Obama, letër urimi presidentit Topi për Pavarësinë

24 Nëntor 2011, 12:20Politika TEMA

Presidenti amerikan, Barak Obama, i ka dërguar një letër urimi presidentit Topi, me rastin e festës së Pavarësisë, e cila vijon si më poshtë.

“I dashur zoti President,

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së vendit tuaj, ju shpreh urimet më të mira për ju dhe popullin shqiptar!

Në këtë vit të njëzetë të rivendosjes së marrëdhënieve dypalëshe diplomatike, ne festojmë miqësinë e fortë mes dy popujve tanë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë në Afganistan. Ne e kemi ruajtur përkushtimin tonë të përbashkët e të palëkundur për sigurinë dhe begatinë e Ballkanit. Qeveria amerikane vazhdon të mbështesë fuqimisht përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe presim ditën kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë integruar në një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe.

Ju lutem, pranoni urimet më të mira të popullit amerikan në përvjetorin e pavarësisë së vendit tuaj!”

 

13 komente në “Obama, letër urimi presidentit Topi për Pavarësinë”

  1. Diplomati says:

    Eh ngeli me gisht ne goje Shpellari i Vucidolit.. ? ? Ktu ska ta bejn rrup sup o shpellar, nuk ke mundsi te zgjedhesht e te besh si do ti.

    RRI SI MUT NASHI- do thoshte NaSi Portokallise ? ?

  2. stalinsali says:

    GOD bless the United States Of America !

  3. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Obama din te respektoj institucionet, prandaj nuk tha I dashur kryeminister. Personalisht falenderoj Obamen qe na uron per festen e pavarsise!

  4. Ramy says:

    Niveli i ulte dhe injoranca e komentuesve me bejne shpesh per te qeshur , tani e politizojn edhe urimin e Obames per presidentin, ore te mjeret ju , po Obama do i uronte pavarsin e homulogve te tij te cdo shteti ne bote qe ka mardhenje diplomatike me te, dhe nuk ben selektime , ne kete shtet duhet uruar kryeministrin e ne kete shtet duhet presidentin. Injoranca dhe verberia per te sulmuar berishen ju ben te dukeni si kloun apo palaco

    1. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

      Ramy, nuk kemi kohe te merremi me injorantat sic jeni ju. Prandaj mos bej komente duke shpresuar per replike sepse shqiptaret nuk kane kohe te merren me Ramy debilin.!!

      1. Ramy says:

        B.L, Po ti si do te ja arrin te rrezoje berishen? me komente prej palacos tek gazeta tema. je vrimosur keq

    2. Diplomati says:

      O Ramo, do sdo ti ky urim eshte politik.

      Dergohet nga nje politikan tek nje politikan tjeter. Ndaj injoranca per te mbrojtur Shpellarin e vucidolit ben tmos dish ca thua e tmos i dallosh gjerat sic jane.

      Tek komti i 1, bera nje ironi per faktin e njohur nga te gjithe, mania e Shpellarit per te qene i 1 i vendit= me xhaxhi enverin.

    3. Thana says:

      S’ke faj qe kercen si kacagjel poerpjete. Te eshte share ylli jot i ndritur qe te pagaun.

  5. Ramy says:

    o Diplomati , injoranca eshte naive prandaj nuk te fajsoj, sepse aq din aq flet. Dhe e ke shkruar diplomat hahahaha o zot fale mend aty ku ka nevoje.

    1. ardi says:

      Ramy eshte nga ata injorantat me diplomen e plepave, mos e ofendoni, se per ate diplome te vret, sepse eshte me vulen e injorancise! Sa mire qe ja paska dhjere.

  6. Diplomati says:

    Jasha shpellari vucidolit..bashk me Doktor pacientin je rrit ti, keshtuqe ste ve faj.

    Hapi krahun budallait thot nje shprehje e vjeter e shqiptarve..Keshtuqe te fala doktor pacientit.

  7. elinor bahiti says:

    Urimi i Obames nuk eshte politik! Ne fakt, nuk eshte Obama ai qe po na uron por Presidenti amerikan, i cili, ne kete rast, qelloi ta kishte emrin Obama. Dhe ne raste te tilla, urimi i drejtohet gjithmone te parit te shtetit.
    O Ramy; po a nuk te duket vetja pak si jashte ketij planeti perderisa ke fytyre te mbrosh Berishen?? A nuk te duken pak ty ato qe ai i ka ba ketij popull? Apo mos ndoshta ke gjak serbi ne damaret tuaj?

  8. BARO CORROGJAFI says:

    Me te gezuar do te ishim qe urimin per festen e 28 Nentorit z.OBAMA T’JA KISHTE DREJTUAR KRYEMINISTRIT SALI BERISHA e jo Presidentit Topi..kY URIM DO TE NA E GEZONTE EDHE KRYEMINISTRIN,AQ ME TEPER QE KY MORI BEKIMIN E VENDIT TE SHENJTE NE IZRAEL.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje