai qe nuk tregoi?

  9. shqiptari says:

    Ta kalbin brenda qelbesiren se jeta njesoj eshte per te gjithe

  10. suela says:

    PO kur te vije Ps ne pushtet?

  11. vezhguesi says:

    O Dopllomat.. Nuk ka nevoj te jesh ekspert per te kuptuar qe klyshi Xhuvanit esht kriminel ordiner sic mjafton te njohesh kodin rrugor per te kuptuar se klyshi Rucit esht fajtor. I quaj kelysher se jan me te vertet ordinera fare.. Qe e quhet vet mbrojtje duhet te kesh qene duke dhen shpirt ne momentin qe ke vrar agresorin . por ky klyshi esht shendosh e mire.. Jam shum dakort me EDI DETROIT qe EDI RAMA duhet te distancohet nga kto felliqsira;;;

    1. Diplomati says:

      Me vjen keq po ju po i merrni gjerat a thua se jam avokati tij un. Thjesht po them qe jo cdo gje duhet te lidhet me politiken.

      Nejse e kot te replikoj se mesa shof cdo gje mer konotacion politik.

      1. Ana says:

        Diplomat,ndoshta jetojme 2 realitete te ndryshme sepse nga komentet duket sikur ti jeton ne nje bote magjike perrallash ku nuk ekziston e keqja dhe te gjithe ata qe te rrethojne jane engjej te zbritur ne toke…Nuk e kuptoj ku arrin ta gjesh gjithe kete sentimentalizem dhe romance para nje krimi te shemtuar si ky…Tani politika ketu nuk hyn fare sepse zonja Xhuvani eshte socialiste aq sa une jam amerikane.Aktore mediokre ndoshta po.Une zgjedh te dale fare nga kjo teme sepse vertete nuk ja vlen,mund te jete bir i kujt te doj por prape kriminel mbetet.Per c’tronditje psikike flitet ketu?Mendoj qe cdo krim e ka nje fare luhatjeje nervore por jo per kete ne do ta therrasim ate me nje emer tjeter,vrasje mbetet gjithsesi…Po kjo tronditja ketij tipit pas 3 muajsh i kaloi,pas krimit dhe kthjellimit nuk u dorezua ai…Vetem per arratisjen pas vrasjes duhet te merrte te pakten po aq por edhe me shume se denimit komplesiv qe ju dha.E dyta,nese nje ekspertize psikologesh do te kishte percaktuar qe ky djale kishte probleme psiqike le te shkonte e ta vuante denimin te plote ne spitalin psikiatrik te burgut.Por jo,as kjo nuk eshte konstatuar…Me duket sikur te vrasesh nuk eshte njesoj si te gabosh e pastaj te thuash se te vjen keq e nuk deshe ta beje,se po te ktheheshe pas etj etj.E treta vetem per armembajtje pa leje ne njerezoret e thjeshte rrezikojme 7 vjet burg,po ky jo me sa duket…Tani ne kete mes ti gjen vertete shteg per te diskutuar???Shpresoj qe jo…sepse atehere dmth qe drejtesia ka humbur cdo kuptim per njerezit.E atehere na pret anarkia

    2. anticensurë says:

      “EDI RAMA duhet te distancohet nga kto felliqsira;;;”
      shtrohen disa pyetje:
      a mund ai të distancohet?
      a ka dëshirë të distancohet?
      a është ai i pastër?
      a është dhe ai pjesë e fëlliqësirës që po shkatërron shqipërinë?
      shumë fakte vërtetojnë pyetjen e fundit!!!

  12. Sistemi Gjygjesor =Prositute e neveriteshme says:

    Uroj qe familja e viktimes ta ekzekutoje kete kriminel Kosto, sapo te dale nga burgu.
    Dhe ata qe jane implikuar ne uljen e denimit ne dy vjet, ju befshin leket morte!

    Nje fjale urte e samurajt.
    JETO ME SHPATE DHE VDES NGA SHPATA.

  13. LILOLABJA says:

    Ky eshte kapitalizmi peshku i madh ha te voglin ,kete nuk deshet ne 90 hajeni tani dhe ju befte mire.Syte e njeri tjetrit nxirrni.

    1. anticensurë says:

      lilo mos harro se dhe të tutë janë në lojë!!!!

  14. ilaz says:

    JAM DAKORT ME KETE POR PER TE GJITHE JO VETEM PER ATA QE JANE NE OPOZITE E DHE ATA QE JANE NE PUSHTET SE SAPO KAPEN ATA TE POZITES ME KORRUPSION DALIN ME ZEMER THE SMUND TE RRINE NE BURG KUR JANE DUKE VJEDHUR HAPEN RRUGEVE TE SHQIPERISE ME MAKINA LLUKSOZE E ATIJ ALDO BARES MOS GABOHEM I VDIQ NENA DHE KETA QE KERKOJNE DREJTESI NUK I DHANE LEJE AS PER VARRIM KU ESHTE DREJTESIA NERI I NENES DHE TJETRI I MJERKES.

  15. arber says:

    tre dhjefsha ne politikane opoitare qe kemi…po cfare presim nga ruci dokle islami ed rama harasani xhafa angjeli…upupu ku kemi perfundu imagjinoni qe kemi edhe nje kafshe si sal berishovic

  16. thegreatness says:

    merri vesht keta lloj njerezish i kane gjithe te mirat edhe merren edhe me krime: http://goo.gl/IoewTt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje