Që PS-ja të fitojë kundër Metës, e jo me Metën

23 Nëntor 2011, 20:35Politika TEMA

Në një lajm të mëparshëm njoftuam se Edi Rama, në një mbledhje të Asamblesë së sapozgjedhur në Vlorë, deklaroi: “Duhet ta harrojmë Ilir Metën [si aleat]; do të fitojmë zgjedhjet me moral, me program, me bashkim; nuk mund të bashkohemi me Saliun për të mundur Saliun; nuk mund të zhgërryhemi për hir të marrjes së pushtetit”.

Por si përkthehet kjo deklaratë në numra? PD-ja, LSI-ja, dhe partitë e tjera të vogla që janë sot në koalicionin qeveritar morën gjithsej në vitin 2009 rreth 90 mijë vota më shumë se sa PS-ja dhe partitë e vogla që janë sot të renditura me të. Në qoftë se sistemit aktual zgjedhor i bëhet korrektim kombëtar, siç po kërkohet nga të gjitha partitë e vogla, koalicionit opozitar i duhet një SHTESË NETO prej të paktën 90 mijë votash, në krahasim me 2009-ën. Pra, një rrudhjeje të votave të koalicionit qeveritar prej, për shembull, 10 mijë votash (si rezultat i ndonjë përçarje të votës së djathtë), koalicioni opozitar duhet t’i përgjigjet me një rritje prej të paktën 80 mijë votash dhe, anasjelltas, një rritjeje të votave të koalicionit qeveritar prej, për shembull, 10 mijë votash duhet t’i përgjigjet me një rritje prej të paktën 100 mijë votash.

Në rast se sistemi zgjedhor nuk ndryshon, që koalicioni aktual i PS-së të arrijë shifrën magjike të 71 mandateve parlamentare, i duhet të shtojë nga një mandat në 5 qarqe dhe TË MOS HUMBASË ASNJË në 7 qarqet e tjera. Po në cilat qarqe është më i mundur ndryshimi i një mandati në favor të koalicionit aktual të PS-së? Në qarkun Berat koalicionit të PS-së i duhen vetëm 500 vota SHTESË NETO në krahasim me 2009-ën; në Tiranë i duhen rreth 5500 vota; në Durrës i duhen rreth 5200 vota; në Shkodër i duhen rreth 5100 vota; në Kukës i duhen rreth 5800 vota.

E.Zaloshnja

*respublica.al

12 komente në “Që PS-ja të fitojë kundër Metës, e jo me Metën”

  1. feniks says:

    Je bere ROB i shifrave te VDEKURA,o KALEMXHIU I FSHEHUR I BERISHES!!!Ato shifra rrumpalle,qe permend ti,o hallexhi per NAM E PARE,jane SHIFRA KRIMI!!!AS NE 2009-ten ,aq me PAK NE 8 MAJ TE 2011-tes,SHIFRAT E DEKLARUARA NE FUND TE ZGJEDHJEVE I PA E GJITHE BOTA SE JANE TE MASAKRUARA NGA VJEDHJA E HAPUR ME FALLCIFIKIME KRIMINALE NGA BANDA E BABEZISE SE SALI BERISHES!!!KURRE NUK MUND TE JETE POPULLI I MJERUAR SHQIPTAR ME NHE BANDE KRIMINALE QE PO I THITH PALCEN E KURRIZIT,QE PO I SHET TOKEN DHE DETIN TE HUAJVE PER KARRIGEN E GJAKOSUR TE SALIUT,QE VRET NE MES TE DITES POPULL TE PAFAJSHEM DHE VRASESIT I BEN DEPUTETE E MINISTRA!!!KURRE NUK MUNMD TE JENE ME NJE SUNDUES ARMIK TE SHQIPTAREVE,QE UA KA NXJERRE NGA SHPIRTI VENDIN E LINDJES ,SHQIPERINE!!!E TERE EUROPA ESHTE SHQETESUAR NGA NUMURI I LARTE E GJITHNJE NE RRITJE I SHQIPTAREVE,QE KERKOJNE AZIL NE EUROPE DHE KJO SEPSE JETA NE SHQIPERI U ESHTE BERE SKETERRE!!!CFARE DO BOTA ME PER TE MARRE VESH SE KETU SUNDON NJE REGJIM BARBASR,ME KRIMINAL SE CDO PUSHTUES????POSHTE FASHIZMI BERISHIAN!!!

    1. Ola says:

      kur komentoni, pervec pasionit te tepruar, po na hapni barkun dhe me injorancen tuaj! Pse llogarite matematikore te dikujt ju bezdisin kaq shume xhanem? Me siguri se jeni teresisht te paafte t’i kuptoni.
      E zeza ne te bardhe, duke njohur e pranuar qe Berisha perseri do luaje me votat (se perseri eshte ne pushtet e ne mos qofte Ristani masha e tij do jete nje i ngjashem); Po arriti PS te rrise fluksin e votave, fiton mbi vjedhjen e deformimin qe perpjete te hidhen te gjithe, Berisha do e beje. Tani pse u dashka denigru nje person qe ju thote se 2 e dy bejne kater…

  2. feniks says:

    Ju pretendoni se jeni SHPRESA DEMOKRATE PER SHQIPERINE!!!Le t’ju besojme fillimisht,por ju nuk keni shpallur PROGRAMIN tuaj politik!!!Me kryesorja,SHQIPERISE SOT E NE VAZHDIM NUK I DUHET NJE PARTI POLITIKE,QE BAZOHET TE LUFTA E KLASAVE,SIC BEHET NE FAKT NGA SHUMICA E PARTIVE POLITIKE SOT,KU NJEREZIT JANE PERCARE NE KOMUNISTE,DEMOKRATE,BALLISTE,ZOGISTE,NJEREZ TE MIRE E TE KEQINJ,NJEREZ TE BESUESHEM E TE PA BESUASHEM etj,VETEM PER ARSYE POLITIKE!!!DUHET NJE PARTI,QE TE MOS MERRET ME LUFTEM MIDIS TE MAJTES E TE DJATHTES DUKE KONSIDERUAR NJERI TJETRIN ARMIQ!!!KJO E KA PERCARE KOMBIN SHQIPTAR SOT!!!KJO KA PERCARE EDHE SHQIPTARET E SHQIPERISE ME ATA TE KOSOVES E VISEVE TE TJERA,SEPSE BESOJNE,QE BERISHA ESHTE I TYRE SI MALSOR,NDERSA PS-ja E TE TJERET SI ORTODOKSE APO JUGORE ,JANE GREKE!!!TE MOS LUFTOHET MIDIS TOSKEVE E GEGEVE,SE KETO NDARJE JANE MBETURINA KOLONIALE TE PUSHTIMIT OTOMAN!!!DUHET NJE PARTI E TE GJITHE SHQIPTAREVE,QE TE KONKUROJE ME ALTERNATIVA ZHVILLIMI E JO SHKATERRIMI!!!ME FAJTORET APO KRIMINELET LE TE MERRET DREJTESIA!!!ME HISTORINE DHE KULTUREN LE TE MERREN SPECIALISTE E JO TE BUCASIN GAZETAT E TV-te PER GJOJA TE VERTETAT E SHKUARA QE KA GJETUR NJERA APO TJETRA PARTI!!!ASNJE PARTI NUK KA TE DREJTEN E TE QENIT ETALON IM DREJTESISE E VERTETESISE!!!NE SE JENI TE TILLE,MIRESE TE VINE!!!PO TE FILLONIU E MBARONI ME LUFTIME FANTAZEM KUNDER KOMUNIZMIT APO SOROLLATENI NE QORRSOKAKE TE KOTA PER NGJARJET E KALUARA POLITIKE APO HOSTORIKE,DO JENI SI TE TJERAT!!!BOLL KEMI KETO QE KEMI,PO QE SE JENI SI KETO!!!NUK MBUSHET MENDJA E POPULLIT ME RRAHJE GJOKSI:” JAM ME I MIRE SE TE TJERET”!!!

  3. Shqype says:

    Po cfare jane keto shifra leshi qe jep Respuplica.al? Se si i merr Sali Berisha e Ilir Meta ato vota u pa live ne TV ne zgjedhjet e Majit.Ky zoteria qe ka shkruar kete artikull eshte ose i verber ose nopran.Ato shifra jane shifrat pas manipulimit te turpshem e te aprovuar nga USA e OSBE.Jane shifrat e hajduterise.Por jane shume te verteta per Edi Ramen pasi do te perseriten ne 2013 me vjedhjen e radhes.

  4. tiranare says:

    Qe ne titull e ke gabim. Jo PS kunder Metes, por te tere kunder mafies. Llogarite e tjera, qe ke bere jane sikur halla te kish k…. Ashtu sic thekson feniks, llogarite behen kur nuk vidhet. Pra leri llogarite pa bereqet, e be ndonje pune me te dobishme.

  5. analist says:

    Ky Zaloshnja do patjeter te prezantohet si njefare magjistari a parashikuesi dhe nuk po ze mend nga deshtimet e “parashikimeve” duke marre poza gjithnje e me idiote me perseritjet e neveriteshme te se njetes teori!

  6. Ben Dibrani says:

    z. Zaloshnja i ben llogarite ne baze te statistikave egzistuese nje menyre, ne dukje shume rracionale por e gjithe llogaria ka pjesen e vet irracionale; nuk llogarit vjedhjet. Mjafton te minimizohen vjedhjet nga njeri krah dhe do te kuptohet si votojne Shqiptaret. Te majtes nuk i duhet as edhe nje vote me teper. As nje e vetme!

  7. fule says:

    Ti moderator i komenteve boll me kete “shpresen demokratike” se na ze gjysmen e faqes… dakord?

    Sa per Zaloshnjen, nqs do ti matesh si kualicione ne zgjedhjet e 2011, merr numrin e pergjithshem te votova per kandidatet e te dy palve, proporcionali s’te vlen.

  8. Shpatar says:

    Mos u lodhni me shifrat.Zgjedhjet elektorale nuk jane ceshtje arithmetike por shpirterore,ndjenjash, simpatish,interesash e biznes.Po te marrim ne konsiderat dy te fundit, qe kane dominuar ne fushatat elektorale,zgjedhjet do ti fitoj ai qe eshte me prane tyre.Cberi Sala ne zgjedhjet vendore.Nuk u perfshi ne cdo qoshe se nuk ia dilte dote por u perqendrua ne bashkine e Tiranes.Perqendroje presjonin tek simpatizantet,te betuarit dhe gjithe administrata shteterore e vene para presjonit te bukes se gojes.Me ndihmen e Ponit solli ne Tirane votues nga rrethet e Kosova per patur nje gare te ngushte.Manipuloje me Ristanin dhe Kolegjin zgjedhor e deklaroj fitoren .Une nuk di kush do te fitoje ne 2013 se ska ndryshuar azgje nga regullat qe zbaton Sala.Vini regullat e lojes dhe prisni Sovranin te vendos.Mos degjoni pasjonet dhe X Pordhin se kush i fiton zgjedhjet.

  9. vlora 1 says:

    O Zaloshnja ti them une 100 000 votat.
    1-Vjedhjet do te minimizohen
    2-Kete radhe do votojne te gjithe emigrantet
    3-Partia e Bamir Topit do mare shume vota te djathta
    4-Po t`i shtosh ketu edhe zemerimin e njerezve ,une mendoj se edhe ata te lekundurit ose shtresa gri e shoqerise sic thone haleistet do votojne kundra qeverise.
    Mua me dalin 300 000 vota me shume PO TY??

  10. Xhema nga Tirana says:

    Z. Zaloshnja !
    Me sa mbaj mënd ; Ju keni deklaruar se: po nuk doli rezultati për Tiranën me minimum 2000 vota më shumë për Edi Ramën (në zgjedhjet e pushtetit lokal) Ju: nuk do merreshit më me prognoza statistikore për Zgjedhjet.
    Ashtu si dhe një parashkrues po ju them : “Mos u merr me prognoza të statistikave matematikore kur dihet që votat janë vjedhur dhe do të vidhen”.

    XHEMA !

  11. Sali shporru says:

    Keto shifra tregojne se votat jane vjedhur ,ne tirane u vodhen dhe i pane te gjithe.Kodin zgjedhor kot e bejne se po te ishte zbatuar kodi aktual lulka nuk do te ishte ne bashki .Rrini te qete o njerez zgjedhjet do vidhen prape nuk ka nevoje per shifra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje